Category: Lajme

  • Mbante të mbyllur 22-vjeçaren shqiptare dhe e torturonte se lindi vajzë, publikohen pamjet nga shtëpia e “ferrit”, fqinjët rrëfejnë tmerrin: Nuk e kishim parë kurrë të dilte nga shtëpia…

    Mbante të mbyllur 22-vjeçaren shqiptare dhe e torturonte se lindi vajzë, publikohen pamjet nga shtëpia e “ferrit”, fqinjët rrëfejnë tmerrin: Nuk e kishim parë kurrë të dilte nga shtëpia…

    Mediat greke kanë publikuar pamjet e banesës ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare Dafina Kurti, nga bashkëshorti i saj Aurel.

    Sipas mediave helene, në këtë banesë e reja, nënë e një vajze dy vjeçare, mbahej e mbyllur dhe torturohej nga i shoqi, tashmë i arrestuar, për gati dy vite.

    Ndërkohë sipas dëshmisë së fqinjëve të çiftit shqiptarë, thuhet se vajza nuk është parë thuajse kurrë të dilte, dhe në rastet kur e kanë pikasur, ka qenë e veshur nga koka te këmbët.

    “Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.

    “Ajo ishte e veshur nga koka te këmbët”, thotë një tjetër banorë.

    “E kam parë shumë rrallë. dilte vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë duke lëvizur, apo duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”, rrëfen ai.

  • Tërmeti i fuqishëm jo shumë larg Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

    Tërmeti i fuqishëm jo shumë larg Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

    Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e pasdites në Bosnje & Herzegovinë.

    Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 19:01 në Neum.

    Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

    Ndërkohë që thellësia e tërmetit ka qenë 6 kilometra.

  • Leku vijon të forcohet edhe në shtator, çfarë po ndodh me monedhat e huaja

    Leku vijon të forcohet edhe në shtator, çfarë po ndodh me monedhat e huaja

    Leku fitoi terren këtë javë në kursin e këmbimit me Euron. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane të Premten këmbehej me 106.37 lekë. Kursi Euro-Lekë ka zbritur në nivelin më të ulët, që prej datës 18 Gusht që ishte 106.01 Lekë.

    Ndërsa Dollari amerikan luhatet më poshtë së 100 lekëve, por megjithatë të Premten sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë shënoi një rritje të lehtë dhe u këmbye me 100.04 Lekë.

    Edhe shumica e valutave të tjera po ndjekin rënien e Euros. Paundi britanik zbriti në 122.44 Lekë, niveli më i ulët që prej mesit të muajit Gusht. Franga zvicerane zbriti në 110.40 Lekë, edhe kjo në nivelin më të ulët prej një muaji.

    Muaji Shtator po konfirmon pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit valutor. Megjithëse periudha e pikut e sezonit turistik ka kaluar, monedha europiane nuk ka arritur një ringritje të qëndrueshme. Mes datave 23 dhe 25 Gusht, kursi i Euros fitoi pothuajse pesë pikë brenda pak ditëve, duke arritur deri në nivelin e 110.67 Lekëve.

    Por ashtu siç ka ndodhur disa herë të tjera këtë vit, forcimi i Euros ka rezultuar shumë afatshkurtër.

    Ekspertët mendojnë se efekti i turizmit në kursin e këmbimit tashmë paraqitet më i shtrirë në kohë. Nëse deri para disa vitesh këto efekte shtriheshin kryesisht gjatë muajve Korrik dhe Gusht, zgjatja e sezonit ka bërë që ndikimi sezonal të shtrihet dhe në Shtator.

    Madje sipas tyre edhe në muajit në vijim Euro nuk do të arrijë të fuqizohet dhe të kapë nivelin e mëparshëm të këmbimit me mbi 120 Lekë. Ekspertët parashikojnë se niveli maksimal i këmbimit të Euros për muajit e mbetur të këtij viti pritet të arrijë në nivelin e 112-113 Lekë.

