Category: Lajme

  • Fenomemi që shokoi botën/ Shkencëtarët japin shpjegimin për dritat në qiell pak minuta para tërmetit

    Fenomemi që shokoi botën/ Shkencëtarët japin shpjegimin për dritat në qiell pak minuta para tërmetit

    “Dritat e tërmetit”, si ato që shihen në videot e kapura në momentin kur toka nisi të dridhej në Marok, datojnë shekuj më parë në Greqinë e lashtë.

    Këto shpërthime drite me ngjyra të ndryshme, që u filmuan së fundmi pas tërmetit me magnitutë 6.8 në të premten e kaluar në Marok, kanë lënë pa fjalë prej kohësh shkencëtarët dhe ende nuk ka konsensus mbi atë që i shkakton ato.

    “Megjithatë, mbeten padyshim reale,” thotë John Derr, gjeofizikan në pension i cili ka punuar në Shërbimin Gjeologjik të SHBA. Ai është bashkëautor i disa punimeve shkencore mbi dritat e tërmetit, ose EQL.

    “Të shohësh EQL varet nga errësira dhe faktorë të tjerë favorizues,” shpjegoi ai.

    Ai tha se videoja e fundit nga Maroku e shpërndarë në internet ngjante me dritat e tërmetit të kapura në kamerat e sigurisë gjatë një tërmeti të vitit 2007 në Pisco, Peru.

    Juan Antonio Lira Cacho, profesor i fizikës në Universidad Nacional Mayor de San Marcos në Peru dhe Universitetin Katolik Papnor të Perusë, i cili ka studiuar fenomenin, thotë se përdorimi i gjerë i kamerave të sigurisë e ka bërë më të lehtë studimin e dritave të tërmetit.

    “Dyzet vjet më parë, ishte e pamundur,” tha ai. “Nëse do t’i shihje, askush nuk do ta besonte atë që kishe parë.”

    Dritat e tërmetit marrin forma të ndryshme

    Dritat e tërmetit mund të marrin disa forma të ndryshme. Ndonjëherë ato mund të duken të ngjashme me vetëtimat e zakonshme, ose mund të jenë si një brez i ndritshëm në atmosferë i ngjashëm me aurorën polare.

    Studiuesit kanë zbuluar se rreth 80% e dukurive të tilla, të studiuara kanë ndodhur në tërmete me magnitudë më të madhe se 5.0.

    Në shumicën e rasteve, fenomeni u vëzhgua pak para ose gjatë ngjarjes sizmike dhe ishte i dukshëm deri në 600 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

    Shkaqet e mundshme të dritave të tërmetit

    Friedemann Freund, bashkëpunëtor i Derr dhe profesor ndihmës në Universitetin e San Jose ka dalë me një teori për dritat e tërmetit.

    Ai shpjegon se kur disa defekte ose papastërti në kristalet në shkëmbinj vihen nën stres mekanik, si për shembull gjatë ngritjes së streseve tektonike para ose gjatë një tërmeti të madh, ato çahen menjëherë dhe prodhojnë energji elektrike.

    Shkëmbi është një lloj izoluesi që, kur stresohet mekanikisht, bëhet gjysmëpërçues, tha ai.

  • Artan Hoxha plas ‘bombën’: Ja çfarë fshehin telefonat e Fredi Belerit dhe pse është e shqetësuar Greqia

    Artan Hoxha plas ‘bombën’: Ja çfarë fshehin telefonat e Fredi Belerit dhe pse është e shqetësuar Greqia

    Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Top Talk” tha se telefonat e Fredi Belerit fshehin të dhëna që mund ta rëndojnë çështjen ndaj tij.

    Hoxha tha se nëse hapen telefonat, do të gjenden biseda mes Belerit dhe autoriteteve greke, politikanëve grekë apo personazhe të cilët janë ‘non grata’ në Shqipëri.

    Artan Hoxha: Ka një çështje tjetër përse është e interesuar Athina për çështjen Beleri. Kur është arrestuar Fredi Beleri në flagrancë janë kapur celularët, nëse hapen celularët e Fredi Belerit dhe komunikimet me kë ka komunikuar Fredi Beleri gjatë fushatës elektorale, me autoritetet greke, me politikanë grekë, me personazhe të cilët janë ‘non grata’ në Shqipëri, të padëshirueshëm, që janë përfshirë në incidente qoftë me drejtues të policisë apo shërbimeve sekrete të vendit fqinj.

