Category: Lajme

  • Me sytë nga Lotaria Amerikane, detajet e aplikiminit, çfarë ju skualifikon dhe kriteret që duhet të plotësoni

    Me sytë nga Lotaria Amerikane, detajet e aplikiminit, çfarë ju skualifikon dhe kriteret që duhet të plotësoni

    Të gjithë shqiptarët, të cilët dëshirojnë të provojnë fatin e tyre për ëndrrën amerikane kanë një muaj kohë për të aplikuar, duke nisur nga mbrëmja e djeshme kur u hapën aplikimet.

    Lajmi u bë me dije nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila po ashtu ka dhënë detaje mbi aplikimin. Aplikimet do jenë të hapura deri më 7 nëntor, në orën 12:00.

    “Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2025) hapet sot (më 4 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 7 nëntor, 2023. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/ 3PKA61Y. Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv”, thuhet në njoftim.

    Të gjithë pjesëmarrësit në lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të rishikojnë udhëzimet e kualifikimit për arsimim dhe punësim përpara hyrjes. Për t’u kualifikuar për vizë sipas Programit DV, aplikanti kryesor (kërkuesi, numri i hyrjes së të cilit është zgjedhur) duhet të ketë arsimim kualifikues ose punësim.

    UDHEZIMET

    Janë dy kushte paraprake që duhet të jenë të përmbushura përpara aplikimit, në të kundërt, ai do të shkojë dëm.

    E para ka të bëjë me vendlindjen, e cila duhet të jetë në listën e vendeve që SHBA i cilëson si të pranueshme për të aplikuar.

    “Individët të lindur në një vend, vendasit e të cilit kualifikohen për të aplikuar për programin e lotarisë, mund të jenë të pranueshëm për të aplikuar. Nëse nuk keni lindur në një vend të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë, ka dy mënyra me anë të të cilave ju mund të kualifikoheni. A ka lindur bashkëshorti/ja juaj në një vend të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë? Nëse po, ju mund të deklaroni vendin e lindjes së bashkëshortit/es në regjistrimin për lotarinë, me kushtin që emri juaj dhe i bashkëshortit/es të jetë i renditur në aplikimin e përzgjedhur, t’ju lëshohet viza, dhe të hyni në SHBA në të njëjtën kohë.

    Ndërsa kushti i dytë lidhet me shkollimin. “Çdo DV aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë, duke poseduar si vijon: Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9- vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet përvojë pune brenda pesë viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse përvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës”, thuhet në dokumentin në të cilin nënvizohet qartë se askush nuk duhet të aplikojë në program në rast se nuk plotëson të dy kërkesat e mësipërme.

    Këshilla e përvitshme është ajo e mos ndërmjetësimit gjatë procesit të aplikimit.

    Ambasada e SHBAsë nënvizon shpesh se nuk ka nevojë për ndihmën e një këshilluesi për viza, agjent vizash ose çdo person që mund të vetofrohet për ndihmë. Por edhe në rast se personi zgjedh ta përdorë këtë formë, duhet të ketë parasysh disa gjëra.

    “Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitjes së regjistrimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më të saktë, të merrni fletën e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin ‘online’, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë fletën tuaj të konfirmimit dhe numrin tuaj të konfirmimit”.

    ÇFARE SKUALIFIKON

    Përpos dy kritereve të lart përmendura që janë kusht aplikimi r rrjedhimisht s kualifikojnë nga lotaria, ka edhe të tjera pika që penalizojnë kandidatët për të depërtuar në SHBA përmes programit të vizave. Një prej tyre është mos deklarimi i të gjithë anëtarëve të familjes.

    “Mos përfshirja në regjistrimin për lotarinë i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në shkualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë”, theksohet në njoftim, i cili këshillon qytetarët që në momentin e aplikimit të përfshijnë të gjithë fëmijët e gjallë biologjikë; fëmijët e gjallë ligjërisht të birësuar dhe fëmijët/e bashkëshortit/es nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik.

    Madje edhe në qoftë se aplikanti nuk është më i martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon dhe/ose nuk do të emigrojë me të.

    PERZGJEDHJA E APLIKANTEVE

    Ashtu si çdo vit tjetër, procesi i përzgjedhjes së aplikantëve në mënyrë rastësore do të bëhet nga 4 maji deri në shtator, kur presupozohet të dalin fituesit. Bazuar në shpërndarjen e vizave të disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikuara.

    Të gjithë aplikantët e DV-2025 duhet të shkojnë te Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve, duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi për DV-2025 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e vizave për vitin 2025. Për të shmangur mashtrimet e shumta në rrjet, ambasada e SHBA njofton se do të ketë vetëm një mënyrë që aplikuesit të informohen.

