Category: Lajme

  • Nga SPAK tek Vis Martinaj, spekullimi me filmimin erotik që qarkullon në Tiranë

    Nga SPAK tek Vis Martinaj, spekullimi me filmimin erotik që qarkullon në Tiranë

    Ka njerëz që krijojnë varësi nga droga, të tjerë nga alkooli e të tjerë nga kumari, por së fundmi një ves i ri po krijon varësi tek figurat publike, që është varësia nga klikimet. Sa më shumë kapin nga media, aq më shumë kërkojnë.

    Kjo është një nga arsyet që në televizione, në portale apo më shumë në rrjete sociale, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh informacionin e verifikuar me profesionalizëm dhe spekullimin e pastër, që dihet se i shijon më shumë turmave të etura për deklarata të bujshme.

    Një fabul e paverifikuar që po përhapet me shpejtësi orët e fundit në rrjetet sociale është ajo që thuri Ervin Karamuço gjatë emisionit Zonë e Lirë mbrëmjen e së premtes. Me sigurinë e një eksperti, ai foli për një video me përmbajtje gjysëm-erotike, që sipas tij ka dalë nga hetimi i SPAK për aplikacionin SKY të një personazhi të botës së krimit.

    Karamuço iu referua një filmimi të shkurtër, që qarkullon nëpër telefona këto kohë, ku një prej vajzave të ekranit ka filmuar veten e saj. Për këtë filmim që zgjat vetëm pak sekonda dhe që e përsërisim është filmuar nga vetë personazhi i showbizz me gjasë për partnerin e saj, Karamuço ka ngritur një histori prostitucioni dhe e ka lidhur me një nga ngjarjet më të bujshme kriminale në vend, ende të pazbuluara nga drejtësia.

  • Vranë rojen e parkut fotovoltik dhe vodhën tuba bakri me vlerë 30 mijë euro, arrestohen 4 shqiptarët

    Vranë rojen e parkut fotovoltik dhe vodhën tuba bakri me vlerë 30 mijë euro, arrestohen 4 shqiptarët

    Katër romë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke si autorë të dyshuar të një vrasje të ndodhur në muajin korrik.

    Ata akuzohen se kanë goditur me sende të forta rojën e një parku fotovoltaik në Ano Liosia. 54-vjecari u godit pasi autorët kishin qëllim të vidhnin tuba bakri në park.
    Pasi goditën rojën me send hekuri, shqiptarët vodhën tela elektrikë, tuba bakri me vlerë 30 mijë euro, celularin e viktimës e më pas morën fuoristradën e kompanisë dhe u larguan.

    Fuoristrada u gjet më pas e djegur në Nea Zoi, Aspropirgo.

  • Fëmijët e Klodiana Vefës vendosin 37 trëndafila të bardhë në stolin e kuq në nder të nënës së tyre. Krybashkiaku italian: Nuk do t’iu lëmë vetëm!

    Fëmijët e Klodiana Vefës vendosin 37 trëndafila të bardhë në stolin e kuq në nder të nënës së tyre. Krybashkiaku italian: Nuk do t’iu lëmë vetëm!

    ‘Fëmijët e Klodiana Vefës nuk do t’i lëmë vetëm’, tha me emocione kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorni.

    Mbrëmjen e 29 shtatorit, kryebashkiaku, i cili e njihte personalisht Klodiana Vefën, organizoi një marshim ku ndezën qirinj në përkujtim të 37-vjeçares shqiptare, marshim ky edhe kundër dukurisë së dhunës ndaj grave.

    Bashkë me kryebashkiakun ishin edhe fëmijët e Klodianës dhe Alfredit, 17 dhe 14 vjeç, të cilët hapën homazhet, ku morën pjesë qindra njerëz, së bashku me tezen dhe dajën.

    Në kortezhin me pishtarë morën pjesë kryebashkiakët e Empolese Vadelsa, të cilët pas episodit të rëndë të dhunës vendosën të merrnin pjesë në procesion për të qëndruar pranë komunitetit të Castelfiorentino.

    Të pranishëm ishin shumë familjarë, shumë të rinj dhe fëmijë! Heshtjen e thyenin vetëm hapat në asfalt, nga të qarat. Qindra njerëz morën pjesë në marshimin në qendër të qytetit.

