Category: Lajme

  • Parashikimi i motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në vazhdim të javës

    Parashikimi i motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në vazhdim të javës

    Edhe një javë po kalon mjaft e nxehtë verore. Temperaturat në territoret tona po kulmojnë mbi 30 gradë Celsius edhe pse jemi në fillim të stinës së vjeshtës.

    Masat mjaft të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore dhe Mesdheu do të jenë prezente në territoret tona edhe për shumë ditë. Madje, temperaturat pritet të shënojnë rritje të mëtutjeshme pas frontit krejtësisht të dobët të së martës mbrëma dhe mëngjesit të hershëm të së mërkurës.

    Fronti që solli stuhi të forta me breshër në shtetet fqinje veriore dhe veriperëndimore në Kosovë solli vetëm fllad kalimtar, ndërsa rrebeshe lokale pati vetëm në veri dhe verilindje Republikës së Kosovës. Në viset tjera pati rrebeshe krejtësisht të izoluara.

    Megjithatë ky front do të ulë temperaturat për ditën e mërkurë sidomos në viset kontinentale të territoreve tona. Ulja e temperaturave do të jetë kryesisht e lehtë.

    Temperaturat do të rriten menjëherë nga e enjta dhe përsëri pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius. Edhe pse do të kemi mot krejtësisht veror dhe shumë të nxehtë për këtë periudhë kohore, megjithatë nuk do të mungojnë vranësira e herëpashershme dhe rrebeshet e izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e izoluara ndodhin vetëm në disa rajone, prandaj shumë rajone nuk priten reshje.

    Temperaturat e larta pritet të kulmojnë për fundjavë, ndërsa të dielën një ciklon më në fund formohet në Gjirin e Gjenovës në Italinë veriore. Ky ciklon mund të shkaktojë destabilizim të fortë të motit në Shqipëri dhe Kosovë dhe ulj paksa më të theksuara të temperaturave.

    Deri të dielën na pret mot shumë i nxehtë dhe me reshje e rrebeshe sporadike lokale. Të dielen mundësi për ndryshim substancial të motit. Në do të përcjellim evoluimin e sinoptikes dhe do tju njoftojmë më kohë në postimet tona të përditshme.

  • I shpërthen fisheku teksa ishte duke punuar tokën, plagoset 33-vjeçari

    I shpërthen fisheku teksa ishte duke punuar tokën, plagoset 33-vjeçari

    Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Sarandë.

    Mësohet se Hekuran Murto ishte duke punuar tokën e tij kur ka plasur një fishek.

    33-vjeçari ka marrë plagë në krah dhe menjëherë është dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 14:15, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për mjekim, shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se është dëmtuar në pjesën e krahut, si pasojë e plasjes së një fisheku, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke punuar tokën e tij.

    Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

  • Daily Express: Ja si bandat shqiptare të trafikimit mburren për bëmat e tyre

    Daily Express: Ja si bandat shqiptare të trafikimit mburren për bëmat e tyre

    Një ekip hetimor i fshehtë i Daily Express ka ekspozuar një bandë kontrabandistësh njerëzish.

    Një ekip hetimor i fshehtë i Daily Express ka ekspozuar një bandë kontrabandistësh njerëzish.

    Trafikantët e njerëzve janë kapur duke u mburrur para një ekipi të fshehtë të Daily Express për drejtimin e kalimeve vdekjeprurëse me varka të emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

    Gazetarët në këtë dokumentar të ri, që pason artikullin e disa ditëve më parë ku jepnin rezultatet e hetimit, tregojnë gjithë skemën sesi ranë në gjurmët e këtij grupi dhe sesi arritën të depërtonin në brendësi të tij.

    Ata zbulojnë të gjitha komunikimet në telefon dhe për herë të parë bëhen publike inçizimet e bisedave me trafikantët dhe sesi bëheshin transfertat e parave të trafikut.

    “Mini-dokumentari ynë i ri përmban biseda të inçizuara fshehurazi me kontrabandistët shqiptarë, të cilët detajuan brutalitetin dhe deri ku arrijnë për të fituar para.Duke shfaqur klipe ekskluzive nga reklamat e kontrabandistëve të postuara në mediat sociale, raporti ynë zbuloi se, gangsterët diskutonin mënyrat për të mashtruar autoritetet për të fshehur aktivitetet e tyre të paligjshëm”, shkruan gazeta.

    Hetimi ndaj bandave shqiptare u nxit nga një rritje masive e njerëzve nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, një prirje e lehtësuar edhe nga rrjetet kriminale nga MB që janë të angazhuar në tregtinë e kontrabandës.

