Category: Lajme

  • Më në fund pak freski, ja cilat zona do të “pushtohen” nga reshjet e shiut

    Më në fund pak freski, ja cilat zona do të “pushtohen” nga reshjet e shiut

    Nesër sipas parashikimit të meteorologëve priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës. Sa i përket qarqeve të tjerë nuk priten reshje shiu.

    Temperaturat do të jenë relativisht të larta përkatësisht në zonat e ulëta termometri do të shënojë 31 °C.

    Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 19 / 27 °C

    në vendet e ulëta: 19 / 31 °C

    në vendet malore: 14 / 26 °C

    Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

  • 38-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht, përplaset dhunshëm nga makina në rrugë

    38-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht, përplaset dhunshëm nga makina në rrugë

    Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptari në Itali ditën e sotme.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në Tezze sul Brenta, në via Tre Case.

    Sipas rikonstruksioneve fillestare, viktima, i cili lëvizte me skuterin e tij, ka goditur makinën përballë, duke u hedhur në korsinë tjetër.

    Në korsinë e kundërt, ai është goditur nga një makinë tjetër e cila nuk ka mundur ta shmangë 38-vjeçarin.

    Për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë, pasi humbi jetën në çast, sipas medieve fqinje.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./Albeu.com

  • Habit gazetarja Lala: Një grua shtatzënë shiste kokainë, një 71-vjeçare shpërndante heroinë

    Habit gazetarja Lala: Një grua shtatzënë shiste kokainë, një 71-vjeçare shpërndante heroinë

    Gazetarja Klodiana Lala thotë se në Tiranë janë rreth 4000 shpërndarës të lëndëve narkotike që aktivitetin e ushtrojnë pranë shkollave, lokaleve dhe zonave të ndryshme të kryeqytetit.

    E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, duke komentuar për megaoperacionin e antidrogë të policisë, Lala bëri me dije edhe disa detaje të këtij aksioni.

    Sipas saj, në mesin e të arrestuarve janë edhe një grua në muajt e fundit të shtatzanisë që shiste kokainë. Po kështu një tjetër grua 71-vjeçare shpërndante heroinë, e cila u arrestua gjithashtu.

    “Ditën e sotme është ekzekutuar masa për një grua shtatzënë, e cila është në muajin e 8-9, e cila aktualisht është në masën e arrestit në shtëpi për shkak të shtatzanisë, por ishte e përfshirë në çështjet e shpërndarjes së kokainës. Është në masën e arrestit në shtëpi një grua 71-vjeçare, e cila shpërndante heroinë. Është po ashtu një i moshuar 71-vjeçar që është në masë sigurie”, tha Lala.

  • “Tempulli”/ Lala nxjerr pamjet: Droga vinte në SHBA dhe nga Kanadaja në formën e lodrave të fëmijëve

    “Tempulli”/ Lala nxjerr pamjet: Droga vinte në SHBA dhe nga Kanadaja në formën e lodrave të fëmijëve

    Gazetarja Klodiana Lala thotë se droga që shpërndahej në shkolla, mendohej se vinte nga SHBA dhe nga Kanadaja.

    E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetarja Lala thotë se hashashi i ka ardhur në Shqipëri në formën e lodrave të fëmijëve.

    Klodiana Lala: Droga mendohet që vinte nga SHBA dhe nga Kanadaja dhe vjen në pamje të lodrave të fëmijëve. Në pamje të parë, duken si lodër fëmijësh, pra ka kaluar soi konservë, lodër fëmijësh dhe në momentin që hapet është hashashi që është prodhuar me llamba të mëdha dhe konsiderohet që është i një cilësie shumë të lartë. Unë jam nënë dhe kam 2 fëmijë dhe fenomeni i shitjes së drogave në shkolla më shqetëson shumë dhe kam ndjeshmëri më të lartë se mund të bëj një punë të zakonshme si gazetare.

    Lala shton se akoma është e paqartë se si ka arritur që të kalojë kjo drogë në Shqipëri përmes doganave.

    Klodiana Lala: Ka disa mangësi, ne nuk dimë akoma dhe nuk kemi një përgjigje nga ana e autoriteteve se si ka hyrë kjo sasi e drogës. Mendohet se ka ardhur me postë dhe nuk dihet si ka kaluar në doganë. Ne nuk kemi krerët e grupeve kriminale që janë prekur. Nëse ne nuk godasim kokat, do të shkojnë disa të rinj në burg, janë disa të rinj të cilët disa janë të varur nga droga, që mund të shpejt mund të futen në këtë rrugë. Kjo histori nuk duhet parë si operacion i shkëputur, është i vonuar./tvklan.al

  • MEGAOPERACIONI ndaj drogës, Artan Hoxha: Kanë 8 muaj që merren, u goditën…

    MEGAOPERACIONI ndaj drogës, Artan Hoxha: Kanë 8 muaj që merren, u goditën…

    Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar rezultatin e operacionit Tempulli duke thënë se ai është realizuar përgjatë 8 muajve të fundit.

