Category: Lajme

  • Moti për ditën e sotme, temperaturat i kalojnë 30 gradë

    Moti për ditën e sotme, temperaturat i kalojnë 30 gradë

    Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë.

    Temperaturat minimale do të luhaten 13-22 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 27-31°C e veri, 31-34°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

    Era do të jetë me drejtim Jug – Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

  • Habit ish-ministri i Financave: Lojërat e fatit duhen legalizuar urgjentisht, ja arsyet

    Habit ish-ministri i Financave: Lojërat e fatit duhen legalizuar urgjentisht, ja arsyet

    Ish-ministri i Financave Arben Malaj ishte i ftuar këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth legalizimit të lojërave të fatit.

    Ai tha se personalisht gjithnjë i ka urryer lojërat e fatit dhe asnjëherë nuk ka tentuar të provoj fatin në to, por ato duhet të legalizohen në mënyrë urgjente, kjo pasi sipas tij, në këtë formë ato janë 100% informale.

    Sipas ish-ministrit, nëse ato do të legalizohen, infromaliteti do të ulet në 30-40% sa ç’është edhe shkalla e përgjithshme e informalitetit në Shqipëri.

    “Unë personalisht i urrej lojërat e fatit dhe asnjëherë nuk kam tentuar të provoj fatin në to, por legalizimi i tyre është i domosdoshëm pavarësisht nga pikëpyetjet, për shkallën e performancës së administratës publike, ne jemi në kushte ku 100% e saj është informale.

    Kur ato kanë funksionuar me licencë, shkalla e informalitetit, mund të ketë qenë 30-40% aq sa është shkalla e informalitetit në përgjithësi. Kështu që pikëpyetjet se si do vazhdojë në të ardhmen nuk e përligjin. Do arrijë të formalizohet në atë shkallë që formalizohet ekonomia shqiptare”,-tha Arben Malaj.

  • Bilisht/ 40-vjeçarja tenton të vrasë veten duke konsumuar një grusht me ilaçe, zbardhen detajet

    Bilisht/ 40-vjeçarja tenton të vrasë veten duke konsumuar një grusht me ilaçe, zbardhen detajet

    Një 40-vjeçare nga Bilishti ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar një sasi ilaçesh. Ajo është dërguar në spitalin e Bilishtit, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore po transportohet drejt spitalit të Korçës.

    Sipas informacioneve paraprake mësohet se 40-vjeçarja ka patur probleme me bashkëshortin, ndërsa ky i fundit është proceduar për dhunë ndaj saj më herët.

    Ndërkohë, policia po heton mbi rastin.

  • Kush e nxiti për videon me Gjicin? Alma Kaçi i rrëfen të gjitha

    Kush e nxiti për videon me Gjicin? Alma Kaçi i rrëfen të gjitha

    Në një rrëfim ekskluziv për gazetarin Edison Vatnikaj, Alma Kaçi, vajza e videos erotike me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici ka treguar të vërtetat e saj. Ajo i bën thirrje drejtësisë që të mundësojë të drejtat e djalit të saj, i cili është vetëm 12 vjeç.

    “Jam e sigurt që opinioni publik do të thonë pse s’mendove për fëmijën, andej këtej. Kjo situata e fëmijës më vret. Djali është 12 vjeç, klasa e gjashtë, një nxënës ekselent dhe kjo më vret më tepër. Me anë ligjorë jemi divorcuar prej 6 vitesh, kurse kshtu, që kur djali ka qenë 2 muajsh. I ati nuk ka qenë këtu, ka krijuar një familje tjetër. Jetesa këtu dihet, kam punuar, puno sot, ha sot, jetesa këtu dihet.

    Nuk ka lidhje Durrësi, por mënyra si ne shqiptarët i perceptojmë gjërat, lexojmë një artikull në rrjetet sociale dhe i bësojmë, pasi dëgjova që ma kanë bërë mamanë të verbër. Unë nuk jam shprehur kështu, ajo ka problemet e veta, është e moshës së tretë. Unë këtu jetoj me qera, pronari i shtëpisë që kur mori vesh këtë skandal, u tremb, jo do më vënë bombë te dera, jo kështu.

    Ka prerë dritat dhe ujin si presion që unë të largohem, pavarësisht pagesat kanë qenë të rregullta. Mami vjen vetëm sa mbush ujë që na ndihmon dhe ikën te njerëzit e vetë. Unë jetoj vetëm me djalin, pa drita pa ujë prej 3 muajsh. Shkon djali karikon elektrikët nëpër lokale dhe… Nuk kam asnjë lloj mbështetjeje.