    “Në varësi të mënyrës se si e shikoni, një deri në dy përqind e të gjithë meshkujve të rritur të Shqipërisë ka udhëtuar në MB me varkë të vogël,” u tha deputetëve vitin e kaluar komandanti i Forcave Kufitare të MB, Dan O’Mahoney .

    “Rritja ka qenë eksponenciale. Mendojmë se kjo është kryesisht për faktin se bandat kriminale shqiptare kanë zënë vend në veri të Francës dhe kanë filluar të lehtësojnë një numër shumë të madh emigrantësh”.

    Duke u paraqitur si një familje shqiptare që kërkon të transportonte të afërmit e tyre në Angli, ne kontaktuam lehtësisht me disa trafikantë që reklamonin udhëtime me varka të vogla në platforma të ndryshme të mediave sociale.

  • “Çmenden” meshkujt në Tiranë/ Dhunohen, nëna, vajza dhe ish e dashura

    “Çmenden” meshkujt në Tiranë/ Dhunohen, nëna, vajza dhe ish e dashura

    Polcia e Tiranës ka bërë më dije se ka venë 8 persona në pranga, ku tre nga këta janë arrestuar për dhunë në familjë. – E. P., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij; – F. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. B. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij

    Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

    E. P., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij;

    – F. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin B. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

    – K. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

    – F. S., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

    – E. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

    – K. D., 30 vjeç dhe E. M., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

    -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur (të moshave 16 dhe 17 vjeç), pasi ditën e djeshme, në Paskuqan, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë kontrollit fizik të njërit prej tyre, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Pamjet e reja tronditëse: Edukatorja e fut dhe rreh të miturin në dhomën ku s’ka kamera

    Pamjet e reja tronditëse: Edukatorja e fut dhe rreh të miturin në dhomën ku s’ka kamera

    Detaje të reja nga dhunimi i një fëmije i moshës trevjeçare, i cili sipas pamjeve është rrahur nga edukatoret në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

    Përmes një video të publikuar nga familjari i trevjeçarit, Fatos Geci, pamjet tregojnë momentin ku nipi i tij tërhiqet zvarrë për duarsh nga njëra edukatore.

    Në pamjet e publikuara fillimisht shihet një edukatore duke ushtruar dhunë ndaj nipit të Gecit, për të dytën herë ndaj tij ushtron dhunë një mirëmbajtëse e çerdhes, pastaj sërish një edukatore e cila e tërheq në dysheme.

    Geci, në shkrimin e tij të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se nipi i tij ka pësuar trauma të rënda psikikë.

    Shenjat e mbetura në trupin e 3 vjeçarit nga dhuna
    Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e plota të dhunimit të 3-vjeçarit në Kosovë dhe janë tmerruese dhe të frikshme.

    Policia e Kosovës ka marrë në pyetje tri edukatore të një çerdheje shtetërore në Fushë Kosovë, të cilat dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një djali 3-vjeçar.

  • “Vriteni”, 13-vjeçari rrihet brutalisht nga shokët brenda ambienteve të shkollës (VIDEO)

    “Vriteni”, 13-vjeçari rrihet brutalisht nga shokët brenda ambienteve të shkollës (VIDEO)

    Greqi-Pamjet në të cilat një 13-vjeçar rrihet brutalisht nga bashkëmoshatarët e tij brenda një shkolle në Rethymono janë shokuese.

    Në pamjet e transmetuara nga SKAI, djali i mitur shihet duke u goditur në kokë dhe në gjithë trupin me grushte dhe shqelma.

    Sipas tezes së fëmijës, ngjarja ka ndodhur brenda shkollës.

    “Nuk është vetëm rrahja, por edhe urrejtja e ashpër. Dikush mund të dëgjohet duke thënë “vriteni atë””, shtoi tezja e fëmijës, duke pretenduar se ka një video të dytë të një rrahjeje tjetër.

    Siç tha tezja, videoja është zbuluar nga trajneri i futbollit të 13-vjeçarit. Ka qenë ai që ka lajmëruar të ëmën.

    Së fundmi, tezja e 13-vjeçares pohoi se “kam folur me mësuesin e gjimnazit dhe nga fjalët e tij, e vetmja gjë që u intereson është mos përfshirja. I thashë “fat që është video” dhe ai më tha “fat për ty e jo për ne”./Albeu.com

  • Përplasi me makinë 36-vjeçarin dhe u “zhduk” nga vendngjarja, kapet nga policia i riu

    Përplasi me makinë 36-vjeçarin dhe u “zhduk” nga vendngjarja, kapet nga policia i riu

    Drejtuesi 33-vjeçar i një automjeti tip ‘Toyota’ është ndaluar nga Polica pasi kishte përplasur një tjetër shtetas dhe është larguar nga vendngjarja. Sipas specialistëve të trafikut Urban, shtetasi me incialet E.B., banues në fshatin Kamuna në Cërrik u ndalua për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

    Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë nisur ndalimet dhe procedimet edhe për 4 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, nga prishja e rendit dhe qetësisë publike, gjetjen e lëndëve narkotike, si dhe kanosje.

