Category: Lajme

  • I vranë babanë para syve, historia si nëpër filma e të penduarit Artan Tafani! U betua se do merrte hak. Si u lidh me Laert Haxhinë

    I vranë babanë para syve, historia si nëpër filma e të penduarit Artan Tafani! U betua se do merrte hak. Si u lidh me Laert Haxhinë

    Vonë është njohur me emrin Artan Tafani. Sa ishte i mitur, të gjithë në Lushnjë e thërrisnin Marjus i Bashkimit. Deri kur u largua bashkë me nënën e tij, për të jetuar në jug të vendit. I penduari i drejtësisë, vjen nga një jetë traumash.

    Në 97-n, në lokalin e tyre, tip bilardo, në Stan Karbunarë të Lushnjës, Marjusit, apo Artanit të sotëm, një pendito që rrëfeu bandën e Laert Haxhiut, dhjetra krime, midis tyre 6 vrasje të bujshme, i vranë të atin para këmbëve të tij. Jo më shumë se 10 vjeç, autorët, atëkohë besohej të ishin nga zona e Elbasanit, ish shokë burgu me viktimën Bashkim Tafanin, e kursyen Marjusin.

    “Ai u betua, do të merrte hakun e babait”, thotë një mik i familjes së tij. “Mori goditje, e ëma u detyrua ta merrte me vete, dhe të largohen nga Lushnjë në jug, tek familjarët e saj”, shton ai.

    Sot besohet që falë Tafanit, apo Marjusit që u betua për hakun e babait, u zbardhën krimet të rënda, 12 persona u arrestuan, 4 të tjerë po kërkohen. Për më tepër, Laert Haxhiu, edhe ai një ish fëmijë që i dogjën shtëpinë në 97-n dhe i vranë nipin Bledar Haxhiun, armik me Aldo Baren, u zbulua si kreu u bandës me 15 anëtarë, ekzektues dhe porositës vrasjesh. Duket se miqësia mes tyre u vendos rreth vitit 2010, kur Tafani u rikthye përsëri në Lushnjë.

    Nga ajo kohë deri tek grabitja e rreth 40 mijë eurove në një Exchange në Astir, në 24 qershor, çdo gjë shkonte mire. Gjurmët e AND gjetur në vendin e ngjarjes, vunë në lëvizje hetuesët, jo vetëm për ta futur Tafanin në kafaz. “Nuk është fort i besueshëm, ka folur shumë, por ne po punojmë, të gjejmë prova për to”, tregon një burim, shkruan Report Tv.

    Makina e gjetur e vjedhur në garazhin e bashkëpunëtorit të tij pas zbardhjes së grabitjes dyshohet se do përdorej në ngjarje të tjera kriminale. Ai u shpall në kërkim 3 ditë më pas, kur u identifikua nga kamerat e sigurisë të garazhdit, ku la rrobat që përdori në krim. Pronari Enio Meçaj u arrestua. Tafani fillimisht lëvizi me biçikletë, më pas humbi gjurmët me taksi.

    Me një dokument grek të falsifikuar i shmangej kapjes. Por krahu i armatosur i Laert Haxhiut u arrestua nga forcat operacionale të Tiranës mu pikërisht aty ku dhe nisi jetën e krimit, në Lushnjë. Marjus Tafani u kap një hotel përballë Savrës, në autostradën Lushnjë-Fier.

    Tentoi rezistencë, por u rrethua shpejt. Menjëherë pas arrestimit u përball me fakte që e tronditën. Atij iu tha se ishin gjetur prova të pakundërshtueshme, jo vetëm për grabitjen në Astir, por edhe për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin, pamje filmike të tij dhe targat e një mjeti. Përballë tyre Tafani u dorëzua dhe nisi rrëfimin që i bëri entuziast hetuesit. 39-vjeçari me vete mbante edhe një pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, rreth 200-euro dhe 3 aparate celularë.

    “Ishte i shkathët dhe paranojak, armën e mbante gjithnjë gati”, thotë i njëjti burim për Tafanin, që aktualisht sot, pavarësisht statusit “i Penduar”, akuzohet për 19 krime, vrasje, tritol, kanosje, e grabitje.

