Category: Lajme

  • Zjarri përfshin stallën, digjen brenda 200 krerë bagëti

    Zjarri përfshin stallën, digjen brenda 200 krerë bagëti

    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

    Në vendngjarje janë nisur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës.

    Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

    Si pasojë e zjarrit veç djegies totale të stallës paraprakisht dyshohet se brenda janë djegur rrethe 200 krerë bagëti të imëta.

  • U raportua se u zbulua i dashuri i saj, Xheneta reagon ashpër

    U raportua se u zbulua i dashuri i saj, Xheneta reagon ashpër

    Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht ndaj disa raportimeve që qarkulluan në mediat rozë lidhur me një lidhje të mundshme të saj.

    Në disa prej këtyre lajmeve, u paraqit një person i ri që thuhej se ishte i dashuri i Xhenetës, dhe se dyshja po kalonin kohë së bashku në Dubai.

    Përmes një postimi në InstaStory, Xheneta ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj këtyre lajmeve, duke sqaruar se këto raportime janë të pavërteta dhe se ajo ka vendosur të reagojë pas disa ditësh heshtjeje.

    “Jam e vetëdijshme që emri im mund të jetë tërheqës për portale që kërkojnë klikime, por kjo nuk justifikon në asnjë mënyrë publikimin e lajmeve të pavërteta. Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, por nga ky moment e në vazhdim, çdo shpifje dhe keqinformim mediatik do të ndiqet penalisht dhe do të adresohet përmes institucioneve ligjore përkatëse”, tha ajo.

    Mediat kanë aluduar se Xheneta ka shkuar në Dubai me të dashurin e saj të ri, i quajtur Remzi Azemi, i njohur me nofkën ”bisha”.

  • ‘Ndërhyrje për të liruar kushëririn e Ajola Xoxës’, gazetari: Namik Simixhiu, i arrestuar për çështjen e inceneratorëve

    ‘Ndërhyrje për të liruar kushëririn e Ajola Xoxës’, gazetari: Namik Simixhiu, i arrestuar për çështjen e inceneratorëve

    Gazetari Romir Saraçi ka deklaruar se ka pasur ndërhyrje për të liruar kushëririn e Ajola Xoxës, Namik Simixhiu, i cili është arrestuar për çështjen e inceneratorëve.

    Sipas Saraçit, Simixhiu është i afërm i Ajola Xoxës dhe është përmendur në përgjimet e komunikimeve të lidhura me çështjen.

    Saraçi ka pohuar se ka pasur diskutime për të ndikuar në lirimin e Simixhiut, duke theksuar se gjatë asaj periudhe janë dhënë masa të sigurisë që lidhen me këtë çështje.

    Ai ka theksuar gjithashtu se Simixhiu ka pasur disa herë vendime gjyqësore që e kanë lënë të lirë nga burgu, duke vënë në dukje se ky është një element kyç në komunikimet që janë bërë publike.

    Gazetari ka komentuar mbi pasigurinë e vendimeve gjyqësore në këtë çështje, duke theksuar se ndodhin kontradikta mes kërkesave të SPAK dhe vendimeve të gjykatave që çojnë në lirimin e personazhit në fjalë.

  • “E marrim një 40 mijëshe”- Si oficeri i policisë Erdit Hazizaj i kërkonte ndere Kristo Qiricit dhe i siguronte rrugë të lira ‘nga shteti’ për transport droge: ‘File’, ndonjë fletë hoteli për çunat…

    “E marrim një 40 mijëshe”- Si oficeri i policisë Erdit Hazizaj i kërkonte ndere Kristo Qiricit dhe i siguronte rrugë të lira ‘nga shteti’ për transport droge: ‘File’, ndonjë fletë hoteli për çunat…

    Në shënjestër/ Më datë 7 Mars 2020, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar ‘Qafë Botë’ është trafikuar për në Greqi sasia prej 1 144 kg ‘cannabis sativa’ e papërpunuar, 4 kg ‘cannabis’ i përpunuar (çokollatë) dhe 916 gr ‘cannabis” i përpunuar (vaj).

