Category: Lajme

  • Vrasja e Valter Fjerzës për parkimin, policia kërkon autorin dhe katër persona të tjerë në Malin e Zi

    Vrasja e Valter Fjerzës për parkimin, policia kërkon autorin dhe katër persona të tjerë në Malin e Zi

    Vrasja e Valter Fjerzës për parkimin, policia kërkon autorin dhe katër persona të tjerë në Malin e Zi

    Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën pak ditë më parë ende nuk është zbardhur plotësisht, e madje ende nuk është sjellë në pranga autori kryesor i ekzekutimit të të riut. Por, policia dhe prokuroria janë mjaftuar me arrestimin e vëllait të autorit të akuzuar, i cili ditën e djeshme ka dalë para Gjykatës së rrethit ku është njohur edhe me masën e sigurisë. Sipas të dhënave që vijnë nga policia e Shkodrës dyshohet se autori bashkë me katër persona të tjerë dyshohet se kanë mundur të dalin jashtë vendi dhe tashmë kërkimet janë zhvendosur edhe në Malin e Zi ku pretendohet se mund të jenë larguar të rinjtë.

    Ngjarja për të cilën u vra Valter Fjerza ka mbetur ende në versionin fillestar që ka treguar Policia, por pa treguar se sa kohë kishte konflikti mes dy familjeve, konflikt që më pas gjeneroi në vrasjen e të riut.

    Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditor për të dyshuarin e pjesëmarrjes në vrasjen e Valter Fjerzës në Shkodër. Paolo Mëhilli njihet si vrasësi i dyshuar i Klodjan Mëhillit, i cili është autori i dyshuar i shpallur në kërkim për vrasjen.

  • Ekspertët paralajmërojnë për një tjetër pandemi, më vdekjeprurëse se Covid-19

    Ekspertët paralajmërojnë për një tjetër pandemi, më vdekjeprurëse se Covid-19

    Pandemia e Covid-19 ka qenë një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit. Përhapja e virusit ishte aq shkatërruese dhe e shpejtë, sa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilësoi atë si një pandemi. Emri ‘pandemi’ u jepet vetëm atyre viruseve që janë në gjendje të shkaktojnë shkatërrime shëndetësore në mbarë botën. Virusi Covid-19 jo vetëm që mbart aftësinë për t’u përhapur më shpejt midis njerëzve, por gjithashtu ka fuqinë të ndryshojë më shpejt se çdo virus tjetër që natyra ka dëshmuar ndonjëherë.

    Ekspertët paralajmërojnë se pandemia e ardhshme mund të jetë shkatërruese

    Pavarësisht sfidave të vazhdueshme, ekspertët tashmë po japin alarmin për një tjetër pandemi. Ata paralajmërojnë se pandemia e ardhshme mund të jetë edhe më vdekjeprurëse dhe shkatërruese se Covid-19. Në një raport të fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se profesionistët e kujdesit shëndetësor të vendit, tani janë duke u përgatitur për një pandemi të re të mundshme të njohur si “Sëmundja X”.

    Sipas raporteve, ekspertët kanë paralajmëruar se ky virus i ri mund të ketë një ndikim të ngjashëm me gripin shkatërrues spanjoll të viteve 1918-1920.

    Çfarë po parashikojnë ekspertët për “Sëmundjen X”.

    Shqetësimet në lidhje me “Sëmundjen X”, një term i krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, po ngrihen nga profesionistët mjekësorë. Ata lëshuan një paralajmërim se kjo pandemi e ardhshme mund të shkaktojë 20 herë më shumë vdekje sesa koronavirusi.

    OBSH përdori për herë të parë termin “Sëmundja X” në vitin 2018, një vit para se epidemia e Covid-19 të bënte kërdinë në glob. Është një nga “Sëmundjet prioritare” në “listën e printimit blu” të OBSH-së që mund të nisë pandeminë e ardhshme vdekjeprurëse, së bashku me Ebolën, SARS-in dhe Zikën.

