Category: Lajme

  • “Vdekjen e kisha menduar por…”/Jozi i mërzitur me Loredanën, banorja e përqafon!

    “Vdekjen e kisha menduar por…”/Jozi i mërzitur me Loredanën, banorja e përqafon!

    Jozi është zhgënjyer nga sjellja e Loredanës dhe i ka shprehur se:

    Nuk e prisja atë sjellje dje nga ti.

    Loredana:

    Ti më the falëminderit. Vdekjen e kisha menduar por që të shkoja te ditëlindja e ish-it me vajzën që po bëhet tani, vajzën që pranoi të njihte. Këtë se kisha imagjinuar kurrë.

    Kozi:

    Mos fol kot tani. Çfarë lidhje kam unë me atë?

    Loredana e përqafon.

    Jozi:

    Po prisja të më uroje për ditëlindje në orën 00:00 dje.

  • Zjarri dogji fermën e bagëtive në Lezhë! Fermeri bën bilancin: Ngordhën mbi 300 kafshë, 100 milionë lekë dëm

    Zjarri dogji fermën e bagëtive në Lezhë! Fermeri bën bilancin: Ngordhën mbi 300 kafshë, 100 milionë lekë dëm

    Një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmjen e djeshme një fermë bagëtish në fshatin Barbullojë të Lezhës, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerin Gjin Toma.

    Flakët, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, janë përhapur me shpejtësi, duke lënë pas një bilanc dramatik.

    Pavarësisht përpjekjeve, fermeri nuk mundi të shpëtonte kafshët, ndërsa për shuarjen e flakëve u deshën pesë mjete zjarrfikëse.
    Sipas fermerit, vlera e dëmit të shkaktuar vlerësohet të jetë midis 90 dhe 100 milionë lekëve të vjetra.

    Ndërkohë, shërbimi veterinar në Lezhë ka asistuar sot në groposjen e bagëtive të ngordhura. Bilanci i zjarrit është shumë i madh, rreth 311 bagëti të imëta dhe 11 gjedhë janë djegur plotësisht në stallën e Gjin Tomës.

  • Enkelejd Alibeaj Fut Dy Vajzat Dhe Mamanë Në Listë Të Sigurtë Të Qarkut Të Tiranës, Kreu I “Djathtas 1912”: Na E Detyron Ligji, Do Të Dorëhiqen

    Enkelejd Alibeaj Fut Dy Vajzat Dhe Mamanë Në Listë Të Sigurtë Të Qarkut Të Tiranës, Kreu I “Djathtas 1912”: Na E Detyron Ligji, Do Të Dorëhiqen

    gjedhjet e 11 majit zbuluan një fenonem të pandodhur më parë. Parti të vogla që garojnë me lista të mbyllura të cilat janë të mbushur me emra familjarësh.

    Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet’ u bë debat në rrjet pasi futi në listën e mbyllur të qarkut të Beratit babanë, por mësohet se edhe Enkelejd Alibeaj përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim’ ka kandiduar familjarë të tij në listën e mbyllur të Tiranës.

    Dy vajzat e tij, Gea 25 vjeçe dhe Meg, 19 vjeçe dhe mamaja e tij Valentina janë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës.

    Në një reagim, Alibeaj pranon se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, duke thënë se ‘ligji i keq të detyron të bësh strategji’. Më tej, ai shton se ata do të dorëhiqen.

    Postimi i Alibeajt

    Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listën! Për këtë arsye, familjarët në listën e mbyllur, me garancinë për t’u dorëhequr pasuri.

    Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët ishin në listën e mbyllur.

    Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne rregjistrimin e listave. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre!

    Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!

    VO: … unë e di sa u lodha t’i mbush mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!

    Shqiptarja.com publikoi një ditë më parë listën e kandidatëve ku emri i vajzës së madhe të kreut të partisë ‘Djathtas 1912’, Gea Alibeaj është vënë e 5-ta në listë.

    Vajza e dytë, Meg Alibeaj është e 11-ta, ndërsa e renditur e 7-ta është Valentina Hamza Alibeaj, 74 vjeçe, mamaja e kryetarit të partisë. Vetë Alibeaj është renditur në listën e hapur i pari

  • Rama ftoi Dash Sulën në PS, reagon Berisha: Ai e ka vendin në PD! Përzgjedhja që bëri për Lapajn…

    Rama ftoi Dash Sulën në PS, reagon Berisha: Ai e ka vendin në PD! Përzgjedhja që bëri për Lapajn…

    Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ftesën e nënkuptuar që kryeministri Edi Rama i bëri sot Dashnor Sulës për t’iu bashkuar PS.

    Berisha ka deklaruar se Dashnor Sula është një eksponent i PD dhe ka bërë investime reale për këtë parti. Ai theksoi se vendi i Sulës është në PD dhe e cilësoi si të gabuar përzgjedhjen që ai bëri me Dashin dhe Lapajn, duke i quajtur ata paterica të Ramës.

    “Dashnor Sula është një eksponent i PD me investime reale të kësaj partie. Vendi i tij është në PD. Në këto deklarata shihet se sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi më Lapajn. Ata janë paterica të Ramës”, tha ai.

  • “Është bërë jastëku i Eglit…”/ Kujt i referohet Rozana me këtë fjali?

    “Është bërë jastëku i Eglit…”/ Kujt i referohet Rozana me këtë fjali?

    Rozana pas Prime-t ka diskutuar me Olën dhe i ka shprehur se:

    Danja qenka kot, ti tani ke javën tënde, ke ditë plot. Të dalë Danja që është bërë jastëk i Eglit.

    Ola:

    Shoqe të ngushta, gjimnazi dy.

