Category: Lajme

  • ‘Oj k… kujdes se u këpute’! Ndjekësi e ofendon me fjalor banal, Beniada i kthehet si kurrë se keni imagjinuar!

    ‘Oj k… kujdes se u këpute’! Ndjekësi e ofendon me fjalor banal, Beniada i kthehet si kurrë se keni imagjinuar!

    Beniada përcjell gjithmonë pozitivitet megjithatë mesa duket ka edhe njerëz që nuk e pëlqejnë modelen dhe së fundmi një ndjekës i ka bërë një koment aspak të përshtatshëm, madje duke përdorur fjalor banal.

    Por Beniada nuk ia ka kursyer përgjigjen e madje ja ka publikuar komentin në InstaStory.

    “Mua më vjen për të qeshur, edhe pse s’ka asgjë për të qeshur kur lexoj disa mesazhe ofenduese ku njerëzit mundohen të fyejnë dhe përdorin fjalë të shpifura. Si një burrë i martuar me dy fëmijë mund të flasë kështu për një vajzë. Si guxon ti që je baba? Këto fjalë që më shkruan ti mua sot nesër ja shkruan një burrë vajzës tënde. Shpresoj shumë që askush mos t’i përdorë këto fjalë as me gruan tënde as me familjen tënde. Unë kur lexoj këto komente nuk mërzitem fare, vetëm kuptoj ça niveli kemi arritur. Kuptoj nivelin e atij personi. Pra një burrë që shan në Instagram një vajzë tregon si sillet ai me familjen e vet”, shprehet Beniada.

  • Terror në Florida, aligatori i madh ecte me një kufomë në nofulla (VIDEO)

    Terror në Florida, aligatori i madh ecte me një kufomë në nofulla (VIDEO)

    Një aligator i madh po ecte me trupin e një burri në Largo, Florida.

    Është një aligator 3.9 metra i gjatë dhe autoritetet morën raporte për një trup në ujë pranë Ridgecrest Park dje të premten.

    Kur policia mbërriti në vendngjarje, pa një aligator me trupin e personit në gojë.

    “Shumë nga fqinjët e mi ishin këtu jashtë dhe ishin ata që më treguan për aligatorin e madh,” tha banorja Jennifer Dean për Bay News.

    “Ndërsa po qëndronim këtu, dëgjuam një të shtënë, mendoj se ata vranë aligatorin”.

    Me ndihmën e Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Botës së Egër në Florida, aligatori u gjet dhe u hoq, sipas njoftimit.

    “Ai u vra në mënyrë njerëzore”, thonë autoritetet.

    Duhet të theksohet se incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth një milje larg vendit ku një burrë u gjet i vdekur pas sulmit të një aligatori.

  • Mbante gruan të mbyllur dhe e dhunonte, babai i 28-vjeçarit të arrestuar në Greqi: Nusja mashtron!

    Mbante gruan të mbyllur dhe e dhunonte, babai i 28-vjeçarit të arrestuar në Greqi: Nusja mashtron!

    Babai i 28-vjeçarit, Aurel Kurti, i arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe se e ka mbajtur peng në shtëpi për shkak se 22-vjeçarja ka lindur vajzë.

    Gëzim Kurti ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e nuses së tij, Dafina, dhe për më tepër i ka quajtur mashtrime dhe gënjeshtra. Sakaq ai akuzon nusen e tij se mund të ketë lidhje me dikë tjetër dhe kërkon që të fusë në burg djalin e tij.

    “Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi. Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë.

    E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka falur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull. Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit.

    Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime. Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim.

    Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën.

    Duhet të jetë një prapaskenë. Ato që ka thënë në policinë greke nuk janë të vërteta. Nusen e kam çuar vetë në Greqi, djali im nuk e nxirrte dot përditë, se ka pasur punën e tillë. Ajo mund të thotë që ka ndenjur e mbyllur, por në darka kanë dalë. Ata janë lidhur që kur vajza ishte në klasë të 7-të.

    Kur fola në telefon me djalin nuk më tha asgjë. Më tha se do flisnim më vonë, më pas nuk e hapte tel. Të nesërmen më shkruan dhe më thotë se është zënë me Dafinën dhe e kanë futur brenda”, deklaroi Gëzim Kurti, për News24 dhe BalkanWeb.

  • Qytetarët shpërthejnë ndaj “Raiffeisen Bank”: Pse nuk thoni të vërtetën për sulmin kibernetik?!

