Category: Lajme

  • ‘Teksa po kërkonim heroinën nëpër ferra, nxora pistoletën dhe e qëllova pas koke’! Artan Tafani tregon si e vrau Alban Semakun

    ‘Teksa po kërkonim heroinën nëpër ferra, nxora pistoletën dhe e qëllova pas koke’! Artan Tafani tregon si e vrau Alban Semakun

    Tafani dëshmon se ka qenë vetë prezent në vrasjen e Alban Semakut i njohur edhe si Elton Mermali, të cilin para ekzekutimit e kanë drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer se aty ndodhej heroina.

    TIRANË- I penduari i drejtësisë, 39-vjecari Artan Tafani,i clili me deklarimet e tij çoi policinë në zbardhjen e 18 ngjarjeve kriminale dhe lëshimin e 16 urdhërarresteve, është marrë serish një pyetje nga hetuesit. Tafani së fundmi pretendon se Haxhiu është porositës i 6 vrasjeve, 2 nga të cilat në Greqi. Ndër ekzekutimet e rrëfyera, ku vetë Artan Tafani ka marrë pjesë është dhe ajo e Alban Semakut ndodhur në Tetor të 2021 në Peqin.

    Tv Klan ka siguruar një pjesë të dëshmisë së 39-vjeçarit, ku ai tregon se si u krye vrasja e Semakut i njohur edhe si Elton Mermali.

    Pjesë nga dëshmia:

    Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë. Mermali ka pranuar. Atë mbrëmje kam shkuar me makinë tek lagjja e tij për ta marrë. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pas koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për t’u siguruar që kishte vdekur.

    Deri tani me rrëfimet e tij në pranga janë vunë 12 persona ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim. Mes personave që ai akuzon se organizator dhe pjesëmarrës është Laert Haxhiu, i cili aktualisht ndodhet në burg në Greqi.

  • Kë po kërkojnë? Policia dhe FNSH aksion “blic” në Vlorë

    Kë po kërkojnë? Policia dhe FNSH aksion “blic” në Vlorë

    Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po zhvillojnë një aksion blic në Vlorë.

    Sipas informacioneve paraprake, ata po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit.

    Në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj.

    Kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë.

    Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende inforacione për të shoqëruar apo të ndaluar.

  • Zjarri ktheu dsmën në ferr me 114 viktima/ Rrëfehet çifti: Njerëzit ulërinin! Kapa gruan dhe fillova ta tërhiqja zvarrë

    Zjarri ktheu dsmën në ferr me 114 viktima/ Rrëfehet çifti: Njerëzit ulërinin! Kapa gruan dhe fillova ta tërhiqja zvarrë

    Revan, 27 vjeç, dhe nusja, Haneen, 18 vjeç, i mbijetuan zjarrit, i cili filloi brenda një sallë të mbushur plot me dasmorë në Qaraqosh, në provincën Nineveh të Irakut verior, ku humbën jetën 114 persona dhe 150 të tjerë u plagosën. Dyshja pas katstrofës në ditën më të lumtur të jetës së tyre kanë thënë për Sky News se janë “të vdekur brenda” pas tragjedisë.

    Revan tha se ai humbi 15 anëtarë të familjes së tij në zjarr, duke shtuar se nusja e tij “nuk mund të flasë” pas humbjes së 10 të afërmve të saj, përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Në gjendje kritike është edhe babai i saj.

    “Është e vërtetë që ne jemi ulur këtu përballë jush të gjallë. Por brenda ne kemi vdekur. Jemi të mpirë. Ne jemi të vdekur brenda,” tha ai.

    Ngjarja ndodhi teksa çifti ishte gjatë kërcimit dhe papritur pati një ndërprerje të energjisë dhe, siç tregon 27-vjeçarui kur u kthye rryma ai “pa zjarr” në tavan. Pikërisht atëherë njerëzit filluan të “ulërinin” dhe të “iknin”. Duke përshkruar se si rrodhën ngjarjet, ai tha se dy fishekzjarre të vogla u ndezën ndërsa ata filluan të kërcejnë, pasuar nga katër të tjerë disa minuta më vonë. Ai vazhdoi të përshkruante ndihmën që i dha gruas së tij, e cila nuk mund të ecte për shkak të fustanit të saj të nusërisë.

