Category: Lajme

  • Manovra/ Si fliste Ervis Martinaj me miqtë në “SKY”?

    Manovra/ Si fliste Ervis Martinaj me miqtë në “SKY”?

    Të dhëna të reja kanë dal në lidhje me aplikacionin e përfolur “Sky” që përdorej nga emrat e njohur të botës së krimit. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat në emisionin Top Story ka treguar se si kamufloheshin kokat e krimit në vendin tonë përmes rrjetit Sky.

    Ajo shpjegon se personazhet e krimit të cilët mund të jenë të arrestuar ose ende në kërkim përdornin një kod 6 shifror që përbëhej nga numra dhe shkronja kapitale, në vend të emrave.

    “Sky funksiononte me një kod, nuk kishe emrin tënd, kishe një kod 6 shifror, një përzierje mes shkronjave kapitale dhe numrave, të personazheve të botës së krimit që janë në kërkim apo që janë arrestuar. Kodi i parë që është (në ekranin në studio) MHSE7L i përket ish prokurorit Xhefahir Lita dhe kështu me radhë.

    Ai është kodi i personit. Kishte një aplikacion Sky që nëse ti kishe panik se ishe në gjurmët e policisë fusje një kod paniku dhe të gjitha bisedat e tua fshiheshin. Brenda aplikacionit ishte një alternativë që quhej kod paniku, ku ti nëse klikoje tek ky kodi dhe fusje një kod tëndin që e zgjidhje ti, të gjitha komunikimet që kishe bërë në rrjetin Sky fshiheshin dhe ishin të pakthyeshme.

    Po ashtu kishte alternativa që mesazhet për një afat kohor të cilin përdoruesi e mendonte fshiheshin, në celular nuk ishin, por në server po. Kishte aplikacion që nëse nuk e hapje për një aftat kohor që ti e vendosje, llogaria ishte e papërdorshme. Behar Bajri ka pasur dy Sky, dy llogari, ndoshta për këtë pinin e panikut është e papërdorshme.

    Mes tyre ata mund të komunikonin vetëm përmes mesazheve dhe nuk mund të dërgonin video. Telefoni i përdorur për Sky ishte i përpunuar që mos të kishte audio, kamera aktive, po ashtu dhe shërbimin GPS, telefoni që kishte këtë program nuk mund të aksesohej në këto”, tha Bezat.

  • Ndodh në Tiranë: Me skafandër në kokë e një tufë lulesh, hajduti ‘romantik’ vjedh kasafortën dhe largohet i qetë (VIDEO)

    Ndodh në Tiranë: Me skafandër në kokë e një tufë lulesh, hajduti ‘romantik’ vjedh kasafortën dhe largohet i qetë (VIDEO)

    Një 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga policia është shpallur në kërkim pasi rezulton autor i një vjedhjeje të një kasafortë në afërsi të rrugës Siri kodra( Musa Agolli) në Tiranë.

    Sipas gazetarit të Klan News Besar Bajraktaraj, ngjarja ka ndodhur të dielën datë 1 Tetor.

    Hajduti shfaqet duke ngjitur shkallët për të kryer vjedhjen e kasafortës në banesën e një kryefamiljareje të vetme. Autori ngjitet me skafandër. Pasi hyn në banesë dhe merr kasafortën, hajduti zbret qetësisht, por me skafandër në kokë.

    E njëjta skemë është përdorur dhe herë të tjera nga 33 vjeçari. Ai është arrestuar disa herë për veprën penale të vjedhjes. Hera e fundit ishte 1 vit më parë kur kreu një grabitje të ngjashme me grabitjen e fundjavës./tvklan.al

  • “Çdo ditë vdesin 36 persona”, mjeku Alimehmeti jep alarmin: Kjo sëmundje po vret shqiptarët

    “Çdo ditë vdesin 36 persona”, mjeku Alimehmeti jep alarmin: Kjo sëmundje po vret shqiptarët

    50% e të gjitha vdekjeve kanë si shkak kryesor sëmundjet e qarkullimit të gjakut. Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku Ilir Alimehmeti, shprehet se problemet e zemrës renditen të parat.