    Ku në po këtë datë, rreth orës 14:30, organet e zbatimit të ligjit në Athinë, sekuestruan 949 pako të mbështjella me shirit ngjitës, të cilat përmbanin ‘cannabis’ të papërpunuar, me peshë bruto 1 144 kg, si dhe dy pako të mbështjella me shirit ngjitës, të cilat përmbanin “cannabis” të përpunuar (çokollatë).

    Por ndërsa autoritetet greke mundën të kapin këtë ngarkesë me kanabis të ardhur nga Shqipëria dhe të arrestonin dy shtetasit italianë, këta të fundit zgjodhën të mos flasin se kush ishin në të vërtetë porositësit e mallit.

    Madje ata ia ngarkuan drogën një shtetasi nga Bosnja, që në fakt nuk ekzistonte. Dhe thanë se e kishin marrë përsipër këtë mision, për shkak të borxheve që kishin në Itali.

    Por ndërsa vitet kaluan dhe gjithçka duket se u hodh paq, bisedat në Sky Ecc, zbuluan se porositësit e kësaj ngarkese në fakt ishin Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj.

    Që siç shikohet edhe në këto biseda të shkëputura nga komunikimet midis tyre në Sky Ecc flasin mbi arrestimin e dy italianëve në Greqi dhe sekuestrimin e lëndës narkotike që grupi kriminal kishte kaluar në këtë vend. Por zbulojnë edhe pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminale midis tyre edhe oficerët e policisë që i ndihmonin të kalonin të pashqetësuar tonelatat me drogë.

    Një ndër ta edhe Erdit Hazizaj që rezulton se nga periudha 16 Gusht 2017 deri më 5 Nëntor 2021, ka mbajtur pozicionin e oficerit të policisë pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

    I cili siç do të shikohet edhe në vazhdim i kërkon ndere të ndryshme Kristo Qiricit deri edhe fletë hoteli për çunat …

    ‘File, ndonjë fletë hoteli për çunat jep dot’.

    Biseda të cilat zhvillohen midis tyre para dhe pas këtij episodi trafiku që zhvillohet përgjatë muajit mars të vitit 2020.

    Ndërsa Eldjon Alushaj, sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetues rezulton se bashkërendonte të gjithë punët e aktivitetit kriminal me Kristo Qiricin, nëpërmjet një numri telefoni të cilin e kishte regjistruar në emër të nënës dhe më pas motrës së tij.

    Biseda të cilat kanë provuar nëpërmjet sistemit Tims, edhe lëvizjet e shumta që këta dy shtetas kanë kryer jashtë Shqipërisë. Sidomos gjatë vitit 2020.

    Koha kur grupi kriminal ka një aktivitet të shtuar përsa i përket trafikimit të lëndës narkotike në Greqi.

    Momenti kur në lojë del dhe emri i oficerit të policisë Erdit Hazizaj, por edhe i shumë efektivëve të tjerë që janë vënë në shërbim të plotë të organizatës kriminale.

    Siç është edhe ky episod i muajit shkurt, që i paraprin kalimit të 1 ton kanabis në doganën e Qafë Botës.

    Ku Erdit Hazizaj kujdeset që rruga të jetë e lirë ‘nga shteti’ për Kristo Qiricin.

    Kristo Qirici i kërkon Erdit Hazizaj që të interesohet te shokët e tij në polici, pasi kishte parë shumë lëvizje në zonën e Muzinës/Gjirokastër, rrugë në të cilën dyshohet se do të kalonte për të transportuar lëndën narkotike.

    Më pas i thotë se po doli një rrugë marrim na një dyzetë mijshe.

    ‘Si ku është vendi?’

    ‘Gjërat janë nga zona, kurse kalimi nga Saranda.

    ‘Po më tha një i Gjirokastrës, kanë qenë pardje aty’.

    ‘Po doli një rrugë marrim një 40 mijshe. Gjynah ta lesh’

    Por për t’u kthyer te episodi i dështuar i trafikimit të 1.2 ton kanabis, të kapur në Athinë më 7 Mars, ku u arrestuan edhe dy transportuesit italianë, Luca Bruno dhe Denise Carannante, Erdit Hazizaj del se nuk ishte punonjësi i vetëm i rrobës së policisë që ndihmoi Kristo Qiricin dhe organizatën e tij.

