Category: Lajme

  • E varur në hangarin e shtëpisë/ Gjendjet pa shenja jete 31-vjeçarja në Korçë, dyshimet e para

    E varur në hangarin e shtëpisë/ Gjendjet pa shenja jete 31-vjeçarja në Korçë, dyshimet e para

    Nga hetimet paraprake dyshohet se e reja është vetëvrarë dhe në trupin e saj nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëne sotme në Korçë.

    Bëhet me dije nga informacioni zyrtar i autoriteteve se një shtetase e identifikuar me incialet E.A, 31 vjeçe është gjendur pa shenja jetë në hangarin e banesës së saj.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se e reja është vetëvrarë dhe në trupin e saj nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune.

    Informacion paraprak

    Më datë 02.10.2023, rreth orës 15:55, në fshatin Pulahë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur nga familjarët e saj dyshohet e vetëvarur shtetasja E. A., rreth 31 vjeçe, banuese në Pulahë. Nga këqyrja e jashtme e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Ministri serb me gjuhë kërcënuese: Nëse presidenti jep urdhrin, ushtria futet në Kosovë

    Ministri serb me gjuhë kërcënuese: Nëse presidenti jep urdhrin, ushtria futet në Kosovë

    Ushtria e Serbisë mohon akuzën e lëshuar nga Kosova se synonte aneksimin e veriut përmes sulmeve terroriste. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Milan Mojsiloviç, në një konferencë për shtyp bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, u mbrojt duke thënë se 14 mijë anëtarë janë shumë pak për një detyrë kaq komplekse.

    Kurse Vuçeviç pretendoi se po zhvillohet një fushatë në dëm të ushtrisë serbe për të kufizuar manovrat e saj, ndërsa foli edhe për mundësinë e futjes së trupave në territorin e Kosovës.

    “Nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin një urdhër të tillë nga Presidenti i Serbisë si Komandant i Përgjithshëm për të hyrë në territorin e Kosovës, Forcat e Armatosura të Serbisë do ta kryejnë një detyrë të tillë në mënyrë efikase, profesionale dhe me sukses. Ata nuk do të bënin asgjë pas shpine, por do ta informonin KFOR-in”, tha Vuçeviç.

    Ata refuzuan provat e prezantuara nga Kosova dhe nuk ngurruan të distancoheshin nga veprimet e Milan Radojçiç, organizatorit të sulmit të armatosur të 24 shtatorit. Megjithatë konfirmoi se ushtria po trajnon disa serbë të Kosovës si rezervistë.

    “Milan Radoiçiç nuk ka marrë pjesë në stërvitjen në livadhet e Pasuljanskit, nuk ka gjuajtur asnjë plumb apo granatë dhe nuk ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet. Në disa raste në vitet e kaluara ai ishte ftuar në stërvitje, por ai nuk iu përgjigj atyre dhe ajo që Radoiçiç bën në pronën e tij private nuk është punë e ushtrisë serbe. I mohoj me vendosmëri të gjitha akuzat nga Prishtina”, tha Mojsiloviç.

    Lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, foli edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, duke pretenduar se njëri prej sulmuesve është vrarë nga policia e Kosovës pasi ishte plagosur. Ai akuzoi autoritetet e Kosovës për falsifikim provash dhe kërkoi nga KFOR-I dhe EULEX-I që të jenë objektivë dhe neutralë sa i përket sulmit të 24 shtatorit.

  • Tërmet i fortë shkund shtetin ballkanik, ja ku ishte epiqendra

    Tërmet i fortë shkund shtetin ballkanik, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 4.6 ka rënë në Bosnje, afër Mostarit mesditën e sotme.

    Raportohet se lëkundjet e këtij tërmeti janë ndjerë edhe në Kroaci.

    Nuk dihet ende nëse si pasojë e këtyre lëkundjeve, ka dëme në njerëz ose demë materiale.

  • “Doni të shkatërroni një familje”/ Babai i Laert Haxhisë: Klea Gjatën nuk e njeh, në vrajsen e Alban Selmakut…

    “Doni të shkatërroni një familje”/ Babai i Laert Haxhisë: Klea Gjatën nuk e njeh, në vrajsen e Alban Selmakut…

    Babai i Laert Haxhisë ka deklaruar se djali i tij është i martuar dhe ka një vajzë

    Babai i Laert Haxhisë ka folur ditën e sotme ekskluzivisht në emisionin “Breaking” në Top Neës, në lidhje me akzuat që rëndojnë mbi të birin.

