Category: Lajme

  • Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni se çfarë ndodh me motin më parë

    Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni se çfarë ndodh me motin më parë

    Përsa i përket fundjavës vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët vetëm përgjatë relieveve malore.

    Era pritet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug do të fitoj shpejtësi deri në 9m/sek.

    Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

  • EMRI/ Po shkonte në punë, ky është shqiptari që u aksidentua për vdekje në Itali

    EMRI/ Po shkonte në punë, ky është shqiptari që u aksidentua për vdekje në Itali

    Një 38-vjeçar shqiptar, baba i tre fëmijëve ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në via Tre Case në Tezze sul Brenta, pak para orës 8.

    Shqiptari Altin Lekaj kishte edhe kombësi italiane dhe prej shumë vitesh jetonte në Itali me bashkëshorten e tij, gjithashtu e lindur në Shqipëri, por shtetase italiane, dhe tre fëmijët e tyre të mitur, një 14 vjeç, një 13 vjeç dhe një 9 vjeç.

    Mëngjesin e djeshëm shqiptari po lëvizte me në një skuter Honda pasi po shkonte në një kompani në zonën ku punonte si punëtor.

    Por papritur, një mjet tip “Nissan” i drejtuar nga një 63-vjeçar frenoi dhe Altin Lekaj nuk mundi ta shmangte kontaktin me Nissan-in që udhëtonte në të njëjtin drejtim me. Por në atë moment shqiptari përfundoi në korsinë e kundërt dhe u përplas nga një automjeti tip “Audi”.

    Fatkeqësisht, përplasja mes Audit dhe skuterit ka sjellë vdekjen e shqiptarit 38-vjeçar për shkak të plagëve shumë të rënda që ka marrë./Albeu.com

  • Saga e hakmarrjes/ Vrau fqinjin në një klub nate në Shqipëri, si u ekzekutua Elson Kalaveri, kapen vrasësit në Itali

    Saga e hakmarrjes/ Vrau fqinjin në një klub nate në Shqipëri, si u ekzekutua Elson Kalaveri, kapen vrasësit në Itali

    Pesë persona , tre italianë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar nga policia këtë të premte në mengjes në Itali si të përfshirë në vrasjen e 36-vjeçarit Elson Kalaveri , në 18 gusht të 2022 në këtë vend.

    Operacioni u krye nga karabinierët e komandës provinciale të Pizës në sinergji me policinë e shtetit shqiptar. Gjyqtari hetues i gjykatës së Pizës, me kërkesë të prokurorisë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për pesë të arrestuarit.

    Ata akuzohen për vrasje me paramendim në bashkëpunim, mbajtje armësh dhe trafik targash. Ne mesin e te prangosurve si pasoje e bashkepunimit te autoriteteve italiane dhe shqiptare eshte edhe Shkelzen Keçi, qe dyshohet se eshte porositesi i vrasjes se Elson Kalavarit, pasi ky i fundit i kishte vrare vellain vite me pare pas nje sherri ne nje klub nate ne Shqiperi.

  • Zjarri në pallatin 10-katësh, zjarrfikësi tregon betejën me flakët: Veshja e ndërtestës me nënprodukt nafte

    Zjarri në pallatin 10-katësh, zjarrfikësi tregon betejën me flakët: Veshja e ndërtestës me nënprodukt nafte

    Bledar Bajrami, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri” tregon betejën për të shuar flakët në pallatin 10 katësh në rrugën “Sali Butka’ pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë.

    https://www.instagram.com/reel/CxLKqY4tRfg/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fa971dff-78a2-4413-9009-93c6b5e41a1f

    “Ka qenë i vështirë fillimi. Kishim vështirësi rrugën. Për të hyrë kemi prerë pemë. Kemi një autoshkallë 64 metra, gati 20 kate. Ishte e pamundur të futej pasi kishte hapësirë të ngushtë. Kishim fat se i gatshëm ishte Dhambi Gjerko, inxhinier, një nga komandantët që njihte mirë lëndën djegëse, dha jam besim plotë që ishte një nga drejtuesit që u duhej. Ka ndihmuar shërbimin zjarfikës për menaxhimnin shumë të mirë të situatës. Shikojmë që pallati është dëmtuar nga jashtë dhe kati sipër por në banesa brenda nuk ka hyrë zjarri. Mund të kemi dëmtuar shumë gjëra me ujë por zjarri nuk ka hyujë në apartam,te pëve atij kati që ishte dritarja hapur”, tha zjarrfikësi

    Ai ka dyshim për veshjen e pallatit.