    “Unë e kapa gruan time dhe fillova ta tërhiqja zvarrë. Vazhdova ta tërhiqja zvarrë dhe të përpiqesha ta nxirrja nga hyrja e kuzhinës. Ndërsa njerëzit po iknin, njerëzit po e shkelnin. Këmbët e saj janë të plagosura,”-tregoi Revan.

    Në fund të rrëfimit fatkeqësia do të thotë se ata nuk mund të qëndrojnë më në vendlindjen e tyre.

  • Videot erotike të vajzave të showbizit në telefonin e Ervis Martinaj?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta dhe zbardh detajin e rëndësishëm të aplikacionit SkyeCC

    Videot erotike të vajzave të showbizit në telefonin e Ervis Martinaj?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta dhe zbardh detajin e rëndësishëm të aplikacionit SkyeCC

    Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pasi një lajm i bujshëm ka qarkulluar në media lidhur me disa video të vajzave, personazhe të njohur televizive që qarkullojnë në rrjetet sociale.

    Hoxha thotë se nuk është i vërtetë lajmi se SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar SkyeCC ku thuhej se bëhej fjalë për telefonin e Ervis Martinajt, pasi ky aplikacion nuk perdorte video.

    Pra sipas tij telefonat që kanë përdorur këtë aplikacion nuk mund të përdornin komunikim me video si dhe gjithashtu thotë se nuk ka mundësi që videot të kenë rrjedhur nga zyrat e SPAK apo BKH-së.

    Postimi i plotë:

    Aplikacioni i kriptuar SkyeCC, nuk perdorte video.

    Nje lajm i bujshem u shpernda dje ne mbremje.

    U tha se, SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC, te nje personazhi te rendesishem te krimit te organizuar.

    Brenda ketij telefoni jane gjetur video te personazheve shume te njohur te televizioneve shqiptare dhe showbizz.

    U aludua se behet fjale per telefonat e nje personazhi shume te njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn.

    Nje sugjerim,

    se pari: Telefonat qe kane perdorur aplikacionin e kriptuar skyeCC, nuk mund te perdornin komunikim ne video, madje nuk mund te benin transferim videosh nga nje telefon ne tjetrin.

    Pra, keto video qe aludohet se jane gjetur ne telefonin skyeCC, thjeshte nuk mund te gjenden ne keto lloj paisjesh, pasi ky aplikacion nuk e lejonte perdorimin apo transferimin e video-ve.

    Se dyti: Keto video nuk ka mundesi te kene “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficeret e BKH-se, pasi hetimin per zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit ne fjale behet me dije se jane dorezuar aty nga te aferm te viktimes.

  • EMRAT/ Kush janë anëtarët e familjes shqiptare që u kapën me mbi 500 kg kokainë në Selanik

    EMRAT/ Kush janë anëtarët e familjes shqiptare që u kapën me mbi 500 kg kokainë në Selanik

    Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i një familjeje shqiptare në Greqi, pasi akuzohet se ishin të përfshirë në trafikun e kokainës.

    Mësohet se në pranga ka rënë Arjan Xhafaj, 50 vjeç nga Cakrani i Fierit, kreu i grupit, Lutmira Xhafaj 42 vjec, bashkëshortja e tij, si dhe dy nipat e 50-vjeçarit, Klevis Muskaj dhe Avelino Feimaj, të cilët u arrestuan në flagrancë duke drejtuar dy automjete ku kishte kokainë. Në banesën e çiftit u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjeç nga Fieri, me shtetësi greke

    Operacioni është zhvilluar dje rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht nga ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qira. Drejtuesi i mjetit ishte 21-vjeçari Klevis Muskaj. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë.

    10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”, që drejtohej nga Feimaj. Në tentativë për t’u larguar, ky i fundit përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle.

    Pas kontrolleve në shtëpinë e çiftit, u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjeç nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

  • “Grindja ka nisur në banesë”, gazetarja e njohur zbulon detajet e bujshme të vrasjes së shqiptares nga burri: Mbi 1 vit të ndarë, por jetonin…

    “Grindja ka nisur në banesë”, gazetarja e njohur zbulon detajet e bujshme të vrasjes së shqiptares nga burri: Mbi 1 vit të ndarë, por jetonin…

    Casterlfiorentino i Firences në Itali është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë ku një 35-vjeçare me origjinë shqiptare Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb nga bashkëshorti i saj.