    Ai ka folur dhe për marrëhdënine e të birit me Klea Gjatën, e reja e cila u arrestua nën akzuë si e përfshirë në disa vrasje në vendin tonë dhe më konkretisht, në vrasjen e Alban Semakut. Qamil Haxhiu ka hedhur poshtë akuzat ese djali i tij është i përfshirë në vrasjen e Selmakut, pasi sipas tij, ai nuk ka qenë në Shqipëri kur ka ndodhru ngjarja.

    Sai përket Gjatës, ai tha se lajmet që kanë dalë për të rrezikojën t’i shkatërrojnë familjen Laertit, pasi ai ëhstë i martuar dhe ka një vajzë.

    “Alban Selmakun nuk e njoh unë, si mund ta njohë djali im. Kur e kanë vrarë nuk a qenë djali im këtu. Pse i ngatërroni gjërat. Sa i përket vajzës, Laerti im është i martuar. S’ka lidhje fare me të. Ka një vajzë 5-6 vjeç. Doni të shkatërroni një familje, edhe këtë doni të bëni.”- tha ai.

  • Shqiptarja ndërroi jetë teksa pastronte grirësen e mishit/ Zbardhen detaje tronditëse nga hetimi: Dyshohet vrasje…

    Shqiptarja ndërroi jetë teksa pastronte grirësen e mishit/ Zbardhen detaje tronditëse nga hetimi: Dyshohet vrasje…

    Gazetari Artur Bibe ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur disa ditë më parë në Greqi, ku një shqiptare 50-vjeçare ndërroi jetë teksa po pastronte një makinëri që grinte mishin.

    Gazetari ka deklaruar se policia po heton për një vrasje me dashje, për shkak se dikush e ka vënë në punë makinërinë që gruaja po pastropnte, në një kohë kur ajo nuk duhet të ishte ndezur. Ai ka shtuar se fillimisht gruas i ka kapur flokët makinëria dhe më pas pjesën e qafës.

    “Dy fëmijët po marrin ndihmë nga autoritet, teksa janë shoqëruar edhe nga një psikolog për të kaluar traumën që përjetuan, pasi ata e panë nënë e tyre të vdekur të parët. Vendi ku punonte gruaja ishte shumë pranë shtëpisë së tyre.

    Raportohet se është një ngjarje aksidentale, që dikush ka ndezur makinërinë që zonja po pastronte. Hetimi po bëhet nëse ka qenë vrasje me dashje, pasi makineria nuk duhet të ishte e ndezur në atë moment. Teksa gruaja ishte duke pastruar, makinëria ëhstë ndezur dhe i ka kapur fillimisht flokët dhe pastaj, i ka prekur qafën, ajo ka future dorën për të ndalaur makinerinë por nuk ka mundur dhe ka ndërruar jetë.

    Gruaja ishte e divorcuar, më parë ka pasur lejeqëndrim në Greqi, por tashmë ishte llegalisht, pasi i kishte skaduar ehde pasaporta që në vitin 2013.”- tha gazetari.

  • “Thoshte ‘po më bën gropën”/ Plani i Laert Haxhiut për të vrarë prokuroren: I fotografonte fëmijët

    “Thoshte ‘po më bën gropën”/ Plani i Laert Haxhiut për të vrarë prokuroren: I fotografonte fëmijët

    Laert Haxhiu është vetëm 31 vjeç. Autorësinë e tij dhe të grupit të tij kriminal mbajnë një mori aktesh dhe veprash të rënda penale, ndërkohë që ai është i arrestuar në Greqi për llogari të prokurorisë së Janinës.

    Haxhiu, i cili doli në skenë në tentativat e tij për të ekzekutuar nipin e Aldo Bares, Xhulion, dëshmoi se ishte një vrasës gjakftohtë. Ai shtiu mbi katër persona në mes të Lushnjës, në mes të ditës dhe në mes të rrugës. Për fatin e tij, Xhulio, sapo ishte ndarë me shokët e tij.

