Category: Lajme

  • 1 MILIARD DOLLARË DËMSHPËRBLIM | Padit spitalin se e nxiti të shohë si po lind gruaja e tij

    1 MILIARD DOLLARË DËMSHPËRBLIM | Padit spitalin se e nxiti të shohë si po lind gruaja e tij

    Një burrë ka paditur një spital për 643 milionë dollarë amerikanë (1 miliard dollarë australianë) pasi u inkurajua të shikonte prerjen cezariane të gruas së tij

    Një burrë në Australi ka kërkuar të padisë një spital të Melburnit për 1 miliard dollarë për dëme psikologjike.

    Ai tha se ishte “inkurajuar” për të parë gruan e tij duke bërë një prerje cezariane.

    “Më nxitën të shoh gruan time duke iu nënshtruar një operacioni cezarian”, tregoi ai.

    Burri tha se duke parë gjakun dhe organet e gruas së tij, kjo e çoi atë në zhvillimin e një “sëmundje psikotike”, raporton noa.al duke cituar median vendase.

    Anil Koppula u përpoq të padiste Spitalin Mbretëror të Grave për arsye se e inkurajuan të shikonte gruan e tij të lindte me prerje cezariane në 2018.

    Ai paditi për 1 miliard dollarë australianë, që është rreth 643 milionë dollarë, raporton noa.al.

    Cezariani ishte një sukses, por burri denoncoi se spitali dështoi në detyrën e tij për t’u kujdesur ndaj tij duke e lënë atë të shikojë procedurën që e la me traumë, siç thotë ai.

    Një prerje cezariane është një operacion i zakonshëm në të cilin një kirurg lind një fëmijë “nëpërmjet një prerjeje të bërë në bark.

    Procedura kirurgjikale shpesh kryhet kur një lindje natyrale është e rrezikshme ose iëe vështirë dhe paraqet rrezik për nënën ose foshnjën. Në Evropë dhe kontinente të tjera, ndalohet lindja cezariane sipas dëshirës së nënës ndërsa në Shqipëri lejohet.

    Koppula ngriti padinë disa vite pas operacionit, duke deklaruar se spitali i detyrohej dëmshpërblim për shkak të dëmtimit psikologjik që i ndryshoi jetën.

    Në padibë e tij ligjore, ai tha se “sëmundja psikotike” çoi në një “prishje të martesës së tij”.

    Koppula zgjodhi të përfaqësojë veten në gjykatë, ku gjyqtari James Gorton hodhi poshtë padinë dhe e konsideroi pretendimin një “shpërdorim procesi”, sipas Global News që citon noa.al.

    Procedurat e gjykimit përfshinin një ekzaminim mjekësor të Koppula. Paneli gjyqësor arriti në përfundimin se efekti i supozuar psikologjik te Koppula ishte i pamjaftueshëm. /noa.al

  • Tragjike, varka zë poshtë 38-vjeçarin shqiptarin në Greqi, humb jetën në vend

    Tragjike, varka zë poshtë 38-vjeçarin shqiptarin në Greqi, humb jetën në vend

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Greqi ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar.

    Mësohet se shqiptari është zënë poshtë nga një varkë teksa ai po e tërhiqte pas pasojave të përmbytjeve që kishte lënë stuhia “Daniel”.

    Sipas mediave grek 38-vjeçari ishte baba i dy të miturve. Ngjarja ka ndodhur në Trikeri të Volos, ku shqiptari edhe jetonte me familjen e tij.

    Mësohet gjithashtu se varka të cilën ai po pastronte, teksa ishte duke e tërhequr i ka zënë dorën dhe më pas e ka zënë poshtë.

    Ndihma e shpejtë ka arritur në vendngjarje por nuk mundën ta shpëtonin.

  • “Shkakton të qeshura, eufori dhe çorientim”, çfarë janë “tullumbacet” me oksid azoti që po helmojnë të rinjtë nëpër lokale

    “Shkakton të qeshura, eufori dhe çorientim”, çfarë janë “tullumbacet” me oksid azoti që po helmojnë të rinjtë nëpër lokale

    Tirana, dhe jo vetëm, është kthyer në qytetin që po thith trendet e fundit të drogave mjaft të rrezikshme për shëndetin e të rinjve. Në vitin e fundit, agjentët e antidrogës janë hasur disa herë me lloje të ndryshme lëndësh narkotike që shpërndahen për herë të parë në Shqipëri, të cilat nuk diheshin se ekzistonin në tregun e paligjshëm vendas. I tillë ishte rasti i kanabisit xhelatinoz të zbuluar së fundmi në operacionin “Tempulli”, që ka alarmuar policinë të shtojë kontrollet në 12 qarqet e vendit për të zbuluar nëse ka tendencë të shitjes së saj edhe përtej Tiranës.