  • Njëri la pas dy fëmijë, tjetri së fundmi u bë baba, kush janë serbët e vrarë në veri të Kosovës

    Njëri la pas dy fëmijë, tjetri së fundmi u bë baba, kush janë serbët e vrarë në veri të Kosovës

    Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë.
    Janë publikuar fotot e 3 serbëve të vrarë nga policia e Kosovës pas ngjarjes së 24 shtatorit, ku një polic Kosovar u vra nga një grup terroristësh serbë.

    Bëjmë me dije se mëngjesin e së dielës, në fshatin Banjskë u vra një polic i Kosovës dhe katër serbë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë.

    Igor Milenkoviq (50-vjeo) ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si shofer i ambulancës në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës së Kosovës.
    -Stefan Nedeljkoviq (31-vjeç) ishte nga Zveçani.
    -Bojan Mijailović, i cili gjithashtu vdiq dje, para disa muajsh është bërë baba.
    Sipas të dhënave të fundit, njëri nga serbët e plagosur që i është nënshtruar një operacioni në Prishtinë është në gjendje stabile, ka thënë Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
    Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi

  • Aksident në Fier-Levan, përmbyset në rrugë kamioni, detajet e para

    Aksident në Fier-Levan, përmbyset në rrugë kamioni, detajet e para

    Një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e vjetër të rrugës Fier-Levan, në vendin e quajtur Kthesa e Liqenit.

    Mësohet se autoboti ka qënë pa ngarkesë në momentin e daljes nga rruga, ku paraprakisht mendohet se ka ndodhur për shkak të lagështirës.

    Në vendngjarje ka shkuar menjëhere policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

  • DALIN PAMJET/ Momenti kur grupi i sulmuesve serbë largohen nga Kosova drejt Serbisë

    DALIN PAMJET/ Momenti kur grupi i sulmuesve serbë largohen nga Kosova drejt Serbisë

    Të tjera pamje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e shënuar ditën e djeshme në veri të Kosovës, ku terroristë serbë kanë hapur zjarr mbi policinë e Kosovës, duke lënë një efektiv të vdekur.

    Në videon e mëposhtme shihët sesi serbët pas të shtënave janë larguar nga Manastiri maleve për në Serbi.

    Ata janë larguar me autoblind nga Manastiri, ndërsa më pas maleve janë larguar në këmbë për në Serbi.

  • Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, si parashikohet moti për sot

    Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, si parashikohet moti për sot

    Deri në orët e mesditës vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, ku intervalet me diell do të jenë në zonat veriore dhe qendrore ndërsa Jugu i Shqipërisë do të paraqitet me vranësira dhe shira të dobët e lokalë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi largim gradulal të shirave duke i zhvendosur vetëm në zonat Juglindore. Gjatë natës kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin.
    Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 12°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

  • Shfaqi probleme në burg, humb jetën në sallën e operacionit 57-vjeçari

    Shfaqi probleme në burg, humb jetën në sallën e operacionit 57-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme ku një i burgosur 57-vjeçar nga Berati ka gjetur vdekjen gjatë një operacioni në Senatorium.

    Valerio (Vasillaq) Gërzhi po vuate dënimin në Burgun e Beratit, kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

    Pas gjendjes së tij të keqe ai u dërgua në spital dhe më pas u nis drejt Tiranës. Mësohet se i burgosuri vuante nga mushkëria dhe ka gjetur vdekjen në sallën e operacionit, gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

    57-vjeçari ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike por u la në fuqi vendimi i Gjykatës së lartë me 7 vite.

    Burime nga IEVP Berat bëjnë me dije se vitin e fundit i burgosuri kishte shfaqur probleme të shumta shëndetësore dhe merrte trajtim mjekësor.

  • Arratisja e bujshme e shqiptarit në Itali, ky është 40-vjeçari i dënuar në vitin 2010 për vrasje

    Arratisja e bujshme e shqiptarit në Itali, ky është 40-vjeçari i dënuar në vitin 2010 për vrasje

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arratisjen nga burgu të 40-vjeçarit shqiptar në Itali.

