Category: Lajme

  • “Çdo 15 ditë në Itali për lojtarët, por edhe për ushqimin e kafen”, Silvinjo u tregon italianëve ambiciet kuqezi: Tani nuk po mendoj për EURO 2024

    “Çdo 15 ditë në Itali për lojtarët, por edhe për ushqimin e kafen”, Silvinjo u tregon italianëve ambiciet kuqezi: Tani nuk po mendoj për EURO 2024

    Trajneri brazilian Silvinjo ka vetëm pak muaj në drejtimin e Shqipërisë, por i kanë mjaftuar që të udhëheqë një grup të talentuar drejt një kualifikimi mëse të arritshëm në Euro 2024.

    Ky edicion kualifikues i Shqipërisë ka tërhequr kudo vëmendjen dhe sidomos te fqinjët përtej Adriatikut, duke parë numrin e madh të lojtarëve kuqezi në futbollin italian.

    “Radio Sportiva” ka intervistuar trajnerin brazilian dhe ky i fundit ka treguar kuriozitetet rreth eksperiencës kuqezi, lidhjes së tij me Italinë që e viziton shpesh, si dhe faktin që gjithçka mbetet e hapur dhe kualifikimi nuk do të jetë i thjeshtë.

    “Jemi prej 8 muajsh në Shqipëri duke punuar. Më duhet të them që kam gjetur një ambient të mirë, një Federatë mjaft të mirë, por edhe lojtarë të fortë. Kam vendosur që me stafin të jetoj në Tiranë për të nisur menjëherë një punë të rëndësishme, me energji dhe organizim. Për momentin po bëjmë mirë, por mbeten ende 3 ndeshje të vështira për t’u kualifikuar në Euro 2024.

    Çdo 15 ditë jemi në Itali, është e vërtetë. Kemi futbollistë të fortë në itali, pastaj… ka ushqim dhe kafe të mirë (qesh). Por është edhe Ramadani atje, të tjerë 19-vjeçarë të aftë. Për një lojtar është e bukur që të luajë në një klub të madh, të përmirëson.

    Unë nuk di të këshilloj një lojtar mbi faktin nëse duhet të luajë në një vend apo në tjetrin, pasi kanë staf apo menaxherë për këtë gjë. Jam i lumtur me kombëtaren time, mendoj se situata perfekte për një lojtar është të shkojë në një klub të rëndësishëm dhe të mund të luajë.

    Derbi i Milanos? Fillimi i vitit të kaluar ishte i komplikuar për zikaltrit por pastaj Inzagi dhe stafi i tij kanë bërë shumë mirë, duke arritur në finalen e Ligës së Kampioneve me Mançester Sitin, një ndeshje shumë e vuajtur dhe e lodhshme. Interi është i fortë, mbrohet mirë, riniset shpejt, është i ndërtuar mirë.

    Kombëtarja italiane? Të jem i sinqertë, kam parë pak, që kur kam ardhur këtu në janar, jam përqendruar vetëm te Shqipëria. Presidenti i Federatës flet italisht, më duhet të ndjek 50-60 lojtarë të aftë shqiptarë nëpër botë. Mançini u tregua super teksa fitoi Europianin, zgjedhja e tij për t’u larguar ishte personale dhe është e vështirë ta vlerësosh si vendim.

    Sa punë duhet bërë? Shumë. Më ndihmon edhe Federata Shqiptare, që merret me djemtë nën 17 dhe 18 nëpër Europë, si në Itali, Gjermani, Zvicër. Të gjithë të gatshëm për një të ardhme me ne për U19 dhe U21. Unë nuk mendoj për EURO 2024 në këto momente, kemi fituar ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Polonisë dhe i kam thënë presidentit që na mungojnë tre finale për të arritur në finale.

    Por grupi është i vështirë. Republika Çeke ende nuk ka pësuar humbje për shembull, ndaj mund të ndodhë gjithmonë gjithçka. Objektivi është të kualifikohemi, të mbërrijmë në nëntor në gjendje për ta bërë një gjë të tillë”, shpjegoi Silvinjo për radion italiane.

  • Zbardhen detaje të reja, inxhinieri shpjegon përse shpërtheu zjarri që shkrumboi pallatin 10-katësh në Tiranë

    Zbardhen detaje të reja, inxhinieri shpjegon përse shpërtheu zjarri që shkrumboi pallatin 10-katësh në Tiranë

    Shkrumbimi i disa kateve të një pallati të ri në Tiranë, fatmirësisht pa dëme në njerëz, ka nxjerrë në pah një problematikë të sektorit të ndërtimit. Ekspertët tregojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin që u përhap përmes fasadës. Ata shpjegojnë se Alukobondi është material laminat dhe krijohet nga bashkimi i shtresave të aluminit, me shtresa plastike.