    Dy djem humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi 5 vjet më parë! Policia e Lushnjës, e cila mblodhi viktimat dhe gëzhojat në vendin e masakrës, nisi kërkimet për autorët kryesor. U ngritën edhe FNSH e RENEA. U tha se kishte marrë rrugën në drejtim të Beratit dhe madje atje ishte edhe strehuar. Por, në fakt, kërkimet u ndërprenë, po jo aktiviteti i tij, sipas dëshmisë së krahut të djathtë të tij.Në atë ngjarje masakër Policia dhe Prokuroria lokale kuptuan se bëhej fjalë për rindezjen e hasmërive të vjetra nga një brez tjetër, por Laert Haxhiu bashkë me Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshi, konsideroheshin po aq gjakësorë sa grupet rivale që u lindën në ’97-n jo të largët. Me atë ngjarje, nis një epokë e re e krimit të hakmarrjes në Lushnjë, por edhe tentativa për t‘i vënë pas hekurave të rinjtë që e përgjakën atë ditë Lushnjën e “fjetur”!

    HETIMI DHE KËRCËNIMI I ‘HESHTUR’!

    Merita Selimi ishte prokurorja e çështjes. Ajo punoi dhe hetoi mbi çështjen për muaj të tërë duke u rrekur që të bashkonte fakte dhe prova për atentatorët që i bënë karshillëk ligjit dhe shtetit. Ia del ta ngrejë akuzën në nivel grupi kriminal, e për pasojë çështja i kalon Prokurorisë së Posaçme. Sërish çështjen e merr një prokurore grua, Doloreza Musabelliu.

    Si duket Laert Haxhiu nuk e prit mirë kërkesën e saj për dënimin me burg të përjetshëm, e për pasojë, ata, thuhet sipas prokurorisë së Elbasanit që ka nxjerrë informacionin e të penduarit, hartojnë planin për eliminimin fizik të të dyjave. E ndërkohë që hetimet e gjykimet bëheshin në mungesë, ndonëse Orgest Bilbili u kap rastësisht në Tiranë, Laert Haxhiu, duk shfrytëzuar edhe terrenin e pastër nga rival të tjerë në Lushnjë, nis vrasjet në disa rrethe.

    Policia gjithnjë në ku ndërkohë kërkonte autorë dhe të dyshuar nëpër vendet ku kryheshin vrasje, deri në momentin kur vritet Elton Mermali. Vrasja e tij, për këdo që i njihte përplasjet e dhunshme e të hershme të lushnjarëve, e kuptonte se pas atij krimi mund dhe duhej të ishte Laert Haxhiu, pinjolli i familjes që dukej se kërkonte hakmarrje për xhaxhanë e tij.

    I penduari i drejtësisë, një nga njerëzit më të afërt të tij, i ka thënë prokurorisë së Elbasanit, gjithnjë sipas të dhënave që ka nxjerrë kjo prokurori vetë, se Laert Haxhiu kërkonte të vriste edhe dy prokuroret gra që e kanë hetuar për masakrën e Lushnjës. Në fakt, prokurorja e Lushnjës, ka pasur problem me vetingun, ndërkohë që prokurorja e SPAK vetëm ditën e djeshme është vënë në mbrojtje të posaçme nga Policia e Shtetit. Ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar për marrjen në mbrojtje të saj dhe familjes së saj, bëhet me dije se dëshmia e Artan Tafanit, në lidhje tentativën për të eliminuar të dy prokuroret dhe një avokat, është marrë e mirëqenë, e për pasojë është kërkuar edhe mbrojtje për Musabelliun.

    RRËFIMI I TË PENDUARIT

    Dëshmia e Artan Tafanit, i penduar tashmë i drejtësisë ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej ndaj prokurores së SPAK Doloreza Musabelli, sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit. Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për “të hequr qafe” Musabelliun, si dhe prokuroren e Lushnjës Merita Selimi dhe një avokat.

    “I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes. I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do të sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani sipas prokurorisë së Elbasanit.

    MASA E SIGURISË

    Dje, anëtarët e bandës së Laert Haxhiut, dolën para Gjykatës së Elbasanit. Ata ranë në pranga pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ishte edhe vetë i pranishëm në seancë bashkë me shoqen e Laert Haxhiut, Klea Gjata. Avokati i kësaj të fundit ka thënë se nuk mund të verifikohen dëshmitë e të penduarit për tri ditë.