  • Çfarë po ndodh? Bie në pranga familja shqiptare në vendin fqinj, zbulohet arsyeja

    Çfarë po ndodh? Bie në pranga familja shqiptare në vendin fqinj, zbulohet arsyeja

    Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane, kanë goditur një grup kriminal të përbërë nga një familje shqiptare dhe kanë sekuestruar 585 kg dhe 208 gram kokainë, të ndarë në 500 pako.

    Policia greke ka tentuar të ndalojë dy automjete në zonën e Agia Triada dhe Neo Epivaton.

    Një nga automjetet ka ndaluar, ndërsa tjetri ka tentuar të largohet duke u përplasur me një makinë policie dhe më pas me gardhin e një ndërtese, pa pasur dëme në njerëz. Të dyja mjetet rezultojnë të marra me qira.

    Brenda dy mjeteve dhe në një banesë, u sekuestruan 500 pako me 585 kg e 208 gram kokainë, 7440 euro, 7 celularë, detektor metalik dhe objekte të tjera. Është arrestuar kreu i grupit, një shtetas shqiptar 50 vjeç, i cili trafikonte kokainë nga Amerika Latine për shpërndarje në Greqi dhe Europë. Është arrestuar bashkëshortja e tij, 42 vjeçe dhe dy nipat e tij 33 dhe 21 vjeç si dhe një grek 35 vjeç.

    50-vjeçari i cili ka lindur në Shqipëri por ka dhe dokumente greke, është person pa precedentë në Greqi.

  • “Ajo ishte fantastike! Ky lajm na shkatërroi”, çfarë shkruan kryebashkiaku i Castelfiorentino për Klodiana Vefën, 35-vjeçaren shqiptare që u vra në mes të rrugës me plumb në kokë

    “Ajo ishte fantastike! Ky lajm na shkatërroi”, çfarë shkruan kryebashkiaku i Castelfiorentino për Klodiana Vefën, 35-vjeçaren shqiptare që u vra në mes të rrugës me plumb në kokë

    Vrasja e 35-vjeçares shqiptare, Klodiana Vefa në Itali nuk ka tronditur jo vetëm familjarët e saj dhe komunitetin shqiptar, por edhe atë italian. Kryebashkiaku i komunës Castelfiorentino Alessio Falorni, e konsideron të papranueshëm faktin që edhe sot vijon të ushtrohet dhunë ndaj femrës e deri në marrjen e jetës së saj.

    “Ajo ishte një vajzë fantastike, të cilën e njihja mirë personalisht dhe e donin të gjithë. Ky lajm na shkatërroi”, kështu shkruante sot në Facebook, kryebashkiaku i Castelfiorentino (Firence) Alessio Falorni në lidhje me vdekjen e Klodiana Vefa, 35-vjeçares shqiptare e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri në rrugë, mbrëmjen e të enjtes.

    Duke ngushëlluar familjen dhe fëmijët që Klodiana la pas, kryebashkiaku njoftoi se: “Castelfiorentino do të shpallë dy ditë zie në qytet, e flamujt do të ulen në gjysmështizë. Do të anulohen demonstratat publike si dhe do t’u kërkohet shkollave të flasin me studentët për temën e dhunës ndaj grave.”

    Kjo e fundit vjen për shkak të dyshimeve se vrasja e 35-vjeçares shqiptare mund të jetë kryer nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ëshët aktualisht në kërkim.

    “Do të shpallim sot në mbrëmje, me pjesëmarrjen e shoqatave, një kortezh me qirinj në të cilin ftoj qytetarët të marrin pjesë, për një qëndrim kolektiv kundër këtij fenomeni të tmerrshëm barbar, fatkeqësisht kaq i shpeshtë edhe në kohët tona, dhe për të kujtuar Klodianën me dashurinë tonë. Ne nuk dorëzohemi para tmerrit”, shkruan Falorni.

    Klodiana Vefa ishte ndarë nga bashkëshorti i saj shqiptar, me të cilin kishte dy fëmijë që tani janë 17 dhe 14 vjeç./ Corriere della Sera

    ***

    Sipas hetimeve, një burrë po e priste viktimën në rrugë dhe më pas e ka qëlluar me plumb në kokë. Nuk dihet nëse mes autorit dhe viktimës ka pasur ndonjë debat përpara krimit. Policia italiane ka shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e viktimës, Alfred Vefa dhe janë marrë pyetje dy fëmijët e saj, djali 17-vjeçar dhe vajza 14-vjeçe.