  • Pranimi i fajësisë nga McGonigal,  NYT: Ish-agjenti projektoi një hetim nga FBI për një lobist që punonte për një rival të kryeministrit shqiptar! Me Ramën kishte krijuar miqësi

    Pranimi i fajësisë nga McGonigal, NYT: Ish-agjenti projektoi një hetim nga FBI për një lobist që punonte për një rival të kryeministrit shqiptar! Me Ramën kishte krijuar miqësi

    Zyrtari i lartë i FBI-së, Charles G. McGonigal, u deklarua fajtor të premten në Gjykatën Federale të Qarkut në Uashington për fshehjen e pagesave që merrte nga një biznesmen me origjinë shqiptare, një ish-agjent i inteligjencës që e kishte ndihmuar në marrëdhëniet e biznesit jashtë shtetit.

    Sipas NYT, Zyrtari, Charles F. McGonigal, ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, kishte qenë zyrtari më i lartë i byrosë që ishte akuzuar për korrupsion vitet e fundit.

    Në 15 gusht, ai u deklarua fajtor në gjykatën federale në Nju Jork për shkelje të sanksioneve të SHBA dhe për ‘pastrimin’ e pagesave nga një oligark i shquar rus, Oleg V. Deripaska.

    Ai u deklarua fajtor për një akuzë të vetme të fshehjes nga FBI-ja të pagesave që merrte nga Agron Neza, një ish-oficer i inteligjencës shqiptare që ishte zhvendosur në Nju Xhersi. Ashtu si në rastin e Nju Jorkut, marrëveshja për pranimin e fajësisë midis McGonigal dhe prokurorëve në Uashington rezultoi në pakësimin të akuzave.

    Prokurorët e Uashingtonit ranë dakord të heqin tetë nga nëntë akuzat e ngritura fillimisht kundër tij në kohën e dënimit, shumica e të cilave kishin një dënim maksimal prej 20 vitesh burg. Por sipas marrëveshjes së zbuluar të premten, zotit McGonigal i kërkohej të pranonte se ai në fakt kishte kryer veprimet më të gjera për të cilat ishte akuzuar, madje edhe ato për të cilat ai nuk u deklarua fajtor.

    Në gjykatë të premten, zoti McGonigal i tha gjyqtares Colleen Kollar-Kotelly se përpara se të largohej nga FBI në 2018, ai kishte filluar të planifikonte nisjen e një kompanie konsulence sigurie që do të përdorte kontaktet që ai kishte bërë në byro pas daljes në pension të tij. Ai tha se e dinte se duhej të kishte zbuluar pagesat që kishte marrë dhe takimet që kishte mbajtur në planifikimin e kompanisë, por ai nuk e bëri këtë nga frika e ngritjes së pyetjeve në FBI që mund të ndërhynin në sipërmarrjen e tij të ardhshme.

    Dënimi maksimal i McGonigal sipas secilës prej marrëveshjeve të tij për pranimin e fajësisë është pesë vjet burg.

    Zyrtarët e FBI-së kanë thënë se nuk kanë gjetur prova që z. McGonigal t’u kishte nxjerrë informacion zyrtarëve të huaj ose të rrezikonte aktivitetet e byrosë ose sigurinë kombëtare.

    McGonigal, 55 vjeç, ishte paditur në Nju Jork dhe Uashington në janar. Çështja e Uashingtonit lidhej kryesisht me ndërveprimet e zotit McGonigal me interesat jashtë shtetit. Sipas prokurorëve, ai kishte dështuar të zbulonte me të vërtetë, siç kërkohej me ligj, detajet e udhëtimit të tij jashtë vendit dhe takimet e tij me zyrtarë të huaj qeveritarë dhe njerëz të biznesit. Akuzat penale lidhur me falsifikimin ose mosdhënien e informacioneve rreth udhëtimit dhe kontakteve të tij do të hiqen në momentin e dhënies së dënimit.