    A keni lindur në një shtet, vendasit e të cilit nuk janë të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë, por asnjëri nga prindërit tuaj s’ka lindur, apo s’ka qenë rezident i ligjshëm atje në kohën kur ju keni lindur? Nëse po, ju mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2025″, citohet në udhëzimin e detajuar të aplikimit.

  • EMRI/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 1 milion euro në Cërrik, në pronësi të trafikantit të drogës

    EMRI/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 1 milion euro në Cërrik, në pronësi të trafikantit të drogës

    Sekuestrohet një pasuri me vlerë rreth 1 milion euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve në Cerrik.

    Pasuria ishte në emrin e Eris Skënderi, 34 vjeç, banues në Cërrik. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Dyshime se burojnë nga aktiviteti kriminal, Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasuritë e shtetasit E.S, i dënuar për V.Penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

    Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar, dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka konkluduar me sekuestrimin e disa pasurive të paluajtëshme dhe të luajtëshme.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka regjistruar procedimin pasuror Nr.2, të vitit 2023, ndaj subjektit E.S., i dënuar nga gjykata shqiptare për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 K.penal.

    Pas veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr. 679, datë 24.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u vendos sekuestrimi i pasurive që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal:

    1. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61.80m2, ndodhur në Cërrik, zk.1389, në emër të shtetases A.S;

    2. Pasuria e llojit “Njësi” me sip.72.60 m2, ndodhur në Cërrik, zk.1389, në emër të shtetases A.S.

    3. Automjet autoveturë Audi, në emër të shtetasit E.S;

    4. Motorrciklete Yamaha,në emër të shtetasit E.S;

    5. Automjeti Volsëagen, në emër të shtetasit E.S.

    Nga hetimi ka rezultuar se këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit E.S., i dënuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan mbetet e angazhuar për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”.

  • Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do blihet me 100.3 lekë dhe do shitet me 101.3 lekë.

    Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do blihet me 105.6 lekë dhe do shitet me 106.3 lekë.

    Ndërkohë franga zvicerane do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 121.3 lekë dhe do shitet me 122.3 lekë.

  • Nga Koçi te Gurra, Tafani: Laerti Haxhiu nuk kursente as fëmijët

    Nga Koçi te Gurra, Tafani: Laerti Haxhiu nuk kursente as fëmijët

    Në emisionin “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala në News24, këtë të mërkurë, u trajtuan dëshmitë e të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit në lidhje me urdhrat e dhëna nga Laert Haxhiu për disa nga ekzekutimet më të bujshme të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.

    Pas vrasjes demostrative të Kleanthi Koçit në vitin 1999, Skerdilajd Konomit, në vitin 2021 dhe Ravik Gurrës në 2019, askush më tej nuk kishte guxuar të ngrinte dorë ndaj njerëzve të drejtësisë. Ose të paktën krimi nuk ishte afruar kurrë më kaq pranë një magjistrati deri aty sa të kërcënonte seriozisht jetën e tij dhe të familjes, deri në eliminimin e tyre fizik.

    Laert Haxhiu, një kriminel i sprovuar dhe i pamëshirshëm, njeriu i cili në këtë histori të gjatë dhune dhe gjaku, nuk kurseu as kushëririn e tij, të cilin pasi e torturoi e hodhi të lidhur në liqen, porse sikur të ishte armiku i tij më i egër, duket se e kishte po aq seriozisht kur thuri planin e radhës për eliminimin fizik të dy prokuroreve.

    Prokurorë që sipas tij ia kishin sjellë në majë të hundës me hetimet që kishin hapur ndaj tij dhe që për këtë meritonin të hiqeshin qafe në çdo mënyrë. Duke mos kursyer lëndimin te njerëzit e saj më të dashur, të cilëve, sipas tashmë të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, kreu i grupit kriminal në Lushnjë, kishte urdhëruar ndjekjen në çdo hap të tyrin, pa kursyer këtu as fëmijët.

  • Gazetari zbulon arsyen/ Përse Laert Haxhia nuk i ekzekutoi prokuroret

    Gazetari zbulon arsyen/ Përse Laert Haxhia nuk i ekzekutoi prokuroret

    Laert Haxhia kishte nën synim vrasjen e dy prokuroreve, atë të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu dhe atë e Lushnjes, Merita Selimin.

    Ky fakt u zbulua nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan alias Marjus Tafani, i cili ishte pjesë e grupit të Haxhias.