    Në vetvete nuk është i rrezikshëm, por kur kombinohet me materiale të djegshme bëhet i tillë.

    “Nuk mund të themi 100% me siguri se çfarë material ka, por duket që është një fasadë me Alukobond, dhe ka shumë të ngjarë që pas Alukobondit të ketë pasur edhe material tjetër të djegshëm siç mund të jetë Polisteroli. Polisteroli është produkt i naftës, naftë e shkumëzuar është, po i vure zjarrin digjet.

    Në vendet e Eupropës këto kombinime janë të ndaluara me ligj, por këtu tek ne duke qenë se nuk ka kontroll nga institucionet përgjegjëse, dhe situate mbetet në shijet dhe dijet apo mosdijet e investitorit apo sipërmarrësit që bën fasadën.

    Ne kemi inspektorin e ndërtimit që rri atje pas qoshes dhe ruan kur bën ndonjëri ndonjë meremetim apo lyerje apo ndërron dritaret, ai të çon në Prokurori dhe të bën namin, kuptohet për të të zhvatur. Kurse për të kontrolluar këto materiale, kontrolli është zero. Kur licensohet një kompani për fasadë, apo kompani ndërtimi, ka një supervisor apo mbikëqyrës teknik, ka një Inspektoriat Shtetëror që kontrollon këta, nëse e shkelin.

    Por ndërtimi sot punon më klering dhe është një nga sektorët më të çorientuar. Europa i ka bërë këto gabime. Në ne vend të mësojmë, po i përsërisim.“-shprehet inxhinieri i ndërtimit Dr. Luan Murtaj.

  • “Kapa burrin me dashnoren,” zbulohen prapaskenat nga provat e “Dancing With The Stars” (Foto)

    “Kapa burrin me dashnoren,” zbulohen prapaskenat nga provat e “Dancing With The Stars” (Foto)

    E teksa u zbulua se partneri skenik i Atalantes do të jetë fituesi i vjetshëm i Dancing With The Stars, prej vite pjesë e trupës së baletit të Top Channel, Luixhino, duket se problemet kanë nisur tashmë.

    Vetëm pak minuta më parë, Atalanta ka postuar një InstagramStory ku shfaqet ajo me Sarën dhe Luixhinon, me mbishkrimin e mëposhtëm.

    Kapa burrin me dashnoren…

    Të tre ishin të buzëqeshur në foton të cilën e kanë shoqëruar me emoji duke qeshur poashtu. Epo duket se fituesja e parë e DWTS e përkrah partnerin e saj skenik edhe në Dancing With The Stars 2.

  • Spartak Ngjela “zbërthen” strategjinë e Kurtit në dialogun me Serbinë, ja lëvizja që pritet të bëjnë ndërkombëtarët

    Spartak Ngjela “zbërthen” strategjinë e Kurtit në dialogun me Serbinë, ja lëvizja që pritet të bëjnë ndërkombëtarët

    Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë televizive se Albin Kurti po sillet saktë dhe me logjikë të lartë në dialogun me Serbinë.

    Sipas tij, ndërkombëtarët do kthehen te Kurti, pasi nuk mund të sillen keq me popullsinë më të madhe të Ballkanit Perëndimor.

    “Nuk e kanë përjashtuar, do kthehen ata te Kurti. Pse do ndodhë? Nuk rrinë dot ata me popullsinë më të madhe të Ballkanit Perëndimor, nuk mund të sillen keq. Ata thonë të fitojmë sa të fitojmë në funksion të Serbisë, kurse shqiptarët e kanë fituar pavarësinë. Çfarë i shqetëson shqiptarët? Do bëjë luftë Serbia? Çfarë lufte do bëjë Serbia, s’ka fuqi. Kurti sillet saktë, me logjikë të lartë dhe bën lëshime, në kuptimin formal, po asnjë në kuptimin konkret”, tha Ngjela.

  • Rritet sërish çmimi i karburanteve në vend, ja me sa shitet nafta, benzina dhe gazi

    Rritet sërish çmimi i karburanteve në vend, ja me sa shitet nafta, benzina dhe gazi

    Çmimi i karburanteve po shtrenjtohet në pikat e shitjes. Nafta po shitet me 200 lekë për litër, ndryshe nga java e kaluar kur tregtohej 195 lekë. Rritja e çmimit është sinjalizuar nga kompanitë që sjellin lëndë hidrokarbure në vend dhe nëse shohim historikun që nga mesi i muajit korrik, çmimi ka pësuar rritje progresive me 25 deri në 30 lekë për litër.

