Category: Lajme

  • I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një polic

    I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një polic

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

    Sipas informacioneve të para, mësohet se është plagosur një punonjës policie.

    Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Pediatrisë.

    Vijon….

  • Aksident i rëndë në vend, përplasen 2 automjete, plagosen 4 persona

    Aksident i rëndë në vend, përplasen 2 automjete, plagosen 4 persona

    Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme pranë Knallës, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

    Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë plagosur 4 persona.

    Ata janë transportuar në spitalin e Lezhës, ku momentalisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Rama përplaset me Rusinë edhe për Kosovën: Pavarësisht sa përpiqeni, është shtet i pavarur!

    Rama përplaset me Rusinë edhe për Kosovën: Pavarësisht sa përpiqeni, është shtet i pavarur!

    Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, me një apel për paqe, duke i kujtuar Rusise Kosoven dhe faktin qe ajo tanim eshte e pavarur.

    Pavarësisht sa përpiqeni Kosova pavarësia e të cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare penale, kreu 14 i Kartes se OKB. Kjo gjykatë s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh. Pavarësisht gjuhës racës dhe kombësisë dhe jo të ngremë mure për fantazmat e të shkuarës.

    Dua ta përmbyll me këtë. Parathënie e kartës së OKB na bën thirrje të praktikojmë tolerancën të jetojmë në paqe me njëri tjetrin.

    Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj të qëndrojë e të ngrihet për paqen. Të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe jo agresorit. Do marr detyrën si kryetar i këshillit, tha Rama.

  • Skandal ne Kopshtet e Kamzes/Drejtoria ‘vjedh’ Prinedrit , mjete ose para

    Skandal ne Kopshtet e Kamzes/Drejtoria ‘vjedh’ Prinedrit , mjete ose para

    Kopshtet në ditë të hallit!
    Guxim i madh i drejtoreshës dhe edukatorëve në një kopsht në Kamëz.
    Në shkelje hapur të ligjit dhe kodit të etikës, drejtoria e kopshtit i ka shpërndarë këtë listë (paçavure e turpshme) mjetesh didaktike prindërve që çojnë për herë të parë fëmijët 3 vjeçarë në kopsht.
    Dhe nëse nuk sjellin këto mjete në listë, mundësia tjetër është që prindi të paguaj 50 mijë lekë (të vjetra), orienton edukatorja.
    Me këtë listë mjetesh, duket që kopshti qenka një “haur” pasi prindi gjithçka duket ta sigurojë vetë, përveç mureve dhe edukatoreve…
    Ndërkohë, Bashkia Kamëz ka zë të veçantë në buxhet për pajisjen e kopshteve dhe shkollave me mjete mësimore dhe kualifikim profesional të stafit. Është detyrim ligjor i Bashkisë të krijojë kushte të domosdoshme për mësim, argëtim dhe jetesë të përbashkët të fëmijëve.
    Skandal!
    E para, në listën e mjeteve të kërkuara, disa prej tyre janë të ndaluara të përdoren për fëmijë tre e katër vjeçarë, gërshërë e prefëse.
    E dyta, është flagrante dhe i rëndë “shënimi” ku në formë taksative detyron prindin që të paguaj 10 mijë lekë (të vjetra). Me ç’të drejtë ?!
    Është absolutisht në dëshirë të prindit nëse ka mundësi të kontribuojë
    vullnetarisht për kopshtin deri më 10 mijë lekë ( të vjetra).
    Dhe, gabim konceptual apo nga padija, mbështetja monetare nga prindi nuk është për Bordin e kopshtit, por për të përmirësuar shërbimin dhe ky kontribut menaxhohet dhe kontrollohet nga Bordi i Prindërve.
    Prindërit në mirëkuptim do të bënin ç’të mundnin për fëmijët e tyre, por jo pa filluar kopshti ta pajisin atë me mjete didaktike dhe të detyrohen të paguajnë!
    Ky skandal dëshmon qartazi gjendjen e mjeruar në të cilën është përkujdesja dhe edukimi i fëmijëve në kopshte!
    Është një rast, por jo i vetëm…

    Skandal ne Kopshtet e Kamzes/Drejtoria ‘vjedh’ Prinedrit , mjete ose para

  • Flakadanët në ndeshjen Shqipëri-Poloni, UEFA trondit kuqezinjtë

    Flakadanët në ndeshjen Shqipëri-Poloni, UEFA trondit kuqezinjtë

    Hedhja e flakadanëve në ndeshjen Shqipëri-Poloni u ka kushtuar kuqezinjve.

    Shqipërisë rrezikon të t’i mbyllen dy tirbunat pas porte në ndeshjen me Cekinë më 12 tetor.

    Nga ky takim dhe për një periudhë 2-vjeçare stadiumi ynë Arena Kombëtare dhe kudo ku do të luajë përfaqësuesja kuqezi, do të jenë nën vëzhgim të rreptë nga UEFA dhe përsëritja e një ngjarje të tillë do të aktivizojë pezullimin përfundimtar 2-vjeçar të dy pjesëve pas porte ku përgjithësisht qëndrojnë grupimet e tifozerive ultras.

    Kjo është hera e parë kur Shqipëria rrezikon një dënim kaq të rëndë, për veprimet e papërgjgjeshme për të futur në stadium materialet pirroteknike, rreptësist të ndaluara në ëdo ndeshje.

    Vlen të theksohet faksti se si Policia nuk arriti të pikasë këto lënde edhe pse tifozët iu nështruan kontrollit të rreptë.

