Category: Lajme

  • ‘Edhe Jezu Krishti të vijë nuk i besojnë’, Florjan Binaj: Politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë

    ‘Edhe Jezu Krishti të vijë nuk i besojnë’, Florjan Binaj: Politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë

    Florjan Binaj thotë se në Shqipëri “edhe Jezu Krishti të vijë, shqiptarët nuk i besojnë”.

    Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit “Opinion”, për të folur për Lëvizjen “Shqipëria Bëhet”, Binaj i ktheu përgjigje analistit në studio në lidhje me mosbesimin ndaj kësaj lëvizjeje. Sipas tij, në këtë lëvizje ka njerëz që kanë kontribut në shoqëri.

    PJESË NGA DEKLARATA E BINAJT:

    Është plotësisht e drejtë ajo mosbesia që është gjithandej lart e poshtë për këtë vend. Fakti që ne po themi të njëjtat gjëra që kanë thënë dhe ata para nesh është fakti që ata i kanë thënë dhe nuk i kanë bërë. Se politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë. Këtu edhe Jezu Krishti të vijë nuk i besojnë, e marrin nëpër këmbë, e çojnë andej këndej, e bëjnë për budalla e këtej me radhë.

    Ne secili kemi mbi 1 dekadë përvojë. Unë kam gati 20 vite përvojë kontribut në fushën time, Edlira po ashtu më shumë se 20 vite në fushën e saj, Adriatiku gati 20 vite në fushën e tij… Ne kemi bërë këtë dhe po vijmë në këtë pikë. Gjithë pjesa tjetër që po na krahasojnë dhe po na venë në peshore e kanë filluar nga kjo pika e fundit dhe e kanë bërë karrierën mbrapa.

  • Tullumbacja me oksid azoti, Balla jep lajmin: Policia ka ndaluar personat që e sjellin ilegalisht në Shqipëri

    Tullumbacja me oksid azoti, Balla jep lajmin: Policia ka ndaluar personat që e sjellin ilegalisht në Shqipëri

    Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar sërish rreth përdorimit të oksidit të azotit, i njohur ndryshe si droga në tollumbace. Balla shprehet se policia ka bërë të mundur ndalimin e disa personave që e fusin ilegalisht këtë substancë në Shqipëri.

    “Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kesaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.”, thekson Balla.

  • Shtëllunga të zeza tymi, përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë! Zjarrfikësit në “betejë” me flakët, shpëton i moshuari

    Shtëllunga të zeza tymi, përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë! Zjarrfikësit në “betejë” me flakët, shpëton i moshuari

    Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen 12 të qytetit të Korçës, ku brenda ishte dhe i moshuari Tomi Sofroni.

    Sipas të dhënave, i moshuari është jashtë rrezikut, pasi është nxjerrë i palënduar nga banesa nën kujdesin e shërbimit të Policisë dhe Zjarrfikëses.

    Nga pamjet shihen shtëllunga të zeza tymi të dalin nga çatia. Aktualisht zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
    Uniformat blu informojnë se flakët nisën rreth orë 10:45 të paradites së sotme (22.09.2023) dhe nuk nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme, pasi pjesa më e madhe e shtëpisë është djegur si pasojë e zjarrit.

    Njoftimi i Policisë:

    Më datë 22.09.2023, rreth orës 10:45, në lagjen nr. 11, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. S., ku nga të dhënat paraprake nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

    Shërbimet e zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

  • “Jam iluminati”, çfarë deklaroi në polici 42-vjeçari që plagosi efektivin e Shqiponjave

    “Jam iluminati”, çfarë deklaroi në polici 42-vjeçari që plagosi efektivin e Shqiponjave

    Klered Bozhanaj, 42-vjeçari i cili qëlloi në drejtim të efektivit të forcave “Shqiponja”, Edlir Alleshi është marrë dy herë në pyetje pas arrestimit.

    Ai ka qenë kontradiktor në atë çfarë ka shprehur lidhur me ngjarjen e rëndë. Gjatë momentit të arrestimit Bozhanaj ka thënë “Jam iluminati, jam komandant i Pentagonit”.Sakaq, pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar nëse ai vuan nga probleme të shëndetit mendor apo përmes deklaratave të tij po përpiqet për t’i shpëtuar drejtësisë.

    Kujtojmë se mbi 600 policë u angazhuan për arrestimin e 42-vjeçarit, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, pasi dyshohet se ka pasur probleme me shëndetin mendor.

