Category: Lajme

  • Lajm i keq për të gjithë ata që kanë EURO, ja me sa këmbehet sot

    Lajm i keq për të gjithë ata që kanë EURO, ja me sa këmbehet sot

    Sot Euro ka prekur nivelin më të ulët për muajin shtator në kursin e këmbimit me Lekun.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një Euro këmbehet mesatarisht me 106.17 Lekë.

    Që nga nisja e muajit monedha europiane ka rënë kështu me 2.25 Lekë. Ndërsa në pikat e këmbimit valutor një Euro ka rënë në blerje në 105.4 lekë.

    Monedha kombëtare është forcuar edhe ndaj valutave të tjera. Sipas kursit të Bankës Qendrore, Dollari këmbehet me 99.88 lekë, ndërsa Paundi me 122.03 lekë.

  • “S’dua më hakmarrje, por drejtësi”, hodhi miliona për vrasjen e 7 personave, Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

    “S’dua më hakmarrje, por drejtësi”, hodhi miliona për vrasjen e 7 personave, Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

    Erjon Alibej alias (Krymi), njeriu me rekordin më të madh të vrasjeve (7 të tila) në dosjen “Dumani”, ka treguar në SPAK se nuk ishte ishte dakord për realizimin e vrasjeve, pasi atij personalisht i interesonte vetëm kapja mundësisht e gjallë i Talo Çelës.

    Alibej është pyetur 7 herë në SPAK, ku përmes rregjistrimit video-audio ka treguar çfarë di rreth krimeve të kryera në Elbasan dhe qytete të tjera.

    Në dëshminë e tij, “Krymi” pranon se i ka hyrë rrugës së vrasjeve për hakmarjen ndaj krimeve të familjarëve të tij, Endrit Alibej, dajës Arben Dylgjeri, kushëririt Andi Zylyfi, Sandër Bahos dhe mikut të tij turk, Erdal Duranay.

    Pas rënies në burg dhe zbulimit të serisë së krimeve nga Nuredin Dumani, Erjon Alibej, ka shfaqur pendesë të thellë me shpresën për të shpëtuar veten dhe familjarët nga ky kalvar krimesh të njëpasnjëshme.

    “…kur vendosa të trokas në institucionin tuaj për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka ka ndodhur në jetën time dhe familjarët e mi, kam hequr dorë nga çdo gjë, përfshirë këtu hakmarjen për ato që mua dhe familjes time i kanë ndodhur. Unë tashmë ia kam lënë në dorë gjithçka drejtësisë…”, thotë Erjon Alibej.

    Ky i fundit i ka pohuar SPAK, se gjatë një takimi që ka pasur në banesën e tij me Nuredin Dumanin, ky i fundit i ka treguar të gjithë emrat e personave që kishin marë pjesë në vrasjen e Endrit Alibej dhe Andi Zylyfit.

    “…Për shkak se unë dhe Nuredini nuk po gjenim dot Talon, Nuredini me propozoi të godisnin personat poshtë që ishin zbuluar, me qëllim për të nxjerë në skenë Talo Çelën…”, ka pohuar Alibej.

    Ky i fundit shton se pas diskutimit me Nuredinin, në fund ai më tha: “…si fillim dua të vras Dorian Shkozën, pasi e kam aty afër shtëpisë dhe e shoh si shqetësim për veten…”.

    Nuredini vijoi: “…këtyre të tjerëve, përveç Talos, nuk do ti shkojë mendja tek unë që kam vrarë Dorian Shkozën, por do më vij Talo, sepse Talo e shfaq veten rrallë ngaqë është në kërkim. Por Talo, do ta kuptoj direkt që unë e kam vrarë Dorian Shkozën dhe jam shumë i sigurtë që Talo do ti kuptojë të gjitha ato që do bēj unë dhe se jam unë pas këtyre…”.

    Më tej Nuredini i ka thënë Erjon Alibej se ketë plan e kishte diskutuar edhe me Festim Qolin, dhe se Qoli është në dijeni për çdo gjë.

