Category: Lajme

  • Vrau shqiptarin pas sherrit për një vend parkimi, merret vendimi për 68-vjeçarin grek

    Vrau shqiptarin pas sherrit për një vend parkimi, merret vendimi për 68-vjeçarin grek

    Këtë të martë ka dalë para gjykatës së Pireut 68-vjeçarin grek i cili vrau 39-vjeçarin pas një zënke për një vend parkimi.

    Gjykata e Pireut ka lënë në paraburgim vrasësin e 39-vjeçarit shqiptar, Brigen Limka në Greqi. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. 68-vjeçari grek, i cili akuzohet për vrasje, por edhe për armëmbajtje pa leje, është shtruar në repartin psikiatrik të burgut të Korydallos, ku ka shumë gjasa që hetuesi të urdhërojë ekzaminimin psikiatrik të tij.

    Ai gjatë kërkimit të faljes ka deklaruar se i vinte keq për ngjarjen, ndërsa shtoi se kishte qenë gabimi i tij më i madh, duke shtuar se ndiente keqardhje për aktin ekstrem. “Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, tha në dëshminë e tij I moshuari.

    68-vjeçari njihej në lagje si problematik për sjelljen e tij. Fqinjët pohuan pas vrasjes së babait të tre fëmijëve se ai kishte kërcënuar shumë persona të tjetër në lagje. Gjithçka nisi pas një sherri për parkingun në lagje, ku edhe punonte shqiptari.

  • Thellohet tragjedia në familjen shqiptare! Pas gruas, vdes burri

    Thellohet tragjedia në familjen shqiptare! Pas gruas, vdes burri

    Thellohet tragjedia në Lipjan. Nga shpërthimi në datë 5 shtator i një bombole gazi në shtëpi, tre ditë më parë vdiq gruaja në spital dhe dje ka ndërruar jetë edhe burri.

    “Lidhur me rastin është raportuar se me datën 18.09.2023 rreth orës 19:17 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetë 43-vjeçari shqiptar (EMRI)

    Aksident i rëndë në Itali, humb jetë 43-vjeçari shqiptar (EMRI)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites së djeshme në Frati di Camaiore.

    Mediet italiane bëjnë me dije se një punëtor nga kompania Ceragioli Costruzioni në Camaiore humbi jetën pas një aksidenti që ndodhi teksa po transportonte një ekskavator me traktor.

    Bëhet fjalë për 43-vjeçarin me origjinë shqiptare, i identifikuar si Roland Çizmja.

    Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve të vegjël.

    Sipas hetimeve paraprake punëtori kishte marrë një ekskavator nga kompania dhe po e transportonte me një traktor, kur rreth orës 18:00, ndodhi tragjedia.

    “Nga ajo që mësuam sapo mbërrita në vend, punonjësi ynë kishte marrë ekskavatorin dhe po e transportonte, kur për shkak të një dege peme që kishte ngecur, ai zbriti nga traktori për ta zhbllokuar dhe ka rënë duke marrë një dëmtim në kokë. Vëllai im nuk është në gjendje të thotë asgjë për momentin, ne jemi tmerrësisht të tronditur nga ajo që ndodhi”, thotë Rita Ceragioli, motra e Stefanos Ceragioli, pronar i kompanisë.

    Policia është ende duke kryer hetimet por sipas kompanisë, punonjësi në atë moment nuk duhej të ishte në punë dhe pronarët thonë se nuk ishin në dijeni pse Çizmja kishte ardhur.

    Tragjedia ndodhi në via Colletto Santuçi, një rrugë e ngushtë e vendosur në një zonë kodrinore në zonën Frati, një fshat disa qindra metra larg qendrës historike të Camaiore.

    Nga kqyrja e trupit doli në pah një dëmtim në kokë, por metodat dhe shkaqet e sakta të vdekjes ende duhet të kuptohen.

    Për momentin mësohet se traktori ka qenë duke ecur buzë rrugës, kur ekskavatori i transportuar në pjesën e pasme është ngatërruar në degët e një peme. Burri është ngjitur në rimorkio dhe në përpjekje për të zhbllokuar eskavatorin mund të ketë humbur ekuilibrin, duke rënë nga pjesa e pasme e mjetit dhe duke përfunduar në kanalin e ujërave të zeza në anë të rrugës./Albeu.com.