    McGonigal pranoi se kishte pranuar 225,000 dollarë këste cash nga zoti Neza dhe se kishte udhëtuar në Shqipëri me të dhe kishte ndihmuar në dhënien e një licence për shpime nafte për një kompani të lidhur me zotin Neza. McGonigal i kërkoi paratë si hua nga Neza, ndërsa diskutuan një sipërmarrje të mundshme biznesi, duke përfshirë formimin e kompanisë konsulente, së cilës ai iu referua në gjykatë të premten, por nuk kishte kushte për kredinë dhe nuk u pagua kurrë, sipas përshkrimit të paraqitur prej tij në marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

    McGonigal pranoi gjithashtu elementë të tjerë të aktakuzës:

    Ai përdori pozicionin e tij në përpjekje për të gjeneruar një pagesë prej 500,000 dollarësh për z. Neza nga një kompani farmaceutike e Evropës Lindore. Dhe ai krijoi një hetim të FBI-së për një lobist amerikan që punonte për një rival politik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me të cilin zoti McGonigal kishte krijuar një miqësi. Hetimi nuk rezultoi me akuza.

    Gjykatësi caktoi dënimin e zotit McGonigal në çështjen e Uashingtonit për 16 shkurt 2024. Ai do të dënohet në Nju Jork më 14 dhjetor.

  • Tërmeti godet Turqinë, epiqendra e njëjtë me tragjedinë e 6 shkurtit

    Tërmeti godet Turqinë, epiqendra e njëjtë me tragjedinë e 6 shkurtit

    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në provincën Kahramanmaraş në Turqinë juglindore këtë të shtunë.

    Sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive (AFAD), në rrjetin social X, lëkundjet janë regjistruar në orën 11:22 me orën lokale dhe epiqendra ishte në rajonin Goksun.

    Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 8.48 kilometrash.

    Kujtojmë se në provincën e Kahramanm araş më 6 shkurt, një tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë shkaktoi një tragjedi me mbi 55 mijë viktima.

    Lëkundjet, u ndjenë në 11 provinca të Turqisë, por shkaktuan viktima dhe në Sirinë veriore.

  • “Kemi staf të ri, hajde provoje se ia vlen”, studentet rekrutohen në Tik Tok, “ofertat e punës” së qendrave të masazhit në Tiranë flasin vetë…

    “Kemi staf të ri, hajde provoje se ia vlen”, studentet rekrutohen në Tik Tok, “ofertat e punës” së qendrave të masazhit në Tiranë flasin vetë…

    Rrjetet sociale po përdoren si kanalet kryesore për të marketuar qendrat e masazhit në Tiranë. Në kërkim të të ardhurave ekonomike shumë studente kanë aplikuar për një vend pune.

    Por, pas punësimit janë gjetur para një zgjedhje tjetër, atë të shfrytëzimit seksual kundrejt parave. Këto qendra nuk ofrojnë vetëm masazh, por edhe shërbime seksuale. Faktoje ka sjellë disa raste reale sesi këto vajza, marketohen me një gjuhë sa seksiste aq edhe shfrytëzuese.

    Këto qendra masazhesh përdorin rrjetet sociale për të gjetur klientelë. Profilet e tyre i përngjasojnë një tregu të mishit të bardhë ku çfarë po shitet nuk janë shërbime, por trupat e grave.

    Nëse, si çdo profesion tjetër, një masazhatore do të rritej në aftësi dhe klientelë me kalimin e kohës, duke përdorur reputacionin e vjetërsinë në punë për të tërhequr klientelë më të gjerë, një nga fjalitë më të përdorura në këto profile është “staf i ri”, sikurse një dyqan do të përdoret shprehjen “mall i ri” për të joshur klientelën.

    Në disa prej këtyre faqeve, gratë prezantohen si produkte me foton, ‘emrin’, moshën dhe çmimin të listuar.

    Përmes postimeve këto profile “mashtrojnë” se po ofrojnë punë për masazhatore në rrjete sociale, ndërkohë që, puna në fjalë përfshin ushtrimin e prostitucionit.

