Category: Lajme

  • Masakruan me thikë shqiptarin brenda shtëpisë së barit në Angli, Gjykata shpall fajtorë 13 persona, disa dënohen me burgim të përjetshëm

    Masakruan me thikë shqiptarin brenda shtëpisë së barit në Angli, Gjykata shpall fajtorë 13 persona, disa dënohen me burgim të përjetshëm

    Trembëdhjetë anëtarë të një bande kriminale janë dënuar për rolet e tyre në një grabitje në Tunbridge Wells që çoi në vrasjen brutale të një shqiptari.

    Të gjithë personat kishin organizuar vjedhjen e bimëve të kanabisit në një shtëpi bari ku u përballën me shqiptarin Xhovan Pepal, të cilin e vranë me thikë.

    Ngjarja ka ndodhur më 4 dhjetor të vitit 2021.

    Një portë metalike e mbyllur, nga dyshemeja në tavan, fillimisht i pengoi oficerët të hynin në katin e sipërm të ndërtesës ku Pepaj kishte marrë plagë të shumta me thikë.

    Qasja është siguruar nga ekipet e zjarrfikësve dhe Pepaj 25 vjeç, u shpall i vdekur në vendngjarje. Një thikë e njollosur me gjak u gjet aty pranë, por të dyshuarit kishin ikur.

    Gjatë 24 orëve të ardhshme një hetim nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex çoi në pesë arrestime. Në javët në vijim, tetë të dyshuar të tjerë u gjurmuan dhe u ndaluan.

    Çështja ndaj 13 të pandehurve u nda në dy gjykime në Gjykata të veçanta.

    Gjyqi i parë u mbajt në Loughborough, më 18 maj 2023.

    Ciaran Stewart, 20 vjeç, nga Curtis Road, Hornchurch, Essex u shpall fajtor për vrasje. Ai kishte pranuar më parë komplot për të kryer grabitje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë një minimum prej 26 vjetësh (minus kohën e kaluar në paraburgim) përpara se të mund të konsiderohet për lirim me kusht.

    Kelvin Amoako, 18 vjeç, nga Norfolk Road, Ilford, Londra e Madhe u shpall fajtor për vrasje dhe komplot për të kryer grabitje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë minimumi 22 vjet (minus kohën e kaluar në paraburgim).

    Bartosz Malawski, 28 vjeç, nga Mitcham Road, Croydon u shpall fajtor për vrasje dhe komplot për të kryer grabitje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë minimumi 22 vjet (minus kohën e kaluar në paraburgim).

    Nathan Rainforth, 22 vjeç, nga Gloucester Road, Pilgrims Hatch, Essex u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe komplot për të kryer grabitje. Ai u dënua me shtatë vjet e gjysmë.

    Donte Simpson-Palmer, 19 vjeç, nga Evesham Walk, Myatts Fields South, Londër u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe komplot për të kryer grabitje. Ai u dënua me gjashtë vjet.

    Charles Reilly, 28 vjeç, nga Roman Road, Mount Nessing, Essex u shpall fajtor për komplot për të kryer grabitje. Ai u burgos për dhjetë vjet.

    Mohammed Miah, 26 vjeç, nga Highfield Road, Romford, Essex u shpall fajtor për komplot për të kryer grabitje. Ai u dënua me gjashtë vjet e gjysmë.

    Gjyqi i dytë

    Procedurat lidhur me të pandehurit e tjerë vazhduan në muajt në vijim.

    Ray Renda, 23 vjeç, nga Albany Road, Pilgrims Hatch, Brentwood, Essex u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës Isleworth për akuzat e vrasjes nga pakujdesia dhe komplotit për të kryer grabitje.

    Në korrik, u mbajt gjyqi për pesë shkelësit e mbetur në Gjykatat e Ligjit në Brighton.

    Jonathan Hedges, 26 vjeç, nga Walton Road, Romford, Greater London.

    Nathan Turner, 30 vjeç, nga Myrtle Road, Warley, Brentëood, Essex.

    Zach Cutting, 25 vjeç, nga Roundhills, Waltham Abbey, Essex.