    “13 mijë e 82 vdekje në vit shkaktohen nga këto problematike dhe i bie 36 humbje jete në ditë vetëm vdekje jo sëmundshmërinë,” – tha mjeku.

    Pas problemeve kardiake, në vend të dytë dhe të tretë janë vdekjet nga shkaqe të papërcaktuara dhe tumoret.

    “Me interes është të vesh re se 23,3% të humbjes së jetës janë pa shkaqe të papërcakuara mirë. Është e pakuptueshme që 1 në 5 humbje jete nuk kemi informacion pse ka humbur jetën këtu mund të fshihen shumë situata të ndryshme, si rrjedhojë ky numër është më i lartë. Tumoret vijnë në vend të tretë,” – u shpreh Alihmehmeti.

    Rritja e numrit të vdekjeve ka disa shkaqe, që lidhen kryesisht me moshimin, por ajo çfarë ka dështuar sipas epidemiologut është parandalimi.

    Ndërsa shifrat vijnë në rritje, mjekët kërkojnë që të bëhet kujdes me stilin e jetesës, pasi hipertensioni, yndyrat e larta në gjak, alkooli dhe duhani cilësohen si vrasësit e heshtur.

  • Dy burra dhe një vajzë! Tre të vdekur brenda pak orëve

    Dy burra dhe një vajzë! Tre të vdekur brenda pak orëve

    Në 24 orët e fundit janë regjistruar tre vdekje të dyshimta në Kosovë. Dy meshkuj dhe një femër kanë ndërruar jetë. Rastet janë cilësuar si vdekje të dyshimta dhe kanë ndodhur në Gllogovc, Kamenicë dhe Mitrovicë.

    Sipas policisë, viktima mashkull i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

    “Viktima femër ka ndërruar jetë në spital pasi dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave. Rasti i tretë, viktima mashkull është gjetur pa shenja jete.

    Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, sipas mediave në Prishtinë.

    /5pyetjet.al

  • E trishtë! Humb jetën gazetari, qëllohet për vdekje brenda banesës së tij (Emri)

    E trishtë! Humb jetën gazetari, qëllohet për vdekje brenda banesës së tij (Emri)

    Një gazetar u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Filadelfia Jugore të hënën herët në mëngjes, tha policia lokale.

    Josh Kruger, 39 vjeç, u qëllua shtatë herë dhe policia beson se sulmuesi ka hyrë në shtëpinë e tij për ta vrarë.

    “Ose dera ishte e hapur ose autori dinte ta hapte derën. Nuk e dimë”, tha një zëdhënës i policisë lokale.

    Kruger, i cili ka mbuluar çështjet e strehimit dhe LGBTQ, ka shkruar për The Philadelphia Inquirer, The Philadelphia Citizen dhe uebsajtin lokal të lajmeve NPR.

    Faqja e tij e internetit thotë se në të kaluarën ai ishte “i pastrehë, i varur nga substancat dhe kishte trauma të rënda të fëmijërisë”.

    Kruger ka punuar për guvernatorin e Filadelfias nga viti 2016 deri në vitin 2021, duke përfshirë edhe zëdhënësin e Zyrës së Shërbimeve për të pastrehët, përpara se të kthehej në gazetari.

  • Spikeren e lajmeve e kap e qeshura gjatë transmetimit ‘live’, momenti bën xhiron e rrjetit (Video)

    Spikeren e lajmeve e kap e qeshura gjatë transmetimit ‘live’, momenti bën xhiron e rrjetit (Video)

    Spikerja e njohur gjermane në kanalin ARD Susanna Daubner, e cila drejton lajmet prej 24 vitesh, e ka pasur e qeshura gjatë transmetimit live.

    Kolegët e njoftuan nga studio tjetër dhe ajo duhej të lexonte lajmet për samitin e kancelarit gjerman Scholz, por nuk ia doli kurrë.

    Shpërthimi i lezetshëm i të qeshurave ka zgjatur për një minutë të tërë dhe, duke gjykuar nga reagimet, ka gëzuar edhe shumë përdorues të rrjeteve sociale.