    Qytetarët shpërthejnë ndaj “Raiffeisen Bank”: Pse nuk thoni të vërtetën për sulmin kibernetik?!

    Per shume ore faqja e Raiffeisen Bank dhe aplikacionet e saj si per individet dhe bizneset, dolen jashte funksionit diten e djeshme.

    Kjo nuk eshte nje ngjarje e izoluar pasi transaksionet permes kartave te Raiffeisen Bank kane probleme tashme prej disa ditesh

    Vetem pasi i la klientet pa sherbim pa asnje lajmerim e shpjegim, kjo banke eshte kujtuar te publikoje nje lajmerim formal ne rrjetet sociale ku ne fakt jo vetem qe nuk shpjegon asgje cfare ka ndodhur, pasi nuk ka asnje fjale per daljen jashte funksionit te sherbimeve, por edhe genjen duke pretenduar se sherbimet jane rikthyer.

    Kjo nese i referohemi komenteve te qytetareve, te cilet hedhin poshte pretendimet e Raiffeisen Bank se sherbimi eshte rikthyer:


    Pse nuk thoni te verteten qe patet nje sulm DDOS nga hakerat ruse? Apo kujtoni se kohen e sotme nuk merresh vesh lajmi- shkruan nje qytetar.

    Te tjere thone se kane ende probleme me webin, aplikacionin dhe sherbimet e bankes.Nderkaq nje qytetar, a shfrytezuar rastin per te bere edhe nje tjeter kritike ne adrese te kesaj banke:


    Mire do beni te hapni ndonje filial ne Memaliaj,se sa here qe vem ne Tepelene banka mbyllet perkohesisht se jan duke numeruar leket dhe si numerojne dot duan dy ore. Per nje sherbim duhet te vem disa here- shkruan qytetari.

    Diten e djeshme faqja e Raiffeisen Bank doli offline dhe ishte jashte funksionit si pasoje e nje sulmi kibernetik te kryer ndaj disa operatoreve ne Shqiperi.

    Transaksionet me kartat e kesaj banke kane qene te pamundura dhe jo funksionale prej disa ditesh.

  • ‘Çmendet’ moti/ Stuhia “Ofelia” shkakton rrebeshe shiu e përmbytje, mijëra shtëpi pa energji

    ‘Çmendet’ moti/ Stuhia “Ofelia” shkakton rrebeshe shiu e përmbytje, mijëra shtëpi pa energji

    Stuhia tropikale Ofelia goditi Bregun e Atlantikut duke shkaktuar rrebeshe shiu dhe erëra të forta ne disa rajone, që çuan në përmbytje dhe ndërprerje të energjisë.

    Pothuajse 8 milionë njerëz përgjatë brigjeve të Atlantikut, nga Nju Njorku në Karolinën e Jugut u paralajmëruan për stuhi tropikale dhe përmbytje, deri në mesditë, të shtunën, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.

    Stuhia nisi në qytetin Emerald Isle në Karolinën e Verut rreth orës 6.15 të mëngjesit duke shkaktuar rrebeshe të mëdha shiu dhe erëra të forta.

    Në disa zona erërat lëvizën me një shpejtësi prej 80 kilometër në orë që e ndërthurur me reshjet e shiut shkaktoi stuhi në disa zona të Karolinës së Veriut, njoftuan shërbimet.

    Një nga komunitetet me të goditura ishte Uashingtoni, Karolina e Veriut ku, në videot e publikuara në mediat sociale, dukej uji që përmbytte shtëpi dhe në disa raste edhe mbulonte automjetet.

    Deri në mesditë, më shumë se 65 mijë banesa dhe biznese në Karolinën e Veriut, Virxhinia, Pensilvani dhe Nju Xhersi ishin pa energji elektrike, njoftuan autoritetet./VOA

  • Dhunohej nga burri i saj, shqiptarja rrëfen tmerrin: Më mbante peng dhe…

    Dhunohej nga burri i saj, shqiptarja rrëfen tmerrin: Më mbante peng dhe…

    Autoritete greke kanë marrë dëshminë e 22-vjeçares Dafina Kurti, e cila dhunohej dhe u mbajt prej dy vitesh peng në shtëpi nga bashkëshorti i saj 28-vjeçari Aurel Kurti.

    Dëshmia e saj ka tronditur gjyqtarët dhe hetuesit, raportojnë mediat greke, Gegonota.neës dhe Protothema. 22-vjeçarja tregoi se erdhi në Volos në vitin 2021 nga Shqipëria, pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, Aurel Kurti një person “i egër” dhe nuk mësoi kurrë të fliste greqisht, sepse nuk kishte pasur kurrë kontakt me asnjë njeri. Ajo dhe fëmija i saj që jetoi abuzimin që nga barku i nënës, jetonin brenda një shtëpie të mbyllur.