    Për të folur për këtë ngjarje tronditëse gazetarja Alba Kepi, e cila zbuloi disa detaje të reja.

    Ajo tha se çifti përveçse kishin probleme dhe grindje të vazhdueshme, ata edhe ishin ndarë para një viti, por vazhdonin të jetonin bashkë.

    “Dyshohet se vrasësi është bashkëshorti, pasi ai është zhdukur edhe pse po kërkohet. Ai kërkohet në të gjithë territorin e Toskanës dhe në të gjithë Italinë. Shkak për këtë krim mendohet të jetë xhelozia, grindjet që ky çift kishte prej kohësh. Fakti është se ata kishin mbi një vit që ishin ndarë, por vazhdonin të jetonin në të njëjtën banesë, herë bashkëshorti vinte dhe herë nuk vinte në shtëpi, por asnjëherë nuk e kishte pranuar kërkesën e Klodianës për t’u ndarë”,-tha gazetarja.

    Ajo shtoi se Kodiana është gruaja e psetë që është vrarë në Itali nga një i afërm pasi edhe në raste të tjera ato janë vrarë o bashkëshorti, o nga vëllai, o nga babai.

    “thuhet se grindja ka nisur fillimisht në banesë, por për t’u ndier e sigurt ajo ka zbritur në rrugë dhe aty ka ndodhur gjithçka. Dëshmitarët e parë tregojnë se është një ekzekutim i menjëhershëm pasi plumbi e ka marrë menjëherë në fyt dhe pse janë përpjekur ta ndihmojnë nuk ia kanë dalë dot”,-tha gazetarja Alba Kepi.

  • Zbardhen detajet tronditëse, ja si nisi zjarri që i mori jetën 113 dasmorëve

    Zbardhen detajet tronditëse, ja si nisi zjarri që i mori jetën 113 dasmorëve

    Të paktë 113 njerëz humbën jetën dhe 150 të tjerë u lënduar si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një dasmë në veri të Irakut.

    Pamje të reja të tragjedisë së ndodhur në Al-Hamdaniya në provincën veriore të Irakut, Nineveh, mbrëmjen e 26 shtatorit tregojnë se gjithçka nis pas vallëzimit të çiftit në pistën e një lokali luksoz ku fishekzjarret e ndezura për këtë moment i kanë vënë flakën tavanit të lokalit duke shkrumbuar më tej çdo gjë.

    Autoritetet irakiane thanë se panelet e parafabrikuara brenda sallës ku u mbajt dasma ishin “tejet të djegshme dhe nuk i përmbushnin standardet e sigurisë”.

    Panelet, të cilat përmbanin plastikë, lëshuan gazra toksike pas djegies, thanë ato.

    “Disa pjesë të tavanit ranë si pasojë e zjarrit, për shkak të materialit të lirë dhe tejet të djegshëm”, sipas autoriteteve.

    Rania Waad, një mysafire në dasmë, e cila pësoi djegie në dorë, tha se ndërsa dhëndri dhe nusja “po vallëzonin dalëngadalë, fishekzjarrët filluan të preknin në tavan dhe se tërë sallën e mori flaka”.

    “Ne nuk mund të shihnim asgjë. Na zihej fryma dhe nuk dinim si të dilnim jashtë sallës”, tha 17-vjeçarja.

  • “Të çojnë në det…”! Eksperti zbulon dy pistat e zhdukjes së Ervis Martinajt: Kurthi, vajza dhe skafi…

    “Të çojnë në det…”! Eksperti zbulon dy pistat e zhdukjes së Ervis Martinajt: Kurthi, vajza dhe skafi…

    Ervin Karamuço, profesor dhe ekspert i njohur i Kriminologjisë, ka treguar dy pistat kryesore në të cilat janë zhvilluar hetimet e Policisë së Shtetit vitin e kaluar kur u njoftua zhdukja e Ervis Martinaj.

    Biznesmeni i basteve ka humbur gjurmët prej datës 9 Gusht 2022. I ftuar në emisionin “Top Story”, Karamuço ka treguar se në bazë të informacioneve dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit, hetimet janë përqendruar në dy pista të cilat të dyja përfundojnë në det.