  • Ja kush e financon në fshehtësi të plotë Adriatik Lapajn, Evi Kokalari zbardh planin e tij për të përçarë demokratët

    Ja kush e financon në fshehtësi të plotë Adriatik Lapajn, Evi Kokalari zbardh planin e tij për të përçarë demokratët

    Aktivistja e njohur Evi Kokalari ka treguar se çfarë fshihet pas krijimit të partisë së re të aktivistit Adriatik Lapaj. Sipas saj, qëllimet e tij të vërteta janë që të përçajë demokratë në momentin më të vështirë që ndodhet Partia Demokratike. Po ashtu Kokalari ka zbuluar se financuesi i tij i fshehtë është filantropi George Soros.

    “E vetmja arsye që Adriatik Lapaj me ata që janë mbas ti nuk hapin (akoma) parti, por vete-identifikohen si lëvizje pa bërë publike bindjet e tyre politike është sepse bindjet e tyre janë të majta. Nuk mund te jesh në politike, si parti apo lëvizje pa një ideologji te caktuar, të majtë ose djathtë. Ndryshe, nuk ke vend në politikë, por në shoqërinë civile, që në Shqipëri ka 32 vjet që është marrë peng nga George Soros.

    Lapaj nuk thotë dot qe është i djathte, sepse i tillë nuk është. Por nuk thotë dot që është i majtë gjithashtu sepse njerëzit janë të lodhur nga tre mandatet e Ramës dhe për me tepër demokratet nuk i shkojnë. Ai pikërisht mbështetjen e demokrateve do. I bej thirrje çdo force te djathte, dhe mbi të gjitha të gjithë demokrateve që të distancohen dhe ti kërkojnë Lapajt që publikisht të shprehe bindjet e tij politike. Te flasësh bukur dhe me skenar gati nuk te bën as hero, as politikan. Për mua është dhe mbetet një mashtrues shume i sofistikuar, dhe deri me sot asnjëherë nuk me ka lënë në balte intuita.

    Lapaj po kërkon pikërisht mbështetjen e demokrateve në një kohë që PD realisht lëngon duke i futur thika pa fund vetes, dhe kjo dobësi po shfrytëzohet shume bukur nga te majtët dhe ata qe jo vetëm kane punuar për George Sorosin, por nuk shohin asgjë të keqe me të.

    Ne te tjerët e dime qe demokracia jonë shkoi në drejtim të gabuar pikërisht nga Soros që përfitoi nga naiviteti ynë si të sapo dalë nga një regjim komunist 45-vjecar. Lapaj do bej vetem nje gjë, do përçajë votën tonë në 2025. Hapni sytë dhe ngrini pikëpyetje, dhe mos bini viktime e lëvizjeve ‘pa ideologji’”, shkruan Kokalari.

    Partia e Lapajt

    Kokalari gjithashtu ironizon Lapajn dhe njerëzit që ka mbledhur për partinë e tij të re.

    “Këta janë komik, për zotin deri tashti partia pa ideologji e Adriatik Lapajt ka si themelues një ish-banore të Big Brother Albania që sot është ‘intelektuale’ dhe bën taksat për OJQ, mundësisht të Sorosit, një ish-aktor te Portokallisë, Lapaj vetë ish punonjës i “Open Society” i George Sorosit qe sot flet për sulmet imagjinare te pushtetarëve dhe oligarkëve të ilaçeve dhe zoti e di kush tjetër do dalë nesër, ndoshta nga Big Brother VIP, a ndoshta nga ndonjë emision tjetër. Seriozisht po me duket si parti e themeluar tek BB i Topit. Nejse, rëndësi ka të mos na korruptojnë Julian Dedan, se te tjerat i zgjidhim”, tha më tej Kokalari. Kujtojmë se prej kohësh në Tiranën politike flitej se gjithçka që Adriatik Lapaj kishte arritur si përfaqësues i shoqërisë civile një ditë do ta kthente në angazhim politik. “Shqipëria Bëhet” është emri I partisë. Lapaj bëri me dije se kjo nismë do jetë krejtësisht ndryshe nga partitë politike, teksa zbuloi dhe disa nga pikat kryesore të programit ku do të mbështetet. “Ne na duhet që të hapim garën, që të mos jetë një muaj para zgjedhjeve se kush do jetë deputet, duhet një ligj për referendumet, një ligj që të depolizitojë administratën dhe kjo u duhet të gjithëve, në këtë kuptim, po thuhet për herë të parë”, tha Lapaj. Gjithashtu, Lapaj shtoi se baza e kësaj lëvizjeje do jetë vetëorganizimi, pra jo nga qendra dhe se do të financohet nga populli, me një financim minimalit.

