Category: Lajme

  • Humbje e madhe për kinematografinë botërore, ndërron jetë në moshë të re aktori i njohur

    Humbje e madhe për kinematografinë botërore, ndërron jetë në moshë të re aktori i njohur

    Billy Miller, ylli i serialeve televizive “Devil and Charm” dhe ” General Hospital “, vdiq të premten në moshën 43-vjeçare. Aktori fitues i çmimit “Daytime Emmy” u gjet i vdekur në Austin, Teksas.

    Menaxheri i Miller e konfirmoi lajmin për Variety.com të dielën. Në fakt, e diela 17/09 ishte dita kur aktori do të kishte mbushur 44 vjeç. “Aktori po luftonte me depresionin kur vdiq”, thuhej në deklaratë. Megjithatë, shkaku i vdekjes së tij mbetet i panjohur.

    Miller lindi më 17 shtator 1979 dhe u rrit në Grand Prairie, Teksas. Gjatë gjithë fëmijërisë së tij, ai luftoi me një sëmundje të rrallë që preku kërcin në kyçin e këmbës.

    Hyrja e tij në industrinë e argëtimit erdhi kur ai nënshkroi si model me Wilhelmina dhe më vonë luajti Richie Novak nga 2007 deri në 2008 në telenovelën “All My Children”. Miller më pas luajti në Bold and the Beautiful për të marrë rolin e Billy Abbott.

    Roli i Millerit në “Ballure and Charm” i dha atij tre Emmy Daytime. Ajo la telenovelën në vitin 2014 dhe iu bashkua Spitalit të Përgjithshëm . Atje, Miller luajti rolet e Jason Morgan dhe Drew Kane, duke luajtur deri në vitin 2019, dhe më pas iu bashkua ” Suits ” për pesë episode.

    Miller ka mbetur nga nëna e tij Patricia, motra Megan, dhëndri Ronnie, nipi Grayson dhe mbesa Charley.

  • Zhdukja e Ervis Martinaj! 1 familjar dorëzon në SPAK kodet e “SKY” që përdorte “mbreti” i lojrave të fatit

    Zhdukja e Ervis Martinaj! 1 familjar dorëzon në SPAK kodet e “SKY” që përdorte “mbreti” i lojrave të fatit

    Një person i afërm i familjes së biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj, i cili një vit më parë u zhduk në rrethana të mistershme, mësohet të jetë paraqitur në SPAK, duke dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej.

    Prej më shumë se një viti, SPAK po kryen hetime kundër Martinaj për për tre dosje penale. Por deri në këtë fazë asnjë e dhënë nuk është zbuluar për të mësuar nëse 38-vjeçari është ende i gjallë apo ka vdekur.

    Me shpresën e zbulimit të misterit për fatin e tij apo qoftë dhe identifikimin e personave të fundit që ai ka biseduar në “Sky”,

    “Ora News” mëson se familjarët kanë dorëzuar disa kode të aplikacionit, që janë përdorur nga Martinaj gjatë periudhës kur “Sky” ishte funksional.

    Dorëzimi në SPAK është kryer, pasi kjo prokurori disa muaj më parë ka marë nga autoritet Belge dhe Franceze, të gjiha kodet që janë përdorur nga shtetasit Shqiptarë. Të afërmit e Martinaj, shpresojnë se përmes “SKY” të zbulojnë detaje shtesë që mund të sjellin zbulimin e ndonjë të dhëne që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

    Pikërisht në 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 Gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.

    Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A.

    Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë. Për një periudhë 1-vjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.

    Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës, prej 1 viti po kryen hetime për akuzën e “Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit”. Por deri në këtë fazë nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë provë apo sinjalizim, rreth fatit të njeriut që jetonte mes botës së lojrave te fatit dhe Krimit të Organizuar. Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, ishin e dashura e tij Sadete Kokomani dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami. Ky i fundit u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe më pas u dënua nga gjykata e Lezhës me dy vjet e 10 ditë burgim.

  • Burri humb jetën në dhomën e hotelit, dyshimet e para

    Burri humb jetën në dhomën e hotelit, dyshimet e para

    Një turist 67 vjeçar nga Danimarka ka ndërruar jetë në hotelin ku po qëndronte në Sarandë.

    Sipas policisë, dyshohet se turisti ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në ambientet e hotelit të ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • A do të zbardhet misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt? Familjari dorëzon në SPAK kodin që përdorte “mbreti i lojërave të fatit” në aplikacionin “SKY”

    A do të zbardhet misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt? Familjari dorëzon në SPAK kodin që përdorte “mbreti i lojërave të fatit” në aplikacionin “SKY”

    Një person i afërm i familjes së biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj, i cili një vit më parë u zhduk në rrethana të mistershme, mësohet të jetë paraqitur në SPAK, duke dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej.

    Prej më shumë se një viti, SPAK po kryen hetime kundër Martinaj për për tre dosje penale. Por deri në këtë fazë asnjë e dhënë nuk është zbuluar për të mësuar nëse 38-vjeçari është ende i gjallë apo ka vdekur.