    Por jo vetëm kanabisi xhelatinoz. Prej disa muajsh në Shqipëri qarkullon një tjetër substancë, e cila mund të gjendet fare thjesht edhe në lokale, një lloj droge që merret me tullumbace. Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Por kjo drogë nuk është si heliumi dhe pa pasoja.

    Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në perëndim është dhënë alarmi për pasojat që sjellë në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme.

    Kjo drogë tregtohet fare dukshëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Në këtë lokal që po shihni në këto pamje, dhe që i ka ekspozuara jashtë tij, tullumbacet si reklamë për këtë substancë, tregtohet droga e trendit të fundit. Antidroga e ka konstatuar disa herë këtë lokal, i cili këtë të shtunë ishte i mbyllur, dhe pronari është vënë dy herë në hetim në gjendje të lirë. Burime për Report Tv sqaruan se për shkak se kjo substancë nuk konsiderohet drogë e mirëfilltë, policia nuk mund të arrestojë pronarin. Në këtë lokal – mësuam – se droga tullumbace shitet 300-500 lekë copa, shumë më shtrenjtë se në qytete të tjera europiane, ku e gjen dhe me 1 euro.

    Të njëjtat burime bëjnë me dije se 5 herë të tjera oksidi i azotit është sekuestruar edhe në doganë, por sërish pa vlerë, pasi në mungesë të legjislacionit, malli është liruar.

    Droga tullumbace njihet si gazi që të bënë vetëm për të qeshur dhe me konsumin e parë shkakton eufori, shqisat ndryshojnë, ka çorientim dhe ankthi zvogëlohet.

    Mund të shkaktojë marramendje, të përziera, dhimbje koke, ndërsa në sasi shumë të larta mund të shkaktojë humbje të vetëdijes, asfiksi, rënie të presionit të gjakut, aritmi dhe vdekje nga arresti kardiak.

    Blutë janë në dijeni të rreziqeve që sjellë në organizëm, por për aq kohë sa me ligj mund të tregtohet, e kanë të pamundur për të ndërhyrë. Në këtë pikë del nevoja e ndryshimeve ligjore me synim mbrojtjen e të rinjve nga kjo lloj substance e rrezikshme.

  • Kjo është 48-vjeçarja greke që u gjet në Shqipëri

    Kjo është 48-vjeçarja greke që u gjet në Shqipëri

    Irini Pagaelou, 48-vjeçarja greke e zhdukur prej shtatë muajsh është gjetur në Shqipëri.

    Mediet greke bëjnë me dije se ajo është parë për herë të fundit në Neohori të Halkidikisë që prej muajit mars, por është gjendur në Shqipëri të premten (15 shtator).

    Autoritetet shqiptare njoftuan orët e para të mëngjesit autoritetet greke se Irini u gjet në Shqipëri.

    Menjëherë më pas ajo u transportua në Greqi. Mbrëmjen e djeshme, Irini është rikthyer pranë familjes së saj.

  • E rëndë në Tiranë! Makina përplas 11-vjeçarin pranë fushës

    E rëndë në Tiranë! Makina përplas 11-vjeçarin pranë fushës

    Plagoset një fëmijë në Tiranë. Ngjaja ka ndodhur rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë.

    Sipas policisë një person duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar të miturin 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Vodhi aksesorë floriri dhe i shiti në një argjendari, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë! Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën…

    Vodhi aksesorë floriri dhe i shiti në një argjendari, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë! Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën…

    Një 31-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pas kallëzimit të një 33-vjeçareje se kishte vjedhur sende me vlerë në banesën e saj.

    Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhej se gjatë kontrolleve në banesën e tij, u gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aksesorët e vjedhur.

    Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Reagimi i Policisë:

    Policia e Tiranës pas kallëzimit të depozituar nga një 33-vjeçare, se në datën 11.09.2023, një shtetas kishte vjedhur sende me vlerë, në banesën e saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rings”.

    Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    31-vjeçari dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë (aksesorë floriri) në një banesë në zonën e Unazës së Re, të cilat më pas i ka shitur në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

    Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë, gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aksesorët e vjedhur.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Aksidentohet fëmija 11 vjeç në Tiranë

    Aksidentohet fëmija 11 vjeç në Tiranë

    Një fëmijë 11 vjeç ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë. I mituri është aksidentuar këtë të diel në afërsi të fushës së sportit në Laprakë në Tiranë.

    Dyshohet se fëmija është përplasur nga një person, por ende nuk është zbuluar identiteti i tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

  • FOTO/ Ky është mësuesi që s’përballoi dot vdekjen e gruas, u vetëvra para varrit të saj

    FOTO/ Ky është mësuesi që s’përballoi dot vdekjen e gruas, u vetëvra para varrit të saj

    Petrit Jaupaj i dha fund jetës tragjikisht pasditen e djeshme në varrezat e qytetit të Ballshit.