    Në fund të kortezhit me pishtarë, fëmijët e Klodianës vendosën një buqetë me 37 trëndafila të bardhë në stolin e kuq, simbol i dhunës ndaj grave, në Piazza Gramsci.

    Pasi mësoi se burri vrau veten me armë zjarri, Falorni tha: “Është epilogu tragjik i kësaj historie të tmerrshme. Më kujtohet mbrëmja e djeshme, për të cilën falenderoj të gjithë, institucionet dhe qytetarët e pranishëm dhe përqafimin që komuniteti i Castelfiorentino mundi t’u jepte fëmijëve dhe familjes së Klodianës”.

    Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish bashkëshorti i saj.

  • ‘Është e vështirë të presësh diçka, që mund të mos ndodhë kurrë…’! Vdiq nga grirësja në Greqi, postimi prekës i shqiptares 10 orë para tragjedisë

    ‘Është e vështirë të presësh diçka, që mund të mos ndodhë kurrë…’! Vdiq nga grirësja në Greqi, postimi prekës i shqiptares 10 orë para tragjedisë

    Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi, ku një shqiptare humbi jetën teksa po punonte. 50-vjeçarja u copëtua duke pastruar një grirëse mishi në një kasap në Messolongi. Ngjarja ndodhi para syve të vajzës së saj.

    Postimi i fundit nga 50-vjeçarja e ndjerë në rrjetet sociale pak para humbjes së jetës tragjikisht, përcjell optimizëm dhe forcë për të vazhduar përpara pavarësisht pengesave të jetës.

    Gruaja kishte shkruar në gjuhën shqipe: “Është e vështirë të presësh diçka, që mund të mos ndodhë kurrë. Por është edhe më e vështirë të heqësh dorë nëse kjo është e vetmja gjë që dëshiron”.

    Sipas informacioneve nga mediat greke, 50-vjeçarja punonte prej një muaji te kasapi ku shkonte nga e hëna në të premte.

    Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar që pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas informacioneve, ajo jetonte në shtëpi edhe me nënën e saj.

  • I penduari Tafani: Laertit iu fiksua të vriste tre emra të drejtësisë, mes tyre dhe prokuroren e SPAK

    I penduari Tafani: Laertit iu fiksua të vriste tre emra të drejtësisë, mes tyre dhe prokuroren e SPAK

    Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjëstër të grupit të Laert Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes. Një fakt i tillë tronditës ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë Artan Tafani, i cili ka shpjeguar para prokurorit Kreshnik Ajazi se, prokuroria Musabelli ishte vendosur në rreth të kuq nga Laert Haxhiu.

    “Ora News” zbulon detaje tronditëse mbi dëshminë e bashkëpuntorit të prokurorisë, i cili ka dhënë një përshkrim të detajuar për mënyrën se çfarë po bënin për të eleminuar fizikisht tre anëtarët e Drejtësisë Shqiptare, Doloreza Musabelli prokurore në SPAK, Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.

    I penduari Tafani ka treguar se në planin për tu ekzekutuar ishte dhe avokati Adriatik Guri alias “Doga”, i cili në fraksion sekonde i ka shpëtuar vrasjes, në muajin Tetor 2021 në Lushnjë. Për vrasjen e avokatit sipas bashkëpuntorit të prokurorisë ishte impenjuar personalisht Laert Haxhiu. Ndërsa pjesë në këtë vrasje të mbetur në tentativë ishte dhe Lulzim Arapi.

    Vrasja e avokatit ka dështuar për fije pasi, në momentin kur grupi kriminal zbarkoi me arsenalin e armëve para banesës së objektivit, Adriatik Doga, rastësisht ka takuar një komshiun e tij. Kjo ka sjellë që tre personat Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi, të mos veprojnë për të qëlluar por të presin. Mirëpo avokati së bashku me komshiun, janë drejtuar në hyrje të pallatit dhe nuk ka dalë.

    Dështimi i vrasjes së avokatit u krye edhe për shkak se në atë periudhë, në muajin Tetor 2021, grupi i Laert Haxhiut, planifikoi dhe vrau Elton Mermalin, ish-anëtarin e bandës së Lushnjës./oranews

  • 113 persona vdiqën në dasmën e tyre, nusja dhe dhëndri rrëfejnë tmerrin: Jemi të vdekur nga brenda!

