Category: Lajme

  • EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Shkodër

    EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Shkodër

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

    Mësohet se të shtënat janë konstatuar pranë kishës së Hotit të Ri, ndërsa ka mbetur i vrarë shtetasi Valter Fierza.

    Ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

    Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur vrasjen.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

    Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

    Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Paralajmëron Lorenc Vangjeli: Na pret një dimër i nxehtë zhvillimesh, politika është trembur nga mundësia e një marrëveshjeje ekstradimi me Dubain por edhe me Belgjikën

    Paralajmëron Lorenc Vangjeli: Na pret një dimër i nxehtë zhvillimesh, politika është trembur nga mundësia e një marrëveshjeje ekstradimi me Dubain por edhe me Belgjikën

    Analisti i njohur Lorenc Vangjeli paralajmëron një lajm tronditës për të gjithë botën e errët të krimit por jo vetëm. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, gazetari zbuloi se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje të firmosur të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat në praktikë e refuzojnë ekstradimin.

    Analisti parashikon një dimër të nxehtë zhvillimesh, pasi kjo marrëveshje mund të firmoset edhe me Belgjikën, ku një pjesë e eksponentëve të krimit, e përdorin si ombrellë për t’u fshehur.

    “Ky është një lajm tronditës për të gjithë botën e errët të krimit dhe jo vetëm. Për momentin ka një procedurë në mënyrë diplomatike nëpërmjet ministrisë së Jashtme dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara të cilët në praktikën e tyre e refuzojnë ekstradimin. E kanë refuzuar edhe nga vende të tjera. Por diçka e rëndësishme ka ndryshuar në këto muajt e fundit. Emiratet e Bashkuara kanë firmosur një marrëveshje me disa kushte me Spanjën dhe kam përshtypjen, që në një presion shumë të madh, qoftë nga SHBA apo BE, mund të ketë një zgjidhje. Megjithatë nuk e di sesa e shpejtë do jetë. Shqipëria ka 4 kërkesa të dërguara për ekstradim të personazheve shumë të rëndësishme të botës së krimit, 3 nga këta për vrasje dhe një prej tyre për trafik droge. Shto këtu edhe një sërë emrash të bujshëm që ndoshta publikut nuk i thonë gjë… në kuptimin e drejtpërdrejtë. Në zonat lokale nga vijnë, apo nga fuqitë financiare të krijuar kryesisht nga trafiku i drogës, kryesisht i kokainës, që kanë gjetur strehimin atje. Dimri mund të jetë përvëlues sërish në Tiranë. Sepse kjo marrëveshje mund të firmoset edhe me Belgjikën, ku një pjesë e segmenteve të caktuara të krimit e kanë Brukselin si bazë të përhershme.”- tha Vangjeli.

    Sipas Vangjelit, ky lajm tronditës u shoqërua me shqetësime edhe në Parlament, sepse eventualisht këto arrestime, që analisti i cilëson si të bujshme, do të ndikojnë edhe me politikën.

    “Nëse keni vënë re në këto 6 muaj nuk ka pasur as vrasje të profilit të lartë, që do të thotë se krimi po pret, sepse e ndjen që toka po lëviz nën këmbë. Po kupton që Dubai, oazi ku mund të fshiheshin tashmë po thahet dhe do mbetet shkretëtira dhe kjo do ketë një pasojë të madhe edhe në politikën. Edhe në Parlament ishin të shqetësuar nga dalja e këtij lajmi ndonëse nuk kanë informacion të hollësishëm për të.”- tha Vangjeli.
    Ministria e Drejtësisë dorëzon 3 draft marrëveshje Ministrisë së Jashtme për t’ia përcjellë Emirateve të Bashkuara Arabe që lidhen me ekstradimet. Qëllimi i tyre është ekstradimi i të dënuarve dhe personave në kërkim që strehohen në këtë shtet, me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje.

  • Drogë e prostitucion me 16-vjeçare në qendrat e masazheve/ Rrëfimi i ish-punonjëses së seksit: Na detyronin ta mbanim sa më gjatë klientin

    Drogë e prostitucion me 16-vjeçare në qendrat e masazheve/ Rrëfimi i ish-punonjëses së seksit: Na detyronin ta mbanim sa më gjatë klientin

    Fenomeni i prostitucionit të jashtëligjshëm në vendin tonë në qendrat e masazheve ka marrë përmasa shumë të mëdha.

    Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, madje klientëve u shitet dhe drogë. Në punë, pronarët e këtyre të ashtuquajturave qendra masazhi marrin edhe minorene duke i shfrytëzuar për kënaqësitë e klientëve.

    Gjithçka kryhet pa asnjë pengesë nga shteti, madje këta të fundit me anë të pagesave nën dorë sigurojnë vijueshmërinë e këtij lloj prostitucioni.

    Pas denoncimit më të fundit në Fiks Fare një tjetër intervistë e transmetuar mbrëmjen e së enjtes vulosi atë që ky emision ka denoncuar prej shumë kohësh.

    Një ish punonjëse seksi në këto qendra masazhi rrefeu në një intervistë atë çka ndodh brenda mureve të këtyre qendrave, mënyrën e rekrutimit, pagesat, shitje dhe konsumim të lëndëve narkotike, por mbi të gjitha bashkëpunimin e pranarëve të këtyre qendrave me drejtues të policisë së Shtetit.

    Vajza: Jam Erika, i jam drejtuar emisionit tuaj për faktin e videos, që ka dalë para disa ditësh. Atë të prostitucionit në qendrat e masazheve. Unë jam një ish punonjëse dhe kam punuar prej një viti si punonjëse seksi në një prej këtyre qendrave. Tek qendra tek Komuna e Parisit kam punuar rreth 8-9 muaj.

    Fiksi – Si u rekrutuat të punonit në qendër masazhi?

    Vajza – Në njoftimin që kishte nxjerrë në Instagram qendra. Në njoftim shkruhej, që kërkojmë masazhatore, rroga e kënaqshme plus përqindje.

    Fiksi – Ju jeni masazhatore?

    Vajza – Po jam. Por në këtë qendër nuk bëhej masazh. Aty ushtrohej prostitucion. Kur kam shkuar për intervistë, më ka ardhur pronarja K.M. Më ka marrë në intervistë dhe më ka thënë, që këtu ofrohen shërbime ekstra dhe më tha çmimet që kishte qendra e saj.

    Fiksi – Si paguheshit ju për punën që bënit?

    Vajza – Kur bënim ekstra paguheshim 60 mijë lekë ( të vjetra).

    Fiksi – Ekstra çfarë do të thotë?

    Vajza – Ekstra! Seks. Nga këto 40 mijë ( të vjetra) i merrte pronarja e ambientit.

    Fiksi – Po vajzat e tjera si rekrutohen në këto qendra masazhesh?

    Vajza – Nëpërmjet rrjeteve sociale që nxirrnin njoftim për punë dhe nëpërmjet vajzave të tjera, të cilat punonin aty. Kryesisht janë nga rrethet dhe nga Tirana.

    Fiksi – Cila është mosha e tyre?

    Vajza – Mosha e tyre fillon nga të mitura, që kanë pasur në punë. 16-17 vjeç më e vogla dhe arrinin deri tek 23- 25 vjeç.

    Fiksi – A kanë ushtruar ndonjë herë dhunë ndaj jush dhe vajzave të tjera aty ku punonit?

    Vajza – Dhunë fizike jo, por dhunë psikologjike po. Kemi pasur raste, që nuk kemi dashur t’u ofrojmë ekstra klientëve që futeshim dhe pronarët na detyronin të bënim ekstra me atë lloj klienti.

    Fiksi – Pse pranonit?

    Vajza – Sepse ashtu ishte situata aty, të trajtonin si leckë, të shfrytëzonin. Nëse shkoje me vonesë në punë nuk na jepnin as përqindje. Na thonin boll i ke lekët e bakshisheve që merr te klienti. Edhe nga bakshishet kërkonin njëfarë përqindje për të paguar shtetin. 10 mijë (të vjetra), 20 mijë (të vjetra) për çdo klient që bënim ekstra, do t’i linim në fund të ditës te banaku.

    Fiksi – Qendra ku ju punonit, ishte qendër masazhesh e licensuar?

    Vajza – Jo, nuk ka pasur Nipt. Ne nuk siguroheshim, punonim në të zezë

    Fiksi – Përgjatë 1 viti, që ju keni punuar aty, a ka ardhur ndonjëherë policia për kontroll?

    Vajza – Po ka ardhur policia, por me paralajmërim.

    Fiksi – Çfarë do të thuash me paralajmërim?