    Njëri prej fëmijëve ka treguar se ka pasur debate të vazhdueshme mes prindërve të tyre. Megjithatë, rezulton se Klodiana Vefa s’ka bërë asnjë denoncim ndaj tij. Policia vendosi postblloqe në rrugë dhe kërkimet për gjetjen e autorit u shtrinë jo vetëm në Valdelsa, por edhe përgjatë rrugës që shkon nga Castelfiorentino në Siena dhe gjithashtu drejt Firences. Karabinierët kanë kontrolluar edhe shtëpitë e braktisura, por deri tani s’kanë arritur në gjurmët e autorit.

    Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino. Ajo u vra pak metra larg shtëpisë ku jetonte me fëmijët e saj.

    Karabinierët gjetën në rrugë dy gëzhoja, por arma nuk u gjet, pasi vrasësi e mori me vete në momentin që u largua me makinë.

  • Baba për herë të parë në moshën 59-vjeçare/ Rrëfehet epidemiologu shqiptar: Nga gruaja e parë u divorcova sepse…

    Baba për herë të parë në moshën 59-vjeçare/ Rrëfehet epidemiologu shqiptar: Nga gruaja e parë u divorcova sepse…

    Mjeku shqiptar Skënder Murtezani i cili është bërë baba në moshën 59-vjeçare, ka qenë në një lidhje me Skype në “Shqipëria Live”, ku tregoi emocionet dhe eksperiencën e tij.

    Ai jeton në Amerikë, ku ushtron edhe profesionin e tij si epidemiolog. I pyetur se pse mori vendimin që të bëhej baba në një moshë kaq të vonshme, Skënder Murtezani u shpreh se në martesën e parë nuk patën fëmijë sepse ish-bashkëshortja e tij nuk dëshironte. Ajo ishte e kënaqur me jetën që bënte dhe kjo ishte dhe arsyeja kryesore pse u ndanë. Epidemiologu shprehet se ka një respekt të madh për të, por ai duhet të vazhdonte jetën që dëshironte, të krijonte një familje me fëmijë.

    Epidemiologu tregon se pasi u nda, u njoh me Linditën nga Korça, të cilët u martua dhe kanë sjellë në jetë një djalë i quajtur Bersantin.

    “Linda kishte një lindje të vështirë, por të vlefshme për të dy ne, jemi lidhur shumë me Bersantin dhe është shumë i veçantë. Ndoshta kam bërë të mira në këtë jetë, që Zoti ma solli në jetë fëmijë të tillë dhe i uroj shumë shëndet. Të gjitha sukseset që kam pasur qoftë në sport kur isha i ri, pastaj më vonë me profesionin, me masterin që mora, isha entuziast por 50% u plotësova, por lindja e djalit plotësoi dhe 50% tjetër, që ishte një gjë shumë e madhe. Inkurajoj të gjithë që të mos e mendojnë dy herë njerëzit të lindin fëmijë”, u shpreh ai.

    I pyetur nëse është i shqetësuar se çfarë do ndodhë me fëmijën pas 10-20 vitesh kur ai të moshohet, doktori shprehet se çdo fëmijë e ka fatin e vetë dhe nuk duhet nisur me këtë ide. Madje ai është tepër aktiv me sportin dhe përpiqet të kujdeset mirë për veten e tij që të jetë në gjendje të merret me të birin dhe të jetë në formë.

  • I fshehur poshtë shtratit, momenti i arrestimit të Artan Tafanit (Video)

    I fshehur poshtë shtratit, momenti i arrestimit të Artan Tafanit (Video)

    Ky është momenti i arrestimit të Artan Tafanit, 39-vjeçari i cili me deklarimet e tij çoi policinë në zbardhjen e 18 ngjarjeve kriminale, 6 prej të cilave vrasje të bujshme. 2 nga këto vrasje janë regjistruar në Greqi dhe 4 në Elbasan, Korçë, Lushnje e Tepelenë.

    Në pamjet e siguruara nga Klan News, tregohet momenti kur Tafani neutralizohet nga forcat e policisë. Siç duket në këto pamje, ai u gjet i fshehur poshtë shtratit në një hotel në autostradën Lushnjë-Fier. Me vete iu gjet pistoletë, para e dokumente false.