  • Nuredin Dumani me super-kallash dhe pistoletë “BUL” izraelite. Ja PAMJET me armët speciale 1 ditë para arrestimit të killerit

    Nuredin Dumani me super-kallash dhe pistoletë “BUL” izraelite. Ja PAMJET me armët speciale 1 ditë para arrestimit të killerit

    Fotografitë dhe videot janë zbuluar nga SPAK, teksa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët, kanë urdhëruar kryerjen e ekspertimit kompjuterik të aparatit telefonik që ju sekuestrua Dumanit në datën 29 mars 2022 në Fier.

    Në fund të ekspertimit, hetuesit kanë zbuluar disa video ku Nuredin Dumani shfaqet në një kanal, duke gjuajtur me një super-kallash të pajisur me silenciator, dylbi optike dhe qytë të shkurtër.

    Fotografitë janë bërë mes datës 28 dhe 29 Mars, vetëm një ditë para se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të udhëtonin në drejtim të Elbasanit, me qëllim vrasjen e Kastriot Kilës alias “Otin e Elbasanit”.

    Ekspertët kanë gjetur një video 29 sekondashe, ku siç shihet në pamjet shfaqet Nuredin Dumani, me një kapuç në kokë dhe provon mekanikisht dy automatikë kallashnikov dhe dy pistoleta “Glock” dhe “BUL M-5” të prodhimit modern izraelit.

    Në këto pamje të papublikuara ndonjëherë, Dumani kryen manovra, duke improvizuar një sulm me armë, dhe kryen qitje boshe. Në foto dallohen dhe tre karikatore.

    Në sekondën e 4, thuhet në raport-ekspertimi, dëgjohet Henrik Hoxhaj duke thënë:“…Kusho është psiqik me armët…”.

    Ndërkohë më tej dëgjohet një person i tretë ende i paidentifikuar nga SPAK, duke i thënë Nuredin Dumanit, që të ulte dorezën e automatikut.

    E teksa Dumani provon armët, në sekondën e 23 të videos dëgjohet një zë, i cili ngjason me zërin e Henrik Hoxhaj duke thënë: “…E ç’na q…u dhe “…mos e mbush…”.

    Gjithashtu sërisht në këtë moment dëgjohet zëri i një personi të tretë të paidentifikuar që i thotë Dumanit “…mos e mbush armën…”.

    Ndërsa në një video tjetër 14 sekonda, shfaqet Nuredin Dumani në 28 Mars, në anfërsi të një kanali me ujë, duke mbajtur një automatik me silenciator dhe mbushur atë.

    Vendi nuk dihet se ku është, por njeriu që ka filmuar Dumanin është Henrik Hoxhaj, i cili i thotë “…Gati…”.

    Pas kësaj Dumani, filmohet teksa kryen manovra qitje me armën automatike. Ndërsa në këtë foto tjetër me tabelën numerike me Nr.3, shfaqet super-automatiku që RENEA, i sekuestroi Nuredin Dumanit tek koka, në banesën ku ai qëndronte i fshehur në Fier.

    “Ora News” ka mundur të zbulojë dhe fotografi dy pistoletave me preçizion të lartë që përdorte Nuredin Dumani, i cili tashmë është marë i pandehur për disa krime të rënda, por deri në këtë fazë ku nodhet çështja ai vijon të jetë bashkëpuntori i prokurorisë së posaçme SPAK.

    Tabela fotografike e paraqitur më poshtë, tregon potencialin ekonomik dhe lehtësinë për të siguruar armët moderne, që Nuredin Dumani arrinte të gjente brenda një kohe të shkurtër.

  • Pamje të rënda, 3-vjeçari rrihet nga edukatoret në një çerdhe (Video)

    Pamje të rënda, 3-vjeçari rrihet nga edukatoret në një çerdhe (Video)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht në Fushë Kosovë, ku sipas një videoje të publikuar, një fëmijë tre-vjeçar është rrahur brutalisht nga dy edukatore dhe kuzhinierja e kopshtit.

    Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe publike në Fushë Kosovë. Videon e ka publikuar familjari, Fatos Geci, i cili ka thënë se viktima është nipi i tij trevjeçar.

    “Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte që po rrihet në derë pastaj tërhiqet zvarre, më pas e dërgojnë përsëri në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 2 “mësueset” e kësaj çerdheje bashkë me pastruesen apo kuzhinieren! Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunueset e tilla nuk e kanë vendin në arsim”, ka shkruar ai sipër videos.