    Edhe nëse një grua punësohet në këto qendra vërtet, fillimisht, thjesht si masazhatore, punësimi në një ambient ku ushtrohet prostitucioni vjen me risqet e tij specifike, duke filluar nga ato higjenike-shëndetësore, vulnerabiliteti ndaj dhunës dhe afërsia me një aktivitet të paligjshëm dhe të rrezikshëm.

    Nga një sërë dokumentesh zbulohet se këto qendra keqpërdorin rrjetet sociale, duke përdorur fotografi dhe përshkrime që manipulojnë imazhin e një qendre masazhi tradicionale. Përtej kësaj imazhi të rremë, shpesh ato ofrojnë shërbime të tjera, duke përfshirë marrëdhënie seksuale për pagesë.

    Ky është një rast flagrant i abuzimit të informacionit.

    Blerina (po përdorim një emër të rremë për të mos zbuluar identitetin e saj) është 24-vjeç dhe vjen nga qyteti i Lushnjes. Tani që i ka mbaruar studimet ka vendosur të mos rikthehet në vendlindje, por kërkon një të ardhme më të mirë në kryeqytet. Ndërsa kërkonte online për ndonjë punë, sheh se në Instagram dhe Tik Tok gëlojnë ofertat e punës për masazhatore. Në pamje të parë çdo gjë duket (pothuajse) në rregull. Ofertuesit e punës kanë të publikuar në llogaritë e tyre në Instagram numrin e telefonit dhe mundësia e punësimit është vetëm një telefonatë larg.

    Pasi telefonon, administratorja e qendrës i shpjegon Blerinës se puna është gjashtë orë në ditë dhe do të paguhet me përqindje, në bazë të numrit të masazheve, ku për një të tillë pagesa është 5 mijë lekë të reja. Por realiteti është krejt ndryshe kur ajo nis punën, pasi masazhi shndërrohet në një ofertë për shërbime seksuale kundrejt pagesës.

    Në TikTok, fytyra e saj është e pa identifikueshme. Duke prezantuar fundshpinën, vajza njofton se mund të kontaktohet për masazhe.

    Si ajo, edhe dhjetra të tjera i kanë kthyer platformat në “ vitrina” që në dukje besohet se garantojnë masazh edhe pse janë të dyshimta.

    Klodian Bilushi, drejtues policie pranë sektorit kundër krimeve kibernetike në kryeqytet, thekson se monitorimi i platformave sociale është thelbësor për hetimet. “Ky monitorim vepron si një sinjal për aktivitetet kriminale të mundshme, jo vetëm në fushën e krimeve në internet,” shton ai.

    Brenda këtij vëzhgimi vërehen individë që shpërndajnë fjalë urrejtjeje ose më keq, duke fshehur aktivitetet e paligjshme, si prostitucioni, nën maskën e shërbimeve të masazhit.

    Oficeri i policisë shpjegon se si këto reklama online mund të çojnë në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme.

    “Mund të identifikohen shërbime apo promovime të rreme, që synojnë përfitime ekonomike të paligjshme. Po ashtu, mund të identifikohen individë që ekspozojnë përmbajtje pornografike me të mitur, si dhe sende të kundërligjshme si arma apo substancat narkotike,” shpjegon ai.

    Të dhënat e monitorimit online kalohen në departamentin e antiterrorit, që merret me hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Përmes agjentëve të infiltruar që paraqiten si klientë, ky departament ka zbuluar një skemë të sofistikuar ku ofertat e masazhit shpeshherë çojnë në shërbime seksuale.

    Në një nga dosjet në hetim me numër vendimi 2321 thuhet:

    “Nga të dhënat e administruara dyshohet se persona që posedojnë qendra masazhi, i kanë përshtatur këto ambiente për prostitucion, duke punësuar femra të ndryshme të cilat krahas punës si masazhatore, nxiten ose iu ofrohet nga pronarët që të kryejnë marrëdhënie kundrejt pagesës me klientët që frekuentojnë këto ambjente”.

