Category: Lajme

  • Dyshohet se u përfshi në një vrasje, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut

    Dyshohet se u përfshi në një vrasje, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut

    E reja që shihni në foto është e dashura e Laert Haxhiut, Klea Gjata, e cila u arrestua në kuadër të “Never Forget”.

    Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për shtyp për operacionin, që çoi në arrestimin e 12 personave, ndërsa 3 u shpallën në kërkim.

    Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për shtyp për operacionin, që çoi në arrestimin e 12 personave, ndërsa 3 u shpallën në kërkim.

    Rrumbullaku renditi të gjitha krimet e kryera nga ky grup me data dhe emra konkretë.

    Emri që kryeson këto ngjarje të rënda të ndodhura përgjatë këtyre 5 viteve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, është ai i Laert Haxhiut.

    Por mes të arrestuarve është edhe 27-vjeçarja nga Lushnja, partnere e Laert Haxhisë. “Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”,” tha Rrumbullaku. Dyshohet se Klea Gjata është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.

  • Si u shkatërrua banda e Lart Haxhiut, një nga “killerat” u kap në krevat dhe me armën gati për qitje

    Si u shkatërrua banda e Lart Haxhiut, një nga “killerat” u kap në krevat dhe me armën gati për qitje

    Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “Never forget” ku në pranga ranë 12 anëtarë të bandës së Leart Haxhiut dhe 3 të tjerë u shpallën në kërkim. Në pamjet e publikuara duken momentet kur vihen në pranga pjesëtarët e grupit të autorit të masakrës së Lushnjes, një nga të cilët kapet në krevat dhe i armatosur.

    “Never forget” me dëshminë e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili u arrestua për grabitjen e një pikë këmbimi ka arritur të hedhë dritë për 6 vrasje që tronditën vendin vitet e fundit. Artan Tafani, ‘’ushtar’’ i Leart Haxhiut, ka zbuluar përfshirjen e këtij të fundit në vrasjen e Çajup Selimit, Fridman Xhaferaj, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit dhe Dikenc Halilit.

    Të arrestuar mbeten shtetasit, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romacka, Erisiano Abedini, Bledar Berberi, Maringlen Topuzi, Bujar Abedini, Enriko Xhahysa, Klea Gjata, Idriz Manej, Fatjon Veliu, dhe Laert Haxhiu. Në kërkim për ngjarje kriminale si vrasje dhe shkatërrim prone, janë Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala, Firdeus Berberi, Kristi Bixheku dhe Ederi Caushi.

  • Emrat/ Pjesë e bandës së Laert Haxhiut, zbulohet pas një viti kush hodhi në erë lokalin e Noizyt

    Emrat/ Pjesë e bandës së Laert Haxhiut, zbulohet pas një viti kush hodhi në erë lokalin e Noizyt

    Një nga bizneset e reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy” u hodh në erë me tritol më 8 qershor 2022. Një vit pas ngjarjes së rëndë policia ka arritur të hedhë dritë rreth ngjarjes duke vënë pas hekurave autorët e dyshuar të ngjarjes, të njohur si anëtarë të grupit të Laert Haxhiut. Autorë të ngjarjes policia zbulon se janë vetë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Erisiano Ebedini.

    6.3 Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:
    – Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

    – Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

    – Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

    – Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.

  • U eliminua në një lokal të Athinës nga banda e Laert Haxhiut, zbardhet pas 2 vitesh vrasja e Dikens Halilit

    U eliminua në një lokal të Athinës nga banda e Laert Haxhiut, zbardhet pas 2 vitesh vrasja e Dikens Halilit

    Në kuadër të operacionit “Never Foret”, policia dhe prokuroria kanë konkluduar se krahas ngjarjeve kriminale në disa qytete të Shqipërisë, Laert Haxhiu është organizator edhe për dy vrasje në Greqi, përkatësisht Lulzim Qorri dhe Dikens Halili.

    Dikens Halili, (personi në foton më poshtë) u ekzektua më 3 tetor 2021 gjithashtu në një lokal në Athinë. Halili u qëllua nga një burrë i maskuar, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët.Mediat greke raportuar se Halili ishte një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.

    Zbardhjet e vrasjeve u kryen në kuadër të operacionit Never Forget, pas rrëfimeve të të arrestuarit Artan Tafani I cili zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë.

  • Rrëfehet Artan Tafani/ Si u vra biznesmeni Çajup Selimi nga banda e Laert Haxhiut, më parë ishte dhunuar

    Rrëfehet Artan Tafani/ Si u vra biznesmeni Çajup Selimi nga banda e Laert Haxhiut, më parë ishte dhunuar

    Duket se dëshmia e Artan Tafanit, autor i grabitjes së një pike të këmbimit valutor në Tiranë, ka zbërthyer një seri ngjarjesh kriminale. Tafani ka bashkëpunuar me drejtësinë, ndërsa ka treguar se grupi ku bënte pjesë, ku drejtues ishte Laert Haxhia, i cili ndodhet pas hekurave në shtetin grek, pasi akuzohet për masakrën e Lushnjës, duke zbardhur kështu 6 vrasje.

    Mes këtyre vrasjeve është dhe ajo e 1 qershorit të vitit 2022, ku viktimë ishte biznesmeni Çajup Selimi, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në qendër të Tepelenës. Selimi, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, u qëllua me armë zjarri, dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në konferencë për mediat deklaroi sot se lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget” (Kurrë mos harro) bëri të ditur se për vrasjen e Selimit autorët e dyshuar janë Leart Haxhiu, Artan Tafami, Erisian Abedini, Lulzim Spaija, Ligor Lomacka dhe Bujar Abedini.