    I arrestuar pak ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi akuzohet si autor i grabitjes me dhunë i një pike të këmbimit valutor në zonën e Astirit në muajin qershor të këtij viti, Tafani shfaqi pendesë dhe rrëfeu krimet e kryera gjatë viteve 2021-2023, duke implikuar 15 persona të tjerë.

    11 prej tyre u vunë në pranga mes të cilave dhe një vajzë, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

    Mes personave për të cilin u lëshua një urdhër arresti, është dhe Laert Haxhiu, një emër i njohur i botës së krimit, që aktualisht ndodhet në burg në Greqi, pasi është dënuar me 18 vjet burg për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Lushnje në vitin 2017.

    31-vjeçari sipas deklarimeve të Artan Tafanit, ka patur rolin e organizatorit kryesor, por edhe si pjesëmarrës në ngjarjet kriminale të zbërthyera./tvklan.al

  • Vrasja e Klodiana Vefës, kush është burri që e qëlloi me plumb në kokë, flet shoqja: Ishte i frikshëm

    Vrasja e Klodiana Vefës, kush është burri që e qëlloi me plumb në kokë, flet shoqja: Ishte i frikshëm

    Klodiana Vefa, 35-vjeç me origjinë nga Shqipëria, u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e djeshme në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali.

    Krimi ndodhi në rrugën via Galvani, pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes.

    I dyshuari kryesor për ngjarjen është ish-bashkëshorti i viktimës, Alfred Vefa, të cilin policia e ka shpallur në kërkim.

    35-vjeçarja kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me burrin dhe ishin distancuar nga njëri-tjetri kohët e fundit.

    Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino, ku jetonte prej kohësh.

    Në një prononcim për mediat lokale, shoqja e viktimës tha se bashkëshorti i Klodianës ishte një person i frikshëm, i cili ushtronte mbi të dhunë të fortë psikologjike.

    “Ai ushtroi dhunë të fortë psikologjike. Ajo, gjithnjë e buzëqeshur, ndryshonte plotësisht kur ishte me të. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm. Por ajo kurrë nuk e kishte denoncuar atë. Zgjati shumë. Nuk e di pse ra dakord për takimin e fundit. Këtë nuk duhet ta bënte kurrë. Ai kishte filluar një jetë të re”, tha shoqja.

  • Kurthi nga një vajzë apo hedhja në det, Ervin Karamuço zbulon pistat kryesore të zhdukjes pa gjurmë të Vis Martinajt

    Kurthi nga një vajzë apo hedhja në det, Ervin Karamuço zbulon pistat kryesore të zhdukjes pa gjurmë të Vis Martinajt

    Mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Story në Top Channel u diskutua zbardhja e 6 vrasjeve nga policia me ndihmën e të të penduarit, Artan Tafani.

    Në diskutim ishte dhe eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, që tregoi pistat kryesore të zhdukjes së Ervis Martinajt.

    “Dëgjova sot kreun e Prokurorisë së Posaçme, i cili kur u pyet mbi Ervis Martinajn, dhe ajo që ai u përgjigj ishte diçka shumë fluide.

    Dimë por nuk kemi të dhëna etj, etj. Sepse normalisht po nuk pate profil ADN-je në rastin më të keq dhe një foto me datat aktuale nëse është i gjallë, nuk thua dot asgjë as për njërin fat, as për tjetrin.

    Por hetimet që janë bërë vjet nga policia e Shtetit, me informacione të Shërbimit Informativ të Shtetit, kanë qenë më së shumti, se dy janë mundësitë. Ose ky person ka ikur nëpërmjet Durrësit, ku është pritur nga një femër e pastaj ka ikur në Golem, e pastaj me një motoskaf ka shkuar në një anije në Radë, e që prej aty më pas është zhdukur.

    Ose varianti i dytë është që nëse është zhdukur në Durrës, ka ardhur një furgon nga Vlora, dhe më pas nga aty është çuar në Vlorë e kanë ekzekutuar dhe e kanë hedhur në det. Pra këto janë të dy mundësitë, por asnjëra e as tjetra nuk është provuar se nuk ka asnjë lloj prove as për një version as për tjetrin,” tha Karamuço.

