Category: Lajme

  • Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Nesër pritet të kemi mot me diell dhe vranësira lokale, të herëpashershme. Reshje asmoferike nuk pritet të ketë ndërsa temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 24 apo 25 gradë Ceslius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Më shumë vranësira priten në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në rajonte ku janë më afër Greqisë, ngase në Greqi priten stuhi të fuqishme shiu. Disa nga këto rrebeshe shiu do të zhvillohen edhe në jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut.

    Ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë shiu, megjithatë në jug dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut nganjëherë mund të ketë rrebeshe intensive lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

  • Atentati ndaj babë e bir, reagon policia e Shkodrës dhe zbardh detajet e para

    Atentati ndaj babë e bir, reagon policia e Shkodrës dhe zbardh detajet e para

    Policia e Shkodrës ka dalë në njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur sot në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe u plagos i biri.

    Policia thotë se Gjin Guri po transportohet në spital i plagosur, ndërsa Gjini ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

    Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

    Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

    Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

  • E trishtë! Stjuardesa gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit, zbardhen dyshimet e para

    E trishtë! Stjuardesa gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit, zbardhen dyshimet e para

    Një stjuardesë e American Airlines u gjet e pajetë me një çorape në gojë në të hënën mbrëma, tha policia.

    Gruaja 66-vjeçare u gjet në dhomën e saj të hotelit pak pas orës 22:40, sipas zyrtarit të informacionit publik Shaën Richie.

    Sektori i Detektivëve të Vrasjeve në departamentin e policisë është duke hetuar, sipas zyrës së informimit publik, e cila shtoi se në vendngjarje nuk u gjet asnjë armë.

    Kryeinspektori i Policisë së Filadelfias Scott Small i tha NBC Philadelphia se policia po e heton incidentin si një vdekje e dyshimtë, megjithëse nuk kishte shenja të hyrjes me forcë dhe gruaja e paidentifikuar ishte duke marrë disa medikamente.

    Një deklaratë nga American Airlines tha se punonjësit janë “të shkatërruar nga ky lajm”.

    “Mendimet tona janë me familjen dhe kolegët dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që të gjithë të prekurit të kenë mbështetjen që u nevojitet gjatë kësaj kohe të vështirë”, vazhdoi deklarata.

    “Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me zbatimin e ligjit vendas në hetimin e tyre.”

    Përfaqësuesit e Marriott dhe Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor nuk mund të kontaktoheshin menjëherë në mëngjesin e së mërkurës.

  • DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Dukagjin, shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë djali: Ja shkaku

    DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Dukagjin, shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë djali: Ja shkaku

    Pak minuta më parë një ngjarje e rendë u raportua nga Dukagjini i Shkodrës, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri.

    Sipas burimeve, shënjestër e këtij atentati mendohet të ketë qenë djali, Gjin Guri. Shkak paraprakisht dyshohen konfliktet për kultivimin e narkotikëve.

    Gjin Guri është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

    Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në zonën e Dukagjinit, ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

    Njoftimi i policisë:

    Shkodër/Informacion paraprak

    Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

    Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

    Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

    Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër./abcnews.al

  • EMRAT/ Ndërron jetë babai, pas atentatit i biri në gjendje të rëndë

    EMRAT/ Ndërron jetë babai, pas atentatit i biri në gjendje të rëndë

    Babë e bir janë qëlluar me breshëri plumbash në zonën e njohur si “Mali i Shoshit

    Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak më parë në Dukagjin, ku është bërë atentat ndaj babë e bir.

    Mësohet se viktimë e të shtënave ka mbetur Zef Guri, teksa djali i tij, Gjin Guri ndodhet në gjendje të rëndë. Ndaj dy personave është qëlluar me breshëri plumbash nga persona që ende nuk janë identifikuar.

    Babai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda të mara, teksa gjin Guri ëhstë transportuar në spital.

    Ky është atentati i tretë, brenda pak ditësh në vend, duke regjistruar tashmë 3 viktima, pas ngjarjeve në Rrëshen dhe Sukth.

  • Tjetër atentat TRONDIT vendin, qëllohen me armë babë e bir

    Tjetër atentat TRONDIT vendin, qëllohen me armë babë e bir

    Pas ngjarjes së rëndë në Rrëshen dhe në Sukth, një tjetër atentat është regjistruar sot në Dukagjin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Dukagjin, ku babë e bir janë qëlluar me armë zjari.

    Ngjarja ka ndodhur në Malin e Shoshit, teksa paraprakisht raportohet se i vdekur ka mebtur babai, ndërsa djali i tij ndodhet në gjendje të rëndë.

    Nuk dihen rethanat e plota të ngjarjes, teksa pritet dhe reagimi i policisë.

    Kujtojmë se dy ditë më parë në Rrëshen u qëllua për vdekje Martin Bardhi, e po ashtu mbrëmjen e djeshme në Sukth u vra me breshëri plumbash Fatjon Dervishi.