    Unë do të kërkoja që autoritetet shqiptare, Shërbimi Informativ me sa di unë e ka çuar këtë informacion atje ku duhet ta çojë, nuk e di sa do e marrë parasysh. Çfarë të keqe ka që gjykata shqiptare të marrë një vendim të drejtë, një vendim. Kjo është një çështje që e vendos drejtësia, jo politika.

  • Zjarri në pallatin në Tiranë/ Goxhaj: Ka rënë në katin e dytë, fasada e jashtme e objektit ka përhapur flakët

    Zjarri në pallatin në Tiranë/ Goxhaj: Ka rënë në katin e dytë, fasada e jashtme e objektit ka përhapur flakët

    Shefi i zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj ka thënë se zjarri në pallatin 9-katësh në rrugën “Sali Butka” në Tiranë është vënë në kontroll dhe nuk ka asnjë banorë të dëmtuar.

    Në një pronocim për mediat, Goxhaj ka theksuar se kati ka rënë në katin e dytë të pallatit dhe më tej është përhapur në verandën e katit të fundit.

    Shkëlqim Goxhaj: Zjarri po shkon drejt izolimit. Vatra e fundit e zjarrit është në një banesë. Zjarri ka qenë në katin e dytë të këtij objekti dhe është përhapur me shpejtësi në katin e fundit të këtij pallati. Nga kontrollet që ne kemi bërë, nuk na rezulton që të kemi qytetarë të dëmtuar në banesa. Zjarri po shkon drejt izolimit. Kërkohet shkaku i zjarrit, por në këto momente nuk mund të flasim për shkak zjarri. Do të jemi të gjithë këtu deri në përcaktimin e shkaqeve të këtij zjarri dhe derisa të sigurohemi që nuk kemi humbje të jetëve të qytetarëve. Zjarri ka qenë i shtrirë në pjesën e jashtme të objektit. Të dëmtuara janë ato banesa, dritaret e të cilave janë të hapura. Dallojmë 2 hyrje të dëmtuara nga zjarri. Ky është një rast i veçantë dhe një rast i rrallë që zjarri merr përpasa të tilla në pjesën e fasadës. Fasada e jashtme e objektit e ka përhapur zjarrin.

    Goxhaj ka folur dhe për gjendjen shëndetësore të zjarrfikësve të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

    Shkëlqim Goxhaj: Vështirësi vetëm pak nga ana e frymëmarrjes. Nuk kemi zjarrrfikës të dëmtuar për momentin. Situata është nën kontroll dhe për pak kohë ne përfundojmë.

    Shefi i zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj ka thënë se zjarri në pallatin 9-katësh në rrugën “Sali Butka” në Tiranë është vënë në kontroll dhe nuk ka asnjë banorë të dëmtuar.

    Në një pronocim për mediat, Goxhaj ka theksuar se kati ka rënë në katin e dytë të pallatit dhe më tej është përhapur në verandën e katit të fundit.

    Shkëlqim Goxhaj: Zjarri po shkon drejt izolimit. Vatra e fundit e zjarrit është në një banesë. Zjarri ka qenë në katin e dytë të këtij objekti dhe është përhapur me shpejtësi në katin e fundit të këtij pallati. Nga kontrollet që ne kemi bërë, nuk na rezulton që të kemi qytetarë të dëmtuar në banesa. Zjarri po shkon drejt izolimit. Kërkohet shkaku i zjarrit, por në këto momente nuk mund të flasim për shkak zjarri. Do të jemi të gjithë këtu deri në përcaktimin e shkaqeve të këtij zjarri dhe derisa të sigurohemi që nuk kemi humbje të jetëve të qytetarëve. Zjarri ka qenë i shtrirë në pjesën e jashtme të objektit. Të dëmtuara janë ato banesa, dritaret e të cilave janë të hapura. Dallojmë 2 hyrje të dëmtuara nga zjarri. Ky është një rast i veçantë dhe një rast i rrallë që zjarri merr përpasa të tilla në pjesën e fasadës. Fasada e jashtme e objektit e ka përhapur zjarrin.

    Goxhaj ka folur dhe për gjendjen shëndetësore të zjarrfikësve të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

    Shkëlqim Goxhaj: Vështirësi vetëm pak nga ana e frymëmarrjes. Nuk kemi zjarrrfikës të dëmtuar për momentin. Situata është nën kontroll dhe për pak kohë ne përfundojmë.