    Policia dhe autoritetet lokale po përballen me një sfidë per të zbuluar dhe ndaluar këto aktivitete të paligjshme që shfaqen nën fasadën e një qendre masazhi.

    Ky është një rast flagrant i abuzimit të informacionit dhe manipulimit të klientëve.

    Në një nga dosjet e policisë, një vajzë që ndjek studimet e larta rrëfen se si u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion nën “maskën“ e masazhit.

    Ajo tregon për punën që ka gjetur nëpërmjet rrjeteve sociale, duke filluar me një ofertë për masazh, por më pas iu kërkuar të ofronte shërbime të tjera, përfshirë marrëdhënie seksuale për pagesë.

    Policia konfirmon për Faktoje se bashkëpunoi me Inspektoriatin Shtetëror të Punës Shërbimeve Shoqërore për të kontrolluar dy qendrat e masazhit, ku dyshohej se ushtrohej prostitucion, njëra në rrugën “Sulejman Delvina” dhe tjetra në rrugën “Beqir Luga” në Tiranë.

    Policia ndaloi katër gra, dy me status të martuara dhe dy beqare të cilat u akuzuan për ushtrim prostitucioni. Për 23 vjeçaren A.T e cila ndjek studimet e larta konfirmohet se u kap në flagrancë nga shërbimet policore duke ushtruar prostitucion. Të katërta rezultojnë të pasiguruara edhe pse janë punësuar si masazhatore.

    I pandehur në këtë dosje u mor edhe administratori i qendrës M.R, që u akuzua për veprën “mbajtje e lokaleve për prostitucion, parashikuar nga neni 115 I Kodit Penal. “Në disa raste iu kam ofruar klientëve shërbime ekstra dhe kam marrë pagesë ekstra, përveç asaj të masazhit”-ka deklaruar studentja 23 vjeçare para policisë.

    Ndërkohë në telefonin e administratorit të ndaluar u gjetën mesazhe të shkëmbyera me klientë, tilla si:

    “Mund të vini ta provoni. Ja vlen gocat janë shumë të mira”.

    Studentja është ndëshkuar si fajtore për prostitucion me 10 ditë burgim.

    “Gjykata thekson se vepra penale e prostitucionit (për të cilën parashikohet dënim nga gjobë deri në tre vjet burgim) ka marrë përhapje të gjerë duke vënë në rrezik parimet morale të shoqërisë’.

    24 vjecarja pranoi se u punësua si masazhatore, por që më pas u pagua dhe për shërbimet ekstra. Një tjetër punonjëse, nënë e një fëmije tha për hetuesit: “E gjeta punën në rrjetet sociale, në Instagram.

    Administratorja më shpjegoi se puna ishte tetë orëshe dhe se pagesën do ta kisha me përqindje. Pesëmijë lekë për masazh. Ditën e parë kreva 4-5 masazhe dhe kundrejt pagesës kreva dhe shërbime ekstra, pra marrëdhënie seksuale”, shpjegon 25 vjeçarja.

    “Të nesërmen pyeta administratorët nëse isha e detyruar që të kryeja shërbime ekstra, dhe ata u përgjigjën se çdo veprim ishte zgjedhja ime“.

    “Pashë në Instagram një numër telefoni ku thuhej se mund të bëhej masazh. Në WhatsApp komunikova me njërin nga numrat, kreva pagesën prej 4 mijë lekë që ja dhashë vajzës që më bëri masazhin. Dhe më pas hyra në dush.

    Aty erdhi policia dëshmoi për policinë burri me inicialet E. B. “Më bëri përshtypje shton ai se si kur u shtriva për masazh vajza që po më shërbente më ofroi seks për 4 mijë lekë”. (Dita)

  • Dhunonte dhe mbante peng gruan sepse lindte vajza/ Babai i Aurel Kurtit:Nusja mund të ketë lidhje me dikë tjetër…

    Dhunonte dhe mbante peng gruan sepse lindte vajza/ Babai i Aurel Kurtit:Nusja mund të ketë lidhje me dikë tjetër…

    Ka reaguar ditën e sotme për mediat babai i Aurel Kurtit.