  • Shqipëria çmimet më të shtrenjta të karburanteve në rajon. Fqinjët përreth më të lirë

    Shqipëria çmimet më të shtrenjta të karburanteve në rajon. Fqinjët përreth më të lirë

    Shoqata e Naftëtarëve tregon se çmimin e derivateve e përcakton Bursa dhe organizata prodhuese OPEC, dhe se për çmimet në ditët në vijim, se çfarë çmime do të kemi s’mund të paragjykojë sepse herë pas here po ka lëvizje të madh në tregje ndërkombëtare dhe Bursa.

    Nga vendet e rajonit Kosova pas Maqedonisë së Veriut ka çmimet më të lira. Kosovë, nafta 1.49 cent benzina 1.48 cent. Shqipëria, nafta 1.93 cent benzina. 1.91 cent. Serbia, nafta 1.69 cent Benzina 1.76 cent. Mali i zi, nafta, 1.59 cent benzina 1.63 cent. Bosnja, nafta 1.50 cent benzina 1.49 cent. Kroacia, nafta 1.59 cent benzina 1.60 cent. Maqedonia veriore, nafta 1.35 cent benzina 1.42 cent.

    Çmimet e derivateve në Kosovë po pësojnë rritje herë pas here. Aktualisht, në shumicën e pikave karburantet shiten me 1.49 cent dhe 1.48 cent.

    Ndërsa në disa vende nafta po shitet edhe më 1.58 cent. Kjo sipas Shoqatës së Naftëtarëve është normale në një treg të lirë, siç e ka Kosova.

    “Tregu është i lirë, jemi shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karburanti. Jemi 1.8 milionë banorë i kemi 800 pika karburanti, ku qytetari mund të zgjedh ku të furnizohet më lirë dhe më mirë”.

    Aktualisht çmimet e derivateve në Kosovë janë afërisht 1.60 cent.

    “Sa i përket çmimeve sot në Kosovë sillen përafërsisht nafta 1.49 cent deri 1.55 cent, benzina 1.48 cent deri 1.52 cent”, u shpreh ai.

    Shoqata e Naftëtarëve se çmimet për standardin e qytetarëve janë të larta.

    “Çmimi i derivateve për standardin tonë për qytetarët tonë është i lartë, çmimi real për qytetarët tonë kishte me qenë 1.€ po kjo nuk varet nga ne po as nga Qeveria çmimin e përcakton Bursa dhe organizata prodhuese Opec”.

    Nga vendet e rajonit Kosova pas Maqedonisë së Veriut ka çmimet më të ulta.

    “Qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmime më të lira në rajon përveç Maqedonisë së Veriut e cila ka akcizën për naftë më të ulët se ne për 22 cent ndërsa benzinën e kanë si tek ne çmimet në rajon”.

    Kosovë – Nafta 1.49 cent Benzina 1.48 cent

    Shqipëria – Nafta 1.93 cent Benzina 1.91 cent

    Serbia – Nafta 1.69 cent Benzina 1.76 cent

    Mali i Zi – Nafta 1.59 cent Benzina 1.63 cent

    Bosnjë-Hercegovina – Nafta 1.50 cent Benzina 1.49 cent

    Kroacia – Nafta 1.59 cent Benzina 1.60 cent

    Sllovenia – Nafta 1.66 cent Benzina 1.65 cent

    Maqedonia e Veriut – Nafta 1.35 cent Benzina 1.42 cent.

    Shoqata e Naftëtarëve tregon se çmimin e derivateve e përcakton Bursa dhe organizata prodhuese OPEC, dhe se për çmimet në ditët në vijim, se çfarë çmime do të kemi s’mund të paragjykojë sepse herë pas here po ka lëvizje të madh në tregje ndërkombëtare dhe Bursa.

    Ndërkohë, nga Ministria e Tregtisë, kanë thënë se janë duke analizuar çmimet e derivateve, dhe se varësisht nga situata, do të mund të ketë edhe ndonjë vendim të ri rreth kësaj.

    “Vendimi i MINT ka qenë në fuqi nga data 03/08/2023 – 03/09/2023, pasi që mbi bazën e një analize në treg është konstatuar se kishte lëvizje të paarsyeshme të çmimeve të derivateve në treg;

    Gjatë periudhës sa Vendimi ishte në fuqi, Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Inspektoratin e ATK-së kanë realizuar 30 inspektime ku është bërë analiza e çmimeve të furnizimit dhe është kalkuluar marzha tregtare;

    Nga gjithsej 30 inspektime, është konstatuar se 14 operatorë ekonomik nuk kanë respektuar vendimin e MINT për rregullimin e çmimit të produkteve të naftës;

    Ndaj të gjitha subjekteve të lartcekura, të cilat nuk kanë respektuar marzhën tregtare të përcaktuar me Vendim, është iniciuar lëndë në Gjykatën Themelore dhe pritet të shqiptohen ndëshkime meritore;

    Aktualisht jemi duke analizuar sërish lëvizjet e çmimeve dhe gjatë ditëve në vijim do të konstatohet nëse është e arsyeshme që të ketë një vendim të ri.