    “Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Kamuna, Cërrik, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 18.09.2023, në aksin rrugor Cërrik-Selitë, ka përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtonte, motomjetin me drejtues shtetasin L. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Selitë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi L. Ç. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Automjeti tip “Toyota” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

  • Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makina “fluturon” dhe përfundon në humnerë

    Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makina “fluturon” dhe përfundon në humnerë

    Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, është regjistruar mëngjesin e sotmën në fshatin Shkallë, Klos.

    Automjeti, i cili drejtohej nga 20-vjeçari K.R doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, por për fat të dy personat që ndodheshin brenda pësuan dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Klos/informacion paraprak

    Në fshatin Shkallë, bashkia Klos, shtetasi K.R., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

    Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Në vendin ku ndodhi aksidenti mungojnë barrierat metalike anësore, e po ashtu ka deformime asfalti, çka e tregojnë edhe ndërhyrjet e fundit që janë bërë në të. Në të gjithë Rrugën e Arbrit segmenti më problematik mbetet ai që kalon përmes Njësisë Administrative Xibër, në Bashkinë Klos pasi ka deformime të shumta si ulje të trasesë të cilat vënë në rrezik jetën e përdoruesve të kësaj rruge./Albeu.com

  • Gazetarja thotë se e ka provuar njëherë drogën “tullumbace”: Kushton 250 lekë…

    Gazetarja thotë se e ka provuar njëherë drogën “tullumbace”: Kushton 250 lekë…

    Në ditët e fundit po flitet shumë për konsumimin e drogës “tullumbace” në lokalet e natës, kryesisht në Tiranë.

    Në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, mund të porositësh ‘Tullumbacen’ me oksid azoti sikur të jesh duke kërkuar një kafe.

    Janë mosha shumë të vogla ato që e konsumojnë këtë lloj droge, që në fillimet e adoleshencës.

    Gazetarja Aida Topalli tregoi në emisionin “GoodMorning Albanian” se e ka provuar drogën tullumbace, që e kishte gjetur për 250 lekë.

    “On line mund të gjenden bombola azoti që shiten në Instagram, mund ta sjellin edhe me postë. E kam provuar shumë pak gjatë kohës që bashkëpunonim me të rinjtë për temën dhe nuk ma ka dhënë efektin se ishte psikologjike se nuk e kam pirë të gjithë tullumbacin, pastaj kam pasur dhimbje të tmerrshme koke, pas gjysmë ore. E konsumova për kuriozitet, për të parë çfarë përfitojnë adoleshentët nga kjo gjë”, tha gazetarja.Sipas mjekëve kjo substancë mund të shkaktojë asfiksi deri dhe në humbje jete në varësi të sasisë që konsumohet, sepse ndikimi i saj bën që të shkëputet furnizimi me oksigjen.

    Ajo shkakton ndjesi euforie dhe dehjeje, por kjo është vetëm në momentet e para.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=623277583313126&set=a.483477553959797&type=3&ref=embed_post

  • Shqiptari në Itali rreh gruan në sy të fëmijëve, e kërcënon me vdekje pas kërkesës për divorc

    Shqiptari në Itali rreh gruan në sy të fëmijëve, e kërcënon me vdekje pas kërkesës për divorc

    Një 42-vjeçar shqiptar, kontraktues ndërtimi dhe banues prej vitesh në zonën e Riminit u arrestua mëngjesin e djeshëm nga karabinierët për keqtrajtim në familje dhe armëmbajtje pa leje.

    Sipas hetimeve të policisë, 42-vjeçari ka tentuar të mbysë disa herë gruan e tij, pasi e ka rrahur edhe në sy të fëmijëve.

    Dyshohet se shkak i debateve është bërë kërkesa e gruas për divorc, gjë e cila nuk pranohet nga 42-vjeçari.

    Shqiptari e ka kërcënuar disa herë me vdekje, shkruajnë mediet italiane.

    Në një rast, kur gruaja kishte telefonuar policinë pas dhunës së bashkëshortit, ai e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse nuk e ndërpriste telefonatën.

    Më tej, sipas rezultateve të hetimeve, sipërmarrësi kishte vendosur kamera të fshehta në shtëpi për të filmuar prova të disa sjelljeve të gruas. Në shtëpi policia gjeti edhe një pistoletë Beretta me plumba.

    Avokati i shqiptarit tha se arma nuk ishte e klientit të tij dhe ai as nuk e dinte për ekzistencën e saj. /Albeu.com