    Arratisja e Roland Dedjas bëri bujë në mediat italiane duke e krahasuar me një skenar të përshtatshëm për film.

    Dedja me origjinë nga Durrësi u arratis mëngjesin e sotëm nga burgu i Teramos në Abruzo pasi akuzohet për drogë dhe grabitje.

    Por mesa duket arratisja e sotme nuk qenka hera e parë pasi raportohet se në vitin 2010 40-vjeçari është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar ku akuzohej për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia.

    Autoritet italiane dyshojnë Dedja ndodhet në qytetin e Abruzzos.

    Ai u arratis për mes një droni pasi preu telat e dritares së qelisë dhe është hedhur në rrugë i lidhur me litar.

  • Flet nëna e Dafinës që u mbajt peng nga burri: U njohën me dashuri. I thoshte mos hap perdet dhe mos …

    Flet nëna e Dafinës që u mbajt peng nga burri: U njohën me dashuri. I thoshte mos hap perdet dhe mos …

    Detaje tronditëse zbulohen për opinionin publik nga rasti i të riut shqiptar që akuzohet se mbante mbyllur dhe dhunonte gruan e tij.

    Ndërkohë që nëna e Dafina Kurtit për mediat është shprehur se dhëndri ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj vajzës së saj, edhe kur ndodheshin në Shqipëri, por edhe kur ata vendosën të jetonin në Greqi.

    Sipas saj vajza e njohu Aurelin me dashuri, teksa shton se më vonë ai e ruante me kamera dhe nëse dilte e kërcënonte. Dhuna u agravura edhe më shumë pasi Dafina lindi një vajzë, pasi Aurel Kurti preferonte të kishte djalë. Ai e mbajti larg çdo komunikim dhe nuk e lejonte të fliste me askënd.

    “I thoshte mos i hap perdet, mos i hap dritaret që të mos flasësh me asnjë që është jashtë. Pasi lindi fëmija, kanë bërë sherre e shamatë, e ka rrahur e ka torturuar, derisa ka ndërhyrë i vëllai, ka thyer derën dhe i ka nxjerrë vajzën time prej duarve”, deklaron ndër të tjera Lume Rama, nëna e Dafinës.

  • Akuzat se torturonte dhe mbante të ‘burgosur’ gruan, i riu shqiptar: Ajo gënjen. Donte të ikte në Angli. Unë punoja nga mëngjesi deri në mbrëmje

    Akuzat se torturonte dhe mbante të ‘burgosur’ gruan, i riu shqiptar: Ajo gënjen. Donte të ikte në Angli. Unë punoja nga mëngjesi deri në mbrëmje

    22-vjeçarja shqiptare e cila prej dy vitesh dhunohej nga i shoqi dhe mbahej kundër dëshirës së saj në shtëpinë e tyre në Volos, Greqi, dyshohet se është duke u kërcënuar. Kërcënimet po bëhen nga familjarët e bashkëshortit të saj, të cilët i kërkojnë tërheqjen e padisë që ka ngritur ndaj 28-vjeçarit.

    Në të njëjtën kohë, 28-vjeçari foli nga burgu për mediat greke, duke pretenduar se nuk po e mbante 22-vjeçaren të burgosur në shtëpinë e tyre.

    Është gënjeshtër që e kam burgosur. Ditët e fundit, ajo donte që ne të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte. Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër. I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi. Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm se më kërkonte të largoheshim.

    Duke iu referuar fëmijës së tij 2.5 vjeç, ai tha:

    Më interesonte vetëm fëmija im. Kjo është jeta ime, prandaj kam punuar kaq shumë orë, që të mos i mungojë asgjë.

    I riu shqiptar Aurel Kurti, ndodhet në burg pasi prej 2 vitesh torturonte bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe nuk e lejonte të dilte nga shtëpia.

    Kanë qenë fqinjët e çiftit ata që kanë zbuluar se çfarë ndodhte në shtëpinë e tyre dhe kanë shpëtuar 22-vjeçaren dhe vajzën e saj nga bashkëshorti shqiptar.