  • Kurthi nga një vajzë apo hedhja në det/ Pistat kryesore të ZHDUKJES së Ervis Martinajt

    Kurthi nga një vajzë apo hedhja në det/ Pistat kryesore të ZHDUKJES së Ervis Martinajt

    Këto janë të dy mundësitë, por asnjëra e as tjetra nuk është provuar se nuk ka asnjë lloj prove as për një version as për tjetrin
    brëmjen e djeshme në emisionin Top Story në Top Channel u diskutua zbardhja e 6 vrasjeve nga policia me ndihmën e të të penduarit, Artan Tafani.

    Në diskutim ishte dhe eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, që tregoi pistat kryesore të zhdukjes së Ervis Martinajt.

    “Dëgjova sot kreun e Prokurorisë së Posaçme, i cili kur u pyet mbi Ervis Martinajn, dhe ajo që ai u përgjigj ishte diçka shumë fluide.

    Dimë por nuk kemi të dhëna etj, etj. Sepse normalisht po nuk pate profil ADN-je në rastin më të keq dhe një foto me datat aktuale nëse është i gjallë, nuk thua dot asgjë as për njërin fat, as për tjetrin.

    Por hetimet që janë bërë vjet nga policia e Shtetit, me informacione të Shërbimit Informativ të Shtetit, kanë qenë më së shumti, se dy janë mundësitë. Ose ky person ka ikur nëpërmjet Durrësit, ku është pritur nga një femër e pastaj ka ikur në Golem, e pastaj me një motoskaf ka shkuar në një anije në Radë, e që prej aty më pas është zhdukur.

    Ose varianti i dytë është që nëse është zhdukur në Durrës, ka ardhur një furgon nga Vlora, dhe më pas nga aty është çuar në Vlorë e kanë ekzekutuar dhe e kanë hedhur në det. Pra këto janë të dy mundësitë, por asnjëra e as tjetra nuk është provuar se nuk ka asnjë lloj prove as për një version as për tjetrin,” tha Karamuço.

  • Atentati ndaj babë e bir, policia zbardh ngjarjen: RENEA në kërkim të autorit në zonat e thella të Dukagjinit

    Atentati ndaj babë e bir, policia zbardh ngjarjen: RENEA në kërkim të autorit në zonat e thella të Dukagjinit

    Policia ka zbardhur detaje nga atentati ndaj baba e bir në Dukagjin, ku hunbi jetën 73-vjeçari Zef Guri dhe u plagos rëndë djali i tij, Gjin Guri. Sipas policisë, dyshohet të shkak janë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme me palën e dëmtuar, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.

    Autori i dyshuar është identifikuar Gj. G., i cili është shpallur në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

    Për kapjen e shtetasit Gj. G., janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine. Aktualisht vijojnë kontrollet në zonat e thella të Dukagjinit.

    Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 më 27 shtator, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, teksa baba e bir po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës.

    Njoftimi i policisë:

    Jam sot këtu, për të komunikuar me ju dhe nëpërmjet jush, me qytetarët, mbi punën e strukturave hetimore të DVP Shkodër, për zbardhjen e rrethanave, dokumentinim ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve, në lidhje me disa ngjarje kriminale të ndodhura kohët e fundit, në qarkun Shkodër, por edhe për punën voluminoze të bërë nga Policia vendore, në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërive dhe fenomeneve kriminale.

    Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka ngritur grupe të posaçme hetimore dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

    -Si rezultat i angazhimit dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave policore, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2023, në rrethinat e Shkodrës, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza.

    Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është bërë i mundur dokumentimi i kësaj ngjarjeje, për të cilën është arrestuar 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

    -Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, kreu një sërë veprimesh në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Gj. G., i cili është shpallur në kërkim nga DVP Shkodër edhe për vepra të tjera penale.

    Motivet e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme me palën e dëmtuar, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.

    Për kapjen e shtetasit Gj. G., janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine. Aktualisht vijojnë kontrollet në zonat e thella të Dukagjinit.

    -Ndërkohë, në Malësi të Madhe, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 27.09.2023, ku rreth orës 21:50, u plagos me armë zjarri shtetasi E.G., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit në kohë të shërbimeve policore dhe veprimeve hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar, shtetasve I. B. dhe S. B. (babë e bir), për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

    Në kuadër të parandalimit, mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti midis dy shtetasve. Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë u vu në pranga shtetasi A. L., 39 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në përdorim nga shtetasi E. P. Në momentin e arrestimit, 39-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

    Grupet e posaçme hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve kriminale.