  • Pamje të rënda/ Momenti kur rrufeja godet për vdekje pushuesen 33-vjeçare dhe një shitës ambulant

    Pamje të rënda/ Momenti kur rrufeja godet për vdekje pushuesen 33-vjeçare dhe një shitës ambulant

    Një 33-vjeçare, e cila ishte me pushime dhe një shitës ambulante humbën jetën tragjikisht kur u goditën nga një rruge në një plazh në Meksikë.

    Një dëshmitar okular regjistroi momentin kur rrufeja goditi Elvia de Jesus, siç ishte emri i gruas 33-vjeçare dhe Felix Andres, shitës ambulantë.

    Dy viktimat ishin duke ecur në plazhin Marëata të premten e kaluar kur u goditën nga rrufeja.

    Sipas autoriteteve lokale, 33-vjeçarja po përpiqej të arrinte tek bashkëshorti i saj, Roberto, i cili ishte strehuar nën një çati nga stuhia.

    Pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të 33-vjeçares dhe shpëtimtarëve që ndodheshin në plazh, gruaja nuk mundi të mbijetonte.

    Shitësi u dërgua me urgjencë i plagosur rëndë në spital, por nuk mund që të mbijetonte.

  • “Me çfarë të drejte i jepni fjalën Zelenskyt?” Kryeministri Rama përplaset me delegacionin rus në OKB

    “Me çfarë të drejte i jepni fjalën Zelenskyt?” Kryeministri Rama përplaset me delegacionin rus në OKB

    Shqipëria po drejton ditën e sotme një nga seancat më të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit në OKB.

    Është kreu i qeverisë Edi Rama që po drejton këtë seancë të nivelit të lartë fokusi i së cilës do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës.

    Pikërisht çështja e Ukrainës ka përplasur në Këshillin e Sigurimit, delegacionin rus me kryeministrin Rama dhe shkak për këtë është bërë prezenca e presidentit ukrainas.

    Edi Rama: Mora komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja që të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Në këndvështrimin tim do ishte e preferueshme që kjo çështje të ishte zgjidhur në mënyrë teksnike në mënyrë që ne të procedonim me thelbin e diskutimit. Duke pasur temën e debatit të hapur, ne besojmë se ftesa për presidentin ukrainas që të flasë para anëtarëve të Këhsillit ëshyë një konfirmim i plotë i paragrafit 33. Dhënia e fjalës për Zelenksin do u japë mundësi anëtarëve të Këshillit t’i përgjigjen fjalëve të tij.

  • Plas keq në Këshillin e Sigurimit/ Përfaqësuesi rus kërcënon Shqipërinë: Presidenca juaj do përballet me pasoja

    Plas keq në Këshillin e Sigurimit/ Përfaqësuesi rus kërcënon Shqipërinë: Presidenca juaj do përballet me pasoja

    I dërguari i Rusisë pati përplasje me kryeministrin Rama në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.

    Ai tha se presidenca shqiptare, ka hapur debate, pasi po lejon të flasë presidenti i Ukrainës, para vendeve anëtare të OKB-së dhe kjo do të ketë pasoja.

    “Ne nuk besojmë se argumentat që po na prezantohen janë bindëse. Duhet të na shpjegoni se përse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës. Megjithatë kjo nuk ka të bëjë me procedurën. Presidenti i Somalisë, foli i pari, por ishte i vemti president që ishte i pranishëm.

    Do doja të paralajmëroja që nëse sot, ju do të merrni vendime duke i rënë çekiçit, atëherë presidenca shqiptare do të përallet me një praktikë të shkeljes së dukshme të praktikave të këshillit të sigurimit. I bie se rregullat nuk vlejnë për ju.

    Presidenca shqiptare hapi debate. Kjo e sotmja do të jetë një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë prezencën e presidentit të Ukrainës në këtë takim, por ai duhet të flasë pas vendeve anëtare”,-tha përfaqësuesi rus.

  • Kjo është e reja që humbi jetën sot në Laç

    Kjo është e reja që humbi jetën sot në Laç

    Mëngjesin e sotëm u regjistrua një aksident rrugor te mbikalimi i Patokut Laç.

    Drejtuesja e mjetit humbi kontrollin duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

    Si pasojë e ngjarjes, shoferja, 32-vjecarja Manjola Malçi humbi jetën. E reja ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.

  • U pickua nga mushkonjat, ndërron jetë studentja 20-vjeçare

    U pickua nga mushkonjat, ndërron jetë studentja 20-vjeçare

    Një 20-vjeçare në Kos të Greqisë ka humbur jetën pasi u pickua nga një mushkonjë.

    Marianna Tsiga ishte studente e Shkollës së Kapitenëve të Akademisë së Marinës Tregtare Kalymnos dhe kishte përfunduar vitin e parë të studimeve.

    Ajo ishte praktikante e marinës tregtare. Më 13 gusht 2023 anija u nis nga porti i Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Indisë.

    Më 22 gusht 2023, Marianna u sëmur. Ajo vdiq nga encefaliti infektiv, cili besohet se është shkaktuar nga pickimi i mushkonjave gjatë udhëtimit të saj në Indi.

    Për shkak të sëmundjes, anija me të cilën udhëtonte zbarkoi në Suez të Egjiptit dhe më 2 shtator 2023 nëpërmjet Kajros u riatdhesua nga kompania së bashku me një eskortë mjekësore.

    20-vjeçarja fillimisht u transferua në një klinikë private në Atikë dhe më pas në spitalin “Errikos Dunan”, ku edhe vdiq më 17 shtator 2023.

    Mesha e varrimit do të mbahet sot në orën 17:00 në Kishën e Zonjës në Zipari Kos. Për ngjarjen tragjike po kryhet një hetim paraprak./Albeu.com