Category: Lajme

  • Thellohet tragjedia e Përmetit. Vrau gruan me shkop, pëson infarkt, vdes edhe burri

    Thellohet tragjedia e Përmetit. Vrau gruan me shkop, pëson infarkt, vdes edhe burri

    Thellohet tragjedia familjare në Përmet. Leonidha Peçi, 82 vjeç, burri që vrau bashkëshortes Afroviti Peçi 80 vjeç duke goditur me shkop, ka ndërruar jetë’

    82-vjeçari nuk ka deklaruar asnjë motiv as në policinë e Përmetit as në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër përballë oficerëve.

    Burimet bëjnë me dije se pasi kaluan disa orë që ishte i shoqëruar ai ka thënë se nuk ndihej mirë dhe është transportuar për në urgjencën e Spitalit të Gjirokastrës dhe më pas menjëherë për në Tiranë.

    Policia Gjirokastyër informon se ‘rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve, 82 vjeç dhe, 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen, 80 vjeçe.

    Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi, banues në fshatin Pëllumbarë.

    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje’.

  • Tragjike, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Zvicër

    Tragjike, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Zvicër

    Dy djem të rinj shqiptarë kanë ndërruar jetë në një aksident tragjik në Urnäsch të Zvicrës.

    Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një 18 vjeçar nga Prishtina, me qëndrim në Flaëil dhe moshatarin e tij nga Kumanova, me qëndrim në Gossau.

    Aksidenti ndodhi pak para orës 03:00 të mëngjesit, teksa makina me katër të rinj po udhëtonte nga Urnäsch-i drejt Schëägalp-it.

    Shoferi humbi kontrollin përpara se të mbërrinte në lokalitetin Steinflue dhe për pasojë makina doli nga rruga duke u përmbysur.

    Një 18-vjeçar dhe një 21-vjeçar kanë mundur të dalin dhe më pas janë transportuar në spital.

  • “Kush e sheh të na njoftojë menjëherë”, policia gjermane kërkon ndihmë për gjetjen e adoleshentes shqiptare (EMRI)

    “Kush e sheh të na njoftojë menjëherë”, policia gjermane kërkon ndihmë për gjetjen e adoleshentes shqiptare (EMRI)

    15-vjeçarja Rahmone Jusufi, është shpallur e zhdukur që nga 11 shtatori dhe deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e shqiptares e cila jeton me familjen e saj në Gjermani.

    Për gjetjen e saj, ndihmë po kërkojnë familja e saj dhe policia.

    15-vjeçarja ishte nisur për në shkollë në ditën kritike, shkruajnë gazetat gjermane.

    Hetuesit fillimisht kërkuan tek të afërmit dhe të njohurit, por kjo sipas tyre nuk kishte sukses.

    Fotografia e saj është shpërndarë kudo për të kërkuar ndihmë për gjetjen e të miturës.

    Siç shkruan gazeta e njohur gjermane, Rahmone Jusufi kishte një pulovër të zezë-gri, një palë pantallona sportive dhe atlete të bardha.Kërkesa për ndihmë u shpërnda nga familjarët në rrjetet sociale.

    Së fundi thuhet se ajo ishte parë në Hans-Ëarsch-Platz, Ludëigshafen

  • Krimi HORROR në Përmet/ Kjo është 80-vjeçarja që u dhunua për vdekje nga bashkëshorti, kujdestarja e gjeti… (EMRI)

    Krimi HORROR në Përmet/ Kjo është 80-vjeçarja që u dhunua për vdekje nga bashkëshorti, kujdestarja e gjeti… (EMRI)

    Afroviti Peçi është 80-vjeçarja e cila u dhunua për vdekje me një shkop druri nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur nga shërbyesja në banesën e çiftit.

    Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune. Policia zbuloi se 80-vjeçarja është dhunuar me shkop druri deri në vdekje nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar, Leonidha Peçi. I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.

    Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur në banesë nga kujdestarja e çiftit. •Nga ekspertiza paraprake, hetuesit zbuluan se 80-vjeçarja ishte dhunuar për vdekje nga bashkëshorti i saj, pasi në trup janë konstatuar shenja dhune. •I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.
    Nuk dihet ende moti i krimit, ndërsa pritet të zbardhet pas marrjes në pyetje të familjarëve të viktimës dhe autorit.