    Pasi një tjetër shërbëtor i korruptuar që mbante ndërkohë mbi kokë kapelen e policisë së Shtetit ishte edhe Elvis Dërvishi.

    Luca Bruno dhe Denise Carannante mësohet se kanë hyrë në Shqipëri më datë 6 Mars 2020, ora 07:50, nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës, me rulotin e tyre me targa FK 595 LV dhe kanë dalë nga Shqipëria nga Pika e Kalimit Kufitar ‘Qafë Bota’, më datë 7 Mars 2020, në orën 13:12.

    Ku të dyshuar si të përfshirë në këtë episod të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë, janë Kristo Qirici, Eldjon Alushaj, Benci Toska, dhe oficerët e policisë Erdit Hazizaj dhe Elvis Dërvishi, oficer policie.

    Do të ishin pikërisht këta oficerë të policisë por edhe të tjerë që do të zbulohen më poshtë, të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre në policinë lokale,

    jo vetëm po i krijonin infrastrukturën e duhur kësaj organizate kriminale për të kaluar drogën të pashqetësuar nëpërmjet akseve rrugore apo pikave kufitare, por edhe raportonin te kreu i këtij grupi kriminal edhe për ata që mund të ishin spiunët brenda radhëve të tyre, siç ishte kapja e sasisë së drogës në Greqi.

  • Aksident i rëndë në kryeqytet/ Automjeti përplas këmbësorin te vizat e bardha, detajet e para

    Aksident i rëndë në kryeqytet/ Automjeti përplas këmbësorin te vizat e bardha, detajet e para

    Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të shkollës “7 Marsi” në Tiranë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhej te vizat e bardha.

    Ende nuk dihen detaje të sakta mbi gjendjen shëndetësore të këmbësorit, ndërsa shërbimet e emergjencës janë lajmëruar dhe kanë mbërritur në vendngjarje për t’i ofruar ndihmën e parë.

    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit. Ndërkohë, lëvizja e automjeteve në zonë ka pësuar ngadalësime për shkak të incidentit.

    Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht pranë institucioneve arsimore, ku lëvizja e këmbësorëve është më e madhe.

  • Mjeku nga Shkupi tregon tmerrin e tragjedisë në RMV, pacientët e plagosur i gjetëm … (Video)

    Mjeku nga Shkupi tregon tmerrin e tragjedisë në RMV, pacientët e plagosur i gjetëm … (Video)

    Lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut me 59 humbje jete, në emisionin “People” ishte i ftuar Xhunejd Ademi, mjek i i Shtëpisë së Shëndetit Publik për të folur si një i pranishëm në ndihmën e shpejtë të dhënë ndaj të plagosurve.

    – Advertisement –
    Mjeku shpjegon momentet e vështira që nga fillimi kur duheshin organizuar ai së bashku me ekipet e shpejta për në vendngjarje.

    “Na lajmëruan se është ndezur një zjarr në Koçan, duhej të organizoheshim mirë sepse na u raportua në fillim se kishte 20 viktima. Pastaj 3 ekipet e para kishin filluar të shkojnë në vendngjarje në Koçan, për ti dërguar të plagosurit në spitalet më të afërta si ajo në Shtip. Transportimi u bë edhe prej faktit që kapacitetet nëpër spitale janë të vogla.

    Ambulanca të shumta i kanë marrë pacientët e djegur në gjendje kritike dhe i kanë sjellë në klinikat e Shkupit. Si ndihmë e shpejtë, ne morëm dy të rinj, një djalë 20 vjeç dhe një vajzë 17-vjeçe me djegie të thella të shkallës së dytë dhe të tretë që përpiqeshim ti mbanim të vetëdijshëm rrugës për në spital, ku na prisnin ekipet e tjera”, tha mjeku i Shtëpisë së Shëndetit Publik.

    Më tej, Ademi shpjegon kontaktet e afërta që ka pasur edhe me familjarët e të lënduarve që sipas mjekut, kjo e bënte akoma më të vështirë punën e tyre.