    Më pas, Susana u përpoq t’i shpjegonte Bild se çfarë ndodhi, duke thënë se shkas për të qeshurën ishte pikërisht një kolege e cila foli me gëzim, pas një diskutimi për rregullat e regbit. Megjithatë, ajo theksoi se shumë shikues e kanë kontaktuar për ta falënderuar që “ua ka bërë ditën gaz”.

  • E rëndë/ 62-vjeçari shkon të presë dru në mal, kali e zë poshtë dhe e lë të vdekur në vend

    E rëndë/ 62-vjeçari shkon të presë dru në mal, kali e zë poshtë dhe e lë të vdekur në vend

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjyras të Bashkisë Maliq.

    Një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.

    Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.

    Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë./abcnews.al

  • Deputeti zihet me protestuesit: Plehra, kush jeni, ua tregon unë!

    Deputeti zihet me protestuesit: Plehra, kush jeni, ua tregon unë!

    Ditën e sotme është zhvilluar protesta e dytë nga aktivistët r “Lëvizjes Bashkë” ku kanë kërkuar miratimin e ligjit për minimumin jetik.

    Por duket se situata nuk ka qenë e qetë mes aktivistëve dhe deputetëve të cilët ishin rrugës për në Kuvend ndërsa përballë kishin thirrjet e protestuesve.

    Gjatë protestës është regjistruar një episod tensionesh mes protestuesve dhe deputetit demokrat, Helidon Bushati i cili ka degraduar në përdorimin e fjalëve ofenduese kundrejt njëri-tjetrit.

    “S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregon unë. Bëni përgjithësime ju. Kush ia mban të dalë me mua?,” dëgjohet duke bërtitur i acaruar deputeti.

    Ndërkohë aktivistët i janë përgjigjur duke e quajtur hajdut.

  • Makina grirëse i mori jetën, dyshohet se vdekja e shqiptares në Greqi nuk ishte aksidentale! Çfarë po heton policia?

    Makina grirëse i mori jetën, dyshohet se vdekja e shqiptares në Greqi nuk ishte aksidentale! Çfarë po heton policia?

    Vdekja tragjike 50-vjeçares shqiptare në Greqi, e cila u pre nga makina e mishit, duket se nuk ka qenë një aksident.

    Mediat helene raportojnë se dikush tjetër mund të ketë qenë shkaktar i vdekjes së 50-vjeçares shqiptare.

    Sipas asaj që raportojnë mediat helene, në momëntin që 50-vjeçarja ka qenë duke pastruar makinën grirëse, dikush ka ndezur qëllimisht makinën, e cila më pas “përpiu” shqiptaren.

    Aktualisht edhe policia greke po heton për një vrasje të qëllimshme.

    Pronari ku punonte shqiptarja u arrestua për shkelje të ligjeve të punës dhe vrasje nga pakujdesia por më pas u lirua.

  • “Si mund të vrasë njeriu nënën e fëmijëve të tij?” Postimet përlotëse për gruan që vrau burri

    “Si mund të vrasë njeriu nënën e fëmijëve të tij?” Postimet përlotëse për gruan që vrau burri

    Vrasja e gruas shqiptare Klodiana Vefa në Itali nga bashkëshorti, i cili më pas vrau veten, i ka tronditur të gjithë këtej dhe përtej Adriatikut. Në rrjetet sociale mesazhet kanë qenë të shumta.

    Shoqja më e ngushtë e Klodiana Vefës, 36-vjeçares, që u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, rrëfeu dje kalvarin e vuajtjes së viktimës. Sipas saj, Klodiana e kishte paralajmëruar fundit tragjik, duke thënë herë pas herë se ditët i kishte të numëruara.

    “Për fëmijët e saj. Ajo kishte frikë se nëse do ta bënte këtë ai do t’i lëndonte fëmijët e saj”, thotë ajo. ”Ajo mendoi se edhe sikur të denonconte kërcënimet, ndjekjet dhe torturat që i bënte, asgjë nuk do të ndryshonte”, shton ajo.

    Ajo thekson se nëse do të mundte të kthente kohën pas, gjithçka do të bënte do të ishte një denoncim në polici, duke bërë kështu thirrje që çdo grua e dhunuar të mos hesht.