  • “Mu dogj gjithçka që kisha…”! Qytetari në lot pas djegies së pallatit, e merr ambulanca

    “Mu dogj gjithçka që kisha…”! Qytetari në lot pas djegies së pallatit, e merr ambulanca

    Një zjarr i përmasave të mëdha me flakë gjigande dogji fasadën e një pallati në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

    Banorët u nxorën me shpejtësi jashtë. Të tjerët që ishin pranë u larguan në perimetrin e sigurisë. Dëmet janë të mëdha.

    Flakët nisën në orën 14:00. Sipas policisë zjarri nisi nga ballkoni i katit të fundit. Zjarrfikësja prej më shumë se tre orësh vijon betejën me flakët.

    Drejtori i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj tha se për pak minuta flakët vihen nën kontroll. Zjarri ka shkaktuar tronditje tek banorët e këtij pallati. Disa prej tyre luteshin poshtë pallatit që flakët të shuheshin sa më shpejtë.

    Njëri prej tyre në lot, i tronditur nga djegia e apartamentit tha se zjarri i dogji gjithçka. Banorit i erdhën në ndihmë mjekët që ishin aty me ambulancë për të kaluar këtë gjendje të vështirë që po kalon.

  • Moti bën KTHESËN e papritur! Ulje temperaturash dhe…, parashikimi për ditën e premte

    Moti bën KTHESËN e papritur! Ulje temperaturash dhe…, parashikimi për ditën e premte

    Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

    Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në veri të vendit vranësirat do ë pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

    Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 8m/sek.

    Valëzimi në dete pritet të jetë jetë i forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 13 deri 30°C

    në zonat e ulëta 10 deri 33°C

    në zonat bregdetare 14 deri 31°C

  • Publikohen pamjet e operacionit antidrogë me 233 të arrestuar në të gjithë vendin

    Publikohen pamjet e operacionit antidrogë me 233 të arrestuar në të gjithë vendin

    Këto janë pamjet e operacionit antidrogë në të gjithë vendin me 233 të arrestuar dhe shkatërrimin e 23 grupeve kriminale.

    Operacioni i policisë nisi njëkohësisht në të 5 qarqet e vendit. Sipas policisë, të arrestuarit kishin në shënjestër shpërndarjen e drogës te nxënësit e shkollave.

    Hetimi për goditjen e këtyre grupeve nisi rreth 8 muaj më parë, nga ku u zbulua se droga shitej në afërsi të shkollave, lokaleve të natës apo blloqeve të banimit.

    Tirana ka numrin më të lartë të personave të arrestuar, 82 të tillë. Për sigurimin e lëndës narkotike grupet kriminale në kryeqytet kishin shtrirë lidhjet e tyre jashtë vendit.

    Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë sekuestruar 13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike); 134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza; 225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë. Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false. /tvklan.al

  • Makina përplas për vdekje 35-vjeçaren në Tiranë

    Makina përplas për vdekje 35-vjeçaren në Tiranë

    Një 35-vjeçare humbi jetën në Tiranë, pasi u aksidentua nga një makinë.

    Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se ngjarja ndodhi një ditë më parë, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

    Autoritetet vunë në pranga shoferin e makinës, një 27-vjeçar me iniciale O.B.

    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital”, thuhet në një njoftim të policisë.

  • “Omonia” padit Artan Hoxhën në gjykatë, gazetari: Duan të na mbyllin gojën, çuan një letër..

    “Omonia” padit Artan Hoxhën në gjykatë, gazetari: Duan të na mbyllin gojën, çuan një letër..

    Organizata e minoritarëve grekë “Omonia” ka paditur në gjykatë gazetarin e njohur Artan Hoxha, lidhur me deklaratat e tij për Fredi Belerin.

    Është vetë gazetari Hoxha ai që ka treguar për padinë ndaj tij, duke thënë se deri tani nuk është thirrur ende. Hoxha tha se kjo është një tentativë për t’i mbyllur gojën gazetarëve dhe për të fshehur të vërtetën.

    Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Hoxha tha se qëllimi i insistimit të Greqisë për Belerin është që ai të jetë në krye të Bashkisë së Himarës për të menaxhuar regjistrmin e popullsisë në këtë zonë.

    Hoxha tha se kryebashkiakët kanë për detyrë të ngrenë dhe menaxhojnë grupet e punës për censusin që do të nisë pas disa ditësh, ndaj dhe duan Belerin në Himarë. Greqia e pretendon Himarën dhe fshatrat rreth saj si zona minoritare, megjithëse ky pretendim nuk mbështetet në asnjë fakt apo dokument historik.