    113 persona vdiqën në dasmën e tyre, nusja dhe dhëndri rrëfejnë tmerrin: Jemi të vdekur nga brenda!

    Një nuse dhe dhëndër, festa e dasmës së të cilëve përfundoi në tragjedi pasi një zjarr vrau më shumë se 100 të ftuar të tyre, janë të shkatërruar dhe nuk mund të jetojnë më në komunitetin e tyre.

    Revan, 27 vjeç dhe nusja Haneen, 18, ndihen “të vdekura brenda” pavarësisht se i mbijetuan zjarrit, i cili filloi brenda një sallë të mbushur plot dasma në Qaraqosh, provincën Nineveh në Irakun verior.

    Revan tha për Sky News se humbi 15 anëtarë të familjes së tij në zjarr, duke shtuar se nusja “nuk mund të flasë” pasi humbi 10 të afërm, përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Në gjendje kritike është edhe babai i saj.

    Kujtojmë se nga ngjarja të paktën 150 persona morëm lëndime.

  • U vra aksidentalisht nga makina e mishit, zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë

    U vra aksidentalisht nga makina e mishit, zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë

    Një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën aksidentalisht mbrëmjen e së premtes në Greqi. Lubjana Baçevani, vdiq tragjikisht pasi u pre nga një pajisje e mishi në një dyqan kasapi, ku kishte shkuar bashkë me vajzën e saj, e cila pa skenën e tmerrshme. Mediat greke raportojnë se policia arrestoi pronarin e biznesit, pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasje nga pakujdesia.

    Trupi i gruas fatkeqe u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.

    Nëna e saj është në shok. “Në orën 9 e kanë marrë për të shkuar në punë dhe në orën 10 ka ardhur lajmi”, i tha ajo një personi të afërt. Në të njëjtën kohë, të afërmit e saj po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti. “Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”, tha një i afërm i gruas për protothema.gr.

    Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar , kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.

  • Çfarë po ndodh? Policia kontrolle ‘blic’ në Tiranë, ‘blindon’ Astirin dhe Kombinatin

    Çfarë po ndodh? Policia kontrolle ‘blic’ në Tiranë, ‘blindon’ Astirin dhe Kombinatin

    Forcat e Ndërhyrjes së Shpejti dhe ato të komisariatit nr.6 në Kombinat, mbërmjen e sotme kanë ndërmarë një aksion të gjerë në zonën e “Astirit”, duke kontrolluar çdo person të dyshimta dhe të mjetet që lëvizin me targa të huaja.

    Plani i masave të komisariatit është kryer me qëllimin e ndalimin e çdo personi të armatosur, që mban drogë apo çdo send të paligjshëm.

    Gazetari Elton Qyno ka siguruar pamjet filmike të këtij aksioni, ku FNSH dhe komisariati nr.6, po kryejnë kontrollet e mjeteve, personave të ndryshëm dhe ambjenteve si lokale, bilardo apo pika “Play Station”.

    Pas ultimatumit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, për kapjen e çdo personi që lëviz me armë apo me çdo send të paligjshëm, kjo praktikë kontrolli gjatë kësaj kohe, është kthyer një veprimtari rutinë e policisë.

    Së fundmi kontrolle të tilla janë kryer në Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës, Korçë, Pogradec, duke mundësuar arrestimin e disa personave që mbanin armë dhe drogë.

  • Ushtria serbe afër kufirit/ “Le ta provojnë prapë”, eksperti i sigurisë zbulon skenarin: Ja çfarë do të ndodhë nëse Serbia sulmon Kosovën

    Ushtria serbe afër kufirit/ “Le ta provojnë prapë”, eksperti i sigurisë zbulon skenarin: Ja çfarë do të ndodhë nëse Serbia sulmon Kosovën

    Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Revieë në Euroneës Albania ku foli në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

    Kulla tha se shtimi i forcave të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, është thjesht një shoë, pasi Serbia e ka provuar disa herë luftën dhe ka humbur.

    Sipas tij nëse Serbia sulmon Kosovën, atëherë ajo do të ndahet akoma më shumë në territore më të vogla.