    “Kam frikë për 2 gjëra, E para nata, sëse do ishte natën do ishte më e rëndë. 2. A kemi veshje të tillë ? Bota e ka ndaluar. Ky është një nënprodukt i naftës. Këtu mbaron. E përdorin për se ulin kostot dhe nuk duhet lejohej me ligj”, tha ai.

  • Ministri grek mbërrin në burgun e Durrësit për të takuar Fredi Belerin

    Ministri grek mbërrin në burgun e Durrësit për të takuar Fredi Belerin

    TIRANË-Paraditen e sotme në burgun e Durrësit ka mbërritur Ministri i Brendshëm grek Yannis Oikonomou për të takuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Oikonomou ndodhet në Tiranë, pasi një ditë më parë ishte pjesëmarrjes në Samitin e Ministrave të Brendshëm të vendeve të nismës së Berlinit.

    Çështja Beleri vijon nga dita në ditë të ketë një rrjedhë zhvillimesh. Zyrtarët grek në nivele të larta janë të përfshirë plotësisht në mbrojtjen e tij.

    Deri më tani, Beleri ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë.

    Beleri, i cili doli kandidati fitues në Bashkinë e Himarës u ndalua nga policia gjatë fushatës lokale për korrupsion zgjedhor. Ai u arrestua më 12 maj për blerje votash dhe pavarësisht se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, mbetet në qeli.

  • Djegia e pallatit në Tiranë, Policia shoqëron administratori dhe pronarin

    Djegia e pallatit në Tiranë, Policia shoqëron administratori dhe pronarin

    Policia ka shoqëruar administratorin dhe pronarin e banesës në katin e fundit, të pallatit që u përfshi në flakë masive ditën e sotme.

    Zjarri, i cili zgjati disa orë dhe prej rrethanave të vështira shkrumboi banesën në katin e fundit, sikurse shkaktoi dëme të shumta materiale.

    Pallati gjendet në zonën e ish-parkut të Autobusëve.

    Flakët kanë nisur rreth orës 14:20, në pallatin që ndodhet në rrugën “Sali Butka”. Shefi i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj tha se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë ndërkaq, 2 zjarrfikës janë në spital pas dëmeve që kanë marrë nga zjarri.

  • Iu dogj gjithçka nga flakët që shkrumbuan pallatin, banori: Sot do fle jashtë te stoli!

    Iu dogj gjithçka nga flakët që shkrumbuan pallatin, banori: Sot do fle jashtë te stoli!

    Një pallat 10-katësh u përfshi nga flakët mesditën e sotme në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.

    Flakët u përhapën me shpejtësi duke shkrumbuar plotësisht katet e fundit të pallatit, ndërsa dëmet janë të mëdha edhe për apartamentet e kateve të tjera.

    Një banor i këtij pallati duke folur për mediat tha se ai ka qenë i pari që ka parë zjarrin dhe ka dalë menjëherë jashtë.

    Ai thotë se sonte do flejë jashtë në stol pasi policia nuk i lejon të futen në apartamentet e tyre.

    S’e dimë ende sa dëme kemi nuk na lënë të futemi. Unë isha brenda kur mori flakë apartamenti. Filloi nga kati sipër isha i pari që kam dalë dhe pashë zjarrin. Zjarrfikësja ka ardhur menjëherë por zjarri u përhap shumë shpejt. Policia ndërhyri menjëherë për të nxjerrë banorët sepse as ata nuk e prisnin të bëhej kështu. Zjarri u përhap menjëherë. Unë banoj në katin e 5. Sonte do të fle te stoli.