    Vajza – Telefononin pronaren tonë, që do të vijë policia. Pasi ka pasur shumë denoncime nga banorët e pallatit. Ne punonim deri në orën 2 të natës dhe ka pasur shumë zhurmë. Pronarja na paralajmëronte neve që mblidhni gjërat, prezervativët, drogë, çfarë kishim gjëra që ishin të paligjshme, që policia të na gjente të pastër.

    Fiksi – Brenda kësaj qendre konsumohej edhe lëndë narkotike?

    Vajza – Po e llojit kokainë. 1 gram kushtonte 80 mijë lekë ( të vjetra).

    Fiksi – Si e siguronit drogën?

    Vajza – E sillte një miku i burrit të pronares. Pasi qendra drejtohej nga një familje. Pronarja , burri i saj vëllai i pronares dhe kunati i pronares.

    Fiksi – Si quhen këta persona?

    Vajza – M. R, A.R, K. M. dhe Xh. M.. Po të kërkosh edhe në internet, M. R.ka qenë edhe i dënuar për këtë gjë, për shfrytëzim prostitucioni dhe shfrytëzim të miturash në ambientet e tij. Ata kanë 4 qendra dhe jo 1 e 2.

    Fiksi – Ju keni konsumuar ndonjë herë lëndë narkotike në këtë qendër? Me dëshirë apo..?

    Vajza – Ka patur raste. E kam konsumuar pa dëshirë vetëm sepse duhej të mbaja klientin që konsumonte lëndë narkotike. Duhet ta mbaja sa më tepër klientin, në të kundërt na bërtiste K. ..( pronarja) në telefon.

    Fiksi – Pse u largove nga ajo qendër?

    Vajza – Ishte ambient që nuk durohej, ishte ambient shumë i ndotur. Nuk shtyhej më aty. Pavarësisht se jemi nevojtare, por nuk mund të të shfrytëzojë tjetri në atë lloj mënyre.

    Këto qendra masazhesh punonin të qeta sepse policia nuk i ngacmonte. Vajza tregon sesi pronarët bashkëpunonin me drejtues të policisë, sesi i paguanin. Vajza ngre akuza të forta dhe përmend shumë emra në këtë rrëfim të sajin. Fiks Fare për të mos cenuar hetimin, rrëfimin e plotë të vajzës do t’ia vërë në dispozicion prokurorisë dhe policisë.

    Fiksi – Ju thatë pak më parë, që pronarët e këtyre qendrave bashkëpunojnë me policinë?

    Vajza – Po është A… i cili dilte edhe në terren dhe vinte na bënte kontroll. Di që është specialist i trafiqeve në Drejtorinë e Tiranës. Edhe A… i cili është zv/drejtor në Policinë e Tiranës

    Fiksi – Si shpërbleheshin punonjësit e policisë nga pronarët e këtyre qëndrave?

    Vajza – I jepnin njëfarë rrogë mujore.Shifra ishte shumë e lartë. Diku tek 10 mijë euro-20 mijë euro. Siç të thashë edhe më parë, tek jo shumë mblidheshin edhe lekët që linim ne nga ekstrat.

    Fiksi – Keni parë ndonjë herë ju policë që marrin lekë brenda qendrës, apo mënyrën sesi e paguajnë policinë?

    Vajza – E kam parë pronaren, e cila fliste në telefon dhe e takonte në vendet e tyre, jo në ambientet e punës asnjëherë. Komunikimi bëhej në ëhsp dhe ishte me kode. Ajo shpesh na e tregonte në komunikimin që kishte me A… për të na dhënë siguri që ja policia nuk ju ngacmon. Dhe na tregonte që po shkoj të takoj shefin për t’i dhënë pagesën. Vazhdoni punën të qeta. Dhe në të vërtet ne nuk kemi patur probleme.

    Fiksi – Çfarë u ofronin këta punonjës apo drejtues të policisë?

    Vajza – Siguri.Që nuk do përfundonim të dilnim as nëpër lajme, as që të përfundonim në burg asgjë. Edhe në drejtori kur na merrnin, na mbanin as 30 minuta dhe na lëshonin prapë gjasme na kanë gjetur të pastër.

    Fiksi – Për 1 vit që keni puanuar aty, sa herë ju kanë shoqëruar në drejtori?

    Vajza – 3-4 herë. Arsyeja e vetme ishte denoncimet e banorëve të pallatit ku është qendra. Mbaheshim shumë pak, dilnim dhe riktheheshim në qendër dhe vazhdonim punën normalisht deri në 2 të natës.