    “Momentet e para, të plagosurit ishin në gjendje kritike për ti marrë e për ti sjellë në Shkup. Kur mbërritëm në urgjencë, pashë familjarët që prisnin lajme se çfarë po ndodhte me fëmijët e tyre, nëse janë gjallë apo jo. Ishte ditë dramatike.

    Një baba u afrua, duke iu dridhur zëri, më pyeste për vajzën e tij që nuk po e gjente askund… dhe as sot nuk di si t’i përshkruaj ato sekonda që ndjeva. Me pak fjalë, ndamë një dhimbje që na bëri të ndiejmë se sa të vogël jemi përballë fatkeqësisë.

    Numri tani i viktimave nga institucionet është 59, por ka akoma shumë të plagosur në gjendje të rëndë të cilët janë transportuar në disa shtete. Ishte tyragjedi e madhe për shtetin tonë”, tha Xhunejd Ademi.

  • Gjesti ka humbur ndjenjat dhe ne nuk dimë gjë? Këngëtari habit: Sa nuk dhashë shpirt në dhomën e rrëfimit…

    Gjesti ka humbur ndjenjat dhe ne nuk dimë gjë? Këngëtari habit: Sa nuk dhashë shpirt në dhomën e rrëfimit…

    Gjesti ka bërë më shumë se 150 ditë në izolim pasi nga Big Brother i Kosovës kaloi menjëherë në atë të Shqipërisë.

    E duket se gjendja e tij nuk ka qenë edhe e mirë këto ditë, duke pasur kështu një ngarkesë të madhe emocionale e psiqike.
    Në një bisedë me Gerta Gixharin, ai tregon se si ka hyrë në dhomë të rrëfimit e ka qenë gati duke vdekur.

    ProfitSence Logo

    Banori nga Kosova thekson se ka qenë duke e lëshuar shpirti prej ngarkesës e të këqijave.

    “Qysh u hi brenda në dhomë të rrëfimit qiky Besart Kelmendi që ka qenë duke vdekur, gati duke më lëshuar shpirti prej ngarkesës së madhe prej të këqijave. A do me e nxjerr, a do e me nxjerr”, tha ai.

    Tutje iu drejtua Gertës me tone të larta: “E di Zoti, unë dhe Vëllai i Madh. Mos bëj gjeste”.

    “Dil ja ku e ke derën”, i tha ajo në anën tjetër.

    Se nuk ka qenë mirë e kemi parë edhe në bazë të veprimeve e sjelljeve në shtëpi.

  • Zbulohen kushtet e Kremlinit për paqe në Ukrainë/ Putin i propozoi Trumpit një ndeshje mes …

    Zbulohen kushtet e Kremlinit për paqe në Ukrainë/ Putin i propozoi Trumpit një ndeshje mes …

    Kremlini ka zbardhur pikat kryesore që presidenti rus Vladimir Putin përmendi gjatë bisedës telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump.

    Në njoftim thuhet se pala ruse “theksoi një numër pikash të rëndësishme” që kërkonin shqyrtim të mëtejshëm, duke përfshirë “kontrollin efektiv” mbi çdo armëpushim përgjatë vijës së konfliktit dhe kërkesën e Rusisë për të ndaluar mobilizimin e ukrainasve dhe riarmatimin e forcave të saj të armatosura së bashku me kërkesën e saj më të gjerë për “eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës”.

    Deklarata shton gjithashtu “kushtin kryesor” të Moskës për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në një kërkesë për të “ndërprerë plotësisht” ndihmën e huaj ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës për Ukrainën.

    Por në njoftim thuhet se Putini ka rënë dakord për një armëpushim 30-ditor në infrastrukturën energjetike dhe thotë se lideri rus ka lëshuar tashmë urdhra përkatës.

    Teksti i lësuhar nga Kremlini thotë gjithashtu se Putini “iu përgjigj në mënyrë konstruktive” propozimit për një armëpushim në det, me negociata të mëtejshme për këtë çështje.

    Deklarata thotë gjithashtu se Putin e informoi Trumpin për planet për një shkëmbim ruso-ukrainas të 175 të burgosurve të luftës nga secila palë, dhe “si një gjest vullneti të mirë” dhe një lirim i mëtejshëm të 23 ushtarakëve ukrainas “të plagosur rëndë”.