  • “Janë 6 grupe të mëdha nën hetim, aplikacioni përdorej edhe nga politikanët”- Artan Hoxha zbulon prapaskenat e “SKY”: Familjarët e një personi të rrëmbyer dorëzuan telefonat…

    “Janë 6 grupe të mëdha nën hetim, aplikacioni përdorej edhe nga politikanët”- Artan Hoxha zbulon prapaskenat e “SKY”: Familjarët e një personi të rrëmbyer dorëzuan telefonat…

    Zbërthimi i bisedave në aplikacionin SKY ECC çoi në pranga disa persona me të shkuar kriminale, biznesmenë dhe zyrtarë të Policisë e Prokurorisë gjatë operacionit “Metamorfoza”.

    Ky aplikacion përdorej nga pjesëtarët e krimit të organizuar në mënyrë të fshehtë, për shkak se nuk përgjohej, deri në momentin që ky aplikacion “u thye”, ku pritet të dalin të tjera biseda mes anëtarëve të bandave.

    Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është shprehur se ky aplikacion, së bashku më një tjetër që përdorej më herët, Encrochat, në vendin tonë përdoreshin edhe nga politikanët.

    Hoxha tha gjithashtu se familjarët e një personi të rrëmbyer dhe të vrarë, kanë dorëzuar telefonat e tij tek autoritetet, ku janë kodet me emrat e personave që përdornin aplikacionin e fshehtë.

    “Rreth 5 muaj më parë, një familjar i një personi të rrëmbyer dhe të asgjësuar, ka dorëzuar aparatet telefonike dhe ua ka dhënë autoritetet. Nga këto telefona të dorëzuar, janë me kode, emra, thuhet kodi filan është x, etj”, tha Hoxha.

    Ai shtoi se janë 6 grupe kriminale të mëdha nën hetim në gjithë Shqipërisë, pas daljes së bisedave në këtë aplikacion.

    “Unë para dy javësh kam qenë në policinë gjyqësore federale belge për këtë punë. Denoncimin e parë për Sky ECC e kam bërë unë. Shkrimi i gazetës britanike, nuk gjendet më, sepse kompania e ka detyruar gazetën ta heqë, duke e kërcënuar me padi. Unë kam qenë përdorues i SKY ECC.

    Telefoni që përdorej për EncroChat ishte prodhim spanjoll me logo BQ mbrapa. Nëpër Tiranë, e dalloja kush e kishte sepse ai telefon kishte këtë logo. E kishin politikanë, drejtorë, ministra. Të gjithë kërkojnë rrjet komunikimi të sigurt. Në Shqipëri abonimi bëhej një herë në tre muaj, në varësi të programit.

    Sky ECC përdorej në Iphone. Telefoni nuk përdorej më nëse vendosej ky aplikacion.

    Cfarë ishte ky program në vetëvete?

    Trafikantët, grupet kriminale, politikanët, të korruptuarit, biznesmenët, duan rrugë të sigurta komunikimi. Si fillim ishte Encro, por u godit për shkak të sulmeve terroriste që ndodhën në Francë dhe në Belgjikë. Nga aty u thye sistemi. Kur u godit Encro, Scotland Yard, ndërtoi operacion dhe arrestoi 709 shqiptarë, trafikantë të drogës kryesisht, në pranverën e 2020. Në korrik 2020 më vijnë gazetarë britanikë që donin informacion. Unë i thashë nuk ka mafie, por krim të organizuar. I thashe me operaiconin që keni bërë ju nuk keni goditur trafikantët e mëdhenj por shpërndarësit.

    Kur vijnë gazetarët, u them që trafikantët e nivelit të mesëm dhe të nivelit të lartë, kanë kohë që nuk përdorin EncroChat por përdorin SkyCC. Unë ua tregova. I thashë në Ekuador, ishalla është zgjuar filani nga gjumi. Më dha informacionin. E panë ata. I shkruajta njërit në Republikën Domenikane, e njëjta gje. Britanikët publikuan shkrimin tek Daily Express.