    Vlen të theksohet se çmimi i furnizimit është rritur ndjeshëm megjithatë kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të keqpërdoret nga operatorët ekonomik që t’i rrisin çmimet jo proporcionalisht me çmimin e furnizimit”.

    Pas rritjes së vazhdueshme nga kompanitë, ministria e Industrisë kishte ndërmarrë vendime të ndryshme për çmimet e derivateve, duke vendosur edhe çmim tavan të përditshëm./MONITOR

  • Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti (Video)

    Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti (Video)

    E paimagjinueshme është tragjedia që ndodhi në një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut, ku vendi mori flakë, e për pasojë humbën jetën 114 persona, e ndërsa 150 të tjerë mbetën të plagosur.

    Në mesin e të vdekurve është edhe çifti i sapomartuar, ndërsa rreth qindra njerëz raportohet të kenë qenë të pranishëm kur shpërtheu zjarri. Të paktën 50 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

    Një video, nga një kënd tjetër i lokalit tregon zanafillën e zjarrit.

    Ashtu si kurse shihet në pamje, shkak kanë qenë fishekzjarrët që i kanë vënë flakën abazhurit gjigand në qendër të lokalit.

    Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi.

    “Nuk mund të shihnim asgjë. Nuk merrnim dot frymë, nuk dinim si të dilnim”, tha 17-vjeçarja Rania Ëaad, e ftuar në dasmë.

    Në një deklaratë, agjencia e mbrojtjes civile e Irakut tha se ndërtesa përmbante paleta “të bëra nga materiale shumë të ndezshme në kundërshtim me të gjitha rregulloret e sigurisë”.

    Standardet e sigurisë në sektorët e ndërtimit dhe transportit të Irakut shpesh shpërfillen dhe infrastruktura vendit është në gjendje të keqe pas dekadash konflikti, është rregullisht skena e zjarreve dhe aksidenteve fatale.

  • Humbi jetën në krye të detyrës, policia bën gjestin fisnik ndaj familjes së heroit Afrim Bunjaku (Foto)

    Humbi jetën në krye të detyrës, policia bën gjestin fisnik ndaj familjes së heroit Afrim Bunjaku (Foto)

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi familjen Bunjaku dhe në emër të Policisë së Kosovës shprehu ngushëllime për rreshterin Afrim Bunjaku i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe sigurisë publike, integritetit dhe sovranitetit, si dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

    Në njoftimin e policisë thuhet se drejtori Hoxha, familjes së heroit Afrim Bunjaku i ndau medaljen “Mburojë e Policisë”, si dhe në emër të ministrit të punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla i dorëzoi flamurin e Republikës së Shqipërisë si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku.

    “Ky ishte edhe një mesazh tjetër i Drejtorit të Përgjithshëm që në këso kohë të vështira të qëndrojmë bashkë dhe të mbështesim familjen Bunjaku dhe të gjithë pjesëtaret e Policisë që me dedikim e sakrificë përkushtohen në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën tonë”, thuhet në njoftim.

  • A përfshihen edhe shqiptarët? Greqia jep lajmin e mirë: Emigrantët do lejohen të punojnë pa dokumente në këto dy sektorë

    A përfshihen edhe shqiptarët? Greqia jep lajmin e mirë: Emigrantët do lejohen të punojnë pa dokumente në këto dy sektorë

    Qeveria greke po planifikon t’i mundësojë qindra mijëra emigrantëve, aktualisht pa dokumente, që të punojnë në bujqësi, ndërtim dhe turizëm.

    Greqia, si shumë vende të tjera europiane, kërkon urgjentisht të plotësojë boshllëqet në tregun e punës, veçanërisht pasi shumë njerëz u larguan nga fuqia punëtore gjatë pandemisë COVID-19.

    Ministri grek i migracionit, Dimitris Kairidis, ka bërë të ditur se qeveria po shqyrton mundësinë e lejimit të emigrantëve ende të paregjistruar të punojnë në disa sektorë, për të adresuar mungesat.

    Plani, i cili është i ngjashëm me një reformë në Itali në vitin 2020, pritet të prekë rreth 300,000 emigrantë që janë pa dokumente ose të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit.

    “Duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë me popullsinë që është tashmë në vendin tonë, pa krijuar magnete të tjera që të tjerë të vijnë ilegalisht”, tha Kairidis në një intervistë për televizionin grek.

    Ministri grek pritet të përshkruajë nismën në një takim të kabinetit muajin e ardhshëm, tha një zyrtar i ministrisë së Migracionit për Reuters.

    Ministri i Bujqësisë, Lefteris Avgenakis, thotë se vendi ka nevojë për rreth 180,000 punëtorë për tokat çdo vit. Në të kaluarën, disa nga këto vende pune janë plotësuar duke përdorur skemat e punëtorëve me Shqipërinë, Bangladeshin, Indinë dhe Egjiptin, por vonesat e shkaktuara nga burokracia kanë çuar në mungesa, sipas ministrit.