  • Iku vapa me Gushtin , kjo fundjavë sjell zyrtarisht vjeshtën në Shqipëri

    Iku vapa me Gushtin , kjo fundjavë sjell zyrtarisht vjeshtën në Shqipëri

    Edhe pse në Shtator, deri më tani kemi përjetuar ditë tipike vere me temperatura të larta dhe kthjellime, por duket se kjo fundjavë do të bëjë kthesë përsa i përket kushteve të motit duke bërë që e diela e 24 Shtatorit të jetë një ditë tipike vjeshte.

    Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se kjo fundjavë pritet që të sjellë vranësira, ulje temperaturash dhe reshje shiu, të cilat do të jenë prezente në sasi më të mëdha ditën e dielë.

    Ndërkohë dita e shtunë do të na shoqërojë me vranësira të shpeshta, por nuk përjashtohen as kthjellimet që do të jenë prezente kryesisht gjatë orëve të mesditës në Ultësirën Perëndimore.

    Hakil Osmani: Sot dhe nesër mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta. Në zonat malore herë pas here do të kemi vranësira apo momente të pakta me pika shiu, por nuk përjashtohen as kthjellimet të cilat do të jenë prezente kryesisht gjatë orëve të mesditës, në Ultësirën Perëndimore do të jenë më të dukshme. Temperaturat e ajrit, sot dhe nesër do të mbeten të larta. Maksimumet priten që në rang territori të jenë rreth vlerës 33 gradë Celsisus në ndonjë zonë të izoluar dhe në 34 gradë Celsius, por mëngjeset do të mbeten të freskëta me maksimumet që në orët e para të mëngjesit do të shkojnë jo më shumë se 12 gradë Celsius në zonat malore. Ndërsa vlerat minimale në qytetet e Ultësirës Perëndimore do të jenë nga 17 deri në 21 gradë Celsius.

    Dita e dielë do të sjellë ndryshim të tablosë termike dhe përsa i përket situatës termike pasi presim që vranësirat e dendura që do të gjenerojnë reshje shiu që në orët e para të mëngjesit, duke filluar në zonat veri-perëndimore dhe më pas me kalimin e orëve parashikohet që i gjithë territori shqiptar të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut herë pas here. Në zona të izoluara do të jenë dhe në formën e rrebesheve. Jo vetëm reshje shiu, por edhe temperaturat e ajrit do të kenë një rënie të ndjeshme të tyre, ku parashikohet që në orët e para të mëngjesit, vlerat minimale në zonat malore të jenë rreth vlerës 10 gradë Celsius , ndërsa maksimumet do të kenë një rënie akoma më të ndjeshme të tyre, ku parashikohet një rënie me 5 apo 5 apo 6 gradë Celsius me maksimumet që do të zbresin rreth vlerës 27 gradë Celsius në rang territori. Dita e dielë do të jetë tipike e vjeshtës.

    Por jo vetëm reshje shiu edhe rënie temperaturash, do të kemi prezent dhe perimetrin e erës, duke bërë që të kemi erë me shpejtësi 50 apo 55 kilometra për orë./tvklan.al

  • “Hape rrugën…”! Nisi me fjalë dhe u bitis me plumba, u rritën bashkë, por fqinji e vrau

    “Hape rrugën…”! Nisi me fjalë dhe u bitis me plumba, u rritën bashkë, por fqinji e vrau

    Zbardhen detaje të reja nga vrasja që ndodhi mbrëmë në Shkodër. Paraprakisht dyshohet se shkak i sherrit u bë parkimi. Krisja nisi pranë lokalit në fshatin Hot i Ri.

    Konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes, Klodian Mhilli për shkak të bllokimit të rrugës.

    Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar Mhilli.

    Pas debatit autori, që është edhe fqinj, me 33-vjeçarin ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

    Prej mbrëmjes së djeshme ku u arratis duke përfituar nga errësira ende nuk është lokalizuar. Kërkimet për gjetjen e tij vazhdojnë.

    Në krahun tjetër, familja Fierza ka hapur dyert e mortit për të përcjellë 33-vjeçarin në banesën e fundit.

  • ‘Mollë sherri’ parkimi i makinës, si ndodhi vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, në kërkim fqinji i tij

    ‘Mollë sherri’ parkimi i makinës, si ndodhi vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, në kërkim fqinji i tij

    Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Shkodrën. Valter Fierza, 33 vjeç u vra nga një fqinj i tij. Vrasja ndodhi në fshatin Hot i Ri të njësisë Rrethina rreth orës 22:0 të së enjtes. Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga një person tashmë i identifikuar nga policia vendore e Shkodrës dhe i shpallur në kërkim. I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes, Klodian Mhilli. Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimin e një automjeti në arë.

    Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar. Pas debatit autori, që është edhe komshi me 33-vjeçarin ka marrë armë automatik kallashnikov dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

    Menjëherë pas të shtënave disa herë kanë dalë familjarët e viktimës të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e vrasjes bashkë me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës Ervin Hodaj. Pas informacioneve të siguruara nga vëllai i viktimës Kolë Fierza dhe banorëve të tjerë është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohet autori i cili u shpall në kërkim.

    Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi vrasja për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po ashtu në pika të ndryshme janë ngritur grupe kontrolli për të mos lejuar që autori të largohet. Shtetasi Valter Fierza që mbeti i vrarë mësohet se bënte një jetë të qetë dhe nuk njihej si person problematik në atë lagje. Viktima dhe autori i dyshuar janë komshinj prej shumë vitesh dhe njiheshin me njëri-tjetrin. Debati mes vëllait të viktimës dhe autorit ka qenë i çastit dhe sipas informacioneve të deri tanishme më përpara palët nuk kanë pasur ndonjë debat apo konflikt në të kaluarën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

  • Ekstradimi/ Rasti i parë! Një vajzë shqiptare “wanted” prangoset në Londër

    Ekstradimi/ Rasti i parë! Një vajzë shqiptare “wanted” prangoset në Londër

    Në 25 vitet e fundit janë me qindra shqiptarë të arrestuar në Angli për qëllime esktradimi si të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

    Për herë të parë, si e kërkuar nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Angli një vajzë.

    Sipas dokumenteve nga gjykata e ekstradimeve në Londër, Top Channel raporton se skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard, pas një urdhër arresti nga Shqipëria ka arrestuar Lirie Delishin.

    Gjykatës së ekstradimeve iu tha se Lirie Delishi 25 vjeçe, me banin në veri të Londrës, kërkohet pasi sipas akt akuzës ngritur nga drejtësia shqiptare, ajo dyshohet se në datën 22/08/2019 në territorin e Shqipërisë, mbante një pasaportë rumune të falsifikuar e cila i përkiste Simona Valcu.

    Më tej në aktakuzë shpjegohet se Delishi kishte si qëllim ta përdorte këtë pasaportë sikur të ishte e vërtetë duke i vendosur foton e saj.

    Delishi është duke i zhvilluar seancat gjyqësore të ekstradimit e lënë e lirë me kusht.

    Seanca e radhës ndaj saj do të mbahet në 16/01/2024 ora 10:00 në gjykatën Westminster Magistrates’ Court përpara gjykatësit DJ Zani.

  • Moti i keq, pezullohet lundrimi detar në Vlorë

    Moti i keq, pezullohet lundrimi detar në Vlorë

    Moti i përkeqësuar me erë të fortë ka sjellë dhe pezullim të lundrimit detar.

    Sipas kapitanerisë së portit të Vlorës dita e sotme ka sjellë erë me shpejtësi deri në 20-25 m/ s nga drejtimi jug – juglindje.

    Për shkak të kësaj situate meteorologjike dhe detit me dallgë që shkojnë 4-5 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe 6-7 ballë në det të hapur, kapitaneria ka njoftuar të gjitha mjetet lundruese të vogla, peshkarexhat, mjetet turistike që të mos dalin në det për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë.

    Ndërkohë që tragetet e linjës Vlorë Brindisi por dhe anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë lundrimin normalisht.

    Kjo situatë e motit do të vijojë deri në mesditën e datë 24 shtator.

  • VIDEO/ Parakaloi në kthesë, 32 mijë lekë gjobë për drejtuesin e kamionit

    VIDEO/ Parakaloi në kthesë, 32 mijë lekë gjobë për drejtuesin e kamionit

    Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan reagoi sot pas një video të publikuar në media në të cilën shfaqet një kamion duke kryer parakalim të gabuar në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në segmentin ku nuk lejohet parakalimi dhe në kthesë me rrezikshmëri për t’u përfshirë në ngjarje rrugore.

    Policia thekson se, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e kamionit, shtetasin A. R., dhe kanë vendosur ndaj tij, masën administrative 32 000 lekë të rinj.

    Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

    https://www.facebook.com/watch/?v=646681170887630