    Glen Hough, 52 vjeç, nga Larchwood Gardens, Pilgrims Hatch, Essex.

    Fabian Szymula, 21 vjeç, nga Callan Grove, South Ockendon, Essex.

    Të enjten, më 14 shtator, një juri i shpalli të gjithë fajtorë për komplot për grabitje. /Albeu.com/

  • Kë do të vrisnin? Parandalohet atentati, arrestohen dy “të fortët” në Vlorë

    Kë do të vrisnin? Parandalohet atentati, arrestohen dy “të fortët” në Vlorë

    Dy persona kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se do të ekzekutonin një person.

    Atyre iu janë gjetur 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

    Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”.

    Njoftimi i policisë:

    Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve policore parandalon një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri.

    Të armatosur në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm.

    Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me 2 shtetasit e armatosur.

    Të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve të rënda kundër personit.

    Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

    Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, vënien në pranga të shtetasve të rrezikshëm për komunitetin, pjesëtarë të grupeve kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë siguruar informacion për 2 shtetas që qendronin të armatosur, në një lokal në Vlorë, të cilët mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale, kundër personit. Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

    -S. B., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

    -M. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

    -B. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

    -M. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

    -B. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

    -K. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”. Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve S. B. dhe M. A., dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.

    Ndërkaq, 4 shtetasit e tjerë të arrestuar, dyshohet se kanë pasur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • PLANI/ “Sakati” e Dumani do vrisnin Dor Dulin. I tmerrshmi i Shkodrës do thirrej për drekë në Papër, por në makinë do t’i fusnin një pagure me “raki”

    PLANI/ “Sakati” e Dumani do vrisnin Dor Dulin. I tmerrshmi i Shkodrës do thirrej për drekë në Papër, por në makinë do t’i fusnin një pagure me “raki”

    PLANI/ “Sakati” e Dumani do vrisnin Dor Dulin. I tmerrshmi i Shkodrës do thirrej për drekë në Papër, por në makinë do t’i fusnin një pagure me “raki”
    Etja për të vrarë shkodranin Dorian Duli, shtyu anëtarët e grupit “Bajri”, të kontraktonin emra të njohur të botës së krimit, si Nuredin Dumani që njihet ne nofkën “Alkatraz” dhe Aleksandër Baho nga Papëri i Elbasanit, i cili njihet me nofkën “Sakati”.

    Dëshira personale për ekzekutimin e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit, ishte e Behar Bajrit, i cili sapo kishte dalë nga burgu e s’mund të pranonte shoqërinë që kishte Duli me hasmit e tij, të familjes Lici.

    Për të kryer vrasjen e Dulit, dy kushërinjtë Behar Bajri dhe Bardhyl Bajri (Mavraj), ishin përpjekur dhe kishin rekrutuar Astmer Bilalin, Denis Brajoviçin, Prek Kodrën, “Leksin e Druve” në Lezhë, Pëllumb Gjokën, ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndokën dhe ish-shefin e policisë së Shkodrës, Ardrit Hasanbegaj.

    Pavarësisht ndjekjes këmba-këmbës të Dorian Dulit dhe njerëzve të tij, sërisht plani i tyre nuk ka ecur për finalizimin e vrasjes. Kjo pasi të gjithë i frikësoheshin një kundërsulmi nga Dor Duli, i cili qëndronte gjithnjë i armatosur, shkruan Ora News.

    Bajrat, morën kontakt dhe hynë në negociata me dy emra të tjerë, si Nuredin Dumani dhe Aleksandër Baho (Sakatin).Përmes Bardhyl Mavraj, Bajrat, i dërguan mesazhin Nuredin Dumanit se pagesa për kokën e Dulit ishte 200 mijë euro.

    Për të kryer siguri Nuredin Dumani i thotë Bardhyl Mavraj se:”…Dorin do ta mbaroj unë, sa do që të më thuash…unë s’të ve çmim, por ti shife vetë…”.

    Nga ana tjetër Mavraj i shpjegon dhe arsyer Nuredin Dumanit se përse duan ta vrasin Dorin si dhe përcakton limitin e parave që ofron për ekzekutimin e Dulit.