  • EMRI/ Vritet me kaçavidë shqiptari në Itali, autor i ngjarjes një bashkatdhetar

    EMRI/ Vritet me kaçavidë shqiptari në Itali, autor i ngjarjes një bashkatdhetar

    Një 47-vjeçar shqiptar është vrarë me kaçavidë në Itali.

    Mediet italiane shkruajnë se fillimisht u raportua për aksident rrugor, por më vonë u konstatua se plagët që kishte marrë shqiptari Ilir Dervashi nuk ishin shkaktuar nga aksidenti.

    Ai ishte goditur disa herë me thikë në bark.

    Ngjarja ka ndodhur në Bolonjë.

    Autor i dyshuar i ngjarjes është drejtuesi i makinës, 34-vjeçari shqiptar Mirri Gura, i cili është arrestuar me akuzën e vrasjes.

    Aksidenti ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit, në shtrirjen e autostradës drejt Bolonjës, e cila kalon përgjatë rrethit Navale.

    Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një “Renault Capture”, u përplas me një makinë tjetër dhe përfundoi në një fushë.

    34-vjeçari është nxjerrë i padëmtuar. Por Dervashi ishte tashmë i vdekur.

    Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Policia rrugore menjëherë ka lajmëruar prokuroren publike në detyrë, Michela Guidi.

    Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë shpërthyer një debat, për arsye ende të paqarta.

    Në zemërim e sipër, Gurra ka marrë kaçavidën dhe e ka qëlluar 47-vjeçarin disa herë në bark.

    Në këtë fazë, ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës dhe më pas ka dalë nga rruga.

    Gurra, në përfundim të hetimeve, u arrestua për vrasje dhe u dërgua në Dozza. Ai nuk tha asnjë fjalë, as oficerëve dhe as magjistratit. Në makinën e aksidentuar nuk u gjet drogë. Policia po heton marrëdhënien mes dy burrave dhe arsyen që shkaktoi debatin i cili përfundoi me tragjedi./Albeu.com.

  • Horoskopi 19 Shtator 2023

    Horoskopi 19 Shtator 2023

    Dashi

    Mund të mbështeteni në mbrojtjen e Venusit dhe Jupiterit, të cilat do të garantojnë stabilitetin dhe përparimin e nismave tuaja. Disa mendime për të lindurit në muajin mars që do t’ju duhet të mashtrojnë situatat financiare. Megjithatë, kini kujdes nga Hëna në Peshore, e cila kundërshton Uranin në shenjën tuaj dhe që mund t’ju çojë në situata të papritura ose stresuese, veçanërisht në marrëdhëniet me të tjerët. Mundohuni të mos jeni shumë impulsivë ose rebelë dhe përshtatuni me ndryshimet.

    Demi

    Do të mund të shijoni praninë e Jupiterit në shenjën tuaj të kundërt, gjë që ju shtyn pozitivisht drejt të tjerëve, duke ju dhënë mundësinë të shfaqni sjellje shoqërore, në familjen tuaj dhe me miqtë tuaj të zakonshëm. Ju gjithashtu mund të mbështeteni në treshen midis Hënës në Peshore dhe Venusit në shenjën tuaj miqësore të Gaforres, e cila do t’ju japë pasion dhe ëmbëlsi. Ju mund të dëshironi të jetoni përvoja romantike, të përqafoni dhe ta lini veten të përkëdheleni. Kjo është një ditë e mirë për të kultivuar bukurinë, mirëqenien dhe kënaqësinë tuaj.

    Binjakët

    Do të duhet të përballeni me Saturnin në kundërshtim, gjë që mund të kufizojë pak qartësinë tuaj dhe të rrisë nervozizmin në familje. Planeti posaçërisht mund të hyjë në një konfigurim të vështirë nesër që mund t’ju pengojë të përshtateni plotësisht me të dashurit tuaj. Përpiquni të mos jeni shumë debatues apo gjaknxehtë dhe të dëgjoni edhe të tjerët. Ju mund të dëshironi të ndërveproni me njerëzit përreth jush, të mësoni gjëra të reja dhe të argëtoheni.

    Gaforrja

    Do të mund të përfitoni nga harmonia mes Hënës në Peshore, Saturnit në Ujor, Neptunit te Peshqit, gjë që do t’ju japë një kënaqësi të madhe me familjen dhe miqtë tuaj. Mund të keni disa shqetësime familjare ose ekonomike. Mundohuni të mos jeni shumë të shqetësuar apo pesimistë dhe besoni instinkteve tuaja.