    Sapo ka mbërritur në Volos, bashkëshorti e ka ndaluar 22-vjeçaren të ketë çdo kontakt me botën e jashtme dhe shtëpia e tyre dukej e pabanuar. Pamjet janë publikuar nga mediat greke.

    E ka rrahur rëndë kur u bë e ditur gjinia e fëmijës pasi nuk donte vajzë dhe që atëherë rrahjet ishin përditshmëria e 22-vjeçares, shkruan Gegonotaneës. Kur lindi fëmija, ata jetuan për pesë muaj me qepena të mbyllura. Nëna dhe foshnja nuk e panë dritën e diellit. Në oborr dhe vetëm në oborr u lejuan të dilnin, pas pesë muajsh. Druri ishte i përditshëm dhe i pamëshirshëm dhe nëna nuk lejohej as të vizitonte mjekun për vaksinat e fëmijës dhe as të thërriste një mjek në shtëpi. Pazarin e ka bërë 28-vjeçari, i cili herë punonte në ndërtim e herë në blegtori.

    Mbrëmjen e djeshme dhe teksa gruaja bërtiste, britmat që ishin dëgjuar dhe më parë, të dhunës dhe rrahjeve mobilizuan lagjen. Fqinjët dolën jashtë shtëpisë dhe i trokitën në derë, ndërsa thirrën policinë. Pasi 28-vjeçari kuptoi se nuk kishte asnjë kërcënim, hapi derën e pasme për të shpëtuar dhe fqinjët e ndaluan dhe e mbajtën aty derisa mbërriti policia.

    Po e mbyste kur ndërhynë fqinjët

    Kur policia arriti në banesë panë nënën që kishte përqafuar fëmijën e saj, ndërsa ishte e mbuluar me gjak dhe me shenja në fyt. Menjëherë është lajmëruar një ambulance dhe gruaja dhe fëmija u dërguan në spital. 22-vjeçarja nuk di greqisht dhe me ndihmën e një bashkatdhetari u shpjegoi mjekëve dhe policisë se e kapën bashkëshortin pak para se ta vriste duke i futur duart në fyt.

    “Kam ngrënë dru edhe më të fortë, kam qenë shumë herë afër vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj dhe e cilësoi burrin si një njeri që ndiqte rregullat e mafies. 28-vjeçari është dërguar dje në hetuesi, ndërsa nëna dhe fëmija janë nën mbrojtje me urdhër të prokurorit. Në daljen e tij para organeve të akuzës, autori ka mbetur pa fjalë dhe duket se nuk ka kuptuar as seriozitetin e ngjarjeve, as rëndësinë e referimit para drejtësisë për krime.

  • Publikohen pamjet nga shtëpia e “ferrit” ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare, fqinjët: Nuk e kemi parë kurrë

    Publikohen pamjet nga shtëpia e “ferrit” ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare, fqinjët: Nuk e kemi parë kurrë

    Mediet greke kanë publikuar pamjet e shtëpisë ku jetonte 22-vjeçarja shqiptare, Dafina Kurti së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare.

    Në këtë banesë në Alykës, Volos, Dafina u torturua për dy vite të tëra nga bashkëshorti i saj 28-vjeçar, i cili u arrestua.

    Fotot janë publikuar nga faqja TheNewspaper.gr duke transmetuar edhe dëshmitë e fqinjëve të çiftit me origjinë shqiptare.

    “Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.

    Një fqinj tjetër rrëfen: “E kam parë shumë rrallë. Ajo dilte vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Jo më. Dhe më bëri përshtypje sepse ajo ishte e veshur nga koka te këmbët. Si me kapuç. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë, duke lëvizur, duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”.

    Gruaja 22-vjeçare erdhi në Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, një burrë “mizor” ashtu sic e përshkruajnë mediet greke, që nuk e la kurrë të mësonte greqisht, dhe nuk e lejoi kurrë të kishte kontakte me njerëz të tjerë.

  • Tullumbacet me azot/ Eksperti Karamuço paralajmëron qytetarët dhe zbulon dëmet e kësaj droge: Kujdes, çon në paralizë

    Tullumbacet me azot/ Eksperti Karamuço paralajmëron qytetarët dhe zbulon dëmet e kësaj droge: Kujdes, çon në paralizë

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review”, në Euronews Albania, ku u diskutuan efektet e tullumbaceve me oksid azoti një prej drogërave të kthyera në trend në Shqipëri.

