Category: Lajme

  • “Me jep 12 mijë paund të shkoj në Angli”, djali i shkruan vajzës, por merr përgjigjen e papritur(Foto)

    “Me jep 12 mijë paund të shkoj në Angli”, djali i shkruan vajzës, por merr përgjigjen e papritur(Foto)

    Është mjaft e zakonshme ditët e sotme, që në bisedat me të rinjtë, të diskutohet lidhur me të larguarit nga Shqipëria.

    Edhe kur bëhet fjalë për ndere, apo disktutime mes tyre, duket se e vetmja çështje mbetet kjo e “të shpëtuarit nga Shqipëria”.

    Dhe kështu, një djalë i ka shkruar një shoqes së tij, duke i kërkuar një nder.

    Pa hezituar, ajo ka pranuar… pa e ditur se do t’i kërkonte 12 mijë paund për t’u larguar në Angli.

    Përgjigja e vajzës ka qenë me të vërtetë e veçantë, e cila është ofruar t’i japë jo 12 mijë, por 13 mijë.

    Normalisht as ajo s’e ka patur seriozisht se kush është ai budalla që të jep 13 mijë paund sot, (hahah – shaka, se ka, edhe mund të ketë :p).

    Por, i rëndësishëm mbetet gjesti. Shpesh ke nevojë të dëgjosh një fjalë të mirë, se si kanë ardhur kohët sot… bota po ngelet pa njerëz të mirë, dhe kjo është më e rëndë se kriza ekonomike dhe ngrohja globale. /meganews.al

  • Bledi Mane shpërthen ndaj Arian Çani: Antishqiptar, shan vendin që e pasuron çdo ditë

    Bledi Mane shpërthen ndaj Arian Çani: Antishqiptar, shan vendin që e pasuron çdo ditë

    Gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me procesin gjyqësor për blerje votash ndaj kyebashkiakut të zgjedhur të Himraës, Fredi Bleri.

    Në fjalën e tij, Mane u ndal dhe te mbrojtja që Arian Çani i bëri rastit të Belerit në emisionin “Noë” në Euronews Albania mbrëmjen e djeshme.

    Mane tha se Çani është një person i cili pasurohet çdo ditë në Shqipëri, por e shan atë në ?5do dalje të tij publike.

    Ai shtoi se nëse një gazetar grek do të fliste keq për kombin e vetë, ai nuk do të mund të dilte më kurrë në televizionet greke.

  • EMRI/ Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar

    EMRI/ Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar

    Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit të njohur Pëllumb Bataj.

    Në një reagim në Facebook, Berisha ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit, ka përkujtuar dhe momente nga jeta e Pëllumb Batajt, dhe përfshirjen e tij në lëvizjet e viteve ’90.

    “Fill pas përmbysjes së shtatores së diktatorit në Tiranë, kur falangat terroriste rrëmbyen armët kundër forcave demokratike, Pëllumb Bataj me guxim të veçantë publikoi artikullin e tij të mirënjohur “Blloku i Blinduar” në të cilin ai sulmonte bllokmentet hoxhist që kishin zgjedhur të mbroheshin me tanke kundër popullit të revoltuar”, kujton Berisha.

    Reagimi i Berishës

    Homazh për gazetarin e njohur Pëllumb Bataj!

    Të dashur miq, Pëllumb Bataj publicist dhe gazetar i njohur, mbylli sytë përgjithmonë. Pellumbi ishte ajo plejadë e gazetarëve të cilët në vitet ‘90 nën ndikimin e glaznosnit dhe ndryshimeve të mëdha që pësoi europa lindore, u përpoq të ndikonte në transprencën në vend dhe me shkrimet e tij u rrjeshtua në mbështetje të forcave demokratike.

    Në një nga momentet më kritike të revolucionit demokratik, fill pas përmbysjes së shtatores së diktatorit në Tiranë, kur falangat terroriste rrëmbyen armët kundër forcave demokratike, Pëllumb Bataj me guxim të veçantë publikoi artikullin e tij të mirënjohur “Blloku i Blinduar” në të cilin ai sulmonte bllokmentet hoxhist që kishin zgjedhur të mbroheshin me tanke kundër popullit të revoltuar.