    Nuk më takon mua të bëj denoncime. E vetmja gjë që mendoj është që ishalla që fëmija më vjen mirë në shtëpi. Kur nuk je mirë psikologjikisht, nuk mund të bësh projekte për të ardhmen. I drejtohem drejtësisë, që të mos më privohet e drejta e fëmijës sim”, është shprehur Kaçi.

  • Tragjedi në Malin e Zi/ Autobuzi me pasagjerë del nga rruga dhe bie në humnerë, të paktën 2 persona të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

    Tragjedi në Malin e Zi/ Autobuzi me pasagjerë del nga rruga dhe bie në humnerë, të paktën 2 persona të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Obzovicë të Malit të Zi, ku një autobuz me 30-35 pasagjerë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur jashtë saj.

    Sipas burimeve nga mediat e huaja, të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Cetinje-Budvë.

    Informacionet e para nga Drejtoria e Policisë thanë se kanë humbur jetën tre persona, por mjekët deri më tani kanë konfirmuar vdekjen e dy pasagjerëve.

  • Aksidenti në Pogradec, turistja italiane në gjendje kritike, niset me helikopter drejt Tiranës

    Aksidenti në Pogradec, turistja italiane në gjendje kritike, niset me helikopter drejt Tiranës

    Pasditen e sotme, në një aksident në aksin nacional Pogradec-Lin, janë përfshirë një kamionçinë dhe një motomjet.

    Për pasojë mbeti e lënduar drejtuesja e motomjetit, shtetase italane.

    E lënduara fillimisht u dërgua në spitalin e Pogradecit dhe tani mësohet se është nisur me helikopter drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar.

    Ndërkohë Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • “S’mund të shohin ndeshje në stadium gratë para burrave”, gazetari sqaron deklaratën që bëri bujë

    “S’mund të shohin ndeshje në stadium gratë para burrave”, gazetari sqaron deklaratën që bëri bujë

    Gazetari i njohur sportiv, Tami Kona, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka sqaruar deklaratën se në këtë krizë biletash për të parë kombëtaren, nuk mund të shkojnë në stadium gratë para burrave.

    Gjatë bisedës në studio, Kona theksoi se nuk ka dashur të diskriminojë gratë, por janë aq pak bileta sa nuk ka vend për të gjithë. Përballë tij ishin edhe disa vajza sportdashëse, me të cilat ai pati një diskutim live:

    “Tani kjo është në mënyrë figurative. Kur them s’ka vend për burrat domethënë që edhe për tifozët kuq e zi s’ka patur vend. Sepse ka aq kërkesa sa ndeshja Shqipëri-Serbi. Më vjen keq tani, është vështirë sigurimi i biletave. Tani ti mendon që ata 5000 vetë që janë te tifozët të shkojnë 5000 gra? Si do e diskutojmë? Ta diskutojmë që gazetari është diskriminues ndaj grave? Tani po të bashkohesh me portalet i bie që unë të bëhem mbreti i portaleve”, tha gazetari i njohur sportiv.

    Ndër të tjera, Kona u shpreh se i duket budallallëk

  • Euro ”ngre kokë”! Leku “zhyt” Dollarin

    Euro ”ngre kokë”! Leku “zhyt” Dollarin

    Euro ka nisur një rritje të lehtë pas disa ditësh pikiatë. Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane po këmbehet mesatarisht për 106.42 lekë.

    Në shitje euro po këmbehet për 106.92 lekë, ndërsa po blihet për 105.92 lekë. Pavarësisht forcimit të lehtë të euros, dollari dhe paundi kanë vijuar rënien.

    Agjentë të tregut valutor thonë se sasia e euros në treg vijon të mbetet në nivelet më të larta historike, ndërsa kërkesa për blerjen e saj është e pakët.

  • E RËNDË/ Gjendet i vdekur brenda banesës 47-vjeçari, detajet e para

    E RËNDË/ Gjendet i vdekur brenda banesës 47-vjeçari, detajet e para

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të martë në Korçë.

    Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u varur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë, ku raportohet se burri është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

    Ende nuk dihen shkaqet që e çuan 47-vjeçarin në këtë akt ekstrem, ndërsa raportohet se ky i fundit ishte prej disa kohësh me terapi dialize.

    Pritet një reagim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.

  • Aksident në Pogradec, motori përplaset me mjetin, plagoset turistja e huaj

    Aksident në Pogradec, motori përplaset me mjetin, plagoset turistja e huaj

    Një aksident në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motor i drejtuar nga turistë të huaj, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet.

    Një prej turistëve (dyshohet femër), ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit.

    Deri më tani ende nuk dihet gjendja shëndetësore e saj

    Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.