    “…Aty unë e ndërpres Nuredinin dhe i them unë nuk dua t’ia di për asnjë nga këto, unë dua Talon dhe aq më tepër të gjallë. Pse duhet ti hyjmë të gjithë këtij kalvari ku interesi im në këtë kalvar është Talo Çela. Sepse po arrita te kap Talon, këto të tjerët janë të gjithë të mbaruar ose edhe të kapur. Nuk e shoh fare i them unë me interes këtë menyrë që po më shpjegon, ku të gjithë krimet dhe njerëzit kryesorë që unë i kam identifikuar janë të parët vëllezërit Çopja që janë porositësit dhe Mikael Qosja organizator dhe më pas vijnë këto të tjerët me në krye Talo Çelën. Kështu i thash une nëse arrij të kap Talon, e kam të zgjidhur dhe aq më tepër shkatërroj pothuajse të gjithë rrjetin e këtyre. Po lej lesht i them unë për ta gjetur këtë Talon, unë e di se sa po vuaj i thash dhe nuk kam asnjë interes që ti hyj këtyre të tjerëve pa kapur Talon, është pa logjikë për mua…”, ka treguar Alibej.

    Sipas bashkëpuntorit Erjon Alibej, mbase për Dumanin zgjidhja e rrugës së vrasjeve seriale kishte logjikë pasi i njihte shumë mirë, i kishte të gjithë në rrugë, dhe shikonte shqetësime nga ata dhe donte ta fillonte nga ai që ishte më i lehti duke i shkatërruar bazën dhe më pas të kapte kë të kapte.

    Por kështu siç kërkonte Dumani, Alibej thotë se ai nuk do arrinte të kapte dot Talon, dhe kjo rrugë e zgjedhur nga Dumani, do zhdukte nga skena Talon, duke e kthyer atë në hije.

    Ndërsa Nuredini me tha: “…Talo është bërë i vështirë për tu gjetur, por unë kam kërkuar të bej takim me Arjanin dhe me ty, dy muaj më parë por Eljo Bitri, më thoshte “…prit prit…”. Unë për dy muajsh i kisha të gjithë në shtëpinë time këta, edhe pse kishim kontradita të forta me njëri-tjetrin aty në shtëpinë time u bënin bisedat, nëse do të ishte bërë biseda ime me ju para dy muajsh, unë do ti kisha vrarë në shtëpinë time të gjithë këta. Kështu s’kemi mënyrë tjetër, por duhet ta fillojmë rrugën e vrasjes, ndoshta nxjerim Talon…”.

    Më pas Erjon Alibej i ka thënë Nuredinit: “…ok nëse ti nuk shikon asnjë rrugëzgjidhje tjetër por mendon se kjo që po më thua do arrij tek Talo Çela, atëherë vendose vetë dhe çfarë të duhet më thuaj”.

    Nuredini më thotë: “…çunat i kam gati, nuk më ka përmendur emra personash, përveç emrit të Festim Qolit. Nuredini më thotë dua 100.000 Euro, të paketën si fillim një pjesë, që të kem për shpenzime dhe unë nuk kam marrë asnjëherë punë pa marrë gjysmat e lekëve përpara…”.

    Në bisedë e sipër Erjon Alibej i thotë Nuredinit: “…do t’i marrësh që në këtë moment 50.000 Euro, mos të ikësh bosh meqenëse je këtu, por kam merakun tend ngaqë është gjithë ajo rrugë dhe është edhe natë dhe mos të ndalojë njeri rrugës me gjithë këto lekë…”.

    Ndërsa Nuredini ia ka kthyer Alibej: ”…ok si të duash ti, për mua nuk ka asnjë problem…”.

    Më pas Erjon Alibej është shkëputur nga biseda me Nuredinin dhe bisedoj pak veç me Arjan Spahinë, me të cilin para se të vinte Nuredini, kishte biseduar gjatë lidhur me shumë informacione që Arjani kishte mësuar mbi personin që konsiderohej krahu i djathtë i Talo Çelës dhe i grupit të tij, që ishte Nuredin Dumani si dhe konfliktiti që kishte lindur midis tyre.

    “…unë e pyeta Arjanin se si është njohur me Nuredinin, si arrite deri tek ky…?”-thotë Alibej në dëshminë e tij.

    Arjani më tha: “…Nuredini është interesuar që të më takojë, nëpërmjet Fatit (Fat Katnari)…”

    Alibej: “…por ç’ne “Fat Katnari” me këto?

    Ariani më thotë: “…kushuriri i “Fat Katnarit”, që është Elio Bitri, ka marrëdhënie të afërt me Nuredin Dumanin…” dhe me këtë dua të shpjegoj që Arjani,nëpërmjet “Fat Katnarit”, ka takuar Elio Bitrin dhe Nuredin Dumanin…”.