    Ai qendroi i papërkulur në bindjet e tij demokratike dhe vazhdoi serinë e shkrimeve në mbrojtje të forcave demokratike. Atdhetar, njeri i dashur e plot humor, Pëllumb Bataj do i mungojë përgjithmonë familjes të afërmve dhe miqve të tij.

    Unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve si dhe dhe mirënjohjen e thellë për miqësinë dhe mbështetjen e çmuar dhe i lutem zotit qe shpirti i mirë i Pëllumb Bataj të gjejë paqen e merituar.

  • Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni se çfarë ndodh me motin më parë

    Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni se çfarë ndodh me motin më parë

    Përsa i përket fundjavës vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët vetëm përgjatë relieveve malore.

    Era pritet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug do të fitoj shpejtësi deri në 9m/sek.

    Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

  • EMRI/ Po shkonte në punë, ky është shqiptari që u aksidentua për vdekje në Itali

    EMRI/ Po shkonte në punë, ky është shqiptari që u aksidentua për vdekje në Itali

    Një 38-vjeçar shqiptar, baba i tre fëmijëve ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në via Tre Case në Tezze sul Brenta, pak para orës 8.

    Shqiptari Altin Lekaj kishte edhe kombësi italiane dhe prej shumë vitesh jetonte në Itali me bashkëshorten e tij, gjithashtu e lindur në Shqipëri, por shtetase italiane, dhe tre fëmijët e tyre të mitur, një 14 vjeç, një 13 vjeç dhe një 9 vjeç.

    Mëngjesin e djeshëm shqiptari po lëvizte me në një skuter Honda pasi po shkonte në një kompani në zonën ku punonte si punëtor.

    Por papritur, një mjet tip “Nissan” i drejtuar nga një 63-vjeçar frenoi dhe Altin Lekaj nuk mundi ta shmangte kontaktin me Nissan-in që udhëtonte në të njëjtin drejtim me. Por në atë moment shqiptari përfundoi në korsinë e kundërt dhe u përplas nga një automjeti tip “Audi”.

    Fatkeqësisht, përplasja mes Audit dhe skuterit ka sjellë vdekjen e shqiptarit 38-vjeçar për shkak të plagëve shumë të rënda që ka marrë./Albeu.com

  • Saga e hakmarrjes/ Vrau fqinjin në një klub nate në Shqipëri, si u ekzekutua Elson Kalaveri, kapen vrasësit në Itali

    Saga e hakmarrjes/ Vrau fqinjin në një klub nate në Shqipëri, si u ekzekutua Elson Kalaveri, kapen vrasësit në Itali

    Pesë persona , tre italianë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar nga policia këtë të premte në mengjes në Itali si të përfshirë në vrasjen e 36-vjeçarit Elson Kalaveri , në 18 gusht të 2022 në këtë vend.

    Operacioni u krye nga karabinierët e komandës provinciale të Pizës në sinergji me policinë e shtetit shqiptar. Gjyqtari hetues i gjykatës së Pizës, me kërkesë të prokurorisë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për pesë të arrestuarit.

    Ata akuzohen për vrasje me paramendim në bashkëpunim, mbajtje armësh dhe trafik targash. Ne mesin e te prangosurve si pasoje e bashkepunimit te autoriteteve italiane dhe shqiptare eshte edhe Shkelzen Keçi, qe dyshohet se eshte porositesi i vrasjes se Elson Kalavarit, pasi ky i fundit i kishte vrare vellain vite me pare pas nje sherri ne nje klub nate ne Shqiperi.

  • Zjarri në pallatin 10-katësh, zjarrfikësi tregon betejën me flakët: Veshja e ndërtestës me nënprodukt nafte

    Zjarri në pallatin 10-katësh, zjarrfikësi tregon betejën me flakët: Veshja e ndërtestës me nënprodukt nafte

    Bledar Bajrami, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri” tregon betejën për të shuar flakët në pallatin 10 katësh në rrugën “Sali Butka’ pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë.

    https://www.instagram.com/reel/CxLKqY4tRfg/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fa971dff-78a2-4413-9009-93c6b5e41a1f