    I ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se operacioni i policisë ka synuar shpërndarësit e vegjël, por jo ata që i furnizojnë.

    “Operacioni që u ekspozua sot përpara publikut dhe mediave është një lëvizje që policia e ka bërë për 8 muaj me radhë. Nuk u kapën brenda një nate 28 grupe, as 230 vetë, sepse nuk kemi mundësi fizike të bëjmë operacione me përmasa kaq të mëdha.

    Ky operacion ka filluar në fundin e janarit dhe të dhënat u publikuan sot, ndaj u duk një bilanc kaq i madh. Në deklaratën e drejtorit të Policisë së Shtetit thuhej: Kemi filluar 8 muaj më parë dhe operacioni ka synuar të godasë shpërndarjen me pakicë, që shpërndajnë lëndën narkotike afër shkollave, gjimnazeve apo në lagjet e populluara të qyteteve të mëdha të vendit.

    Motoja që kanë trafikantët është “Fëmijët tuaj janë e ardhmja jonë” dhe me sa duket kemi marrë thelbin e saj dhe po godasim aty. Por që të kesh sukses te rrjeti i shpërndarjes, duhet goditur sistemi kapilar që furnizon shpërndarjen.

    Kokaina, apo heroina nuk prodhohen në Shqipëri. Pamë edhe disa droga që nuk prodhohen në Shqipëri, përfshirë edhe drogën sintetike. Gjatë këtij viti ka patur një lloj vullneti politik nga jugu në veri që të goditet çdo parcelë” tha Hoxha.

  • Arian Çani paralajmëron lajme surprizë për dosjen “Beleri”

    Arian Çani paralajmëron lajme surprizë për dosjen “Beleri”

    Gazetari Arian Çani e ka cilësuar Fredi Belerin një të burgosur politik.

    Sipas tij bën vaki fiton Tirana zyrtare.

    “Përtej Belerit, sepse Beleri vuan personalisht, vuan familja e tij, ky është një raport force që Shqipëria po luan me një shtet fqinj, me Greqinë. Kush do ta fitojë në fund këtë betejë? Kjo mbetet për t’u parë. Jam shumë kurioz ta shoh, bën vaki fiton Tirana zyrtare, fiton kryeministri aktual, bën vaki fitojnë ata. Cilat do të jenë pasojat? I kemi ca përgjigje, por s’dua të monopolizoj kohën e debatit,” – u shpreh Çani.

  • ‘Eeeeee, uuuuuu’! E pazakontë! U arrestua në operacionin antidrogë, momenti kur ‘Ujku i Cërrikut’ uluret si ‘bishë’ kur shoqërohet në polici!

    ‘Eeeeee, uuuuuu’! E pazakontë! U arrestua në operacionin antidrogë, momenti kur ‘Ujku i Cërrikut’ uluret si ‘bishë’ kur shoqërohet në polici!

    TIRANË- E pazakontë ajo që shihet nga video e servirur nga policia për arrestimin e personave gjatë operacionit antidrogë. Në njërën prej tyre shfaqet Saimir Rexhepi, i ashtëquaqjturi ‘Ujku i Cërrikut’.

    Ai është një nga të arrestuarit e megaoperacionit policor ‘Tempulli’ ditën e sotme. Rexhepi, për publikun e gjerë njihet me nofkën ‘Ujku i Cërrikut’ është një nga fenomenet e rrjeteve sociale. Ai është bërë i njohur nga emisioni ‘Zonë e Lirë’, teksa e quan vetën ujk.

    Rexhepi, i cili jeton në Cërrik, shpesh shihet në rrugët e Tiranës me një kurorë që mban në kokë. Dhe në momentin e arrestimit të tij, Ujku i Cërrikut, nuk e ka hequr kurorën. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, Rexhepi në momentin që shoqërohet në polici, është me kurorë në kokë dhe ulëret.

    Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla Policia ka sekuestruar 829 kg kanabisi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi. Gjithashtu 1541 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për shitje lëndësh narkotike, janë ushtruar kontrolle në 356 ambjente të ndryshme, janë goditur 23 grupe kriminale, 214 masa sigurie janë ekzekutuar, në kërkim janë shpallur 82 persona, 19 persona janë arrestuar ne flagrancë. Policia ka sekuestruar edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdorenin për peshimin e drogës dhe ndarjen në doza të vogla. Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.

    https://www.cdnimpuls.com/video/650351f2be465.mp4?_=2

  • Artan Hoxha publikon artikullin e gazetës greke në ’95-ën: Fredi Beleri, pjesë e komandos terroriste që kreu sulm në Gjirokastër

    Artan Hoxha publikon artikullin e gazetës greke në ’95-ën: Fredi Beleri, pjesë e komandos terroriste që kreu sulm në Gjirokastër

    Gazetari Artan Hoxha ka hapur arkivat dhe ka publikuar një artikull të 20 marsit 1995, ku gazeta greke raportonte për sulmin e dështuar të komandos terroriste me emrin “Pirro 1”. Duke iu referuar artikullit, Hoxha thotë se pjesëtar i komandos terroriste ishte edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës. Ai deklaron se Beleri, bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të komandos ishin të armatosur deri në dhëmbë kur u kapën nga policia.