    GAZETA SHQIP

    Personi që shihni në foton e mësipërme është 60-vjeçari Petrit Jaupaj, i cili i dha fund jetës tragjikisht pasditen e kësaj të shtune në varrezat e qytetit të Ballshit.

    Raportohet se në gjendje në rënduar emocionale, Jaupaj i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë pranë varrit të bashkëshortes së tij. Si pasojë, 60-vjeçari është gjetur i vdekur nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të Ballshit.

    Duket se ai nuk e ka përballuar dot ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, rreth një vit e gjysmë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

    Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit. Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore

  • Detaje nga vrasja e Elson Kalaverit: Si u fut në kurth nga shqiptari tjetër

    Detaje nga vrasja e Elson Kalaverit: Si u fut në kurth nga shqiptari tjetër

    Detaje të reja janë publikuar në mediat italiane në lidhje me vrasjen e Elson Kalaverit, ngjarje e ndodhur më 18 Gusht të vitit 2022 në Sasso Pisano të Italisë.

    Shkëlzen Keçi është porositësi i kësaj ngjarje të rëndë. Ai donte të marrte hak për vdekjen e vëllait të tij Gent Keçi.

    Ky i fundit u plagos rëndë në vitin 2014 nga Kolaveri në komisariatin e Mamurrasit dhe ndërroi jetë pas disa vitesh.

    Mediat italiane janë ndalur tek bashkëpunëtorët e Keçit për të realizuar atentatin. Fillimisht ka qenë një 40-vjeçar shqiptar banues në Castelnuovo Val di Cecina.

    “Kur bashkatdhetari (Keçi) i kërkoi ndihmë që të zgjidhte një çështje personale, 40-vjeçari, banues në Castelnuovo Val di Cecina u tregua menjëherë i gatshëm”, shkruan Il Tirreno.

    Sipas të njëjtave burime, ky person kishte po ashtu hesape për të larë me Kalaverin. Mes të dyve ka pasur debate mbi një borxh që lidhej me një sasi droge.

    Duke përdorur këtë arsyetim 40-vjeçari shqiptar, ka bindur 36-vjeçarin Kalaveri për t’u takuar. Kështu u krijua mënyra për ta vënë në kurth të riun.

    Detyra për ta ekzekutuar u ishte dhënë 3 vrasësve napoletanë, një 26-vjeçar dhe 45-vjeçar që kanë qëlluar me armë, ndërsa një 30-vjeçar ishte në mbështetje të tyre.

    Ditën e vrasjes viktima arriti në Sasso Pisano rreth orës 17:00. Ai u takua në një lokal me shqiptarin që e kishte futur në kurth. Në këtë moment “puna” e shqiptarit kishte mbaruar.

    Kalaveri shoqërohej nga një shqiptar tjetër, i cili ishte në drejtimin e makinës tip Mercedes Benz. Pas largimit nga lokali, vrasësit u informuan për prezencën e shënjestrës së tyre.

    Kur Benz-i futet në rrugë, bllokohet nga një makinë dhe këtu nisi suli. Shoferi përpiqet të largohet dhe shkon në drejtimin e një picerie, me gomat që i kishin rënë në fund. Këtu u përpoqën t’i japin ndihmën e parë Kalaverit, por gjithçka kishte marrë fund.

    Autorët e kësaj ngjarje u arrestuan pak ditë më parë. Porositësi i kësaj ngjarje, Shkëlzen Keçi u kap në Fushë Krujë dhe pritet që të ekstradohet në Itali. Pjesa tjetër e autorëve u kapën në vendin fqinj./tvklan.al

  • I dha kanabis të miturit dhe e postoi në ‘TikTok’/ Gjykata e dërgon në spital psikiatrik

    I dha kanabis të miturit dhe e postoi në ‘TikTok’/ Gjykata e dërgon në spital psikiatrik

    Përdorimi i drogave nga të rinjtë dhe të miturit mbetet problem shqetësues e madje sfidë për familjen, shoqërinë dhe autoritetet.

    Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video shqetësuese ku shihej se një 31-vjeçari i dentifikuar me emrin Gëzim Avdi (Kalia) konsumonte kanabis, ndërsa në krahë kishte një fëmijë të mitur. Në video ai shfaqet duke i dhënë të miturin cigaren e hashashit, ndërsa skena është regjistuar dhe më pas postuar në rrjetin social ‘Tik Tok’.

    31-vjeçari i cili u arrestua të martën nga policia e Lezhës. Ndërsa Gjykata vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik, pas ekzaminimit të raportit mjekësor, nga e cila u zbulua se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendot.

    Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pasi kishte bërë video duke i dhënë lëndë narkotike një fëmije të mitur dhe postuar në rrjetin social ‘TikTok’.

    Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”, vepër penale qe parashikon dënimin deri në 15-vite burgim. Ndërkohe në deklarimet e tij i riu e ka konsideruar videon montazh, ndërsa policia nuk ka arritur ende të identifikojë fëmijën që shfaqet duke konsumuar hashash.