    Nga personat që e përdornin më thanë çfarë na bëre se na more më qafë.

    E kanë patur edhe politikanët tanë këtë. Çfarë ndodh pas kësaj?

    Në vitin 2021, autoritetet belge ndërmarrin operacion, pasi kishin kapur disa përdorues të SKY CC. U gjetën kodet në Itali dhe u godit karteli i parë shqiptar, karteli Blanco, e hetuar nga anti-mafia e Firences.

    Si funksiononte ky telefon? Ke një kod unik, që vendosje çdo emër si të duash. Kodin tënd nuk mund ta dijë gjithkush në rrjet, vetëm atyre që ua ke dhënë. Policia Federale belge ka 1 miliard mesazhe. Kanë 3 vjet që punojnë dhe nuk po i japin dum. Një miliardë mesazhe. Gjuha kryesore është anglishtja, gjuha e dytë është gjuha shqipe.

    Duke qenë gjuhë e veçantë, ka edhe problemin tjetër, nuk e kuptojnë dot edhe me përkthyes sepse fjalët i përdorim me shumë kuptime. Autoritetet belge nuk i kanë sjellë Shqipërisë të dhëna. Këtu kanë ardhur të dhëna nëpërmjet Europol.

    Nga të dhënat që ka marrë, ka dy mënyra të identifikojnë. Ose personat e penduar si Nuredin Dumani, që ka përdorur edhe Matrix, që vjen pas SKY CC.

    Rreth 5 muaj më parë, një familjar i një personi të rrëmbyer dhe të asgjësuar, ka dorëzuar aparatet telefonike dhe ua ka dhënë autoritetet. Nga këto telefona të dorëzuar, janë me kode, emra, thuhet kodi filan është x, etj.

    Sa përdorej në Shqipëri? Po ta them, kam parë sidomos me Encro përshembull, persona të të gjithë nivelet.

    Në Shqipëri, me sa di unë janë gjashtë grupe të mëdha nën hetim, fillojnë nga veriu në jug. Brenda tyre ka nën ndarje të tjera”, u shpreh Hoxha.

  • Arrestimi i qindra personave, dalin pamjet nga mega-operacioni “Tempulli”! Ja arsenali i armëve të sekuestruara (VIDEO)

    Arrestimi i qindra personave, dalin pamjet nga mega-operacioni “Tempulli”! Ja arsenali i armëve të sekuestruara (VIDEO)

    Kanë dalë pamjet nga mega-operacioni i Policisë, i zhvilluar gjatë ditës së sotme, ku në pranga ranë mbi 200 persona dhe u sekuestruan drogë, armë zjarri dhe para.

    Sipas Policisë, gjatë operacioni u sekuestruan 13 armë zjarri, 2 prej të cilave kallashnikovë, 10 pistoleta dhe një pushkë.

    Policia tregon gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha parash, automjete dhe pajisje si të Policisë.

    Policia e Shtetit:

    Ja pamjet e megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, në kuadër të të cilit, në të gjithë vendin, deri në këto momente, janë ekzekutuar 216 masa sigurie dhe janë arrestuar në flagrancë 30 shtetas.

    Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë sekuestruar:

    -13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);

    -134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

    -225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

    -Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.

    Megaoperacioni vijon.

    https://zebra.cdnja.co/v/em/EM1eb.mp4?token=_7cUDQ4_OGCtxF_9vKrvDA&expires=1694759779

  • “Mallkuar qoftë…”! Lot dhe dhimbje për 35-vjeçaren që vdiq në Tiranë

    “Mallkuar qoftë…”! Lot dhe dhimbje për 35-vjeçaren që vdiq në Tiranë

    Një vajzë 35-vjeçe ndërroi jetë tragjikisht pas një aksidenti që ndodhi në Tiranë.

    Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

    Një 27-vjeçar aksidentoi me makinë 35-vjeçen Matilda Sallën, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

    Shoferi i mjetit është vënë në pranga nga Policia. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar postimet nga shoqet dhe miqtë e 35-vjeçares.