    Kujtojmë se 28-vjeçari, Aurel Kurti është arrestuar sëfundmi në Greqi, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe se e ka mbajtur peng në shtëpi për shkak se 22-vjeçarja ka lindur vajzë.

    Nëpërmjet një interviste për mediat babai i Aurel Kurtit, Gëzim Kurti ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e nuses së tij, Dafina dhe për më tepër i ka quajtur mashtrime dhe gënjeshtra. Sakaq ai akuzon nusen e tij se mund të ketë lidhje me dikë tjetër dhe kërkon që të fusë në burg djalin e tij.

    “Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi. Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë. E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka falur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull. Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit.

    Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime. Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim. Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën.

    Duhet të jetë një prapaskenë. Ato që ka thënë në policinë greke nuk janë të vërteta. Nusen e kam çuar vetë në Greqi, djali im nuk e nxirrte dot përditë, se ka pasur punën e tillë. Ajo mund të thotë që ka ndenjur e mbyllur, por në darka kanë dalë. Ata janë lidhur që kur vajza ishte në klasë të 7-të.

    Kur fola në telefon me djalin nuk më tha asgjë. Më tha se do flisnim më vonë, më pas nuk e hapte tel. Të nesërmen më shkruan dhe më thotë se është zënë me Dafinën dhe e kanë futur brenda”, deklaroi Gëzim Kurti.

  • “Kam ngrënë dru të fortë, kam qenë shumë herë afër vdekjes”! Rrëfimi i gruas shqiptare në Greqi që dhunohej nga burri

    “Kam ngrënë dru të fortë, kam qenë shumë herë afër vdekjes”! Rrëfimi i gruas shqiptare në Greqi që dhunohej nga burri

    Jeta e 22-vjeçares, Dafina Kurti e ardhur në Volos të Greqisë nga Shqipëria, ku familja e saj e detyroi të martohej në moshën 18-vjeçare, ka elemente thriller dhe drame.

    Policia dhe Prokuroria nuk kishin hasur asnjëherë në histori një rast të ngjashëm, me viktima një grua dhe fëmijën e saj dy vjeç dhe dhunues njeriu i tyre i afërt. Dëshmia e 22-vjeçares ka tronditur gjyqtarët dhe hetuesit, raportojnë mediat greke, gegonota.news dhe protothema.

    Gruaja 22-vjeçare tregoi se erdhi në Volos në vitin 2021 nga Shqipëria, pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, Aurel Gëzim Kurti një person mizor, “i egër” dhe nuk mësoi kurrë të fliste greqisht, sepse nuk kishte pasur kurrë kontakt me asnjë njeri. Ajo dhe fëmija i saj që jetoi abuzimin që nga barku i nënës, jetonin brenda një shtëpie të mbyllur.

    Me të mbërritur nga Shqipëria në Volos, bashkëshorti e ka ndaluar 22-vjeçaren të ketë çdo kontakt me botën e jashtme dhe shtëpia e tyre dukej e pabanuar.

    E ka rrahur rëndë kur u bë e ditur gjinia e fëmijës pasi nuk donte vajzë dhe që atëherë rrahjet ishin përditshmëria e 22-vjeçares, shkruan gegonotanews.

    Kur lindi fëmija, ata jetuan për pesë muaj me qepena të mbyllura. Nëna dhe foshnja nuk e panë dritën e diellit. Në oborr dhe vetëm në oborr u lejuan të dilnin, pas pesë muajsh. Druri ishte i përditshëm dhe i pamëshirshëm dhe nëna nuk lejohej as të vizitonte mjekun për vaksinat e fëmijës dhe as të thërriste një mjek në shtëpi. Pazarin e ka bërë 28-vjeçari, i cili herë punonte në ndërtim e herë në blegtori.