  • “U shitën për pak orë”, FSHF sqaron kaosin me biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki

    “U shitën për pak orë”, FSHF sqaron kaosin me biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki

    Federata Shqiptare e futbollit regoi ne lidhje me situatën skandaloze të ndodhur me biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki të cilat u shitën brenda pak orësh dhe u aksesuan vetëm nga një numër i vogël personash.

    Takimi i radhës i ekipit tonë Kombëtar, Shqipëri-Republika Çeke, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më datë 12 tetor, në orën 20.45 është padiskutim një ndeshje me interes shumë të lartë nga publiku shqiptar që jeton brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    Këtë sezon kualifikues për shitjen e biletave, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në dispozicion të publikut portalin ebileta.al. Kjo me të vetmin qëllim që sportëdashësit që duan të ndjekin ndeshjet e ekipit Kombëtar në shtëpi apo në transfertë, ta kenë sa më të lehtë e komode rezervimin dhe blerjen e tyre.

    Për këtë ndeshje kemi vepruar dhe ndjekur të njëjtat procedura dhe rregulla si në ndeshjet me Moldavinë dhe Poloninë ku secili aplikant mund të blejë jo më shumë se 4 bileta. FSHF ka njoftuar fillimin e procesit ditën e premte, datë 15 shtator. Por për arsye të mbingarkesës e rradhës së madhe të aplikantëve sistemi ka pasur disa herë rënie, të cilat janë stabilizuar dhe shitja ka filluar në orën 21.15 siç është njoftuar në kanalet tona zyrtare të komunikimit.

    Në portalin e biletarisë dhe në faqen zyrtare të Federatës kanë qënë mbi 300 mijë persona ne pritje në orët para dhe gjatë shitjes së biletave.

    Biletat e nxjerra në shitje në një kohë rekord janë mbaruar. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të saktësojmë se biletat e kërkuara nga tifozeritë e organizuara që mbështesin ekipin kombëtar në ndeshjet brenda dhe jashtë vendit janë të reservuara dhe i shpërndahen tifogrupeve të cilët bëjnë shpërndarjet për anëtarët e tyre.

    Rastet e individëve që kanë bërë pagesa dhe nuk kanë arritur të marrin biletën nga portali biletarisë janë zgjidhur të gjitha me sistemin bankar që ka kthyer mbrapsh të gjithë pagesat e kryera.

    Falenderojmë të gjithë tifozët për interesimin dhe kërkojmë e dëshirojmë të mirëkuptohemi nga ta për mosplotësimin e të gjithë kërkesave të tyre. Çdo stadium i ndërtuar do të ishte i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat për këtë ndeshje.

    Federata Shqiptare e Futbollit uron që të kemi rezultat pozitiv në këtë ndeshje të rëndësishme të ekipit kombëtar në rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian dhe të gjithë sëbashku të festojmë sukseset e djemve kuqezi.

  • Vrasja e shqiptarit në Itali, Shkëlzen Keçi pagoi një vrasës me pagesë për ta ekzekutuar

    Vrasja e shqiptarit në Itali, Shkëlzen Keçi pagoi një vrasës me pagesë për ta ekzekutuar

    Mediat italiane publikuan detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Elson Kolaveri, i cili u ekzekutua më 18 gusht 2022 në zonën e Pizas për shkak të larjes së hesapeve. Gazeta “Il Terrano” shkruan se porositësi i krimit është Shkëlzen Keçi i cili dyshohet se ka dashur të marrte hak për vdekjen e vëllait Gent Keçi. Ai ishte plagosur rëndë në vitin 2014 nga Elson Kolaveri në komisariatin e Mamurrasit, por humbi jetën disa vite më vonë. Kalaveri, nga Thumana, asokohe 27-vjeç, qëlloi me plumb në kokë Gent Keçin, pronar i një lokali me muzikë ‘live’ në afërsi të Rinasit.