    Kompanitë e tregtimit të karburanteve thonë arsyeja e rritjes është shtrenjtimi i naftës në bursë.

    Në tregjet ndërkombëtare, nafta e papërpunuar po kuotohet për 93 dollarë për fuçi, nivel ky që nuk ishte parë prej 10 muajsh në tregjet e Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Shtrenjtimi është i lidhur me konjukturën dhe vendimmarrjen e prodhuesve të mëdhenj të naftës në Arabi Saudite dhe Rusi, kanë reduktuar sasinë e hedhur në tregje.

    Në pikat e karburantit në Shqipëri, çmimi i naftës mbetet i lartë, pasi rreth 60% e shumës që shkon për blerjen e një litri, shkon në arkën e shtetit dhe koncesionarëve në formën e taksave dhe tarifave direkte.

  • Goli fenomenal i Jasir Asanit, UEFA e shpall më të bukurin e raundit të gjashtë

    Goli fenomenal i Jasir Asanit, UEFA e shpall më të bukurin e raundit të gjashtë

    Goli i Jasir Asanit është shpallur më i bukuri i ndeshjeve të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Europian.

    UEFA ka publikuar pasditen e së premtes rezultatin e votimit, teksa ajo perlë e vërtetë ndaj polakëve ka marrë pjesën më të madhe të votave.

    Një vlerësim i merituar, për vetë golin e realizuar të Jasir Asanit, që zhbllokoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë. Në ccdo drejtim ajo goditje e Asanit ishte perfekte, që la të shtangur dhe një nga portierët më të mirë në botë si Szcz?sny i Juevntusit, i cili në fundin e pjesës së [parë e përgëzoi lojtarin e lindur në Shkup.

    Golat e lojtarëve shqiptarë në këto kualifikuese kanë qenë fenomenalë, teksa kanë fituar 3 nga 6 golat më të bukur, saktësisht Jasir Asani ndaj Moldavisë në raundin e tretë, i Kristian Asallanit ndaj Ishujve Faroe në raundin e katërt e përsëri i Asanit edhe në raundin e gjashtë ndaj Polonisë.

    Po ashtu në garë për golin e javës në ndeshjet e pesta ishte edhe Nedim Bajrami me golin ndaj Çekisë, në Pragë, por realizimi i tetovarit ishte goli i dytë më i votuar./ super sport

  • E rëndë/ Del VIDEO-Momenti kur greku vret shqiptarin për 7 sekonda

    E rëndë/ Del VIDEO-Momenti kur greku vret shqiptarin për 7 sekonda

    Mediat greke kanë publikuar momentin (kliko KETU për të parë videon) kur i moshuari grek 68-vjeç qëllon me armë zjarri dy herë për vdekje 40-vjeçarin shqiptar që punonte në një parkim në Pire.

    Dy goditje për 10 sekonda i kanë marrë jetën në vend shqiptarit. Më pas greku është ngjitur në shtëpi dhe pas disa minutash policia shkoi dhe e arrestoi. 40-vjeçari la tre fëmijë jetimë.

    Shkak dyshohet se është bërë një konflikt i vazhdueshëm mes tyre. Por banorët, thonë se i moshuari ishte konfliktual thuajse me të gjithë.

    “Ai krijonte vazhdimisht probleme në parking. Ai kishte një problem me parkimin sepse jetonte pikërisht lart. Ai jetonte vetëm” tha njëri nga banorët për mediat greke.

    Një tjetër tha se “viktimën e dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna.

    Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori është mbyllur në shtëpinë e tij” tha ajo.

    “Pashë të moshuarin që gjuajti me gjakftohtësi”, thotë një dëshmitar tjetër okular. “Punëtori i parkingut kishte punuar këtu për shumë vite dhe ishte shumë i sjellshëm. Ai kërkonte t’u shërbente të gjithëve“.

    68-vjeçari që vrau gjakftohtësisht shqiptarin u arrestua në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku u arratis pas vrasjes dhe pranoi aktin e tij. “Më shante, më pështynte, ndërsa unë i kërkoja që të mos i vendoste makinat aty” tha ai.