    Luani

    Do t’ju duhet ta përballoni ditën me variablin e qetë klasik. Virgjëresha e Marsit nga sot në një aspekt të shkëlqyer, lehtëson rrugën në çdo fushë, veçanërisht në atë sociale dhe familjare. Do të arrini të korrni frytet e angazhimit dhe iniciativave tuaja. Megjithatë, kini kujdes me katrorin midis Hënës dhe Mërkurit, gjë që mund t’ju bëjë më sipërfaqësorë ose të kotë. Mundohuni të mos jeni shumë egoist apo arrogantë dhe të jeni bujarë me të tjerët.

    Virgjëresha

    Ju do të jeni në gjendje të ndani njohuritë tuaja me të tjerët dhe të demonstroni inteligjencën tuaj. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm me Neptunin në shenjën e Peshqve, gjë që mund t’ju bëjë më të hutuar apo mashtruar. Ju mund të ndiheni sikur të ëndërroni, t’i ikni realitetit ose të idealizoni njerëzit. Mundohuni të mos jeni shumë naivë apo imagjinarë dhe mbani këmbët në tokë.

    Peshorja

    Do të mund të shijoni praninë e Hënës në shenjën tuaj, gjë që do t’ju bëjë më harmonikë dhe më të dashur. Mund të jeni me partnerin ose me një person të veçantë, të ndani ndjenjat tuaja dhe të shijoni shoqërinë. Kjo është një ditë e mirë për të zgjidhur çdo konflikt apo keqkuptim, qoftë në dashuri apo miqësi. Megjithatë, kini kujdes me Jupiterin në Dash, gjë që mund t’ju çojë në momente tensioni ose pavendosmërie. Përpiquni të mos jeni shumë të varur ose akomodues dhe të pohoni personalitetin tuaj.

    Akrepi

    Do të përfitoni nga kalimi i Hënës në Peshore, i cili do t’ju bëjë të zbuloni leximin dhe librat që nuk e kishit menduar kurrë se do t’i lexonit. Falë marrëdhënies së mirë midis Hënës dhe Saturnit, Mërkurit dhe Neptunit, ata do t’ju pajisin me ndjeshmëri emocionale dhe intuitë fenomenale. Do të mund të përjetoni situata të thella dhe intensive, si në familje ashtu edhe në dashuri. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm me Venusin në Gaforre, e cila mund t’ju bëjë më xhelozë ose posesiv. Mundohuni të mos jeni shumë obsesiv ose manipulues dhe respektoni lirinë e të tjerëve.

    Shigjetari

    Do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje Hënës në Peshore pasi mund t’ju bëjë më të shqetësuar ose të pakujdesshëm. Ju mund të keni dëshirë të bëni atë që dëshironi, pa u shqetësuar për pasojat apo pritshmëritë e njerëzve të tjerë. Kjo mund t’ju çojë në situata stimuluese, por edhe në konflikte me njerëzit që ju rrethojnë. Mundohuni të mos jeni shumë të pamatur ose të papërgjegjshëm dhe merrni parasysh realitetin. Nga ana tjetër, do të mund të shijoni ndikimin e Uranit në shenjën tuaj miqësore të Dashit, gjë që do t’ju bëjë më krijues dhe origjinal. Ju mund të dëshironi të bëni diçka ndryshe nga zakonisht, për t’i treguar botës idetë dhe aftësitë tuaja.

    Bricjapi

    Ju mund të qëndroni në shtëpinë tuaj, në familjen tuaj ose në mjedisin tuaj të njohur, të përkëdhelni veten dhe të relaksoheni. Kjo është një ditë e mirë për t’u kujdesur për shëndetin, higjenën dhe rregullin tuaj. Megjithatë, kini kujdes me Plutonin, i cili mund t’ju bëjë më ambicioz ose më të vendosur. Ju mund të dëshironi të arrini sukses, të demonstroni aftësitë tuaja dhe të sfidoni rivalët tuaj. Mundohuni të mos jeni shumë të rreptë apo autoritar dhe të jeni bashkëpunues me të tjerët.

    Ujori

    Hëna në Peshore do t’ju bëjë më të komunikueshëm dhe të shoqërueshëm. Mund të ndërveproni me njerëzit përreth jush, të mësoni gjëra të reja dhe të argëtoheni. Kjo është një ditë e mirë për të zhvilluar biseda interesante, për të lexuar ose shkruar diçka ose për të shkuar në një udhëtim të shkurtër. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm me Saturnin në shenjën tuaj, i cili mund t’ju bëjë më të shqetësuar ose të çuditshëm. Ju mund të keni dëshirë të bëni atë që dëshironi, pa u shqetësuar për pasojat apo pritshmëritë e njerëzve të tjerë. Mundohuni të mos jeni shumë të pamatur ose të papërgjegjshëm dhe merrni parasysh realitetin.