    Teksa ka folur për këtë ngjarje, gazetari Eni Ferhati tregoi një nga arsyet e mundshme të tërheqjes nga Laert Haxhias nga ekzekutimi i prokuroreve.

    Ai tha në emisionin e Klodiana Lalës se kreu i bandës së Lushjes mund të ketë dashur të mos rëndojë me shumë pozitën e tij.

    “Ai është tërhequr vetëm për shkakun që nëse do t’i hynte dhe kësaj loje, pra të ngrinte dorën ndaj dy prokuroreve, do t’i hynte një tjetër valleje, dhe ekstradimi i tij nga Greqia do të ishte formalitet.

    Vrasja e Xhaferrajt tregon më shumë për personalitetit e Haxhias. Fakti që ka ekzekutuar në mënyrë makabre kushëririn e tij, ka dashur të përçojë dhe një mesazh brenda grupit të tij, duke u lënë të kuptohet se nëse ‘mendoni të më shisni, do keni të njëjtin fat’”, deklaroi Eni Ferhati.

  • Vrasjet e planifikuara nga Haxhia/ Komuniteti i Prokurorëve del me deklaratë: Nuk ndikohemi

    Vrasjet e planifikuara nga Haxhia/ Komuniteti i Prokurorëve del me deklaratë: Nuk ndikohemi

    Nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan alias Marjus Tafani, u zbulua se kreu i bandës së Lushjes, Laert Haxhia kishte planifikuar vrasjen e dy prokuroreve, Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi.

    Pas kësaj dëshmie ka dalë me një reagim publik Komuniteti i Prokurorëve.

    Në deklaratë thuhet se ngjarje të tilla nuk do të lëkundin aspak angazhimin e plotë të prokurorëve për vijimin e pandërprerë të ushtrimit të detyrës me kurajo, dinjitet, profesionalizëm dhe motivim.

    Komuniteti i Prokurorëve shpreson që këto situata të shërbejnë si reflektim edhe për qytetarët, politikën, mediat e më gjerë, që sipas tyre shpërfillin publikisht normat e respektimit të magjistratëve, duke krijuar një klimë që frymëzon sulme personale për shkak të detyrës.

    Reagimi i plotë:

    Komuniteti i prokurorëve, ashtu sikurse edhe mbarë opinioni publik, është njohur ditët e fundit me rezultatet paraprake të një procedimi penal, të cilat tregojnë deri në këtë fazë të hetimit, se individë dhe grupe kriminale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore në vend, kanë ndërmarrë hapa konkretë në funksion të realizimit të planeve për eleminimin fizik të dy prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, për shkak të angazhimit të tyre në hetimin e veprave të rënda penale.

    Duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin njerëzor për kolegët prokurorë, si dhe veçanërisht për anëtarët e familjeve të tyre, tek të cilët më së shumti rëndojnë padrejtësisht zhvillime të tilla, të vetëdijshëm për rolin dhe funksionin kushtetues të prokurorit, gjejmë rastin të shprehim përpara opinionit publik qëndrimin e unifikuar, se ngjarje të tilla nuk do të lëkundin aspak angazhimin e plotë të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë për vijimin e pandërprerë të ushtrimit të detyrës me kurajo, dinjitet, profesionalizëm dhe motivim, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të kujtdo që është subjekt i një vepre penale apo veprimtarie kriminale.

    Duke konstatuar dhe vlerësuar maksimalisht shqetësimin e shprehur dhe solidarizimin masiv të opinionit publik në lidhje me rastin, jemi të sigurt se zhvillime të tilla vetëm sa e përforcojnë edhe më shumë qëndrimin dhe ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare për distancimin me indinjatë nga ata individë apo grupe kriminale që minojnë në përgjithësi rendin e sigurinë publike, apo zhvillimin e qenësishëm demokratik, social e ekonomik të vendit.

    Shpresojmë që momente të tilla të shërbejnë si reflektim edhe për segmente të caktuara të jetës publike, politike, mediatike e më gjerë, të cilët, jo pak herë, shpërfillin publikisht normat bazë të respektimit të funksionit dhe figurës së magjistratit në një shoqëri demokratike, duke krijuar një klimë që frymëzon sulme personale ndaj magjistratëve, të lidhura ngushtësisht me detyrën.

    Së fundmi, ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë aktorët e komunikimit publik në vend, që të kontribuojnë në ravijëzimin e një qasjeje të re më konstruktive dhe besimplotë karshi sistemit të drejtësisë, si premisa për garantimin dhe jetësimin e parimeve të një shteti të së drejtës.