    Pjesë nga deklarata e gazetarit Artan Hoxha:

    I kanë çuar një letër kolegëve të mi në redaksi dhe u kanë thënë mos bini pre të informacioneve të këtij gazetari. Se ata mendojnë se ia kam bërë unë me informacionet që kam nxjerrë. Kryetarët e bashkive kanë ngritur grupet e punës dhe po kontrollojnë grupet e punës në censin që po bëhet tani. Dhe nëse do ishte, Beleri do kishte censin në dorë për Bashkinë e Himarës.

    Te censi për Bashkinë Finiq dhe Dropull e kanë caktuar vetë grupin e punës dhe i kanë thënë personelit shqiptar mos u afroni fare këtu. Unë kam një çështje direkte me “Omonian” dhe Belerin, një padi, në fillim më thanë se më kanë bërë padi në SPAK por nuk më kanë thirrur deri tani.

    Gjithë ideja është që t’u mbyllin gojën gazetarëve në Shqipëri që të mbulojnë të vërtetën.

  • Pamje dramatike / Rindizet zjarri në pallatin te ish-Parku, shkrumbohet plotësisht kati i pestë

    Pamje dramatike / Rindizet zjarri në pallatin te ish-Parku, shkrumbohet plotësisht kati i pestë

    Prej dy orësh një pallat 10-katësh në zonën e 21 Dhjetorit është përfshirë nga zjarri.

    Flakët nisën rreth orës 14:00 në katin e fundit të pallatit dhe i favorizuar nga era dhe materiali polesterol me të cilën ishte mbuluar fasada e pallatit, është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin.

    Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në katin e fundit të pallatit por për shkak të rënies së materialeve të djegura të pallatit në katet e poshtme janë përfshirë nga zjarri të gjitha katet.

    Kati i pestë i pallatit ka shpërthyer në flakë me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëseve duke u shkrumbuar plotësisht.

  • U arrestua në Dubai, kush është ish-këshilltari i Olta Xhaçkës që mashtroi 230 mijë shtetas të BE, përfitoi 2.4 miliardë dollarë

    U arrestua në Dubai, kush është ish-këshilltari i Olta Xhaçkës që mashtroi 230 mijë shtetas të BE, përfitoi 2.4 miliardë dollarë

    Biznesmenti Amant Josifi është arrestuar në Dubai. Ai ishte shpallur në kërkim pasi hetimet zbuluan shkallën e madhe mashtrimit me bursat dhe call centarat.

    Nëpërmjet gjurmimit të rrjeteve kompjuterike, hetuesit spanjollë arritën t’i gjeolokonin adresat e protokollit të internetit (IP) nga ku funksiononte platforma ‘universe-markets.com’ në Shqipëri, Ukrainë dhe Serbi.

    Ata gjithashtu zbuluan një duzinë platformash mashtruese të ngjashme – të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si ‘Milton Group’, e cila përdorte qendra thirrjesh [call centers] dhe operatorë në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë.

    Sipas Eurojust, organizata kriminale ka mashtruar qindramijëra viktima prej vitit 2018, duke siguruar të ardhura me vlerë 50 milionë euro çdo tremujor.

    Me 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Poscaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me ‘Milton Group’ dhe arrestoi 4 të dyshuar.

    Këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, dhe ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.

    Josifi nuk ishte mes të arrestuarve nga operacioni policor, edhe pse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet spanjolle.

    Ministria e Mbrojtjes tha se Josifi kishte shërbyer si këshilltar nga muaji dhjetor 2018 deri në maj 2020.

    ‘Milton Group’ është një organizatë kriminale transnacionale e dyshuar si e përfshirë në krimin kibernetik, mashtrime dhe pastrim parash në Europë që nga viti 2016.

    Nëpërmjet qendrave të thirrjeve telefonike të shtrira në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës Lindore, pjestarët e këtij grupi kriminal u prezantohen viktimave potenciale si operatorë burse dhe ofrohen t’i ndihmojnë që të fitojnë shuma të mëdha parash në një kohë të shkurtër, nëpërmjet investimeve të vogla. Ndryshe nga sa premtojnë, organizata i mashtron viktimat e saj pasi fiton besimin e tyre nëpërmjet teknikave të inxhinierisë sociale.