    Postimi i plote:

    E ruaj ende ne arkive gazeten greke “Ta Nea” te dates 20 mars 1995, nje dite pas sulmit te deshtuar te komandos terroriste me emrin “Pirro 1”, pjese te ashtuquajturit MAVI (Fronti per Çlirimin e Vorio Epirit).

    Me titullin: “U kapen 7 provakotore te kufirit”

    Gazeta me e madhe greke ne ate kohe, pasqyronte qe ne faqen e pare, skemen sesi nje komando terroriste synoi te asgjesonte repartin kufitar te ushtrise shqiptare, ne fshatin Llongo te Gjirokastres.

    E njejta skuader synoi te perseriste ate qe beri me 10 prill 1994, kur gjate sulmit ne Repartin ushtarak te fshatit Peshkepi, vrau dy Deshmoret e Atdheut, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, si dhe plagosi 3 ushtare te tjere.

    Per here te pare emrin e Fredi Bejlerit e kam lexuar ne kete gazete greke, ku paraqitej si nje nga pjestaret e komandos se armatosur deri ne dhembe, te cilet ishin arrestuar nga policia greke ndersa po leviznin me dy mjete ne afersi te kufirit te Republikes se Shqiperise….

    Per te gjithe ata qe kane dyshime, se e kemi inat Bejlerin nga Progonati pse ndihet grek dhe i kemi rene per 30 vite me qafe kot, ja ku eshte prova…

    Emrin e Fredit qe nuk ishte bere akoma Dhionisios, te perfshire ne Masakren e Peshkepise, e publikuan greket, jo Artan Hoxha…

    Dhe per kete patjeter u detyrohemi grekeve, sepse nese nuk do ta kishin publikuar ata komandon shoviniste te MAVI, keta koloqithjet tane, ketej kufirit(qe nga Berisha, presidenti ne detyre ne ate kohe) mund ta kishin bere jo vetem kryetar bashkie te Himares, por edhe president te Republikes…
    Jasu palikari…
    Zito ALVANIA

  • Gazetari zbardh detaje: Ja si mori flakë pallati në Tiranë, në banesë ndodhej një grua shtatzënë me fëmijët

    Gazetari zbardh detaje: Ja si mori flakë pallati në Tiranë, në banesë ndodhej një grua shtatzënë me fëmijët

    Një pallat 10 katësh në rrugën e Kavajës në Tiranë u përfshi nga flakët. Forcat zjarrfikëse pas ndërhyrjes arritët që pas disa orësh të neutralizonin flakët, ndërsa zona u mbulua nga shtëllunga tymi. Më herët drejtori i zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj sqaroi se zjarri fillimisht ka rënë në katin e dyti dhe jo në katet e sipërme siç u dyshua pasi ra zjarri.

    Gjithashtu gazetari Igli Çelmeta sqaroi se fillimisht zjarri ka rënë në katin e dytë, më pas është përhapur nga pjesa anësore e ndihmuar edhe nga materiali i fasadës së pallatit që të përhapet më shpejt, duke mbërritur në katin e 9, ku ka marrë flakë e gjithë tarraca. Më pas nga aty zjarri ka përfshirë sërish fasadën duke zbritur deri në katin e pestë në pjesën tjetër të pallatit.

    “Disa nga banorët janë marrë nga përfaqësues të Bashkisë së Tiranë dhe i është komunikuar që bashkia e Tiranës do t’i ndihmojë. Gjithashtu janë ngritur tre grupe ekspertësh të shërbimit zjarrfikës dhe Bashkia e Tiranës që kanë komunikuar me familjet që janë djegur banesat”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

    Bëhet me dije se ndërtuesi i pallatit është Tanush Mehilli. Ndërkohë në katin e katërt ka qenë një grua shtatzënë me dy fëmijë dhe nënën e saj. Fatmirësisht kanë arritur që të dalin jashtë sa më shpejt. Pallati ka vetëm një vit që është ndërtuar, ndërsa banorët në katin e pestë kishin vetëm një muaj që kishin hyrë në këtë pallat.

    Sakaq pas më shumë se 3 orësh zjarri u vu në kontroll, ndërsa u lënduan 3 zjarrfikës dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dëmet materiale gjithashtu janë të mëdha.

  • Arrestohet “Ujku i Cërrikut”, ulëret teksa shoqërohet nga policia (Video)

    Arrestohet “Ujku i Cërrikut”, ulëret teksa shoqërohet nga policia (Video)

    Klan News raporton se është arrestuar shtetasi i njohur me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”.

    Nga pamjet e siguruara nga gazetarja Glidona Daci, duket “Ujku i Cërrikut” i cili ulërin në momentet e shoqërimit nga forcat e policisë.

    Akoma nuk është bërë e ditur arsyeja e arrestimit të tij.

    Detaje të tjera priten në vijim./tvklan.al