  • Sherr në një lokal në Pogradec, dhunohen me sende të forta dy vëllezër

    Sherr në një lokal në Pogradec, dhunohen me sende të forta dy vëllezër

    Një sherr me sende të forta ka ndodhur në një lokal në Pogradec ku tre persona kanë dhunuar me sende të forta dy vëllezër. Uniformat blu kanë vendosur në pranga një prej autorëve 37-vjeçarin me iniciale L. B., dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerët, 23 vjeçarin me iniciale E. B.,dhe 44 vjeçarin me iniciale A. B.,të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël.

    Ndërsa dy vëllezërit e dhunuar I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve marrin ndihmë mjekësore.

    Raportohet se dy të rinjtë kanë marrë dëmtime fizike. Ndërsa 3 autorët e dyshuar kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit me iniciale B. B.

    v“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasit E. B., 23 vjeç dhe A. B., 44 vjeç, të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi në lokalin e shtetasit B. B., 46 vjeç, në këtë fshat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasit I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Çezmë e Vogël, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit B. B. Vijon puna për kapjen e shtetasve E. B. dhe A. B.”, raportojnë uniformat blu.

    Gjithashtu, policia arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale M. T., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

    Në pranga ra edhe 46 vjeçari me iniciale D. H., banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, në parkingun e një karburanti, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka goditur një automjet tjetër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Pas kapjes së tij nga shërbimet e Policisë dhe verifikimit të kryer rezultoi se ai e drejtonte automjetin, pa patentë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Avokati Adriatik Doga: Kush ka ndërmend të më vrasi, le të vijë. Nuk dua mbrojtje nga shteti

    Avokati Adriatik Doga: Kush ka ndërmend të më vrasi, le të vijë. Nuk dua mbrojtje nga shteti

    Avokati nga Lushnja Adriatik Doga, e quan trillim atentatin dhe vrasjen që ishte planifikuar për të, nga Artan Tafani, i penduari i drejtesisë dhe pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut.

    Doga shprehet se nga momenti që e ka dëgjuar këtë pretendim nga Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, jeta e tij dhe e familjes nuk është më e qetë.

    Sipas tij, gjatë punës si avokat nuk është ndjerë asnjëherë i kërcënuar nga Artan Tafani, madje sipas tij, përpara arrestimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, ata kanë qenë në lokal së bashku sepse janë edhe kushërinj.

    Avokat Doga shprehet se që nga momenti që emri i tij u bë publik si shënjestër për t’u vrarë nga grupi i Laert Haxhiut, nuk ka kërkuar mbrojtje, por të paktën duhej të ishte bërë një ballafaqim me Tafanin ose të thirrej nga prokurori i Elbasanit për t’u njohur me rrethanat.

    Tafani, sipas Dogës, është i varur nga lëndët narkotike dhe duhen parë rrethanat e deklaratave të tij përpara Prokurorisë.

    Avokati thotë se me Laert Haxhiun nuk ka njohje personale dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte as me çështjet e tij dhe as me grupin rival, atë të Aldo Bares.

    Avokati, në këtë intervistë, mohon gjithçka është thënë për atentatet e kryera apo vrasjen që ishte planifikuar për të.

    Artan ose Marius Tafani u arrestua për grabitjen e një pike valutore në Tiranë dhe më pas u bë i penduar i drejtësisë, ku zbuloi 6 vrasje dhe krime të tjera të bëra nga grupi i Laert Haxhiut.

  • Djali i tij do eleminonte prokuroren e SPAK, flet babai i Laert Haxhiut: I them të qetësohet, me Aldo Baren…

    Djali i tij do eleminonte prokuroren e SPAK, flet babai i Laert Haxhiut: I them të qetësohet, me Aldo Baren…

    “Laerti nuk do dorëzohet kurrë në drejtësinë shqiptare”

    jatë një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me “Top Neës”, babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu ka folur në lidhje me lajmin se ish-prokuroren e Lushnjës Merita Selimi, ishte në “shënjestër” të të birit për ta eleminuar. Emri i saj doli nga dëshmia e Ardian Tafanit, të penduarit të drejtësisë.