    “…vlla Dori, s’na ka ba as dëm as gjë se me dashtë dhe të vllan e kemi me ja kry, por s’është se na ka ba dam kund. Thjeshtë është tu na nejt me do hasëm tonët dhe për kët dona me e hek. Ta them me pastërti, le që s’ja vlenë por nuk hellim mbi 200 për Dorin…”-i thotë Bardhyl Mavraj.

    Më tej gjatë kësaj date Dumani dhe Mavraj, flasin për të siguruar makinë, një makinë për Nuredin Dumanin dhe pasi kanë diskutuar për makinën në mbyllje të bisedës Nuredin Dumani i dërgon mesazhet: ”…do ti këpus…rri pa merak…ok trujt zoti vlla…mos ki kerak….hiq…”.

    Për të kryer vrasjen Dumani, kishte aktivizuar dhe Aleksandër Bahon, i cili do siguronte makinën, njëherësh do nxirrte në pritë Dorian Dulin. “Sakati” është një personazh që del në komunikimet e “Sky”, teksa bisedon me Dumanin për të vrarë, Lulzim Mashën në Tiranë.

    Nxjerja në pritë do kryhej pasi “Sakati”, ti kishte dhënë drekën, Dorian Dulit. Kjo tregon se mes Dulit dhe Aleksandër Bahos ka pasur njohje të mëparshme.

    Sipas bisedave, duke shfrytëzuar këtë njohje Sakati ka mundësi ti afrohet Dulit dhe të zbatojë planin e Nuredin Dumanit. Në një bisedë mes “Sakatit” dhe Dumanit, ai i thotë:

    ”…jam duke e menduar këtë vëlla, me ja fut këtu atë që thua ti. Por normal që shteti, do bëjë hetime dhe do shikojë që ai ka qenë këtu dhe ka dalë nga këtu. Dhe me u plas diku në vend tjetër, normalisht që kamerat do i shikojnë dhe do jem unë i dyshumi kryesor…”.

    Më tej “Sakati” i shpalos Dumanit një plan për ta thirur në drekë, Dorian Dulin dhe me e vra aty duke ngrënë bukë, duke ja futur sasinë e tritolit brenda në makinë.

    “…por po mendoja me e thirrë për drekë më nai vend, dhe me ja fut atje, por duhet gjet ndonjë nga këto, të mos trembet mos ketë frikë. Kështu do ishte më mirë si thua ti vlla? …do ishte ma mirë me i marrë diku për drekë dhe me ja gjet mundësinë, me ja fut mrena…”

    Nuredin Dumani (Alkatrazi), nuk ka hequr dorë nga plani i tij për të vrarë Dulin, përmes një shpërthimi të telekomanduar me 3 kg tritol që do i futej brenda në makinë.

    “…vlla kur ti fusim pakon posht sendilës?…do ti fusim dhe GPS dhe e shikojm ka iku nga Tirana ok në autostrad ta shpërthejn. Po iku nga Kavaja, ta bëjmë diku afër Malit të Robit, se osht i sigurt ai vlla me atë pakon…” – i thotë Nuredin Dukani, Sakatit.

    Ndërsa Sakati i shkruan se edhe nëse makina është mbyllur t’ia marrë çelësat Dulit duke i thënë të të fus një pagure “Raki”.

    “…kamerat e lokalit do fiken vlla, kamerat do fiken nuk bohet fjalë, por kamerat e shkollës dhe te tjerat do e kapin që ka hyrë dhe ka dal këtu dhe telefonin, që kamë në vesh dalin këtu qelizat. Megjithatë do flas me atë djalin këtu që të ja boj, këtë gjo që të ja fusi mrena dhe çfarë do më thojë, dhe po të jetë mbyllur makina ti them bjer çëlsat të fus nji pagure Raki mrena ose diçka tjetër këtë po mendoj. Por të flas nesër me atë djalin…”.