    “Ka qenë i vështirë fillimi. Kishim vështirësi rrugën. Për të hyrë kemi prerë pemë. Kemi një autoshkallë 64 metra, gati 20 kate. Ishte e pamundur të futej pasi kishte hapësirë të ngushtë. Kishim fat se i gatshëm ishte Dhambi Gjerko, inxhinier, një nga komandantët që njihte mirë lëndën djegëse, dha jam besim plotë që ishte një nga drejtuesit që u duhej. Ka ndihmuar shërbimin zjarfikës për menaxhimnin shumë të mirë të situatës. Shikojmë që pallati është dëmtuar nga jashtë dhe kati sipër por në banesa brenda nuk ka hyrë zjarri. Mund të kemi dëmtuar shumë gjëra me ujë por zjarri nuk ka hyujë në apartam,te pëve atij kati që ishte dritarja hapur”, tha zjarrfikësi

    Ai ka dyshim për veshjen e pallatit.

    “Kam frikë për 2 gjëra, E para nata, sëse do ishte natën do ishte më e rëndë. 2. A kemi veshje të tillë ? Bota e ka ndaluar. Ky është një nënprodukt i naftës. Këtu mbaron. E përdorin për se ulin kostot dhe nuk duhet lejohej me ligj”, tha ai.

  • Ministri grek mbërrin në burgun e Durrësit për të takuar Fredi Belerin

    Ministri grek mbërrin në burgun e Durrësit për të takuar Fredi Belerin

    TIRANË-Paraditen e sotme në burgun e Durrësit ka mbërritur Ministri i Brendshëm grek Yannis Oikonomou për të takuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Oikonomou ndodhet në Tiranë, pasi një ditë më parë ishte pjesëmarrjes në Samitin e Ministrave të Brendshëm të vendeve të nismës së Berlinit.

    Çështja Beleri vijon nga dita në ditë të ketë një rrjedhë zhvillimesh. Zyrtarët grek në nivele të larta janë të përfshirë plotësisht në mbrojtjen e tij.

    Deri më tani, Beleri ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë.

    Beleri, i cili doli kandidati fitues në Bashkinë e Himarës u ndalua nga policia gjatë fushatës lokale për korrupsion zgjedhor. Ai u arrestua më 12 maj për blerje votash dhe pavarësisht se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, mbetet në qeli.

  • Djegia e pallatit në Tiranë, Policia shoqëron administratori dhe pronarin

    Djegia e pallatit në Tiranë, Policia shoqëron administratori dhe pronarin

    Policia ka shoqëruar administratorin dhe pronarin e banesës në katin e fundit, të pallatit që u përfshi në flakë masive ditën e sotme.

    Zjarri, i cili zgjati disa orë dhe prej rrethanave të vështira shkrumboi banesën në katin e fundit, sikurse shkaktoi dëme të shumta materiale.

    Pallati gjendet në zonën e ish-parkut të Autobusëve.

    Flakët kanë nisur rreth orës 14:20, në pallatin që ndodhet në rrugën “Sali Butka”. Shefi i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj tha se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë ndërkaq, 2 zjarrfikës janë në spital pas dëmeve që kanë marrë nga zjarri.

  • Iu dogj gjithçka nga flakët që shkrumbuan pallatin, banori: Sot do fle jashtë te stoli!

    Iu dogj gjithçka nga flakët që shkrumbuan pallatin, banori: Sot do fle jashtë te stoli!

    Një pallat 10-katësh u përfshi nga flakët mesditën e sotme në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.

    Flakët u përhapën me shpejtësi duke shkrumbuar plotësisht katet e fundit të pallatit, ndërsa dëmet janë të mëdha edhe për apartamentet e kateve të tjera.

    Një banor i këtij pallati duke folur për mediat tha se ai ka qenë i pari që ka parë zjarrin dhe ka dalë menjëherë jashtë.

    Ai thotë se sonte do flejë jashtë në stol pasi policia nuk i lejon të futen në apartamentet e tyre.

    S’e dimë ende sa dëme kemi nuk na lënë të futemi. Unë isha brenda kur mori flakë apartamenti. Filloi nga kati sipër isha i pari që kam dalë dhe pashë zjarrin. Zjarrfikësja ka ardhur menjëherë por zjarri u përhap shumë shpejt. Policia ndërhyri menjëherë për të nxjerrë banorët sepse as ata nuk e prisnin të bëhej kështu. Zjarri u përhap menjëherë. Unë banoj në katin e 5. Sonte do të fle te stoli.