    Më tej Erjon Alibej thotë se: “…në bisedë me Arianin, para se të takoja Nuredinin për herë të parë, pyes Arianin çfarë interesi ka Nuredin Dumani që vjen tek ne, për vetëm se për lekë, për para, dhe asgjë më tepër, dhe nga ana e lekëve ti e di mirë se sa keq jam ekonomikisht për momentin…”.

    Ariani më thotë: “…O Lal, rri i qetë për këtë, do ti tresim të gjithë, vetëm ti ndalojmë njëherë si fillim këta, ta kapim njëherë atë Talon, sepse ti po e sheh shumë mirë se çfarë po bëjnë këta. Tani do të ikë të marr ato lekë që kam dhe do ti sjell…”.

    Kjo bisedë është bërë rreth 1 javë pasi unë kisha dalë nga burgu, pasi atëherë unë dola me masë sigurie “arrest shtëpie”, për ngjarjen e plagosjes së Xhoni Rustës.

    “…nuk e di saktë shumën, por Arian Spahiu atë natë më ka sjellë rreth 200.000 Euro. Shuma të tjera monetare nuk më ka dhënë Arian Spahiu…”, ka deklaruar Erjon Alibej./oranews/

  • Unë nuk marr leje. Po më the jo bëj të kundërtën’! Aktorja e njohur shqiptare zbulon nëse bashkëshorti e ndalon për ndonjë gjë

    Unë nuk marr leje. Po më the jo bëj të kundërtën’! Aktorja e njohur shqiptare zbulon nëse bashkëshorti e ndalon për ndonjë gjë

    ‘Unë nuk marr leje. Po më the jo bëj të kundërtën’! Aktorja e njohur shqiptare zbulon nëse bashkëshorti e ndalon për ndonjë gjë
    Ajo njihet si një nga personazhet publike pa komplekse dhe që gjithmonë shpreh mendimin e saj pa filtra. Është fjala për aktoren e njohur, Rudina Dembacaj, e cila gjithashtu nuk ngurron që të ndajë me fansat momente nga përditshmëria e saj.

    Madje jo vetëm kaq, pasi ajo u përgjigjet ‘pa filtra’ edhe të gjitha pyetjeve të shumta dhe të ndryshme që ndjekësit i bëjnë në rrjetet sociale.

    Rudina herë pas here bën biseda ‘online’ me ndjekësit e saj në “Instagram” për të shuar kuriozitete që ata mund të kenë. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku ajo u ka kthyer përgjigje disa pyetjeve mjaft ‘pikante’.

    “A të ndalon Marku për ndonjë gjë?”, e ka pyetur dikush gjatë një bisede virtuale në “Instagram”.

    “E para: Unë nuk marr leje, unë bisedoj. E dyta: Marku nuk është i frustruar as ‘unsecure’. Dhe e fundit ekstrem: Po më the jo, unë bëj të kundërtën”, është përgjigjur aktorja e njohur, e cila e ka shoqëruar gjithashtu me një emoji duke qeshur dhe zemre të kuqe.

  • Sulmet me armë në veri, gazetari i njohur zbardh detajet e forta: Gjendet 1 tjetër trup nga terroristët serbë, po kontrollohet për…

    Sulmet me armë në veri, gazetari i njohur zbardh detajet e forta: Gjendet 1 tjetër trup nga terroristët serbë, po kontrollohet për…

    Nga Banjska e Zveçanit raportoi gazetari Venhar Isufi i cili tha në një intervistë se situata është e qetë dhe policia e Kosovës po kontrollon gjithë territorin.

    Sipas tij, efektivët po patrullojnë, në rast se gjendet ndonjë trup i pajetë i grupit terrorist serb.

    “Lajmi i fundit është se është gjetur edhe një person i cili ka qenë pjesëtar i grupit terrorist pa shenja jete dhe i njëjti dyshohet se ka sulmuar policinë e Kosovës. Aktualisht situata është shumë e qetë. Siç e thash dhe më herët, policia e Kosovës është ende në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë të gjitha masat për të mbledhur sa më shumë detaje apo informacione të tjera rreth sulmit të djeshëm ndaj policisë së Kosovës,” – u shpreh Isufi.

  • “Kishte britma, po e vriste…”! Flet nga qelia burri që “burgosi” gruan: Kjo është e vërteta

    “Kishte britma, po e vriste…”! Flet nga qelia burri që “burgosi” gruan: Kjo është e vërteta

    Mediat greke vazhdojnë që që pasqyrojnë lajmin e arrestimit të 28-vjeçarit shqiptar Aurel Kurti nga Korça që akuzohet se mbylli për dy vite gruan brenda duke mos e lejuar që të dilte nga shtëpia dhe e dhunonte.