    Sipas medias italiane, porositësi i krimit për hakmarrje në Itali, ka pasur si bashkëpunëtor një 40-vjeçar shqiptar që kishte pasur debate e konflikte me Kalaverin për një borxh droge. Bashkëkombasi ka arritur ta bindë 36-vjeçarin Kalaveri për t’u takuar ku në fakt e priste skuadra e vrasëse për ta ekzekutuar e përbërë nga tre persona napoletanë, vrasës me pagesë, një 26-vjeçar dhe 45-vjeçar që kanë qëlluar me armë, dhe një 30-vjeçar në rolin e ndihmësit. Më 18 gusht 2022, viktima arriti në Sasso Pisano rreth orës 17:00 ku u takua në një lokal me 40-vjecarin që shërbeu për ta future në kurth. Kalaveri ishte në shoqërinë e një shqiptari tjetër që po drejtonte makinën e cila bllokohet papritur nga një automjet që i doli para dhe menjëherë filloi sulmi.

    Dy prej vrasësve qëlluan me armë të ndryshme ndërsa drejtuesi i makinës ku ndodhej Kolaveri tentoi të largohej drejt një picerie, por gomat ishin çarë dhe objektivi ishte qëlluar për vdekje. Porositësi i kësaj ngjarje, Shkëlzen Keçi u arrestua në Fushë Krujë dhe pritet të ekstradohet në Itali. Pjesa tjetër e autorëve të atentatit u prangosën në Itali ku hetimet po vazhdojnë. Zëvendësprokurori Giancarlo Dominijanni gjatë paraqitjes së rezultateve të hetimit përmendi dy nënoficerë të cilët ndihmuan zbardhjen e rastit. I pari, togeri Davide Scarso, i cili vdiq në moshën 54 vjeçare në dhjetor dhe tjetri ishte toger Antonio Cafici i cili doli në pension gjatë hetimeve.

  • Kamioni përplas ambulancën në Lushnje, ndërron jetë pacienti që po dërgohej në spital

    Kamioni përplas ambulancën në Lushnje, ndërron jetë pacienti që po dërgohej në spital

    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pasi një kamion ka përplasur një autoambulancë në afërsi të qytetit të Lushnjes.

    Për pasojë, pas përplasjes ka mbetur i vdekur pacienti që po transportohej me urgjencë drejt Tiranës.

    Viktima është identifikuar të jetë Dashamir Koçaj, 77 vjeç, nga qyteti i Vlorës

    Përplasja ka ndodhur në kryqëzim të autostradës, Lushnje-Fier, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

  • Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, një person asfiksohet nga tymi

    Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, një person asfiksohet nga tymi

    Një banesë në rrugën “Misto Mame” në kryeqytet është përfshirë nga flakët këtë të diel. Raportohet për një person të asfiksuar nga tymi. Ai është marrë nga ambulanca.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.
    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

  • Bie zjarr në një magazinë bojërash në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

    Bie zjarr në një magazinë bojërash në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

    Një magazinë bojërash është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e “Misto Mames” në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • I dha kanabis të miturit dhe e postoi në ‘TikTok’/ Gjykata e dërgon në spital psikiatrik

    I dha kanabis të miturit dhe e postoi në ‘TikTok’/ Gjykata e dërgon në spital psikiatrik

    LEZHË- Përdorimi i drogave nga të rinjtë dhe të miturit mbetet problem shqetësues e madje sfidë për familjen, shoqërinë dhe autoritetet.

    Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video shqetësuese ku shihej se një 31-vjeçari i dentifikuar me emrin Gëzim Avdi (Kalia) konsumonte kanabis, ndërsa në krahë kishte një fëmijë të mitur. Në video ai shfaqet duke i dhënë të miturin cigaren e hashashit, ndërsa skena është regjistuar dhe më pas postuar në rrjetin social ‘Tik Tok’.

    31-vjeçari i cili u arrestua të martën nga policia e Lezhës. Ndërsa Gjykata vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik, pas ekzaminimit të raportit mjekësor, nga e cila u zbulua se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendot.

    Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pasi kishte bërë video duke i dhënë lëndë narkotike një fëmije të mitur dhe postuar në rrjetin social ‘TikTok’.

    Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”, vepër penale qe parashikon dënimin deri në 15-vite burgim. Ndërkohe në deklarimet e tij i riu e ka konsideruar videon montazh, ndërsa policia nuk ka arritur ende të identifikojë fëmijën që shfaqet duke konsumuar hashash.