    Fiksi – Ju thatë pak më sipër që vinte herë pas here policia për kontrolle. Përse vinte policia kur ata ishin të paguar?

    Vajza – Vinte për të nxjerrë veten e tyre të pastër, domethënë ne erdhëm se u bë denoncimi, por nuk gjetën asgjë. Normalisht sepse ata lajmëronin K… (pronaren) dhe ajo na merrte ne që na paralajmëronte. Ne pastronim ambjentin dhe i prisnim policët me krahët hapur.

    Fiksi – Këto janë akuza të rënda, që ju ngrini ndaj këtyre personave. A keni fakte për këto sa thatë deri më tani?

    Vajza – Kjo është e vërteta, nuk janë akuza. Kam bisedat me pronaren ku më thotë mos ki merak, jemi të sigurtë. Biseda që i ka bërë hapur në telefon.

    Fiksi – A keni kërkuar ju ndihmë nga shteti?

    Vajza – Po kam kontaktuar në shumë vende, por nuk kam marrë përgjigje. Kam kontaktuar me Spak, AMP edhe drejtues të tjerë që janë mbi uniformat blu. Kontaktet ua kam marrë në faqet zyrtare të tyre që i kanë afishuar për ankesat nga qytetarët.

    Fiksi – Keni marrë ndonjë përgjigje prej tyre?

    Vajza – Vetëm Ardi Veliu më ka kthyer përgjigje: Faleminderit për besimin tuaj dhe do ta ndjekim. Mesazhet i kam në telefon. Kam kontaktuar edhe Met Rrumbullaku, por nuk kam marrë përgjigje.

    Fiksi – A keni frikë?

    Vajza – Jo nuk kam asnjë lloj frike. Unë e kam lënë këtë profesion.

    Fiksi – Çfarë kërkoni nga Fiks Fare?

    Vajza – Kërkoi nga Fiksi, që të mbetem anonim, dhe të demaskojë këta persona të cilët janë dënuar njëherë për këtë vepër penale dhe vazhdojnë akoma duke shfrytëzuara vajza të mitura dhe duke u pasuruar me lëndë narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Dua të bëni ju atë që nuk po bën shteti.

  • U arrestua 24 orë pasi plagosi policin, dalin pamjet nga vendi ku u prangos 42-vjeçari (Video)

    U arrestua 24 orë pasi plagosi policin, dalin pamjet nga vendi ku u prangos 42-vjeçari (Video)

    Janë publikuar pamjet nga vendi ku u arrestua 42-vjeçari Klered Bozhanaj, i cili një ditë më parë plagosi me armë zjarri efektin e policisë Edlir Alleshi.

    Në pamje shihen forca të shumta policie, pranë banesës së 42-vjeçarit, ku edhe u arrestua.

    Policia thotë se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

    “Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

    Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar”, sqaron policia.

  • Shiu nuk do të qëndrojë gjatë, ja çfarë do të ndodh me temperaturat

    Shiu nuk do të qëndrojë gjatë, ja çfarë do të ndodh me temperaturat

    Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e më pas zhvillim të vranësirave në mesditë.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit era fiton shpejtësi 12-13m/sek duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

    Temperaturat parashikohen në zonat malore 16 deri 33 °C, në zonat e ulëta 18 deri 35 °C dhe në zonat bregdetare 19 deri 35 °C.

  • Rezistencë në sy të familjes/ Si u arrestua autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”

    Rezistencë në sy të familjes/ Si u arrestua autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Klered Bozhanaj, i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë.

    Për arrestimin e Bozhanajt janë angazhuar 600 efektivë policie, ndërsa shtoi se autori u kap befasisht pranë banesë së tij, madje duke bërë rezistencë në sy të familjes, por është neutralizuar.

    Arrestimi është bërë në afërsi të banesës së tij në rrugën “Hysen Dura”. Policia ka sekuestruar dhe një armë zjarri që ai kishte me vete. Për arrestimin e tij janë angazhuar 600 policë në terren. Efektivi i plagosur dje kreu një operacion dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    “Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se: Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.”, njoftoi Policia e Tiranës.

  • Tronditet Balluku, Klodiana Lala paralajmëron arrestime të bujshme: Hetuesit e BKH zbarkojnë në ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestrojnë…

    Tronditet Balluku, Klodiana Lala paralajmëron arrestime të bujshme: Hetuesit e BKH zbarkojnë në ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestrojnë…

    Gazetarja Klodiana Lala paralajmëron arrestime të bujshme. Në një status në Facebook, Lala zbulon se hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit kanë zbarkuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ka sekuestruar celularët e dy punonjësve.