    “E ka rrahur rëndë kur u bë e ditur gjinia e fëmijës pasi nuk donte vajzë dhe rrahjet ishin përditshmëria e 22-vjeçares” shkruante faqja “Zougla” dy ditë më parë.

    Por 28-vjeçari foli nga burgu për televizionin grek “Star” duke rrëzuar akuzat që janë ngritur kundër tij.

    “Është gënjeshtër që e kam burgosur. Ditët e fundit më bëri… disi sepse donte që ne të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte.

    Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër. I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi. Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm se donte të largoheshim” tha 28-vjeçari.

    Duke iu referuar fëmijës së tij 2.5 vjeç, ai tha: “Më interesoj vetëm fëmija im. Kjo është jeta ime, prandaj kam punuar kaq shumë orë, që të mos i mungojë asgjë”.

    Për ngjarjen ka folur edhe fqinja e cila ka shkuar në shtëpi kur ka dëgjuar britmat e 22-vjeçaes dhe ka njoftuar policinë. Ajo deklaroi se është sulmuar nga 28-vjeçari.

    “Nuk e kishim parë kurrë vajzën dhe fëmijën. Dëgjuam britma dhe thamë se po e vriste. Shkova në shtëpi, trokita në derë dhe fillova të bërtas që të hapej.

    Ai doli nga dera dhe filloi të më shtynte” tha gruaja dhe shtoi “Pashë vajzën dhe foshnjën nën krevat duke qarë. Fatmirësisht në atë kohë erdhi policia” tha ajo. Kjo ngjarja ka shkaktuar konflikt edhe te krushqit në Shqipëri.

  • Si në filma! Arratisja e shqiptarit nga burgu “mahnit” mediat në Itali: Shumë i shkathët, përdori dhe dron…

    Si në filma! Arratisja e shqiptarit nga burgu “mahnit” mediat në Itali: Shumë i shkathët, përdori dhe dron…

    Shqiptari ishte duke vuajtur dënimin për krime droge dhe disa grabitje që kishte kryer

    Arratisja e një 40-vjeçari shqiptar nga burgu i Teramos në Abruzzo të Italisë, është kthyer në kryefjalën e mediave italiane.

    Vëmendje kanë tërhequr metodat që shqiptari kishte përdorur, të cilat në fakt i kemi parë vetëm nëpër filma.

    Sipas mediave, shqiptari kishte arritur të kalonte murrin rrethues me anë të një litari alpinisti, të cilin e kishte lidhur në shufrat e hekurta, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë patur ndihmën e një bashkëpunëtori, por edhe të një droni për dërgimin e mjeteve të dobishme për t’ia mbathur.

    Në përshkrimin e tyre, mediat italiane e krahasojnë me një skenar filmi.

    “Për momentin, regjistrimet e të gjitha kamerave në burg po ekzaminohen për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes. Ndihma e një droni dyshohet për dorëzimin e mjeteve të dobishme me të cilat i burgosuri shqiptar ka kryer arratisjen gjatë natës nga burgu i Teramos. Zbulimi i arratisjes u bë vetëm mëngjesin e sotëm”, raportojnë mediat.

    Shqiptari i shpallur tashmë në kërkim, po kryente dënimin e tij për krime droge dhe grabitje.

  • Dasma që u kthye në tragjedi! Prindërit panë t’u vdiste fëmija para syve

    Dasma që u kthye në tragjedi! Prindërit panë t’u vdiste fëmija para syve

    Në Greqi ndodhi një aksident i rëndë ku gjyshi me nipin dhe një grua vdiqën si pasojë e një aksidenti. Gjyshja e fëmijës është në gjendje të rëndë. Gjyshja dhe nipi 3-vjeç ishin ulur mbrapa. Makina që drejtohej nga i moshuari humbi kontrollin dhe u aksidentua.

    Gjyshi dhe nipi vdiqën në vend. Makina nga përplasja fluturoi në krah të kundërt të rrugës dhe u përplas nga dy të tjera. Njëra nga drejtueset e dy makinave të tjera vdiq.

    Pas makinës së 66-vjeçarit që shkaktoi aksidentin ndodheshin babai (djali i 66-vjeçarit që vdiq) dhe nëna e 3-vjeçar, të cilët e panë tragjedinë me sy.