    Pasi ka dërguar kopjen e bisedës tek Bardhyl Mavraj alias Bajri, Nuredin Dumani i dërgon mesazhet si më poshtë: “…dua ti fus eksploziv në makinë nja 3 kg dhe nji motorr me dy veta te shkojnë me u siguru mrapa…me uzi…”.

    Bardhyl Mavraj, pasi mori dijeni për planin e Nuredin Dumanit dhe duke ju referuar edhe bisedës që ka pasur për makinën “Mercedes Benz 5000 kubik”, i dërgon mesazh: “…si ta shofësh ti mundësin shife vet situatën, unë të garantoj ato që të thash. Mendoje vetë si tek por puna është që të kryhet vlla. Tashi s’di si me ta thanë se ti e din ma mir se si jan mundësit aty…”

    Kurse Nuredin Dumani i përgjigjet: “…jo s’më duhet makina, po e bom kështu. Do maroj se zbën s’ka nga të futet mo ai, osht në kryq tani, s’ka gjalles në tokë që e shpëton…”.

    Ndërsa Mavraj ia kthen duke i dërguar mesazhin duke nënkuptuar garancinë për pagesën 200 mijë euro për krimin: “…vlla për ça kemi fol me thuj 3-4 dit para që të kryhet puna dhe për ça kemi fol i ke te unë ose gjejmë një shok të përbashkët e i stakojme aty te një i tret si ta mendosh ti…”

  • Vrau gruan me shkop, 82-vjeçari pëson infrakt

    Vrau gruan me shkop, 82-vjeçari pëson infrakt

    Një ngjarje e rëndë e ndodhur në një familje në Gjirokastër, ka tronditur opinionin publik. Leonidha Peçi, 82 vjeç ka goditur për vdekje me shkop, bashkëshorten e tij 80-vjeçare Afroviti Peçi.

    Gazetarja Dorina Muhaj raporton për Klan News se sipas burimeve, çifti i moshuar kishin prej 2 vitesh debate me njëri-tjetrin teksa shton se më herët, bashkëshortja e kishte denoncuar në polici për dhunë.

    Sipas raportimeve, 82-vjeçari është ndjerë keq në ambientet e Komisariatit të Gjirokastrës dhe ka pësuar infarkt. I moshuari është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

    Dorina Muhaj: Prej 2 vitesh, 82-vjeçari kishte shfaqur dhunë kundrejt bashkëshortes së tij. Sipas banorëve, kjo thuhet se ka ardhur si pasojë e humbjes së jetës së njërës prej vajzave të çiftit të të moshuarve. Çifti ka pasur këto debate të shpeshta prej 2 vitesh.

    Derisa ditën e djeshme, 82-vjeçari kishte ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj bashkëshortes duke e goditur disa herë me shkop. Është bërë dhe denoncimi në polici dhe më pas, ai është proceduar në gjendje të lirë për dhunë në familje.

    Pavarësisht denoncimit për dhunë, çifti jetonte bashkë në një banesë dhe herë pas here, dhuna shtohej vazhdimisht. Ndërkohë, 82-vjeçari është shoqëruar mëngjesin e djeshëm në ambientet e Komisariatit të Gjirokastrës, por disa orë më pas ai është ndjerë keq, ka kërkuar të dërgohet në dërguar në spital.

    Më pas, është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe më pas është dërguar në kryeqytet, në Tiranë, për të parë se si do të jetë gjendja e tij shëndetësore sepse ai ka pësuar infarkt.

  • Kodi i ri penal/ Parakalove gabim? 3 vite burg! Si ju duket?

    Kodi i ri penal/ Parakalove gabim? 3 vite burg! Si ju duket?

    Me hartimin e Kodit të ri Penal, i cili është ende në statusin draft i pamiratuar parashikohen deri në 3 vite burg për drejtuesin e mjetit që kryen një parakalim të gabuar!

    Kodi i ri Penal, i cili thonë se po punohet nga një grup i gjerë ekspertësh në Ministrinë e Drejtësisë prej disa muajsh, do të prekë edhe rregullat e qarkullimit rrugor për drejtuesit e mjeteve duke i çuar në mënyrë relative këta të fundit pas hekurave.

