Category: Lajme

  • E rëndë në Tiranë, 45-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit

    E rëndë në Tiranë, 45-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

    Policia bën me dije se një 45 vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj.

    Si pasojë 45-vjeçarja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • E rëndë në Tiranë, 45-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit

    E rëndë në Tiranë, 45-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

    Policia bën me dije se një 45 vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj.

    Si pasojë 45-vjeçarja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Foto-Shkrumb e hi, çfarë ka mbetur nga hyrja në pallatin e përfshirë nga flakët në Tiranë

    Foto-Shkrumb e hi, çfarë ka mbetur nga hyrja në pallatin e përfshirë nga flakët në Tiranë

    Vetëm muret kanë mbetur në një nga hyrjet e pallatit që u përfshi nga flakët mesditën e sotme në rrugën “Sali Butka” në Tiranë. Duke qenë se operacioni për shuarjen e flakëve ka përfunduar, dëmet e shkaktuara si pasojë e zjarrit janë të mëdha.

    Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Disa kate ishin më të dëmtuarat nga zjarri, në të cilin flakët u përhapën masivisht.

    Më herët, shefi i zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj, tha se zjarri në pallatin 9-katësh në rrugën “Sali Butka” në Tiranë është vënë nën kontroll dhe nuk ka banorë të lënduar.

    Në një deklaratë për mediat, Goxhaj ka theksuar se dyshemeja ka rënë në katin e dytë të pallatit dhe më tej është përhapur në verandën e katit të fundit.

    “Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarri në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja. Të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ”, thuhet në njoftimin paraprak për mediat nga Policia e Tiranës.

  • “50 mln euro çdo 3 muaj!” Kush është Amant Josifi që u arrestua në Dubai

    “50 mln euro çdo 3 muaj!” Kush është Amant Josifi që u arrestua në Dubai

    Ish-këshilltari i Olta Xhaçkës dhe njëkohësisht biznesmeni Amant Josifi është arrestuar në Dubai i akuzuar ndërkombëtarisht për mashtrim me bursat dhe call center-at.

    Nëpërmjet gjurmimit të rrjeteve kompjuterike, hetuesit spanjollë arritën t’i gjenin adresat e protokollit të internetit nga ku funksiononte platforma “universe-markets.com” në Shqipëri, Ukrainë dhe Serbi.

    Gjithashtu zbuluan një duzinë platformash mashtruese të ngjashme të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si “Milton Group”, e cila përdorte qendra thirrjesh dhe operatorë në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë.

    Më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, SPAK bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar. Këto qendra ishin në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi.

    Ai nuk ishte mes të arrestuarve nga operacioni policor, edhe pse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet spanjolle.

    “Milton Group” është një organizatë kriminale ndërkombëtare e dyshuar si e përfshirë në krimin kibernetik, mashtrime dhe pastrim parash në Europë që nga viti 2016.

    Ndryshe nga sa premtojnë, organizata i mashtron viktimat e saj pasi fiton besimin e tyre nëpërmjet teknikave të inxhinierisë sociale. Organizata ka mashtruar qindra-mijëra viktima prej vitit 2018, duke siguruar të ardhura me vlerë 50 milionë euro çdo tremujor.

  • PAMJE brenda pallatit në Tiranë! Apartamenti i shkrumbuar plotësisht, zjarrfikësit në luftë me flakët

    PAMJE brenda pallatit në Tiranë! Apartamenti i shkrumbuar plotësisht, zjarrfikësit në luftë me flakët

    Këto pamje vijnë nga pallati 10-katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë i cili u përfshi nga flakët mesditën e sotme.

    Sikurse duket nga pamjet, gjithçka brenda banesës është shkrumbuar dhe dyshemeja është mbuluar nga uji që ka shuar zjarrin.

    Sipas drejtorit të zjarrfikëses në Tiranë, situata po normalizohet dhe fatmirësisht nuk ka banorë të lënduar. Ende nuk dihet sesi u shkaktua zjarri dhe nga ku nisi që u përhap më pas në disa apartamente dhe dogji fasadën e jashtme të pallatit të ri.Parashikimi i FORTË i Alfred Cakos: Më 23 shtator pritet të ndodhë një…

    “Në këto momente nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit dhe rezultatet përfundimtare. Do jemi të gjithë këtu deri në përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe deri sa të sigurohemi që nuk kemi humbje jete qytetarësh. Zjarri ka qenë i shtrirë në pjesën e jashtme të objektit, dyert janë të blinduara. Të dëmtuara janë vetëm banesat që janë hapur dritaret.

    Është dëmtuar fasada e objektit. Zjarret në pallate në Tiranë ndodhin në një banesë dhe në 0.5% të rasteve kur zjarri ka kaluar nga një banesë në tjetër. Ky rast ishte i rrallë dhe ka bërë që këtu të mblidhen të gjithë punonjësit e zjarrfikësit, Tiranës, Vorës dhe Kamzës. Është dashur një kohë e gjatë për të vënë në kontroll. Fasada e objektit e ka përhapur zjarrin. Nuk kemi zjarrfikës të dëmtuar. Situata e zjarrit është nën kontroll. Zjarri ka qenë në katin e dytë të objektit dhe në pjesën e sipërme, por kjo mbetet për tu parë sesi është përhapur zjarri.”-deklaroi Hoxha./ Top Channel

  • Shkrumb e hi! Pamje të rrënojave nga “pallati i zjarrit” në Tiranë (Video)

    Shkrumb e hi! Pamje të rrënojave nga “pallati i zjarrit” në Tiranë (Video)

    Një zjarr ka shkrumbuar një pallat 10-katësh në Tiranë me dëme të shumta materiale. Pallati gjendet në zonën e ish-parkut të Autobusëve dhe ende nuk ka një informacion mbi shkaqet që solli këto pasoja.