    “Pas kësaj që pësuan para një java ata nuk çojnë dot rininë e tyre në luftë. Rinia e sotme e Serbisë nuk është më ajo e përpara 25 viteve, nuk mund të përfundojë më si rinia e 25 viteve më parë. Serbia nuk mund të kthehet aty ku ishte para 25 viteve. E ka pravuar luftën, ishin në Bosnje dhe Bosnja është aty. E provuan në Kroaci dhe ikën serbët nga Kroacia, e pastruan nga serbët. Në 95-ën ka qenë një shqiptar ai që kryesonte aksionin, Bekim Berisha.

    E provuan në Mal të Zi dhe Mali i Zi u bë shteti pavarur. E provuan në Kosovë dhe Kosova është aty.

    Ta provojnë prapë! Nëse duan që Serbia të ndahet në territore më të vogla le ta fillojnë luftën.

    Ti kujton se serbët janë si rusët. Janë shëmbëllyrë e tyre. Por ata nuk kanë asnjë lloj lidhje. Madje dhe në Luftën e Dytë Botërore erdhën rusët i çliruan. Ata nuk bëjnë dot luftë”, tha Kulla.

  • “Është paguar 100 mijë euro dita për njërën prej tyre”- Karamuço: Kanë dalë videot erotike të dy vajzave shumë të njohura të showbizz nga telefoni i një personazhi në kërkim! “Porositen” nga Dubai

    “Është paguar 100 mijë euro dita për njërën prej tyre”- Karamuço: Kanë dalë videot erotike të dy vajzave shumë të njohura të showbizz nga telefoni i një personazhi në kërkim! “Porositen” nga Dubai

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se po qarkullojnë disa video gjysmë erotike të 2 vajzave të njohura të showbizz-it shqiptar që janë gjetur në telefonin e një personazhi në kërkim.

    Ervin Karamuço theksoi se njëra prej këtyre vajzave, është ndër më të bukurat e ekranit dhe personazh i dashur për publikun, duke shtuar se video është filmuar nga poseduesi i telefonit.

    Karamuço tregoi se në këtë celular del gjithashtu edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për llogari të bandave të Dubait, “dhe i pyet, si i do bionde, brune, çmimet etj bën ndërmjetësuesin”.

    “Për njërën prej personazheve më të bukura në Shqipëri paguhen deri 100 mijë euro në ditë për të kaluar 1 javë, ose 3-4 ditë diku në një vend tjetër, jo në Shqipëri, në një vend ekzotik. Më së shumti në Dubai”, deklaroi eksperti i kriminalistikës.

    Ervin Karamuço: “Unë e kam parë vetë në një celular. Para disa ditësh u dorëzuan disa kode, password, celularë në SPAK nga ana e familjarëve të një personazhi. Kanë dalë disa video gjysmë erotike, kanë filluar të shpërndahen në celularët e disa personave, kanë filluar po vijnë edhe tek ne.

    Dy personazhe të showbizzit, madje njëra është shumë e dashur për teleshikuesit ka dalë aty. Është filmuar nga celulari i këtij personazhi. Emrin s’mund ta them, ne presim hetime nga ky celular dhe na dalin këto video.

    Janë dy vajza nga showbizz, por njëra është që njihet shumë. Është një video që e fimon poseduesi i këtij celulari që është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare.

    Në këtë celular del edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për llogari të bandave të Dubait, dhe i pyet, si i do bionde, brune, çmimet etj bën ndërmjetësuesin. Do dalin çudira, tmerrueshme për disa. Do përfshijë listë pagesa, kë kanë paguar për t’i mbrojtur, policë, prokurorë.

    Është prostitucion, korrupsion, krime, indicie. Janë pjesë kronologjie të jetës së një personi që është marrë me shumë gjëra të pista në këtë vend.

    Të bie perdja e madhe dhe të kuptojmë kush janë disa prej zyrtarëve, ka policë, gjyqtarë, prokurorë, nivel i lartë.

    Këto vajza dihen se kush janë, marrin 100 mijë euro në ditë, është e shënuar në celular. Për njërën prej personazheve më të bukura në Shqipëri paguhen deri 100 mijë euro në ditë për të kaluar 1 javë, ose 3-4 ditë diku në një vend tjetër jo në Shqipëri, në një vend ekzotik. Më së shumti në Dubai.”