    Kujtojmë se para disa vitesh 45-vjeçari ishte dhunuar nga disa persona me levë hekuri dhe u godit me grushte duke i shkaktuar atij dëmtime. Ngjarja në fjalë ndodhi konkretisht në 13 korrik të 2018-ës. Në atë kohë u tha se ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për konkurrencë në tregti. Në sajë të një megaoperacioni u lëshuan 16 urdhër-arreste, për implikim në vrasje apo dhe vendosje eksplozivi.

  • Vrasja e Lulzim Qorrit nga banda e Laert Haxhiut, si u eliminua me plumb në kokë në një lokal të Athinës

    Vrasja e Lulzim Qorrit nga banda e Laert Haxhiut, si u eliminua me plumb në kokë në një lokal të Athinës

    Mes krimeve të zbardhura nga Policia e Shtetit për të cilat akuzohet grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu, është dhe vrasja në Greqi e Lulzim Qorrit.

    44-vjeçari, lindur e banues në Grabian të Lushnjës; më herët me precedentë penalë dhe i arrestuar nga policia shqiptare për trafik droge u vra më 12 dhjetor 2018 rreth orës 22:40 në një bar në rrugën “Kritis 23” në Athinë.

    Ai u qëllua me plumb në kokë, teksa ndodhej i ulur në një vend pranë vitrinës së lokalit. Autori e qëlloi nga jashtë dhe më pas u largua me një motor që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij.

    Ai rezultonte pa precedentë penalë në Greqi, ndërsa në Shqipëri 44-vjeçari ishte arrestuar në korrik 2016 me urdhër arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “trafik lëndësh narkotike” si pjesë e një grupit kriminal.

  • U “fundosën” nga i penduari i drejtësisë! Nga vrasjet tek atentatet, zbulohen krimet e grupit të Laert Haxhiut

    U “fundosën” nga i penduari i drejtësisë! Nga vrasjet tek atentatet, zbulohen krimet e grupit të Laert Haxhiut

    I penduari i drejtësisë Artan Tafani është zbërthyer para hetuesve duke treguar zbuluar një listë krimesh të kryera nga banda e Laert Haxhiut.

    Nga krimet makabre, vrasjet, te atentatet me eksploziv apo vjedhjet me dhunë, dëshmia e Artan Tafanit “fundosi” grupin e Laert Haxhiut, ndërsa janë lëshuar deri më tani 16 urdhër arreste.

    Bwhet fjalë për 16 ngjarje për të cilat dyshohen 16 persona, ndaj të cilëve janë nxjerrë edhe urdhrat e ndalimit.

    Banda e Lart Haxhiut akuzohet për:

    Dy vrasje në Peqin;

    një vrasje në Tepelenë;

    një vrasje në Korçë;

    dy vrasje në Athinë;

    një tentativë vrasje në Lushnjë;

    shkatërrim prone me eksploziv 5 herë;

    Vjedhje me dhunë 2 herë;

    3 raste sigurim kushtesh dhe mjetesh për vrasje.

  • DETAJET/ “Agjenci vrasjesh!”, kush jepte porositë dhe si “kryheshin” nga grupi i Laert Haxhiut

    DETAJET/ “Agjenci vrasjesh!”, kush jepte porositë dhe si “kryheshin” nga grupi i Laert Haxhiut

    Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Elbasanit kanë zbardhur detaje nga operacioni i dy ditëve të fundit, pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. Prokuroria ka lëshuar 16 urdhër-arreste pas dëshmive të Tafanit.

    Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku renditi disa nga krimet që tashmë janë zbardhuar, në periudhat e ndodhura në 2021-2023.

    “Artan Tafani, dyshohet se ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje nga viti 2021-2023”, tha Rrumbullaku.

    Muhamet Rrumbullaku: “Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë.

    Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Artan Tafani, dyshohet se ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje nga viti 2021-2023.

    Prokuroria e Elbasanit ka nisur 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Laert Haxhiu, organizator dhe porositës i dy vrasjeve në Athinë.”

  • Zbulohet kush e vendosi tritolin te lokali i Noizy-t

    Zbulohet kush e vendosi tritolin te lokali i Noizy-t

    Disa nga krimet më të bujshme në vend janë zbardhur pas dëshmisë së Artan Tafanit, teksa ditën e sotme drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dalë në një konferencë për mediat.

    Ndër të tjera është mësuar edhe autorësia e atentatit më eksploziv që ndodhi në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajko, Noizy.

    Gjatë konferencës së tij Rrumbullaku deklaroi se grupi i Laert Haxhiut është përgjegjës për vendosjen e tritolit në lokalin e shtetasit Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy.

  • Kush është Klea, e dashura dhe korrierja e Laert Haxhiut: Zbardhen atentatet e bujshme në Shqipëri dhe Greqi

    Kush është Klea, e dashura dhe korrierja e Laert Haxhiut: Zbardhen atentatet e bujshme në Shqipëri dhe Greqi

    Autori i grabitjes së 30 mijë eurove në Astir, Artan Tafani është bërë i penduar i drejtësisë dhe ka zbardhur 6 vrasje. Dje janë lëshuar 15 urdhër-arreste dhe deri më tani janë ekzekutuar 5 prej tyre.

    Mes të arrestuarve është edhe 27-vjeçarja Klea Gjata, nga Lushnja, shoqe e Laert Haxhisë.

    Dëshmia që zbardhi atentatet e bujshme

    Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një ‘Exchange’, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

    6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.

    Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.