    Në pamjet e mëposhtme, shihet se si kati i fundit i pallatit, është shkrumbuar tërësisht.

    flakët kanë nisur rreth orës 14:20, në pallatin që ndodhet në rrugën “Sali Butka”. Shefi i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj tha se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë ndërkaq, 2 zjarrfikës janë në spital pas dëmeve që kanë marrë nga zjarri.

  • Robert Aliaj: Trupi dhe prapanicat u bënë vlerë! Personazhet publike janë deformuar vetëm për t’u shitur

    Robert Aliaj: Trupi dhe prapanicat u bënë vlerë! Personazhet publike janë deformuar vetëm për t’u shitur

    Komentet negative, urrejtja dhe sharjet në rrjet për Robert Aliajn lidhen me kulturën e përgjithshme të një populli, formimin, ndrydhjen, mungesën e konceptimit të lirisë dhe privatësisë së tjetrit, por edhe të rolit që kanë luajtur figurat televizive, të cilat sipas tij e kanë përkeqësuar situatën.

    Komentet dhe fyerjet në rrjetet sociale duke prodhuar një gjuhë urrejtjeje dhe mungesë të informacionit, argumentit apo kritikës shënjestrojnë këdo që i përdor.

    Sipas Robert Aliajt, promovimi i vulgaritetit me qëllimin për t’u shitur është kthyer në një vlerë teksa përgjegjshmëria ka qenë inekzistente.

    ”Nuk diskutohet që kultura e përgjithshme është një faktor, por çfarë e bëri këtë kulturë të përgjithshme, çfarë ndikoi më keq? Jemi ne njerëzit e televizionit. Nuk ka një personazh publik që të shohësh që mos të shesë aty sa lekë ka, sa i blen xhinset, të fryhet, të deformohet si të dojë vetëm për t’u shitur, pra nuk ka një personazh publik në veçanti vajzat, që më vjen shumë keq, e kupton se unë kam vajzë vetë dhe nuk do doja kurrë ta shikoja në atë gjendje, të deformuar vetëm për t’iu përshtatur shijeve të këtij publiku vulgar. Pra neve, përgjegjshmëria jonë ishte 0. Neve, neve që bëmë televizionin, ne që përbënim opinion, neve ishim fokusuar te mungesat tona, te halli jonë. Dilnim edhe shisnim vetëm sa të bukura jemi, çfarë trupi kam, si i kam prapanicat, shikoni sytjenat, shiko këtë dhe vetëm provokonim dhe u bë vlerë kjo e kupton, se ka kaq vjet që po ndodh kjo nëpër ekran.Pra neve, përgjegjshmëria jonë ishte 0. Neve, neve që bëmë televizionin, ne që përbënim opinion, neve ishim fokusuar te mungesat tona, te halli jonë. Dilnim edhe shisnim vetëm sa të bukura jemi, çfarë trupi kam, si i kam prapanicat, shikoni sutjenat, shiko këtë dhe vetëm provokonim dhe u bë vlerë kjo e kupton, se ka kaq vjet që po ndodh kjo nëpër ekran”, tha Alia gjatë një interviste në “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

  • Shkëputet një send nga ura në Tiranë-Durrës, dëmtohet “Audi”

    Shkëputet një send nga ura në Tiranë-Durrës, dëmtohet “Audi”

    Një makinë tip “Audi”, e cila lëvizte në autostradën Tiranë-Durrës është dëmtuar nga një send i shkëputur nga ura e mbikalimit të serave.

    Mjeti me targë AB317CO është dëmtuar në pjesën e parakolpit.

    Ende nuk dihet se çfarë është objekti që është shkëputur nga ura.

    Nuk raportohet për njerëz të lënduar./Albeu.com

  • Luizi e hoqi nga Instagrami, vjen reagimi nga ish-banorja e “BBVA”

    Luizi e hoqi nga Instagrami, vjen reagimi nga ish-banorja e “BBVA”

    Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, ish-banorja e Big Brother Vip 2 Mikela Pupa, ka rrëfyer detaje nga jeta e saj pas spektaklit. Ajo ka treguar se veten e saj e sheh si moderatore dhe se po përgatitet për një projekt.

    Ndërsa është pyetur nëse mban konakte me ish-banorët, ajo ka treguar se me të gjithë është në kontakt dhe se gëzon respekt për ta.

    Në lidhje me Luizin, që ky i fundit i ka hequr “follow-n”, Mikela u shpreh se as nuk e kishte vënë re por ndejkësit e saj e kishin vënë re. Ajo tha se gjithashtu nuk kishte vazhduar ta ndjekë më në rrjete sociale pas veprimit të këngëtarit, por se ishte ndeshur më të në ambientet e “Top Channel”.

    “Unë kam respekt dhe kam komunikim për të gjithë banorët. Seç bëjnë heqin e shtojnë nëpër Instagram nuk u kushtoj rëndësi fare, kudo që i shoh i përshëndes. Siç përshëndeta edhe Luizin poshtë, që më kishte hequr para dy ditësh nga Instagrami. Për mua nuk bëjnë sens këto gjëra, me qëllim që të përflitesh. Unë kam respekt për të gjithë”, tha Mikela

  • E rëndë në Durrës, 20-vjeçarja vetëhelmohet me ilaçe

    E rëndë në Durrës, 20-vjeçarja vetëhelmohet me ilaçe

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 20-vjeçare është vetëhelmuar me ilaçe.

    E reja është transportuar me urgjencë në spital nga familjarët sapo kanë mësuar se ajo ka gëlltitur ilaçet.

    Mjekët po i japin ndihmën e parë mjekësore që e reja të kapërcejë situatën e rëndë ku ndodhet.

    Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes./Albeu.com