  • Horoskopi financiar/ Këto janë shenjat që do të fitojnë më shumë muajt në vijim

    Horoskopi financiar/ Këto janë shenjat që do të fitojnë më shumë muajt në vijim

    Zbuluam se cilët përfaqësues të zodiakut do të gjejnë dashurinë në vjeshtën e vitit 2023, është koha të shohim se cilat shenja do të kenë fatin më të mirë në financa në muajt e ardhshëm.

    Binjakët

    Kjo shenjë e shkathët dhe e lëvizshme nuk pushon, ndaj në muajt në vijim ka shumë gjasa që të shihni përfaqësuesit e saj të fitojnë shumë para. Lëvizjet e planetëve i favorizojnë ata dhe që nga momenti kur Merkuri Retrogradë u kthye në drejtimin e duhur, asgjë nuk mund t’i pengojë.

    Peshorja

    Peshorja do të jetë në gjendje të marrë një frymë financiare në vjeshtën e vitit 2023. Kështu, ata do të vënë në rregull shumë nga çështjet e tyre pezull, ndërsa Marsi duke lëvizur në shenjën e tyre do t’i bëjë ata veçanërisht dinamikë. Si personazhe ata dinë të punojnë me paratë, por edhe t’i kursejnë ato.

    Peshqit

    Sado e çuditshme t’ju tingëllojë, kjo shenjë emocionale dhe paksa e huaj di të menaxhojë paratë dhe tregon pjekuri të pabesueshme kur bëhet fjalë për çështjet financiare. Ata janë perceptues dhe njohës të mirë të rregullave të komunikimit, ndaj në muajt në vijim ka shumë gjasa që propozimet e reja që do t’u bëhen do të jenë shumë të dobishme për financat e tyre.

  • “Mbarova punë me ty”! Si e vrau greku shqiptarin pas sherrit për parkingun?

    “Mbarova punë me ty”! Si e vrau greku shqiptarin pas sherrit për parkingun?

    Një 40-vjeçar shqiptar u vra mesditën e kësaj të premteje në Pire të Greqisë. Viktima, u qëllua me pushkë nga një 68-vjeçar grek.

    Sipas asaj që shkruan Protothema, banorë të shumtë dëshmuan ngjarjen tragjike.

    Shqiptari ishte baba i 3 fëmijëve dhe punonte në një parking, aty dhe ku ndodhi ngjarja tragjike. “Mbarova punë me ty”, mësohet se bërtiti 68-vjeçari pasi e qëlloi dhe vrau shqiptarin.

    Dëshmitarë të ngjarjes, thanë se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ata treguan se përpara se ta qëllonte për vdekje shqiptarin, palët ishin përfshirë në një zënkë.

    Shkak dyshohet se u bë fakti se autori kërkonte një vend të mirë në parking. Pas sherrit, autori shkoi lart në apartamentin e tij, mori pushkën dhe u kthye te parkingu duke e qëlluar 40-vjeçarin me gjakftohtësi.

  • I qetë, me syze e kapele! Si u kap në Tiranë vrasësi i dy vëllezërve për borxhin e vjetër?

    I qetë, me syze e kapele! Si u kap në Tiranë vrasësi i dy vëllezërve për borxhin e vjetër?

    Arrestohet në Tiranë pas 11 vitesh arrati Eduart Kurti 48-vjeç. Si rezultat i këtij operacioni shënjestra u prangos në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit. Ai është dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy vëllezërve në vitin 2012 në Tiranë.

    Ai ekzekutoi me plumb në kokë dy vëllezërit Iglent e Sokol Haxhialiu brenda makinës së tyre mbrëmjen e datës 1 dhjetor 2012 në Tiranë. Iglent dhe Sokol Haxhialiu ishin pronarë të disa bizneseve në Tiranë dhe në Vlorë.

    Vëllezërit nga Berati prej disa vitesh jetonin në Tiranë në zonën e ish-Bllokut dhe kishin në pronësi 3 apartamentet e katit të gjashtë të një pallati.

    Ata posedonin edhe një hotel luksoz në zonën e Dhërmiut në Vlorë, paratë për ndërtimin e të cilit dyshohet se ia kishin marrë borxh, autorit të dyshuar të ngjarjes, Eduart Kurti.

    Disa muaj përpara kryerjes së krimit, Kurti kishte nisur t’ua kujtonte borxhin dhe interesin prej 5 për qind të një shume prej 200 mijë dollarë që ata i kishin marrë hua.

    Për këtë arsye dyshohet të ketë ndodhur edhe krimi i dyfishtë, në makinën me të cilën udhëtonin vëllezërit.