Category: Lajme

  • Shkon në 8 numri i terroristëve serbë dhe rusë të vrarë pas sulmit ndaj Policisë

    Shkon në 8 numri i terroristëve serbë dhe rusë të vrarë pas sulmit ndaj Policisë

    Situata vijon të jetë e tensionuar në Banjskë të Zveçanit pasi agresorët po qëndrojnë ende brenda manastirit.

    Sipas Gazetës Sinjali, deri tani kanë mbetur të vrarë 8 terroristë kurse gjashtë të tjerë janë plagosur.

    Brenda manastirit vazhdojnë të qëndrojnë 49 anëtarë të grupit kriminal.

    Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

  • Gazetarja Lala raporton nga Kosova: Policia blindon fshatin e Banjskës! Dyshohet se janë vrarë më shumë se tre agresorë serbë

    Gazetarja Lala raporton nga Kosova: Policia blindon fshatin e Banjskës! Dyshohet se janë vrarë më shumë se tre agresorë serbë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në veri të Kosovës, ku u vra një efektivi të policisë dhe u plagosën dy të tjerë, nga një grup serb i armatosur rëndë.

    Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar nga Kosova se policia e Kosovës ka blinduar fshatin e Banjskës, pasi e konsideron hyrjen në këtë zonë të rrezikshme për shkak të shkëmbimit të zjarrit.

    Po ashtu, Lala raporton se ka dyshime se ka më shumë se 3 të vrarë në radhët e agresorëve serbë që janë vendosur në manastirin e Banjskës.

    “Hyrja në fshatin Banjskë tanimë konsiderohet e rrezikshme pasi forcat e policisë janë përfshirë në shkëmbimin e zjarrit me grupin e armatosur serb. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me grupin e armatosur janë vrarë 3 sulmues, ndërsa ka informacione të pakonfirmuara se numri i agresorëve të vrarë mund të jetë më i lartë.

    Sulmuesit janë të armatosur rëndë dhe të veshur me rroba ushtarake. Ata janë vendosur në manastirin e Banjskës. Policia e Kosovës është vendosur në gatishmëri të plotë, ndërsa forcat e KFOR janë vendosur në hyrje të Mitrovicës”, u shpreh ajo për News24.

  • Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre

    Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre

    Ka shkuar në tre numri i terroristëve serbë të vrarë në veri të Kosovës, pas sulmeve që ata bënë ndaj Policisë, ku mbeti viktimë një efektiv dhe një tjetër u plagos.

    Lajmin e bën të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se gjithashtu është arrestuar edhe një tjetër sulmues.

    Po ashtu mësohet se u bë e mund edhe kapja e katër personave tjerë të dyshuar, të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve.

    Policia njofton edhe për identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

    Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje “grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë”.

    Sipas Policisë, situata në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

    Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë.

    Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.

    Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të kalibrave të ndryshëm.

    Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

    Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.

    Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

  • Sherri mes efektivëve në Tiranë, reagon policia: Po debatonin dhe…

    Sherri mes efektivëve në Tiranë, reagon policia: Po debatonin dhe…

    Një efektiv i policisë së Vlorës është konfliktuar me një efektiv të “Shqiponjave” në kryeqytet ditën e sotme.

    Lidhur me konfliktin ka reaguar policia e Tiranës, e cila shpjegon dinamikën e ngjarjes.

    “Më datë 24.09.2023, në rrugën “Lord Bajron”, në Laprakë, rreth orës 12:30, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë konstatuar dy shtetas duke debatuar me njëri-tjetrin, dhe njëri prej të cilëve mbante një çantë, në dukje me një send në formën e armës së zjarrit”, thuhen në njoftim.

    Shërbimet e Policisë janë afruar dhe kanë kërkuar nga dy shtetasit që të identifikoheshin, por dy personat kanë refuzuar të përgjigjen, dhe kanë kundërshtuar me fjalë dhe fizikisht punonjësit e Policisë.

    Ndodhur në këto rrethana, shërbimet e Policisë kanë kërkuar mbështetje dhe më pas është bërë shoqërimi i tyre në komisariat. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit quhen L. M., dhe R. M., (shtetasi R. M. është punonjës Policie në DVP Vlorë).

    Për ndjekjen e mëtejshme të këtij rasti është duke kryer veprime AMP.

  • Pas temperaturave të larta, vendi “pushtohet” nga reshjet e shumëpritura, mundësi për stuhi të mëdha lokale, ja kur parashikohet përmirësimi i motit

    Pas temperaturave të larta, vendi “pushtohet” nga reshjet e shumëpritura, mundësi për stuhi të mëdha lokale, ja kur parashikohet përmirësimi i motit

    Fronti i ftohtë ka arritur në Shqipëri gjatë nates dhe mëngjesit me stuhi lokale në shumë vise bregdetare dhe lokalisht edhe në vise tjera. Temperaturat janë ulur paksa edhe në Kosovë, por reshjet janë duke ardhur.

    Në vazhdim pritet të kemi zhvillime mjaft të fuqishme të vranësirave të dendura dhe ato konvektive, sidomos në orët paksa më të vonshme të pasdites dhe në mbrëmje e gjatë natës.