    Me shpresën e zbulimit të misterit për fatin e tij apo qoftë dhe identifikimin e personave të fundit që ai ka biseduar në “Sky”.

    “Ora News” mëson se familjarët kanë dorëzuar disa kode të aplikacionit, që janë përdorur nga Martinaj gjatë periudhës kur “Sky” ishte funksional.

    Dorëzimi në SPAK është kryer, pasi kjo prokurori disa muaj më parë ka marë nga autoritet Belge dhe Franceze, të gjiha kodet që janë përdorur nga shtetasit Shqiptarë. Të afërmit e Martinaj, shpresojnë se përmes “SKY” të zbulojnë detaje shtesë që mund të sjellin zbulimin e ndonjë të dhëne që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

    Pikërisht në 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 Gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.

    Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A.

    Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë. Për një periudhë 1-vjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.

    Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës, prej 1 viti po kryen hetime për akuzën e “Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit”. Por deri në këtë fazë nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë provë apo sinjalizim, rreth fatit të njeriut që jetonte mes botës së lojrave te fatit dhe Krimit të Organizuar.

    Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, ishin e dashura e tij Sadete Kokomani dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami. Ky i fundit u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe më pas u dënua nga gjykata e Lezhës me dy vjet e 10 ditë burgim.

  • Familja dorëzon kodin! Vjen lëvizja e re për fatin e Ervis Martinajt

    Familja dorëzon kodin! Vjen lëvizja e re për fatin e Ervis Martinajt

    Një person i afërm i familjes së biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj, i cili një vit më parë u zhduk në rrethana të mistershme, mësohet të jetë paraqitur në SPAK, duke dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej.

    Prej më shumë se një viti, SPAK po kryen hetime kundër Martinaj për për tre dosje penale. Por deri në këtë fazë asnjë e dhënë nuk është zbuluar për të mësuar nëse 38-vjeçari është ende i gjallë apo ka vdekur.

    Me shpresën e zbulimit të misterit për fatin e tij apo qoftë dhe identifikimin e personave të fundit që ai ka biseduar në “Sky”. Familjarët kanë dorëzuar disa kode të aplikacionit, që janë përdorur nga Martinaj gjatë periudhës kur “Sky” ishte funksional.

    Dorëzimi në SPAK është kryer, pasi kjo prokurori disa muaj më parë ka marrë nga autoritet Belge dhe Franceze, të gjitha kodet që janë përdorur nga shtetasit Shqiptarë. Të afërmit e Martinaj, shpresojnë se përmes “SKY” të zbulojnë detaje shtesë që mund të sjellin zbulimin e ndonjë të dhëne që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, shkruan gazetari Elton Qyno.

  • Gruaja nga Fieri “i bëri gropën” burrit! Elsa i tregoi policisë për drogën e bashkëshortit, si u zbulua 30 kg hashash dhe 500 gr kokainë

    Gruaja nga Fieri “i bëri gropën” burrit! Elsa i tregoi policisë për drogën e bashkëshortit, si u zbulua 30 kg hashash dhe 500 gr kokainë

    Gruaja e Eduard Mehmetaj, njërit nga personat e shpallur në kërkim gjatë operacionit antidrogë në Fier, ku policia sekuestroi 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë, rezulton të ketë bashkëpunuar dhe treguar në polici për aktivitetin kriminal të burrit të saj.

    Gjatë këtij aksioni të kryer 10 ditë më parë, u arrestua Osmën Mehmetaj babai i Eduardit dhe Panajot Shahaj, komshiu i personit të shpallur në kërkim Eduard Mehmetaj. Në dosjen hetimore të siguruar nga “Ora News”, del se mjaft të dhëna për identifikimin e personave ka dhënë gruaja e Eduardit, shtetasja Elsa Mehmetaj.

    Sipas saj, automjeti tip “Volvo” ku policia gjeti lëndën narkotike, është i rregjistruar në emër të burrit të saj Eduartit, por nuk e ka blerë ai vetë. Sipas dëshmitares mjetin e kanë blerë shokët e burrit, për të cilët nuk ka dijeni se, si quhen dhe se nga janë. “…automjeti ka rreth dy muaj i parkuar dhe nuk ka lëvizur që nga dita që është parkuar.

    Në lidhje me makinerinë e presimit nuk e di se e kujt është, por atë e ka sjell Eduardi në shtëpi me mjetin e tij tip “Audi”, rreth dy muaj më parë…. Me makinerinë e presimit të pakove me lëndë narkotike, Eduarti ka paketuar në 7 shtator 2023 së bashku me Asqeri Shahaj i cili është gjitonë i lagjes tonë…”-ka rrëfyer Elsa Mehmetaj.

    Kjo e fundit ka vijuar dëshminë e saj në polici se lëndën narkotike Eduarti e ka sjellë një ditë para, se në shtëpi të shkonte policia. Po atë natë ka bërë paketimin dhe vendosjen në makinën “Volvo” të pakove së bashku me Asqeri alias Panajot Shahaj.