    Në Draft-Kodin Penal janë propozuar të përfshihen si vepra penale të dënueshme:

    -Parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit -Drejtimi i mjeteve duke mos respektuar sinjalistikën -Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt -Mosmarrja e masave për ta bërë të dallueshëm mjetin e ndaluar ose të prishur në një distancë të mjaftueshme, kur kjo kërkohet për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor, të cilat mund të vënë në rrezik shëndetin dhe integritetin trupor të një personi ose të një prone me vlerë të konsiderueshme.

    Për shkeljen e këtyre rregullave, të cilat do të konsiderohen vepra penale, parashikohet dënimi me gjobë deri në 3 vjet burg.

    Po ashtu në draft përfshihen edhe mungesat e avokatëve në proceset gjyqësore pa një shkak të arsyeshëm apo të ligjshëm për çështjet me të paraburgosur, duke sjellë pezullim të gjykimit.

    Kjo do të përbëjë kundravajtje penale dhe do të dënohet me gjobë e nëse nëse kryhet për herë të dyte, dënohet me qortim gjyqësor.

    Prokurorët e gjyqtarët nëse mungojnë në seanca mund të ndiqen penalisht dhe të dënohen me gjobë dhe si dënim plotësues është parashikuar edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

    Drafti i Kodit Penal do të hidhet për konsultim.

  • Aksioni i RENEA-s në Vlorë/ Zbardhet emri i një prej personave të arrestuar, vëllai i të fortit të Selenicës! Efektivë civilë zbuluan vendndodhjen e tij

    Aksioni i RENEA-s në Vlorë/ Zbardhet emri i një prej personave të arrestuar, vëllai i të fortit të Selenicës! Efektivë civilë zbuluan vendndodhjen e tij

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksionin e RENEA-s në Vlorë. Mësohet se një prej personave të arrestuar është Santiljano Basho, është vëllai i një prej të fortëve të Selenicës, Tesi Basho.

    Si u ra në gjurmë të tij? Mësohet se Santilno Basho është identifikuar nga policia e Vlorës, por vendndodhjen e tij e kanë zbuluar disa efektivë civilë.

    Ata kanë qëndruar pranë tij teksa kanë ndërhyrë për ta neutralizuar.

    Burimet e policisë konfirmojnë se ai i ka kundërshtuar fizikisht. Ndërkohë është gjetur një çantë me sasi parash dhe dy pistoleta.

    Personi i cili u arrestua sot në kuadër të një operacioni “blic” në Vlorë ka qenë i dënuar në 2019 për ‘shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie’.

    Po kush është Tesi Basho, vëllai i Santilno Bashos?

    Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

    Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që “shkundi” Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019.

  • 15- vjeçarja kishte disa ditë që kishte ikur nga banesa, gjendet shëndosh e mirë

    15- vjeçarja kishte disa ditë që kishte ikur nga banesa, gjendet shëndosh e mirë

    15-vjeçarja shqiptare Rahmone Jusufi, ishte e shpallur e zhdukur nga familjarët.

    Për gjetjen e saj ishte mobilizuar edhe policia. E pas gjashtë ditësh, raportohet se ajo është gjetur.

    Të afërmit përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se adoleshentja është kthyer në shtëpi edhe është shëndosh e mirë.

    Ata shprehën falënderime për njerëzit që u angazhuan për të ofruar ndihmë.

  • “Verë” në vjeshtë, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

    “Verë” në vjeshtë, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

    Orët e paradites do të mbeten me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta paraqiten zonat malore.

    Pas mesditës, pritet që vranësirat të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit, por nuk priten reshje në territor. Gjatë natës; vranësirat mbeten preznete po ashtu edhe lagështira e lartë në ajër do të rritet.

    Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C. Era do te fryjë e mesatare me shpejtesi deri në 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

  • U arratis nga burgu në Itali me çarçaf, kush është “i forti” i arrestuar mbrëmë në Vlorë

    U arratis nga burgu në Itali me çarçaf, kush është “i forti” i arrestuar mbrëmë në Vlorë

    Vëllai i Tesi Bashos, Santiljano Basho është një nga pesë të shoqëruarit në kuadër të operacionit të RENEA-s mbrëmjen e sotme në Vlorë.