    Mbrëmjen e djeshme dhe teksa gruaja bërtiste, britmat që ishin dëgjuar dher më parë, të dhunës dhe rrahjeve mobilizuan lagjen. Fqinjët dolën jashtë shtëpisë dhe i trokitën në derë, ndërsa thirrën policinë. Pasi 28-vjeçari kuptoi se nuk kishte asnjë kërcënim, hapi derën e pasme për të shpëtuar dhe fqinjët e ndaluan dhe e mbajtën aty derisa mbërriti policia.

    Po e mbyste kur ndërhynë fqinjët

    Policia e arrestoi dhe kur hynë në shtëpi panë një “grusht” ​​njeri në një cep. Ishte nëna me vajzën e saj dyvjeçare. Nëna që kishte përqafuar fëmijën e saj ishte e mbuluar me gjak dhe me shenja mbytjeje në fyt. Menjëherë është lajmëruar një ambulance dhe gruaja dhe fëmija u dërguan në spital.

    22-vjeçarja nuk di greqisht dhe me ndihmën e një bashkatdhetari u shpjegoi mjekëve dhe policisë se e kapën bashkëshortin pak para se ta vriste duke i futur duart në fyt.

    “Kam ngrënë dru edhe më të fortë, kam qenë shumë herë afër vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj dhe e cilësoi burrin si një njeri që ndiqte rregullat e mafies.

    28-vjeçari është dërguar dje në hetuesi, ndërsa nëna dhe fëmija janë nën mbrojtje me urdhër të prokurorit. Në daljen e tij para organeve të akuzës, autori ka mbetur pa fjalë dhe duket se nuk ka kuptuar as seriozitetin e ngjarjeve, as rëndësinë e referimit para drejtësisë për krime.

  • DËSHMIA “bombë”/ Dumani: Renato Çami ofroi 1.2 mln € për vrasjen e “Ben Qimes” dhe mikut të tij, Endrit Dokle

    DËSHMIA “bombë”/ Dumani: Renato Çami ofroi 1.2 mln € për vrasjen e “Ben Qimes” dhe mikut të tij, Endrit Dokle

    Për ekzekutimin e Endrit Dokles, ish-anëtarit të bandës së Durrësit i liruar me kusht 3 vjet më parë nga gjykata e Krujës, s’ka qënë i interesuar vetëm Ervis Martinaj, i cili ofroi tek Nuredin Dumani 500 mijë euro në këmbim të vrasjes.

    Por në lojën e negocitave për të goditur Doklen, është dhe një emër mjaft i njohur i botës së krimit në Fier, Renato Saliu, i njohur ndryshe si “Renato Çami”.

    Sipas një ballafaqimi të bërë në muajin Mars 2023, mes bashkëpuntorit të SPAK, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, Dumani përmend Renato Çamin, si person që kërkonte jo vetëm eleminimin e Dokles por dhe të mikut të tij, Arben Isufaj alias “Ben Qimja”.

    ”…kam diçka për të shtuar që se kam thënë më përpara. Doja të flisja për një çështje që nuk është diskutuar fare më parë. Teksa flisja një ditë me Henrik Hoxhaj, më ka dërguar në aplikacionin “Matrix” fotografi me screnshoot të bisedave që Henrik Hoxhaj, fliste me një person që quhet Renato Çami, i cili interesohej në lidhje me vrasjen e “Ben Qimes” dhe Endrit Dokles. Personi jepte 1 milion e 200 mijë euro për vrasjen e këtyre dy personave…”-ka treguar i penduari Nuredin Dumani, shkruan Ora News.

    Por ky rrëfim i Dumanit, gjatë ballafaqimit në ambjentet e SPAK, nuk është mbështetur dhe konfirmuar nga Henrik Hoxhaj, i cili ka shtuar se:

    ”…unë nuk e pranoj këtë që sapo tha Nuredin Dumani. Unë nuk kam biseduar asnjëherë me të, për këto emra që nflet…”.

