Category: Lajme

  • Rrëfimet TRONDITËSE të të penduarit/ ZBËRTHEHEN vrasjet: Zyrtarë të PËRFSHIRË në..

    Rrëfimet TRONDITËSE të të penduarit/ ZBËRTHEHEN vrasjet: Zyrtarë të PËRFSHIRË në..

    Sfida e policisë shqiptare tani është të gjejë prova, pavarësisht fjalëve të të penduarit

    ër të folur mbi më shumë detaje mbi takimit të djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani, me gazetarët e kronikës së zezë, ishte gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për emisionin Breaking.

    Sipas gazetares Hoxha, pritet që këto çështje t`i kalojnë Gjykatës së Posaçme, pasi bëhet fjalë për një sërë vrasjesh mbi të cilat u hodh dritë nga i penduari Artan Tafani.

    “Pasi Tafani ka folur, familja e tij është marrë në mbrojtje përveç së motrës që jeton në Greqi. Kjo ishte paketa që ofron policia pasi një person merr statusin e të penduarit. Ata merren në mbrojtje që t`u garantohet jeta.

    Edhe Klea Gjata është person i dyshuar në këtë çështje, por nuk kam info se nga kanë ardhur kërcënimet.

    Që dikush të marrë statusin e të penduarit, është një punë që duhet përgëzuar.

    Sfida e policisë shqiptare tani është të gjejë prova, pavarësisht fjalëve të të penduarit për ato krime të cilat policia i bëri publike në konferencë për shtyp,” tha Hoxha.

    Ndërkohë gazetarja foli edhe për bisedën e zhvilluar me kreun e SPAK, Altin Dumani.

    “Gjatë takimit informal, Dumani u tregua i kujdesshëm për të mos zbuluar detaje konkrete për çështje konkrete. Ai u kujdes për çështjet e korrupsionit, për të mos prekur punën e secilit prokuror për çështjet që janë nën hetim.

    Altin Dumani tha se përfshirja e një zyrtari të policisë dhe prokurorisë vërtetoi faktin se ka të përfshirë. Siç është dhe çështja e Metamorfozës. U zbërthye mënyra se si një grup kriminal funksiononte jo vetëm falë mbështetjes së biznesit por edhe në sajë të policisë dhe prokurorisë.

    Por pritet të zbërthehet aplikacioni SKY për surpriza të tjera, nëse në këto të dhëna ka zyrtarë të tjerë të policisë dhe botës së biznesit.

  • ‘Një ngjyrë, një besim, një gjak’/ Mediat ruse mbështesin Serbinë pas sulmit në Kosovë

    ‘Një ngjyrë, një besim, një gjak’/ Mediat ruse mbështesin Serbinë pas sulmit në Kosovë

    Fotot i ka publikuar në rrjete sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, për të cilën ka thënë se është “skenar i vjetër”

    jë ngjyrë, një besim, një gjak” është mbishkrimi që kanë vendosur disa media ruse në billborde, në mbështetje të Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

    Fotot i ka publikuar në rrjete sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, për të cilën ka thënë se është “skenar i vjetër”. Stradner ka paralajmëruar se ajo që u pa gjatë fundjavës së fundit në Kosovë nuk do të ndalet me kaq.

    “Pas përshkallëzimeve të fundit në Kosovë, mediat ruse shfaqin billborde në Moskë me mesazhin në mbështetje të Serbisë: “një ngjyrë, një besim, një gjak”. Është i njëjti skenar i vjetër. Ajo që pamë gjatë fundjavës nuk do të ndalet me kaq”, ka shkruar ajo në “X”.
    https://twitter.com/ivanastradner/status/1707111429319376979/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1707111429319376979%7Ctwgr%5E561c7ae7239807a4bad5d347e324e88bf13bc497%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Fkosova%2Fnje-ngjyre-nje-besim-nje-gjak-mediat-ruse-mbeshtesin-serbine-pas-sulmit-ne-kosove%2F%3Ffbclid%3DIwAR1wq5J1OAfTSq1rFrCKiRlL0ZEctfvQx9bOiPcRrrOfpLm_oDmta2MEBZw

    Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

  • “Dashuria të merr në befasi”/ Çfarë shkruante në rrjetet sociale Klodiana Vefa që u ekzekutua nga bashkëshorti në Itali

    “Dashuria të merr në befasi”/ Çfarë shkruante në rrjetet sociale Klodiana Vefa që u ekzekutua nga bashkëshorti në Itali

    Në rrjetet sociale Klodiana, në një postimi më 17 shtator në Instagram shkruan: “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë”.

    lodiana Vefa është 35-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me plumb në kokë teksa po kthehej në banesë.

    Sipas dyshimeve të para nga ana e autoriteteve të policisë mendohet se rasësi është bashkëshorti i viktimës, i identifikuar si Alfres Vefa.

    Nga informacionet e mediave italiane mësohet se viktima po kthehej nga puna për në banesë, kur u qëllua me armë zjarri për vdekje rreth orës 20:00 në fshatin Puppino.

    Në rrjetet sociale Klodiana, në një postimi më 17 shtator në Instagram shkruan: “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë”.

    Xhelozia dyshohet se mund të jetë shkak i ngjarjes. Më pak se një muaj më parë, Klodiana shkruante: “Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre”.

    Dhe në rrjetet e saj sociale komentet e bashkëshortit të saj Alfredit ishin zhdukur tashmë prej pak kohësh.

    Gjurma e fundit në faqen sociale daton në 18 prill 2022, kur ai komentoi një foto të Klaudias në shoqërinë e djalit të saj.

    Policia ka marrë në pyetje fëmijët e mitur të viktimës të moshës, 17 dhe 14 vjeç, të cilët kanë deklaruar se mes prindërve të tyre ka pasur debate të shpeshta.

    Mësohet se Klodiana Vefa dhe autori kanë debatuar para se ky i fundit ta ekzekutonte në rrugë.

  • Dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti me plumb në ballë, çfarë shkruante në rrjetet sociale Klodiana Vefa

    Dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti me plumb në ballë, çfarë shkruante në rrjetet sociale Klodiana Vefa

    Klodiana Vefa është 35-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes (28 shtator) me plumb në kokë teksa po kthehej në banesë.

    Dyshohet se autori i krimit është ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, i cili është shpallur në kërkim nga policia italiane.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në një rrugë periferike, në Castelfiorentino (jo larg Firences).

    Viktima po kthehej nga puna për në banesë, kur u qëllua me armë zjarri për vdekje rreth orës 20:00 në fshatin Puppino.

    Policia ka marrë në pyetje fëmijët e mitur të viktimës të moshës, 17 dhe 14 vjeç, të cilët kanë deklaruar se mes prindërve të tyre ka pasur debate të shpeshta.

    Mësohet se Klodiana Vefa dhe autori kanë debatuar para se ky i fundit ta ekzekutonte në rrugë.

    Ajo po kthehej nga puna për në banesë dhe vrasësi i ka bërë pritë në rrugë. Pas krimit, autori është larguar me automjet, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.

    Por çfarë shkruante ajo në rrjetet sociale

    Në një postim në 17 shtator në Instagram, ajo shkruan: “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë”.

    Xhelozia dyshohet se mund të jetë shkak i ngjarjes. Më pak se një muaj më parë, Klodiana shkruante: “Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre”.

    Dhe në rrjetet e saj sociale komentet e bashkëshortit të saj Alfredit ishin zhdukur tashmë prej pak kohësh.

    Gjurma e fundit në faqen sociale daton në 18 prill 2022, kur ai komentoi një foto të Klaudias në shoqërinë e djalit të saj.