    Tesilvan ose Tesi Basho ka qenë një nga njerëzit më të kërkuar në Itali për vrasjen e dy prostitutave dhe i dënuar me burgim të përjetshëm në nëntor të 2016 nga gjykata e Torinos. Basho është marrë i pandehur dhe është dërguar në gjyq nga prokuroria e Vlorës.

    Tesi Basho fshihej në Shqipëri ku përdorte emrin Thanas Lame. Me këtë emër ai kishte arritur që të nxirrte një kartë identiteti si dhe të martohej.

    Ai është vënë në pranga nga policia në tetor të vitit 2019 ndërsa në banesën e tij u sekuestruan dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli dhe sende të tjera të paligjshme.

    Ndaj Bashos janë të ngritura 5 akuza ajo e “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrjen e pasurisë”, “Mbajtjes pa lejë e armëve”, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.

    Pas dënimit në Shqipëri, Basho dot të ekstradohej në Itali, ku është dënuar me burgim të përjetshëm.

    Historia e të fortit të Selenicës

    Në vitin 2016, Basho u arratis nga burgu i Rebibbos në Itali. Ai u kap në Shqipëri, në operacionin Selenica, dhe bashkë me të u ndalua edhe vëllai i tij, Santiljano Basho, në ngarkim të të cilit kishte një urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohej për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

    Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar një shtetas për dhënie pasurie rreth 100 000 euro. Vëllezërit dyshohen gjithashtu edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

    Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krehëra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.

    Dosja e Tesi Bashos është e ndarë në tre pjesë, ku për akuzën e gjobëvënies 100 mijë euro ai është marrë i pandehur në Janar 2020 dhe ndodhet në fazën e gjykimit në Vlorë.

    Ndërsa për katër akuzat, e tjera Basho është çuar tashmë në gjyq dhe pritet që për të, të fillojë gjykimi. Kurse dosja e tretë ka të bëjë me ekstradimin ose jo të Bashos në Itali, pasi pak vite më parë ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane për ekzekutimin e dy prostitutave në Itali.

    Për këtë krim, Basho është arrestuar në Itali, por mundi të arratiset nga burgu duke përdorur çarçafë dhe më pas ka gjetur strehim të Selenicë të Vlorës.

  • “Jam shtatzënë me të fejuarin, por vetëm dashnori ka lek”, 21-vjeçarja nga Tirana rrëfen historinë e padëgjuar më parë

    “Jam shtatzënë me të fejuarin, por vetëm dashnori ka lek”, 21-vjeçarja nga Tirana rrëfen historinë e padëgjuar më parë

    Zakonisht rrëfimet e qytetarëvel teksa tregojnë historitë dhe përjetimet e tyre personale janë gjithnjë të veçanta.Jo të padëgjuara, por të veçanta për ngjyrimin e tyre emocional që u japin qytetarët.

    E megjithatë kjo e sotmja mëton të jetë gati e padëgjuar në vendin tonë, më shumë do i shkonte për shtat ndonjë skenari telenovelash.

    Një vajzë e re ka treguar se është shtatzënë por i fejuari nuk para, ndërsa dashnori ka para por nuk e di që kjo është shtatzënë.

    21-vjeçarja shkruan

    Mirëdita! Jam një vajzë 21 vjeçe dhe jam e fejuar prej dy vitesh. Kam një javë që kam mësuar se jam shtatzënë me të fejuarin tim, por problemin është se ky nuk ka asnjë perspektivë, asnjë punë dhe nuk di çfarë të bëj.

    Fëmijët kërkojnë kushte dhe kanë shumë shpenzime.

    Dua të tregoj që kam edhe një lidhje tjetër me një djalë i cili ka shumë para. Ai më thotë shpesh që të ndahem nga i fejuari që të krijojmë një jetë bashkë, por ky nuk e di që unë kam mbetur shtatzënë.

    Tani jam në dilemë të madhe se çfarë të bëj. Dua ndonjë mendim të sinqertë. Faleminderit!”
    Komentet u takojnë juve.