    Rrëfim i marë përmes procedurës së ballafaqimit mësohet të jetë filmuar dhe rregjistruar në audio, duke u administruar si pjesë e fashikullit gjyqësor.

    Tashmë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit së bashku me policinë Kriminale,janë duke kryer veprime hetimore për të mësuar më shumë rreth rolit të Renato Saliut në këto ngjarje kriminal.

    Emri i Renatos së Fierit, është përmendur dhe nga bashkëpuntori tjetër Skerdi Tasi. Sipas tij, Renato Saliu mbante kontakte të personalizuara me Henrik Hoxhaj, madje është njeriu që e ka shpëtuar disa herë nga burgu Hoxhaj.

    Skerdi Tasi, në dëshminë e tij tregon se Renato Saliu është urdhëruesi dhe financuesi i goditjes me armë të Agim Boriçit në Prill 2018, një personi me precendetë penalë në qytetin e Fierit.

    Sipas Skerdi Tases, ishte pikërisht Tarjoni, nipi i Renato Saliut, ai që informonte Henrik Hoxhën, për lëvizjet e Gim Boriçit.

    Për këtë vrasje dhe rolin e Renato Saliut, Tarjonit dhe Viron Tavanxhiut, Henrik Hoxha ka refuzuar të flasë në SPAK, duke u bërë shkak për humbjen përfundimisht të statusit të bashkëpuntorit të Drejtësisë.

    Agim Boriçi, është një emër jo pak i njohur për policinë e qytetit të Fierit.Boriçi rezulton i proceduar për 3 vrasje dhe 1 tentativë vrasje, të ndodhura në vitet 1994 dhe 1998 në Fier.

    Ai është dënuar me vendim të formës së prerë me 20 vjet burgim për veprat penale “vrasje me dashje” të shtetasit Ervin Gjini, më 12 prill të vitit 1994.

    Vrasje me dashje, të Edmond Zefit, Eduard Binxho dhe “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë të Agim Ulaj, ndodhur më 5 qershor 1998. Për këto krime të rënda, fillimisht Boriçi në vitin 2001 është deklaruar i pafajshëm nga gjykata e Fierit.

    Më pas në janar 2008 Boriçi, është dënuar me 20 vjet heqje lirie mnga gjykata e Apelit në Vlorë.

    Ndërsa në 8 Korrik 2009, ai është shpallur përfundimisht i pafajshëm, me një vendim të Gjykatës së Lartë.

    Aktualisht SPAK po heton rolin e gjithsecilit prej personave të përfshirë në këto tre atentate të dështuara ndaj Agim Boriçit në Fier.

  • “Kam pasur telefonata”/ Rrëfehet Alma Kaçi, flet për video-skandalin me Safet Gjicin: Uroj që djali im të mos e shohë videon

    “Kam pasur telefonata”/ Rrëfehet Alma Kaçi, flet për video-skandalin me Safet Gjicin: Uroj që djali im të mos e shohë videon

    Alma Kaçi e përfshirë në video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, i ka kërkuar ndihmë shtetit.

    Në një intervistë për emisionin ‘Breaking’ në Top News, Kaçi ka deklaruar se e gjithë barra, po i bie djalit të saj 12 vjeç. Duke folur për videon, Kaçi ka theksuar se uron që djali i saj të mos e shoh videon.

    “I drejtohem shtetit. Unë jetoj vetëm më djalin që e kam vetëm 12 vjeç, i ka rënë e gjithë barra atij. Kam pasur telefonata. E kam shkëputur nga rrjetet sociale, e kam çuar në shkollë. I kam thënë vetëm se kam pasur një problem në punë. Uroj të mos e shohë videon. Për punën do e vazhdoj, është i vetmi profesion që di të bëj, gazetaria investigative”, tha Kaçi.

    Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion. Ne një video të publikuar në media, Alma Kaçi dhe Safet Gjici kryejnë marrëdhënie brenda zyrës së Kryetarit të Bashkisë Kukës, e më pas flasin për favorizim në një tender për sterizilimin e qenve.