    Eduard Mehmetaj, merrej me izolimin e soletave të shtëpive dhe lyerjen e makinave. Persona të tjerë kanë çuar në servisin e tij një automjet “Volvo”, duke e kontraktuar atë të kryejë modifikimet e mundshme me qëllim fshehjen e 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë, me qëllim trafikimin e saj në drejtim të Greqisë.

    Por në dijeni të këtij plani është vënë dhe policia e Fierit, duke arritur të zbulojë makinën dhe sasinë e drogës. Për këtë ngjarje është arrestuar babai dhe komshiu i Eduard Mehmetaj. Ndërsa ky i fundit vijon të jetë në kërkim.

  • Sherr me thika në Shkodër, plagoset 16-vjeçari

    Sherr me thika në Shkodër, plagoset 16-vjeçari

    Një grindje mes dy adoleshentëve në qytetin e Shkodrës ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre.

    Sipa njoftimit pas një sherri mes dy 16-vjeçarëve, njëri prej tyre ka përdorir mjet prerës, duke plagosur bashkëmoshatarin.

    Xh.P ka plagosur me thikë K.L, i cili tashmë ndohet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi:

    Rreth orës 14:00, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

    Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Zyrtare/ Rikthehen lojërat e fatit në Shqipëri

    Zyrtare/ Rikthehen lojërat e fatit në Shqipëri

    Është miratur në komisionin e ligjeve ligji për lojërat e fatit më 12 vota pro, 4 kundër dhe 1 apstenim.

    Një ndër personat që ishte më shumë kundër ishte Asllan Dogjani i cili u shpreh:

    “Një nga armët më të forta që Rama erdhi në pushtet ishte mbyllja e kazinove, e kafeneve, që përdoreshin për të luajtur bixhoz. Të them të drejtën e kam vlerësuar si një nismë shumë me rëndësi, pasi plagët sociale, nga ato lojërat e fatit të vitit 2013 kishin krijuar probleme më shoqërinë shqiptare.

    Ai arriti deri aty sa t’u thoshte nënave shqiptare se; ‘pagën e burrave do jua sjellim në shtëpi’. E kam vlerësuar si nismë shumë të mirë, pasi pasojat ishin të jashtëzakonshme, ishte rritur numri i vrasjeve, vjedhjeve, borxheve, sherreve, por këto lojëra fati na paskan vazhduar deri në 2018-ën. Deri në 2018 u ndërprenë.

    Por pas këtij viti rezulton se 4 mijë individë apo kompani paskan punuar në të zezë. Por çfarë ndryshoi që po tentoni që t’i hapni bastet online? A nuk i shkatërron rininë këto baste? Ne kemi pasur dhe një studim nga Universiteti i Tiranës mbi plagët që ka lënë të të rinjtë këto baste.

    Këto baste deri dje, kanë qenë fizikisht, edhe te dera e pallatit. Sot i keni futur në çdo derë, në çdo familje shqiptare përmes telefonit. Nga krevati, nga dhoma e gjumit, nga kuzhina, çdo qytetar mund të vërë bast përmes telefonit. E morët nga rruga dhe e futët në shtëpi. Kjo qeveri ka dështuar në parandalimin e këtij fenomeni.”

  • Nis sot Censi i Popullsisë dhe Banesave në të gjithë vendin. Gjoba për ata që nuk përgjigjen

    Nis sot Censi i Popullsisë dhe Banesave në të gjithë vendin. Gjoba për ata që nuk përgjigjen

    Sot nis Censi i Popullsisë dhe Banesave. Procesi do të vijojë për 6 javë, ku mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.

    I gjithë procesi do të kryhet në mënyrë digjitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera.

    Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje. Në modulin për individët do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

    Tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur janë etnia, gjuha dhe feja. Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë.

  • Po pastronte pas përmbytjeve, humb jetën shqiptari në Greqi, baba i dy fëmijëve

    Po pastronte pas përmbytjeve, humb jetën shqiptari në Greqi, baba i dy fëmijëve

    Një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e motit të keq në Greqi.

    Punëtori 38-vjeçar është gjetur i vdekur në masakër në Trikeri të Volos. Sipas informacioneve nga mediat vendase, ai ishte duke kryer punë pastrimi pas përmbytjes dhe e ka zënë poshtë një makineri.

    38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, me origjinë shqiptare dhe jetonte me familjen në Trikeri.

    Pak më vonë, një tjetër aksident industrial ka ndodhur në çelikun e Volos, ku viktima është një 28-vjeçar, i cili merrej me mirëmbajtjen e makinerive.

    28-vjeçari merrej me mirëmbajtjen e makinerive dhe teksa punonte në një zonë joprodhuese, në rrethana të panjohura, makina ka hyrë në punë duke e plagosur për vdekje. Shkaqet e sakta të aksidentit janë duke u hetuar.