Category: Lajme

  • Si ndodhi sulmi pas mesnate ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë në Veri të Kosovës. Komunikata e plotë

    Si ndodhi sulmi pas mesnate ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë në Veri të Kosovës. Komunikata e plotë

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin e sotëm ndaj tyre në fshatin Banjskë të Leposaviçit në veri të Kosovës.

    Ata kanë thënë se sot rreth orës 02:34, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

    Më pas, njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

    Policia e Kosovës thotë se njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

    “Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.”

    Në komunikatë thuhet se të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

    Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

    Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

    Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

    Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    Të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.

  • Zjarri në fabrikën e bojërave! Helmohen disa zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

    Zjarri në fabrikën e bojërave! Helmohen disa zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

    Mbrëmjen e djeshme një fabrikë bojërash është përfshirë nga flakët, ndërsa disa prej zjarrfikësve që kanë qenë në luftë me flakët kanë pasur probleme shëndetësore.

    Një pjesë e tyre janë toksikuar (helmuar) nga lëndët që po digjeshin në fabrikë. Ata janë dërguan në spital për ndihmë mjekësore, deri në stabilizimin e gjendjes shëndetësore.

    Që pas mesnatës zjarri në pjesën e prodhimit dhe magazinimit u vu nën kontroll, njoftim që u bë nga drejtori i emergjencave, Haki Cako.

    Ndërsa Arben Cara, drejtori i trajnimeve të MZSH, deklaroi se kanë ndërhyrë me solucion kimik për izolimin e flakëve.

    Që pas njoftimit për zjarrin e rënë në atë biznes, situata paraqitej e rëndë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar ose viktima.

    Në ambientet e fabrikës gjatë momentit të shpërthimit të vatrës së zjarrit nuk ka pasur punonjës brenda në fabrikë. Sipas autoriteteve, pranë objektit në momentin e flakëve kanë qenë vetëm rojet të cilët janë larguar në kohë./topchannel

  • Torturoi bashkëshorten se lindi vajzë, flet babai i të riut: Gënjeshtra dhe mashtrime për të futur djalin në burg, nusja mund të ketë dashnor

    Torturoi bashkëshorten se lindi vajzë, flet babai i të riut: Gënjeshtra dhe mashtrime për të futur djalin në burg, nusja mund të ketë dashnor

    Pas arrestimit të Aurel Kurtit, shqiptarit nga Klosi në Greqi, pasi për dy vite me radhë ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ka reaguar për herë të parë babai i tij, Gëzim Kurti, i cili hedh poshtë akuzat e nuses së djalit, Dafinës.

    Babai i Aurelit, jo vetëm hedh poshtë akuzat, por duke i quajtur mashtrime pretendon se nusja e tij mund të kishte një lidhje paralele me dikë tjetër, dhe kërkonte të fuste në burg bashkëshortin e saj.

    “Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi. Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë. E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka falur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull. Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit.

    Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime. Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim. Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën,” tha babai i Aurelit.

    Sipas tij, ajo çka Dafina ka thënë për Policinë greke nuk është e vërtetë. Sa i përket akuzave se Aureli e mbante bashkëshorten e mbyllur, z.Gëzim i mohon ato deklarata duke shtuar se në fakt, sipas tij, nusja dilte darkave.

    “Duhet të jetë një prapaskenë. Ato që ka thënë në policinë greke nuk janë të vërteta. Nusen e kam çuar vetë në Greqi, djali im nuk e nxirrte dot përditë, se ka pasur punën e tillë. Ajo mund të thotë që ka ndenjur e mbyllur, por në darka kanë dalë. Ata janë lidhur që kur vajza ishte në klasë të 7-të.

    Kur fola në telefon me djalin nuk më tha asgjë. Më tha se do flisnim më vonë, më pas nuk e hapte tel. Të nesërmen më shkruan dhe më thotë se është zënë me Dafinën dhe e kanë futur brenda”, deklaroi Gëzim Kurti.

  • A kishte punonjës në fabrikë? Policia reagon për zjarrin në Maminas: Bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë

    A kishte punonjës në fabrikë? Policia reagon për zjarrin në Maminas: Bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë

    Policia ka reaguar në mesnatë duke dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë një fabrikë në Maminas.

    Sipas Policisë, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur punëtorë në fabrikën afër autostadës.

    Gjithashtu bëhet me dije se, për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.Reagimi

    Në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, është përfshirë nga flakët një fabrikë bojrash.

    Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

    Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

    Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

    Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Sulmohet policia e Kosovës në veri, Albin Kurti: Vritet një efektiv

    Sulmohet policia e Kosovës në veri, Albin Kurti: Vritet një efektiv

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot në orën 3 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviqit është sulmuar policia e Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur.

    Ai ka thënë se polici i vrarë është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë,

    Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda.

    Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.

    Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur./express

  • Parashikimi i motit për datën 24 shtator 2023

    Parashikimi i motit për datën 24 shtator 2023

    Ditën e Diel do të kemi ndryshim të situatës meteorologjike, si rezultat i masave ajrore të lagështa.

    Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimi.

    Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në veri.

    Era do të fryje me shpejtësi mesatare 6-8m/s.

    Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë.

    Vihet re një rënie e ndjeshme në fushën termike në mesditë.

  • ‘U filmua si Safeti duke krye marrëdhënie në zyrë, jo me 1, por me 2 gra’, kryebashkiaku italian: Hakmarrje politike!

    ‘U filmua si Safeti duke krye marrëdhënie në zyrë, jo me 1, por me 2 gra’, kryebashkiaku italian: Hakmarrje politike!

    Pietro Tidei, kryetari i Bashkisë së Santa Marinella-s është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

    Tidei menjëherë pasi është vendosur në dijeni të filmimit ka shprehur ankesën se filmimi ka qenë i stisur për ta shantazhuar.

    Ngjarja e videos së papublikuar u bë e njohur në mediat prestigjioze italiane ku Tidei është parë duke kryer veprime intime me dy gra në zyrën e tij, njëra prej tyre mendohet të jetë një përfaqësuese e njohur e një prej ministrive italiane.

    Imazhet u bënë publike pas përhapjes së tyre në një chat në rrjetet sociale. Nga ana tjetër kryebashkiaku ka reaguar duke thënë se:

    “Kam 53 vite që merrem me politikë. Nuk jam i gatshëm të pranoj asnjë ndërhyrje në sferën time private. Kam denoncuar këtë akt si shantazh dhe si tentative për të më korruptuar politikisht.”

  • Digjet fabrika në autostradë, prefekti: Zjarri pranë depove të gazit (Video)

    Digjet fabrika në autostradë, prefekti: Zjarri pranë depove të gazit (Video)

    Një fabrikë bojërash që ndodhet në Maminas është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës për shkaqe momentalisht të paqarta.

    Ministria e Brendshme, në një reagim për mediat bëri thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

    “Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës.

    Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset”, thuhet në reagimin e ministrisë.

    Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani u shpreh se situata është kritike. “Obobobo! Ka shpërthime. Janë mbi 10 zjarrfikëse këtu. Rrezikohen depot e gazit që ndodhen pranë fabrikës” tha ai.

    Për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Energjia është shkëputur për të shmangur rrezikun më tej./5pyetjet.al

  • Tmerr në bordin e një avioni, menduan se pasagjerja po flinte, por…

    Tmerr në bordin e një avioni, menduan se pasagjerja po flinte, por…

    Një fluturim i British Airways nga Londra për në Nice të Francës u shndërrua në një thriller kur një pasagjere në aeroplan rezultoi se nuk ishte në gjumë, por kishte vdekur.

    Pasagjerët në fluturim vunë re se 73-vjeçarja nuk dukej mirë kur u ulën në qytetin jugor francez, pasi ajo nuk lëvizi nga vendi i saj, ndërsa të gjithë u ngritën për të zbritur.

    Kur disa nga pasagjerët u përpoqën ta zgjonin dhe ajo nuk reagonte, ata e dinin se diçka nuk shkonte. Ata kanë njoftuar menjëherë ekuipazhin, i cili nga ana e tij ka kërkuar ndihmën e parë.

    Në kohën kur ekipet e shpëtimit arritën në vendndodhje ishte tepër vonë. Siç u konstatua më vonë, gruaja pësoi një atak në zemër gjatë udhëtimit.

    British Airways konfirmoi ngjarjen tragjike duke thënë: “Fatkeqësisht një pasagjer ka vdekur në një fluturim nga Londra Heathroë në Nice”.

  • Zjarr i madh në autostradën Tiranë-Durrës, Ministria e Brendshme: Mos kaloni në këtë aks

    Zjarr i madh në autostradën Tiranë-Durrës, Ministria e Brendshme: Mos kaloni në këtë aks

    Nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Ministria e Brendshme ka apeluar qytetarët që ta shmangin qarkullimin në këtë aks, deri në shuarjen e flakëve.Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës.

    Nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Ministria e Brendshme ka apeluar qytetarët që ta shmangin qarkullimin në këtë aks, deri në shuarjen e flakëve.

    Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.