    Pavarësisht këtyre ngjarjeve, dua të bëj me dije se përgjatë 9-mujorit të këtij viti ka një ulje domethënëse të veprave penale kundër personit, konkretisht:

    Kanë ndodhur 5 vrasje në krahasim me 9 vrasje të ndodhura gjatë 9-mujorit të vitit 2022, si dhe 3 raste të vrasjeve të mbetura në tentativë, në krahasim me 10 vrasje të mbetura në tentativë gjatë 9-mujorit të vitit 2022.

    Krahas punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë megaoperacionin antikanabis “Alpe të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin janë angazhuar qindra shërbime policore të DVP Shkodër, të FNSH-së dhe të Repartit Special “RENEA”, si dhe dhjetëra dronë të cilësisë së lartë.

    Theksoj faktin se gjatë këtij viti, ky fenomen ka pësuar goditje sasiore dhe cilësore, jo vetëm nëpërmjet operacionit të koduar “Alpe të pastra”, por dhe nëpëmjet goditjeve që në gjenezë, në fazën e tentativës për kultivim të fidanëve në kubikë.

    Falë këtij përkushtimi, deri tani janë gjetur dhe asgjësuar 196 742 bimë dhe fidanë kanabisi, 41 883 prej tyre fidanë në kubikë, duke i shkaktuar ekonomisë kriminale, një dëm prej miliona eurosh.

    Janë referuar 132 raste kultivimi, me 71 autorë të proceduar penalisht. Aktualisht po vijon faza finale e kontrollit të territorit.

    Në drejtim të zbatimit të masave të parashikuara në paketën e re të sigurisë në shkolla, nga komisariatet e Policisë në varësi të Drejtorisë Vendore janë marrë masa për të gjitha shkollat, në bashkëpunim me stafet pedagogjike dhe me oficerët e sigurisë, për vendosjen e perimetrit të sigurisë.

    Vijon puna intensive, bazuar dhe në inteligjencën policore, për identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Një javë më parë është goditur një rast i tentativës për të shitur lëndë narkotike në perimetrin e sigurisë së një shkolle të mesme, nga një 21-vjeçar, i cili është vënë në pranga.

    Gjithashtu, në drejtim të goditjes ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjatë muajit shtator, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe goditur 16 raste të kësaj veprimtarie kriminale, në territorin e qarkut Shkodër, duke synuar gjithmonë shpërndarësit afër institucioneve arsimore, në lokale ose në lagje të ndryshme.

    Dua të siguroj qytetarët e qarkut Shkodër, se strukturat e Policisë që operojnë në këtë qark janëtë angazhuara maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmëritë në cilëndo fushë që ato shfaqen. Në këtë kuadër dua të ftoj edhe njëherë qytetarët që të jenë në krah të Policisë, të besojnë te ajo dhe të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, duke qenë se ata janë aleati ynë më i çmuar, pa besimin dhe mbështetjen e të cilëve puna jonë do të jetë përherë e cunguar.

    Për të ndërtuar një ambient më të sigurtë nuk mjafton vetëm puna e Policisë, por janë të domosdoshme reagimi, bashkëpunimi dhe kontributi i qytetarëve që zbatojnë ligjin.

  • ‘’ Vrapo, mami ka vdekur’’, thirrja rrëqethëse e vajzës së vogël kur pa trupin pa jetë të Klodiana Vafës

    ‘’ Vrapo, mami ka vdekur’’, thirrja rrëqethëse e vajzës së vogël kur pa trupin pa jetë të Klodiana Vafës

    Vajza e vogël e Klodiana Vefës ishte dëshmitarja e parë e vrasjes së saj.

    Fëmijët e gjetën trupin e së ëmës të vdekur në rrugë pranë banesës. Vajza kur pa nënën e saj të shtrirë përtokë i është drejtuar të vëllait me fjalët “Vrapo, mami ka vdekur”.

    Klodiana Vefa, 35-vjeçarja shqiptare është gruaja e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugë në Castelfiorentino pak hapa larg Firences.

    Ajo kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç. Prej disa kohësh ishte në Itali dhe kishte një leje qëndrimi të rregullt.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ku është qëlluar me një plumb në kokë. Dyshimet janë se autori i ngarjes është ish-bashëshorti saj, Alfred Vefa.