    Leximi mbuloi gjithashtu diskutimet e tyre mbi Lindjen e Mesme dhe Detin e Kuq, si dhe shtytjen më të gjerë për “normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

    Ajo që bie në sy, dhe që nuk përmendet nga Shtëpia e Bardhë, është se Kremlini thotë se Putin ka diskutuar idenë e tij me Trump për organizimin e një ndeshjeje hokej mes SHBA-së dhe Rusisë.

    Putin hodhi idenë për “organizimin e ndeshjeve hokej në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi” midis lojtarëve rusë dhe amerikanë që performojnë në NHL dhe ekuivalentin rus, KHL (Kontinental Hockey League).

  • I dha telefonin e tij Erion Veliajt gjatë transferimit nga Durrësi në Apelin e GJKKO, zbardhet dëshmia e oficerit të burgjeve: E bëra nga …

    I dha telefonin e tij Erion Veliajt gjatë transferimit nga Durrësi në Apelin e GJKKO, zbardhet dëshmia e oficerit të burgjeve: E bëra nga …

    Ditën kur Erion Veliaj u la në burg nga apeli i GJKKO, diçka e pazakontë ka ndodhur në makinën me të cilën kryetari i bashkisë po transferohej nga paraburgimi i Durrësit për në Apelin e GJKKO në Tiranë.

    Një nga oficerët e burgjeve që shoqëronte kryetarin e bashkisë i ka dhënë këtij të fundit telefonin e tij me qëllim që Veliaj të bënte telefonata.

    Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.

    Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim oficerët e burgjeve, të cilët shoqëronin kryetarin e bashkisë së Tiranës.

    Kujtojmë që më 13 mars, Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaçme hodhi poshtë kërkesën për lirim përkundrejt garancive pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrrest me burg të caktuar nga shkalla e parë një muaj më parë.

    Veliaj, është një nga politikanët më të lartë të vënë nën hetim apo të arrestuar deri më sot në vend. Prokuroria thotë se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se është shënjestër e një prokurorie të padrejtë.

    DESHMIA E VELIAJT NE APELIN E GJKKO

    Gjatë seancës kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar dosjen e SPAK, duke u shprehur se provat e reja janë “çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen”.

    Sipas të dhënave, mësohet se nga seanca në Apelin e GJKKO-së, Erion Veliaj ka pretenduar se SPAK ka përgjuar 1 muaj bisedat e tij familjare që sipas kryebashkiakut kanë të bëjnë intervistat në media.

    “Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, – mësohet se është shprehur Erion Veliaj.

    Ai ka kërkuar seancë me dyer të hapura duke u shprehur se: “Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë, i votuar nga çerek milioni njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale”.

    Arrestimi

    Erion Veliaj u arrestua nga SPAK më 10 shkurt me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh më shumë se 1 milion euro.

    Në “detyrim paraqitje” janë bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenë, mes të cilëve, Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë “Agi Kons” dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”.

    Nën hetim është dhe deputetja socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila dyshohet për kryerjen e veprimeve aktive që pengojnë zbulimin e të vërtetës në rastin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt dhe të proceduarve të tjerë.

    Ndaj tyre SPAK ka ngritur disa akuza, ku sipas materialit të gjykatës, mësohet se janë fiksuar disa episode që implikojnë edhe kreun e Bashkisë së Tiranës.

  • SPAK nis hetimet për policët që transferuan Veliajn, zbulohet arsyeja

    SPAK nis hetimet për policët që transferuan Veliajn, zbulohet arsyeja

    Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë marrë nën hetim policët e Burgjeve që transferuan kryebashkiakun Erjon Veliaj nga Durrësi në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

    Burime bëjnë me dije se Veliaj rezulton se ka përdorur telefonin e një polici dhe ka bërë telefonata, gjatë kohës që e kanë shoqëruar.

    Gjatë marrjes në pyetje, oficeri i policisë së Burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë. “E bëra nga frika“, është shprehur ai, sipas Tch.

    Kryebashkiaku i Tiranës, u arrestua në 10 shkurt, nën akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”.

    Ai u transferua në burgun e Durrësit, ku ndodhet aktualisht.