  • “Mos bërtit”/ Murrizi replika me Eni Vasilin: Mos më ftoni, ky është toni im

    “Mos bërtit”/ Murrizi replika me Eni Vasilin: Mos më ftoni, ky është toni im

    Ish-deputeti Muslim Murrizi ka replikuar me moderatoren Eni Vasili.

    Teksa Murrizi po diskutonte në studio me tone të larta, Eni Vasili I kërkoi që të mos bërtasë.

    Por ish-deputeti iu përgjigj duke thënë se nëse nuk i pëlqen toni i tij i zërit, të mops e ftojë në emission.

    Megjithatë, pavarësisht situatës së tensionuar, mënyra se si u përgjigj Murrizi shkaktoi të qeshura në studio.

    Pjesë nga biseda:

    Vasili: Të lutem mos bërtit, se nuk bërtasim dot të gjithë sa ty.

    Murrizi: Mos më ftoni, se unë si kacabunjtë që rrinë në nejet e lopës nuk flas dot…

    Vasili: Na lini të flasim dhe ne të tjerët.

    Murrizi: Ky është toni im dhe unë kështu di të flas…

    Vasili: Dakord!

  • Diell dhe temperatura deri në 31 gradë, parashikimi i motit për sot

    Diell dhe temperatura deri në 31 gradë, parashikimi i motit për sot

    Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin largim të reshjeve, por shtim të lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit.

    Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C.

    Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

  • Zbulohet shtëpi bari në Marikaj, në kërkim kultivuesi, arrestohet faturisti i OSHEE

    Zbulohet shtëpi bari në Marikaj, në kërkim kultivuesi, arrestohet faturisti i OSHEE

    Zbulohet shtëpi bari në Marikaj, shpallet në kërkim pronari, procedohet bashkëshortja.

    Goditet një rast i përshtatjes së ambienteve, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

    Vihet në pranga një punonjës i OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

    Sekuestrohen 1035 bimë narkotike të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se në Marikaj, një shtetas kishte përshtatur një ambient (magazinë), për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marikaj 2”.

    Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi K. K., 46 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 44 vjeçe, të dy banues në Marikaj.

    Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Gjatë kontrollit të një ambienti (magazinë), në përdorim nga shtetasi K. K., shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

    Shtetasja A. K. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, shtetasi L. Sh., nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.

    Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • E reja ngacmon seksualisht 13-vjeçarin dhe i tregon pjesët intime, adoleshenti tenton t’i japë fund jetës

    E reja ngacmon seksualisht 13-vjeçarin dhe i tregon pjesët intime, adoleshenti tenton t’i japë fund jetës

    Me 12 muaj burg është dënuar një e re nga Anglia, e cila nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar seksualisht një 13-vjeçar në një park dhe i ka treguar organet gjenitale.

    Sipas Daily Mail, 27-vjeçarja Jade Berry u deklarua fajtore në Gjykatën Chester Crown për sulm seksual ndaj adoleshentit.

    Ngjarja ndodhi më 3 tetor të vitit të kaluar kur gruaja e dehur, e cila punonte si asistente dentare, përfundoi në Rivacre Valley Park në Cheshire pas një nate me miqtë ku kishte konsumuar sasi të mëdha verë të bardhë.

    Aty gruaja pa dy djem adoleshentë të ulur në një stol dhe iu afrua për të folur.

    Më pas ajo u ul mes tyre dhe filloi të përkëdhelte organet gjenitale të një 13-vjeçari mbi rrobat e tij, duke i thënë se donte që ata të bënin seks deri në mëngjes.

    Ndërsa adoleshenti i tronditur dhe shoku i tij u ngritën për t’u larguar, Berry uli pantallonat dhe dhe u tregoi djemve pjesët e saj intime.

    Dy adoleshentët kanë bërë video të skenës përpara se të largoheshin. Viktima e sulmit është kthyer në shtëpi, i ka treguar nënës së tij se çfarë kishte ndodhur dhe ajo ka njoftuar menjëherë policinë.

    Kur policia mbërriti në vendngjarje, 27-vjeçarja ishte larguar tashmë, por kishte harruar telefonin dhe kartën bankare në stol.

    Dy ditë më vonë, Berry u arrestua dhe u tha oficerëve se “nuk e mbante mend” incidentin.

    Prokurori tha se adoleshenti kishte makthe pas ngjarjes, kishte frikë të kthehej në park dhe vuante nga ankthi i rëndë, ndaj kërkoi ndihmën e dy psikologëve të veçantë.

    Madje, Couch raportoi se gjendja psikologjike e 13-vjeçarit ishte aq e keqe pas asaj nate, saqë ai u përpoq t’i jepte fund jetës së tij, por fatmirësisht dështoi.