    Mediat greke shkruajnë se shoferi 66-vjeçar, pra gjyshi i 3-vjeçarit jetonte dhe punonte në Këln të Gjermanisë dhe kishte ardhur në vendlindjen e tij, Patra, për dasmën e fëmijës së tij, që u martua pak ditë më parë, sipas mediave greke.

  • Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në vend, era e fuqishme bëhet shkak për dëmtimin e linjave elektrike

    Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në vend, era e fuqishme bëhet shkak për dëmtimin e linjave elektrike

    Mjaftuan vetëm dy orë reshje shiu shoqëruar me breshër, që rrugët e qytetit të Korçës të përmbyten. Bulevardi Gjergj Kastrioti, parku Rinia por edhe rrugicat e qytetit u mbushën me ujë.

    Per shkak te bllokimit te pusetave, uji vërshoi dhe ne rrugët e qytetit te Pogradecit.

    Moti i keq me shi të dendur dhe erë u bë shkak për dëmtimin e linjave elektrike. 40 fshatra në Maliq, Pogradec Devoll dhe Kolonjës janë pa drita prej orëve të para të ditës së sotme. OSHEE tha se po punon për riparimin e defekteve.

    Uji dhe inertet ne rrugën nacionale Librazhd-Përrenjas vërshuan duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor. Një aksident pa pasoja në njerëz u shënua në mesditë për shkak të përmbytjes së rrugës.

    Në Dibër, moti i keq shkaktoi problematika në Rrugën e Arbrit. Në Urën e Çerenecit pjese e aksit Bulqizë-Maqellarë prezenca e ujit dhe gurëve shkaktoi vështirësi në lëvizje.

    Në Lezhë dhe Shkodër nuk raportohen problematika, por me nisjen e shirave mbetet evident rreziku për përmbytje. Kjo ka shqetësuar Drejtorinë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit për shkak të mjeteve të pakta në dispozicion.

    Aktualisht po punohet në pastrimin e Lumit Drin në afërsi të fshatit Balldre, si dhe në disa kolektorë tjerë kullues në territoret e Bashkive Lezhë, Shkoder dhe Vau i Dejes.

  • Rusia: Po e vëzhgojmë nga afër gjendjen në veri të Kosovës

    Rusia: Po e vëzhgojmë nga afër gjendjen në veri të Kosovës

    Kremlini ka thënë të hënën se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan një ditë më parë.

    Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi është përkrahëse tradicionale e Serbisë, me të cilën ka lidhje të ngushta kulturore dhe fetare.

    “Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference të rregullt për media të hënën.

    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, më 24 Shtator.

    Autoritetet kosovare thanë se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Rreth 30 sulmues ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij.

    Policia e Kosovës e mori kontrollin e manastirit të dielën vonë dhe tani është duke e siguruar fshatin.

    Të hënën më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

    “Jam mirënjohës që (ambasadori rus) i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram më 25 Shtator.

    Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë.

    Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës./REL

  • “Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur ‘shokon’ studion

    “Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur ‘shokon’ studion

    Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel, sjell tema të ndryshme të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Tema e ditës së djeshme ishte ‘gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale’.

    Vajzat e ftuara në studio u shprehën se ndjekësit në rrjetet sociale i kritikojnë për veshjet, për gjuhën që përdorin në “Instagram” apo edhe në televizion. Madje shtuan se përveçse marrin ofendime nga më të ndryshmet, ka nga ata që edhe mallkojnë si për shembull, “vdekshi, mos u martofshi”.

    Kur mori fjalën moderatorja e njohur, Erjola Doçi, tregoi rastin e saj konkret të urrejtjes.

    “Rasti konkret imi i urrejtjes, përpos shumë fjalëve dhe shpifjeve, kanë qenë kur Bledi më nxirrte në fillimet e mia, ‘ti je dashnorja e Bled Manes’. Jemi një popull që urrejmë shumë dhe duhet të kurohemi se kjo është sëmundje”, tha Erjola.

    Ndërkohë këtu ndërhyn Shqipe Hysenaj e cila tha se ‘Bledi kështu n’a ka bërë të gjithave, dashnore, të dashura, nuse’.

    Duke iu drejtuar gazetarit të njohur, Shqipja shtoi:

    “Bledi të lutem, ti një punë ke. Ti gjithmonë një punë ke pasur. Kushdo që të afrohet ty ‘jo po se kjo’, fillon e prek. Bledi njihet dhe të përmirësojë veten se nuk është normale. Mënyra se si flet dhe si u afrohesh gocash…”.