    “Hetuesit e BKH zbarkuan dy ditë më parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestruan celularët e dy punonjësve. Të tërë në Ministri janë të frikësuar se çdo dalë nga komunikimet. Erëra të forta po fryjnë!”, shkruan Lala pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Për zëvendëskryeministren Belinda Balluku që është edhe ministre e e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pasur denoncime të shumta muajt e fundit për abuzime dhe favore ndaj oligarkëve.

    Por nuk përjashtohet që hetimet të jenë për ndonjë zyrtar tjetër të lartë të kësaj ministrie.

  • LAJM I FUNDIT/ Arrestohet autori i plagosjes së efektivit të policisë mbrëmjen e djeshme

    LAJM I FUNDIT/ Arrestohet autori i plagosjes së efektivit të policisë mbrëmjen e djeshme

    Njoftimi i Policisë

    DVP Tiranë

    Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

    Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

    Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

  • 27 të arrestuar në Spanjë për pastrim parash, dalin emrat e disa prej shqiptarëve

    27 të arrestuar në Spanjë për pastrim parash, dalin emrat e disa prej shqiptarëve

    Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle, në një operacion të përbashkët me EUROPOL, kanë shkatërruar një organizatë kriminale të dedikuar për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave me metodën “Hawala”.

    Gjithsej 27 persona janë arrestuar në disa provinca si Madrid, Malaga, Seville, Valencia, Alicante dhe Barcelona dhe gjatë kontrolleve janë sekuestruar 615,000 euro para cash, si dhe ora dhe bizhuteri me vlerë më shumë se 400,000 euro.

    Organizata, e drejtuar nga shtetas shqiptarë, mbështeti organizata të ndryshme ndërkombëtare për të pastruar fondet e përfituara në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar pagesat për trafikun e drogës.

    Mësohet se gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit shqiptarë Nexhmedin Danaj, Algerta Fejzulla, Adrian Xhafaj Fejzulla.

    Hetuesit kanë mundur të zbulojnë se në krye të strukturës kriminale ndodheshin dy shtetas shqiptarë, njëri që vepronte si drejtues dhe tjetri si toger dhe kontabilist.

    Të paktën që nga viti 2018, ata kishin dy koordinatorë me origjinë kineze, të cilët dyshohet se menaxhonin një “portofol” të madh me institucione të shumta aziatike të shtrira në të gjithë territorin kombëtar, me të cilat shërbenin kërkesat në para të organizatave kriminale të dedikuara për trafikun e drogës kurdo dhe kudo. kishin nevojë.

    Bizneset vepruan në të njëjtën mënyrë pavarësisht vendndodhjes së tyre, duke grumbulluar shuma të mëdha parash që u dërgoheshin trafikantëve të drogës në këmbim të kompensimit financiar, duke përdorur si masë sigurie një TOKEN, që zakonisht përkonte me numërimin e dyqane, një faturë me vlerë të ulët nominal.

  • Bardhi ngatërron karrigen, kërkon fjalën nga vendi i Bashës, batuta e Nikollës ‘shkrin’ së qeshuri deputetët e Kuvendit (Video)

    Bardhi ngatërron karrigen, kërkon fjalën nga vendi i Bashës, batuta e Nikollës ‘shkrin’ së qeshuri deputetët e Kuvendit (Video)

    Sot në Kuvend, ndërsa po diskutohej ligji për rritjen e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gazment Bardhi kërkoi fjalën, jo nga foltorja por nga vendi, por ishte i ulur në karrigen e Lulzim Bashës.

    Ishte kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila i tërhoqi vëmendjen që të ulej në vendin e tij, pasi aty dilte emri i zotit Basha.

    Kaq ka mjaftuar dhe deputetët e tjerë në sallën e Parlamentit të shpërthenin në të qeshura. Sigurisht edhe Gazment Bardhi këtë situata e mori me sportivitet, duke thënë se pas kaq shumë orësh debate duhet edhe pak humor.

    Nikolla: Zoti Bardhi vetëm shko në vendin tënd se del emri i zotit Basha aty”.
    (deputetët qeshin)

    Bardhi: Pas shumë orësh seancë sigurisht që ka nevojë edhe për humor, faleminderit zonja kryetar që i bëtë kolegët të qeshin.