    Peshqit

    Ju mund të qëndroni në shtëpinë tuaj, në familjen tuaj ose në mjedisin tuaj të njohur, të përkëdhelni veten dhe të relaksoheni. Kjo është një ditë e mirë për t’u kujdesur për shëndetin, higjenën dhe rregullin tuaj. Megjithatë, kini kujdes nga kundërshtimi midis Hënës në Peshore dhe Jupiterit në shenjën tuaj të kundërt, gjë që mund t’ju bëjë më të hutuar ose mashtruar. Ju mund të ndiheni sikur të ëndërroni, t’i ikni realitetit ose të idealizoni njerëzit. Mundohuni të mos jeni shumë naivë apo imagjinarë dhe mbani këmbët në tokë./tvklan.al

  • “Ka fëmijë që marrin mallin e bardhë në klasë”/ Deklarata e fortë e gazetarit të njohur

    “Ka fëmijë që marrin mallin e bardhë në klasë”/ Deklarata e fortë e gazetarit të njohur

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për rritjen e konsumit të drogës në vendin tonë, siç tregoi edhe operacioni i fundit i policisë, ku ranë në pranda mbi 300 shpërndarës droge.

    Gazetari Andi Tela, tregoi detaje se si droga, përfshirë edhe kokaina, ka hyrë në klasat e shkollave 9-vjeçare, çka e bën situatën mjaft alarmante.

    “Profesor Fuga ishte nisur nga shifra 330 të arrestuar në një natë. Duke e nisur të kjo shifër, profesori kishte shkuar deri në fund të tezës së cfarë po ndodh në Shqipëri. Ajo tezë qëndron edhe sikur këta të ishin arrestuar në disa ditë, apo në disa muaj.

    Policia vendosi të bëjë një operacion të tipit fushatë, mund ti kishte arrestuar këta edhe prej muajsh.

    Cili është rezultati në fund? Të gjithë këta, nëse lexon materiale nga dosja, të gjithë ishin shpërndarës, vjen klienti dhe shet drogën.

    Ndërkohë, policia kishte lënë pa ndjekur zinxhirin tjetër, nga furnizuesi te shpërndarësi.

    Atje lart nuk shkojnë dot, por as te shkallët e tjera dhe kënaqen me këtë rezultat.

    Ky është një rezultat, por këtu hyn diskutimi, nëse këta 300 njerëz ushtrojnë këtë veprimtari dhe shesin kokainën, është cështje e njerëzve e blejnë apo jo, por problemi është shpërndarja te fëmijët.

    Kjo mosha 15-64, ky 15 vjecar, dëgjon histori fëmijësh që tregojnë për shkoët e tyre që sjellin mallin e bardhë në klasë.

    Këtu fillon zilia nga shoku, mundësia për të gjetur kokainën, të bën edhe të famshëm… Problemi është sa do të ruajmë fëmijët?

    Shifrat janë të tilla që duhen marrë me rezervë. ISHP e ka bërë këtë dhe ka pyetur njerëzit, që na con në vendin e parë për përdorues të kokainës në botë. Por nëse në nivelin global, përdorimi i drogave, në vitin 2011 ishte 240 milionë vetë në të gjithë botën dhe vajti në 300, në Shqipëri kjo shifër është katërfishuar. Kemi katërfishuar konsumtatorët e drogës.

    Pyetja është kjo, si zgjidhet?

    Është e thjeshtë ta mendosh që policia duhet të kapë dhe të arrestojë shpërndarësit, por është i gjithë zinxhiri i shoqërisë që duhet të merret me këtë cështje.

    Botë nuk po e fiton dot luftën me drogën, por ka përpjekje të paktën që mosha e përdoruesit, të jetë koshiente për atë që po bën.

    Ne duhet të bllokojmë shpërndarjen në shkolla”, deklaroi Tela.

  • Freski vetëm për disa zona, ja në cilat qytete priten reshje shiu

    Freski vetëm për disa zona, ja në cilat qytete priten reshje shiu

    Ditën e sotme priten reshje lokale të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Berat dhe Korçë.

    Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 19 deri në 30 °C, në vendet e ulëta nga 18 deri në 32 °C dhe në vendet malore nga 13 deri në 27 °C.

    Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.