    Vende-vende mund të ketë zhvillime të shtrëngatave mjaft të fuqishme me rrebeshe shumë intensive, vetëtima e bubullima masive që mund të shaktojnë edhe problematika e pëmrbytje kalimtare.

    Stuhi të fuqishme dhe rrebeshe mjaft intensive parashihen në territorin e Luginës së Preshevës dhe zonën e Kumanovës në Maqedoninë Veriore. Normalisht edhe në zona tjera dhe këto stuhi do të jenë të larakterit lokal.

    Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës në shumë pjesë të Kosovë dhe në disa pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Edhe e hëna do të jetë jo-stabile me rrebeshe lokalisht intensive që zhvendosen më shumë në Dukagjin, Maqedoni dhe Shqipëri. Nga e marta përmirësim gradual i motit.

  • Aksident në aksin rrugor Vlorë-Kotë, shoferi dhe pasagjerja përfundojnë të plagosur në spital

    Aksident në aksin rrugor Vlorë-Kotë, shoferi dhe pasagjerja përfundojnë të plagosur në spital

    Aksident në aksin rrugor Vlorë-Kotë, shoferi dhe pasagjerja përfundojnë të plagosur në spital
    Janë përplasur dy automjete, ku një prej tyre e tipit “Wolksvagen” drejtohej nga një shtetas gjerman Fabian Kirchner.

    Në mjetin tjetër kanë mbetur të dëmtuar Qirjako Kokaj dhe pasagjerja Refije Kokaj, e cila ka mbërritur në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

  • “Vranë babain e dikujt”/ Vdekja e efektivit të policisë, Morena Taraku “shpërthen” ndaj Serbisë

    “Vranë babain e dikujt”/ Vdekja e efektivit të policisë, Morena Taraku “shpërthen” ndaj Serbisë

    Taraku ka dënuar aktin, teksa i bën thirrje botës që të reagojë dhe të ndalojë veprimet e Serbisë

    Dita e sotme ka nisur me tensione për shtetin e Kosovës, ku një efektiv policie ka ndërruar jetë pas një sulmi nga disa persona ende të paidentifikuar.

    Lidhur me ngjarjen ka patur reagime të shumta nga zyrtarë të vendit, qytëtarë e madje edhe figura publike, të cilët kanë shprehur shqetësim për situatën në vend.

    Mes tyre është modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, e cila përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka thënë se nuk është aspak e pranueshme ajo çfarë pala serbe po bën.

    “Si njerëzit janë plot urrejtje edhe pse jetojmë në një shekull ku vetëm dashuria duhet të ekzistojë. Që Serbia ende të vrasë njerëz në vendin tonë dhe të ushqejë kështu gjeneratat e reja nuk është aspak logjike. Ata erdhën në vendin tonë, vrau policin tonë me uniformën e vendit tonë, babain e dikujt. Kjo si nuk është aspak logjike, nuk mund të jetë fare njerëzore. Duhet të ndëshkohet dhe e gjithë bota duhet të ngrihet. Stop Serbisë”, shkruan Taraku.

  • Në hyrje të Prishtinës vendoset baneri me mbishkrimin: Të vdesësh për ATDHE është sikur të rilindësh përsëri

    Në hyrje të Prishtinës vendoset baneri me mbishkrimin: Të vdesësh për ATDHE është sikur të rilindësh përsëri

    Me rastin e vrasjes së policit në veri, në hyrje të Prishtinës është vendosur një baner.

    Baneri përmbanë mbishkrimin “Të vdesësh për ATDHE është sikur të rilindësh përsëri”.

    Pamje gjatë vendosjes së këtij baneri ka publikuar fotografi i njohur, Marjan Komani.

  • Pamjet/ 30 persona të armatosur janë rrethuar në manastirin e Banjskës

    Pamjet/ 30 persona të armatosur janë rrethuar në manastirin e Banjskës

    Kjo është hyrja për në manastirin e Banjskës, aty ky ndodhen rreth 30 persona të armatosur të cilët qëlluan për vdekje një polic të Kosovës në mëngjes.

    Kjo zonë sikurse duket nga pamjet është rrethuar nga forca të shumta të policisë së Kosovës.

    Vetëm pak më parë policia e Kosovës njoftoi se gjatë shkëmbimit të zjarrit, u vra njëri nga agresorët e ndodhur brenda në manastir.

  • Bullizohej nga moshatarët, 14-vjeçari shqiptar në Greqi i jep fund jetës

    Bullizohej nga moshatarët, 14-vjeçari shqiptar në Greqi i jep fund jetës

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 14-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

    Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Aiginas, ku 14-vjeçari me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në pemë.

    Raportohet se adoleshenti bullizohej dhe ndodhta kjo e ka çuar që të ndërmerrte dhe aktin ekstrem.

    I mituri i ka lënë një letër familjes pak para se t’i jepte fund jetës.

    Edhe pse bëhet fjalë për vetëvrasje, autoritetet greke po hetojnë për shkaqet që kanë çuar 14-vjeçarin në këtë akt ekstrem.