    Ai tha se Tafani është një i droguar, dhe që nuk duhet besuar, ndërsa ish-prokurores i tha që të qëndrojë e qetë sepse nuk kanë asnjë problem me të.“Ça mund të presësh nga një njeri i droguar?

    Ish-prokurorja të mos ketë asnjë problem, ne nuk kemi asnjë problem me askënd. Ku bazohesh ti që ia merr për bazë Ardian Tafanit. Me Aldo Baren djali nuk ka asnjë problem, ai është atje ku është. Djali im është në burgjet greke, në dorë të tyre.

    Laerti nuk do dorëzohet kurrë në drejtësinë shqiptare. Një drejtësie të tillë, që merret me deklaratat e një të droguari. Pse nuk hapin letrat? Pse nuk i hap dokumentet Policia, Prokuroria? Laerti nuk ka komunikuar kurrë me Tafanin, dhe as nuk e ka takuar kurrë”, u shpreh Qamil Haxhiu

  • Shënjestër e bandës së Laert Haxhiut? Avokati mohon se është kërcënuar: Artan Tafani i varur nga droga, e kam kushëri

    Shënjestër e bandës së Laert Haxhiut? Avokati mohon se është kërcënuar: Artan Tafani i varur nga droga, e kam kushëri

    Banda e Laert Haxhiut kishte vënë në shënjestër edhe njerëzit e drejtësisë. Të paktën kjo doli nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Aran Tafani, i cili u arrestua disa ditë më parë.

    Tafani tha se Laert Haxhiu kishte për qëllim eleminimin fizik të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelli, Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.

    Ky i fundit, i quan trillim atentatet dhe vrasjen që ishte planifikuar për të.Sipas tij, gjatë punës si avokat nuk është ndier asnjëherë i kërcënuar nga Artan Tafani, përkundrazi përpara arrestimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, ata kanë pirë kafe se bashku sepse janë edhe kushërinj, sipas BW.

    Avokat Doga shprehet se që nga momenti që emri i tij u bë publik si shënjestër për t’u vrare, nuk ka kërkuar mbrojtje, por të paktën duhej të ishte bërë një ballafaqim me Tafanin ose të thirrej nga prokurori i Elbasanit për t’u njohur me rrethanat. Tafani, sipas Dogës, është njeri i varur nga lëndët narkotike dhe duhen parë edhe rrethanat e deklaratave të tij përpara prokurorisë.“Unë e kam marrë vesh nga konferenca për shtyp e drejtorit të Policisë së Shtetit, jam shokuar. Trillim. Telefonatat e njerëzve, shkrimet në portale, ndihesh i shqetësuar, se nuk pushonte telefoni. U tha se më është bërë 3 herë atentat, për mua nuk ekziston. As jam ndjerë i kërcënuar apo të më ketë marrë dikush në telefon, prej 10 vitesh. S’jam ndjerë i kërcënuar kurrë. Nuk kam pasur asnjë përplasje, asnjë marrëdhënie me grupin e Haxhiajt. Kam qenë avokat i Mariusit, madje e kam kushëriri. Madje xhaxhai i tij më tha që të isha avokati i tij ditën kur u arrestua, por kur dëgjova pas dy ditësh këtë deklaratë, u habita. Nuk kam pasur asnjë kontakt nga policia apo prokuroria. Asnjë interesim. Nuk kërkoj mbrojtje për veten time. Nëse shteti e ndjen veten për të mbrojtur, të më mbrojë. Kush ka ndërmend të më vrasë, të më vijë më vrasë. Me Laert Haxhiun nuk njihem as për fytyrë, me babain e tij përshëndetem me respekt rrugës. Me Mariusin kam marrëdhënie familjare dhe kam qenë avokat i tij. Kur më ka kërkuar kushdo mbrojtje ligjore, kundrejt pagesës, e kam marrë në mbrojtje”, tha avokati.

    Mes të tjerash avokati tha se me Laert Haxhiun nuk ka njohje personale dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte as me çështjet e tij dhe as me grupin rival, atë të Aldo Bares. Avokati në ketë interviste, mohon gjithçka është thënë për atentatet e kryera apo vrasjen që ishte planifikuar për të. Artan ose Marius Tafani u arrestua për grabitjen e një pike valutore dhe me pas u bë i penduar i drejtësisë, ku zbuloi 6 vrasje të bëra nga grupi i Laert Haxhiut.