    Karamuço tha se efektet e kësaj lloj substance toksike në sistemin nervor janë të pakthyeshme.

    Ai nënvizoi se përdorimi i kësaj substance e cila shkakton varësi psikologjike mund të çojnë deri në paraliza të sistemit nervor.

    Duke sjellë në vëmendje ndalimin e bërë në Britaninë e Madhe vitin e shkuar ai tha se është mirë që ky lloj debati të bëhet dhe në Shqipëri dhe që adoleshentët të ndërgjegjësohen në mospërdorimin e kësaj substance.

    “Britania vendosi kualifikimin e tyre në familjen e drogërave të lehta por të dëmshme, që duhet të hiqen nga tregu, ose më mirë lëndëve toksike të dëmshme që duhet të hiqen nga tregu. Në fillim kur e pamë ne thamë çfarë është kjo lloj droge, ne e kishin oksid azoti, ata e kishin oksid nitrogjeni, por që është e njëjta gjë. Kjo përdoret vetëm në çështjet e shëndetësisë, për dentistët. Ne i shihnim këto tullumbace në party të ndryshme në Shqipëri, por mendonim se ishin për dekor.

    Nuk krijon varësi, por është shumë e rrezikshme pasi jep dëmtime të pakthyeshme neurologjike, po ashtu dhe të organeve të tjera. Deri në paralizë.

    Këto janë shqetësimet që janë ngritur në Britaninë e Madhe vitin e kaluar. A duhet të vijë ky debat në Shqipëri? Aq më mirë që të fillojë ky debat dhe është një nxitje shumë e mirë kjo”, tha Karamuço

  • Pamjet nga shtëpia e “ferrit” ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare, flasin fqinjët: Nuk e kemi …

    Pamjet nga shtëpia e “ferrit” ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare, flasin fqinjët: Nuk e kemi …

    Mediet greke kanë publikuar pamjet e shtëpisë ku jetonte 22-vjeçarja shqiptare, Dafina Kurti së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare.

    Në këtë banesë në Alykës, Volos, Dafina u torturua për dy vite të tëra nga bashkëshorti i saj 28-vjeçar, i cili u arrestua.

    Fotot janë publikuar nga faqja TheNewspaper.gr duke transmetuar edhe dëshmitë e fqinjëve të çiftit me origjinë shqiptare.

    “Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.

    Një fqinj tjetër rrëfen: “E kam parë shumë rrallë. Ajo dilte vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Jo më. Dhe më bëri përshtypje sepse ajo ishte e veshur nga koka te këmbët. Si me kapuç. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë, duke lëvizur, duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”.

    Gruaja 22-vjeçare erdhi në Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, një burrë “mizor” ashtu sic e përshkruajnë mediet greke, që nuk e la kurrë të mësonte greqisht, dhe nuk e lejoi kurrë të kishte kontakte me njerëz të tjerë.

  • “Mjafton një kontakt në TikTok…”/ Tullumbacet me drogë, gazetarja e njohur blen në mes të Tiranës bombolën me azot

    “Mjafton një kontakt në TikTok…”/ Tullumbacet me drogë, gazetarja e njohur blen në mes të Tiranës bombolën me azot

    Kohët e fundit në Shqipëri është kthyer në trend një lloj droge e cilësuar si tullumbacja me oksid azoti.

    Konsumimi i kësaj droge është tepër i lartë në diskotekat e Tiranës, por dhe në lokale të ndryshme nga adoleshëntët dhe të rinjtë.

    Në emisionin “Review” u demonstrua live mënyra e sigurimit të një droge të tillë.

    Gazetarja Lusi Përgjegji, kontaktoi si e infiltruar me një nga faqet që merren me tregtimin e bombolave me azot në rrjete sociale.

    Pasi la një vendtakimin me personin që e tregtonte, ajo mundi ta siguronte drogën kundrejt një shumë prej 5 mijë lekësh të reja.

    Bombula me azot shoqërohej me një mekanizëm shtesë dhe disa tullumbace, të cilat mbushen me substancën në fjalë dhe thithen nga adoleshentët.

    “Mjafton të gjesh një kontakt në Instagram ose Tik Tok, ku ishin masvive, pasi lë një takim mund të shkosh lehtësisht dhe të marrësh bombulën me azot”, tha Përgjegji.