  • Kërcënohet familja e Klea Gjatës! Flet nëna e saj: Vajza s’ka lidhje me vrasjet, e kishte frikë Leart Haxhinë

    Kërcënohet familja e Klea Gjatës! Flet nëna e saj: Vajza s’ka lidhje me vrasjet, e kishte frikë Leart Haxhinë

    Familja e 27-vjeçares Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhisë, e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit ‘Kurrës mos Harro’, është kërcënuar nga familjarët e viktimave, të vrarë nga banda e Laert Haxhisë.

    Mamaja e 27-vjeçares në një intervistë për Report Tv tha se asaj i ka shkuar në banesë nëna e një të vrari nga banda e Laert Haxhisë dhe e ka kërcënuar

    ‘Erdhi nëna e një të vrari e na kërcënoi! Vajza ime s’ka lidhje me vrasjet. Ndihem e kërcënuar’- tha ajo.

    Intervista e plotë e Shaqe Gjatës

    Në telefon me mua është sjellë mirë ai. Nuk e kam takuar kurrë! Unë e njoh si fytyrë që jepet në media. Nuk e njoh djalin vetë. Unë atë ditë që më morën vajzën unë e u gdhiva në spital me tim shoq pasi e kam të paralizuar. Vajza shkoi të marrë ilaçe në atë kohë erdhi policia. Kërkojmë Klea Gjatën. Mua me vajti mendja mos ka bërë aksident. Unë se kisha fare lidhjen. Erdhi vajza e mori policia, i thanë do të marrim në pyetje.

    Vajza me çfarë merrej?

    Kisha një dyqan rrobash në Lushnjë. Dhe mendoi do të iki në Gjermani tek motra, se i thoshte nuk nxjerr gjë me atë dyqan. Po shikonte për vende pune dhe mendoi se do të shkonte në Gjermani.

    Me Laertin sa kohë ka e lidhur?

    Unë që kur ishte 8 marsi i këtij viti që i erdhi buqetë ishte pa emër. Vajza nuk e pranoi buqetën. Se nga i gjeti numrin dhe i tha ta kam sjellë unë buqetën. I tha ta kam sjellë për shenjë respekti. Vajza tha mos u merr me mua. Kam frikë më tha ti bëj bllok. Shkëputej rrinte dy javë, por e merrte vet ajo. Për të bashkëjetuar jo e jo. Vajza vetëm një natë ka ikur nga shtëpia, 3 ditë kur ishte në Tiranë për tu kuruar. Kur ka ardhur buqeta me lule jam shtangur, tha nuk e njoh se kush është është.

    Kërcënimi nga familjarët e një të vrari

    Unë po pija kafen në një lokal lagje. Po ça faji kam unë. E ka emrin shpresa, mbiemrin nuk e di. Ka ardhur edhe këtu tek shtëpia, më tha le të fshihet sa të dojë, vajza e saj më ka vrarë djalin. Vajza ime është një engjëll nuk ka lidhje me vrasjet. Të pyesësh në gjithë Lushnjën s’ka lidhje. Vajza ime ka qenë vajzë e re ka punuar në shtëpitë e Zvicrës duke pastruar.

    Çfarë ka studiuar vajza

    Klea ka mbaruar administrim biznesi. Unë atë dritë syri kam. Vajza fle me mua. Jam tepër e shqetësuar, na ndihmo të lutem. Unë atë vajzë kam nuk ka bërë asgjë. Më ndihmo të lutëm. As nuk e ka takuar, vetëm të atin i njoh çunit! Ne kemi parë hallin tonë. Kam turp kam sedër pse ta pësoj ajo që është e drejtë. Unë e kam frikë atë më thoshte.

  • Aksident i pazakontë në Fier, i moshuari humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në varreza

    Aksident i pazakontë në Fier, i moshuari humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në varreza

    Një aksident i pazakontë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje pranë varrezave publike të qytetit të Fierit.

    Një moshuarin që po drejtonte një automjet tip “volswagen” ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në varreza.

    Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, që e ka shoqëruar të moshuarin për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

  • “Jam prej betoni dhe xhami…”! Postimet e fundit të gruas që burri e vrau në rrugë

    “Jam prej betoni dhe xhami…”! Postimet e fundit të gruas që burri e vrau në rrugë

    Një 35-vjeçare shqiptare u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në Firence, Itali. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20:00 të së enjtes.

    Viktima është Klodiana Vefa, nënë të dy fëmijëve në proces divorci me burrin. Edhe në rrjete sociale, Vefa e tregonte hapur gjendjen e saj emocionale.

    “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë” shkruante në një postim në Instagram më 17 shtator.

    “Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre” thuhej në një postim tjetër.

    “Në fund fare të gjithë themi se gjithçka do të shkojë mirë kur asnjë nga ne nuk e di çfarë fundi do të kemi” shkruante në një tjetër postim.

    Dyshohet se autori i këtij krimi është bashkëshorti Alfred Vefa. Klodiana Vefa nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Klodiana Vefa punonte si kamariere.

  • E rëndë në Vlorë/ Vetvaret e moshuara në banesën e saj

    E rëndë në Vlorë/ Vetvaret e moshuara në banesën e saj

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një e moshuar është gjetur e vetëvarur nga familjarët e saj. Sipas bluve bëhet fjalë për shtetasen L.T, rreth 75 vjeçe. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Vlorë/Informacion paraprakSot, rreth orës 07:55, në fshatin Lepenicë, është gjetur nga familjarët, në banesën e saj, dyshohet e vetvarur, shtetasja L. T., rreth 75 vjeçe.

    Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Vrasja e Klodiana Vefas në Itali/ Në kërkim bashkëshorti i saj me të cilin po ndahej

    Vrasja e Klodiana Vefas në Itali/ Në kërkim bashkëshorti i saj me të cilin po ndahej

    Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Castelfiorentino, ku 35 vjeçarja shqiptare Klodiana Vefa u qëllua me armë zjarri në mes të rrugës. Dyshimet paraprake fokusohen tek bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, me të cilin 35 vjeçarja po ndahej dhe nuk jetonte më.

    Burri është zhdukur dhe dyshohet se është larguar me një Golf të bardhë. Karabinierët kanë ngritur disa pika kontrolli në të gjithë Val d’Elsa, në zonën midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe në zonën e Empolit. Policia ka kontrolluar edhe disa shtëpi të braktisura në zonën e krimit por pa asnjë sukses.Burri dyshohet se është paraqitur në shtëpinë ku jetonte gruaja me djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14-vjeçare. Mes të dyve ka pasur një debat. Në atë moment ajo ka dalë në rrugë, ndoshta për t’u ndjerë më e sigurt. Pikërisht në trotuar ajo u godit nga tre të shtëna armësh, njëra prej të cilave ishte fatale.

    Burri dyshohet se është paraqitur në shtëpinë ku jetonte gruaja me djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14-vjeçare. Mes të dyve ka pasur një debat. Në atë moment ajo ka dalë në rrugë, ndoshta për t’u ndjerë më e sigurt. Pikërisht në trotuar ajo u godit nga tre të shtëna armësh, njëra prej të cilave ishte fatale.

    Alarmi është ngritur nga disa banorë të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes por shqiptarja ndërroi jetë rrugës për në spital. Klodiana nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti por kohët e fundit kishin pasur mosmarrëveshje.

  • E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëvenë kokë 35-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve

    E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëvenë kokë 35-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve

    Një 35 vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri në mes të rrugës në provincën Casterlfiorentino, Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes.

    Kalimtarët njoftuan menjëherë ambulancën por 35 vjeçarja Klodiana Vefa, e cila punonte si kamariere në një piceri disa metra larg vendit të ngjarjes, vdiq përpara se të transferohej në spital.Dyshimet janë se ajo mund të jetë ekzekutuar nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa, me të cilin nuk ishte ndarë ligjërisht por kishin probleme. Ai rezulton i zhdukur që nga momenti i vrasjes së saj.

    Gruaja kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç dhe ishte një leje qëndrimi të rregullt në Itali.