    “Hetimet që janë bërë vjet, që t’i themi gjërat, tani ka ikur çik koha. Hetimet që janë bërë vjet nga Policia e Shtetit, me disa informacione edhe të SHISH, kanë qenë më të shumta se ky person ka ikur përmes Durrësit, ku është pritur fillimisht nga një femër, e ka çuar në një shtëpi dhe pastaj që aty humbet të gjitha gjurmët.

    Mund të ketë vajtur në Golem, ka marrë një motorskaf, ka vajtur në një anije në radë (zona portuale ku qëndrojnë anijet) dhe që andej është zhdukur komplet”, ky është varianti i parë, sipas të cilët Ervis Martinaj është gjallë.

    Ndërkohë, pista e dytë sipas asaj që deklaroi profesori Ervin Karamuço përfundon përsëri në det, por në këtë rast biznesmeni i basteve mund të mos jetë gjallë. Duke ju referuar hetimeve, ai tha se Martinaj mund të jetë vrarë në Vlorë dhe është hedhur në mes të detit.

    “Ose, varianti i dytë është që mbasi është zhdukur në Durrës, ka ardhur një furgon nga Vlora, e ka marrë dhe e kanë çuar në Vlorë. Aty pastaj është ekzekutuar dhe ndodhet në det. Këto janë dy mundësitë që ka sot aktualisht, por as njëra e as tjetra nuk është e provuar sepse nuk gjetet asnjë lloj prove”, u shpreh Ervin Karamuço.

  • Paratë e drogës pastrohen në ndërtim, Artan Hoxha publikon fotot: Tirana asnjë dallim nga Bogota, Medellin apo Guayaquil

    Paratë e drogës pastrohen në ndërtim, Artan Hoxha publikon fotot: Tirana asnjë dallim nga Bogota, Medellin apo Guayaquil

    Gazetari Artan Hoxha ka dhënë alarmin sa i takon pastrimit të parave të drogës në ndërtime. Ai ka publikuar në rrjetet sociale foto të Tiranës dhe të disa kryeqyteteve të vendeve të Amerikës Latine, të cilat njihen për kokainën dhe bandat famëkeqe. Sipas gazetarit nuk ka asnjë dallim mes kryeqytetit tonë dhe këtyre vendeve.

    “Tirana, Bogota, Medellin, Guayaquil…

    Ore identike, sikur i ka pjelle e njejta mendje… Sikur i ka projektuar i njëjti arkitekt… Sikur i kane ndërtuar te njejtet ”mbreter” te betonit… Sikur i kane ideuar, lejuar dhe legalizuar te njëjtët makutër të pushtetit….

    Ne fund te fundit, pse te mos ngjajnë si dy pika uji??!! A nuk janë narko-qytete, ku gëlon paraja e narkotrafikut global???!!!!”, shkruan ai.

  • “Zemra ime ti”, çfarë i shkruante Alfredi bashkëshortes para se ta vriste, detaje të reja nga ngjarja (Foto)

    “Zemra ime ti”, çfarë i shkruante Alfredi bashkëshortes para se ta vriste, detaje të reja nga ngjarja (Foto)

    Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi shqoërinë shqiptare mbrëmjen e djeshme, ku burri vrau gruan. Ngjarja e rëndë ndodhi në një familje shqiptare në Itali, ku Klodiana Vefa 35-vjeç, dyshohet së është vrarë nga bashkëshorti i saj 45-vjeç.

    Sipas mediave italaine dyshimet kanë rënë mbi bashkëshortin, pasi ai nuk hap as telefonin, dhe nuk dihet se ku ndodhet, për këtë arsye është shpallur në kërkim.

    Shkak i këtij krimi të rëndë dyshohet të jetë bërë xhelozia.

    Çifti i cili ka dy fëmijë përkatësisht të moshave 14 dhe 17 vjeç ishte në proces divorci, pasi Alfredi kishte kohë që bashkëjetonte me një grua tjetër, megjithatë i vijonte të ishte i fiksuar mbas Klodianës.

    Klodiana ka ndarë detaje më herët nga jeta e saj në rrjetin social instagram, ku mes postimeve gjenden dhe kujtime me Alfredin i cili kishte një tatuazh dedikuar gruas së tij “në zemrën time je vetëm ti amore”.

    Ndërkohë dhe 35-vjeçarja nuk i kishte fshirë fotot me partnerin, pavarësisht situatës kohët e fundit.