    Rozana:

    Të lëvizë Danja se Egli duhet të tregojë që rri edhe vetëm si rrin Rozi.

    Ola:

    Nuk e vras mendjen.

  • Gjesti: “Është e pamundur, kurrë në jetë…”/ Çfarë i tha Ola banorit?

    Gjesti: “Është e pamundur, kurrë në jetë…”/ Çfarë i tha Ola banorit?

    Ola ka biseduar më Gjestin pas Prime-t dhe i ka shprehur se:

    O Mini kingi me brek, do dalësh ti njëherë pastaj unë. Pse të duket e pabesueshme?

    Gjesti

    Është e pamundur, kurrë në jetë, vetëm me ty jo.

    Ola:

    Me Kellyn kokë më kokë del ti.

    Kelly

    Mos ji kaq e sigurt.

    Ola:

    O Kelly të kanë harruar këtu ty, pash zotin. Nëse do ishe në nominim do kishe dalë që sot.

  • “Të ta bllokoj pak damarin?”/Nxehet situata mes Aldos dhe Rizartës në krevat: U nxi u bë sterr!

    “Të ta bllokoj pak damarin?”/Nxehet situata mes Aldos dhe Rizartës në krevat: U nxi u bë sterr!

    Aldo teksa ishte i shtrirë me Rizartën i ka thënë se:

    Të ta bllokoj pak damarin që të të zë gjumi?

    Rizarta:

    Ja ke bërë ndonjëherë ndonjë njeriu?

    Aldo:

    Jo.

    Rizarta:

    U ënjt?

    Aldo:

    U nxi u bë sterr.

    Rizarta:

    Kush është gjëja që pëlqen më pak te vetja?

    Aldo:

    Modestia, kam shumë.

  • Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

    Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

    Gjesti po vazhdon të jetë njëri nga banorët më pozitv brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

    Ai ka një energji të madhe dhe është shkaktar thuajse i të gjitha situatave brenda.

    E së fundmi pas spektaklit të së martës, ai ka bërë banorët të qeshnin, ndërkohë që u mundua të fliste në gjuhë letrare.

    E në anën tjetër, ai e mësonte Danja Kokën që të fliste si ‘kosovarët’, me zhargon.

    Me këtë rast u krijua një atmosferë e mirë në shtëpi, ndonëse nuk ka ndasi mes konkurrentëve.

    Gjesti duhet theksuar se menjëherë nga Big Brother i Kosovës kaloi në atë të Shqipërisë.

    Ai ka kaluar mbi 150 ditë në izolim dhe po përballon më së miri çdo situatë.

  • Një bashkëpunim mes Gjestit dhe Jozit?! Xhani Demika: “Më të kërkuarit nëpër club-e pas BBV4, 15 mijë euro koncert…”

    Një bashkëpunim mes Gjestit dhe Jozit?! Xhani Demika: “Më të kërkuarit nëpër club-e pas BBV4, 15 mijë euro koncert…”

    Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Xhani Demika. Ai foli më shumë mbi fatkeqësinë e ndodhur në diskotekën në Koçan me 59 viktima. Sa të sigurtë janë clubet e Tiranës nga ky aspekt? Xhani po ashtu u ndal edhe tek koncertet që banorët e BBV4 pritet të mbajnë pas daljes së tyre…

    Kush mendon se do të jetë më i suksesshëm me koncerte pas daljes nga “Big Brother VIP”?

    Nga artistët që janë të rinj atje, pa e krahasuar me Rozanën, kam përshtypjen që Jozi dhe Gjesti do të jenë goxha të pëlqyer dhe të suksesshëm tek pjesa e club-eve. Gjesti ka pjesën e RnB, atë pjesën karagjoze, si djali çapkën. Unë e njoh, jam ndër të parët që ka pasur koncert me Gjestin, por nuk kam dalë kurrë me tabelë në dorë për ta thënë këtë. Është djalë i mirë, i shkathët. Gjesti nuk është ai karagjozi që është atje, në jetën reale është serioz në punë, është korrekt, është shumë i gjendur, është pro çdo gjëje që ka të bëjë me muzikën, çdo lloj bashkëpunimi apo çdo gjë që ka të bëjë me koncertin. Kurse Jozin kam shumë vite që e njoh, që rreth vitit 2016. Edhe me Jozin nuk e ka ditur njeri që kam marrëdhënie shoqërore shumë të mira. Është djalë shumë i mirë dhe është muzikant shumë i mirë. Unë kam përshtypjen që Gjesti dhe Jozi duhet të kenë një bashkëpunim, por jo të dalin në një klip bashkë sepse janë shumë të ndryshëm.

    Sa parashikon se do të paguhet Gjesti për një koncert pas “Big Brother VIP”?

    Unë mendoj që Gjesti meriton të fitojë sepse është i vetmi person që ka përballuar dy “Big Brother” në një afat kohor 150 ditë dhe është i vetmi person që ka qenë i zhurmshëm në të dy BBV për të bërë një super aktivitet energjik. Pavarësisht se ne në Shqipëri këtë aktivitet energjik edhe e pëlqejmë edhe nuk e pëlqejmë shumë, sepse ndonjëherë kërkojmë dhe artikulimin, kërkojmë dhe oratorinë. Por që mendoj se Gjesti e fiton. Në momentin që Gjesti fiton “Big Brother”, Gjesti duhet të bëjë shumë kujdes me daljen e parë, sepse nëse do të ketë një shifër shumë të lartë do të tremben shumë club-et dhe do të jetë një gabim që mund të bëhet i vazhdueshëm. Kam përshtypjen që për daljen e parë të Gjestit, do të thonë 10-15 mijë euro direkt dhe kjo do të jetë shumë. Fillimi do të jetë marketing, pastaj do shohim se si do të jetë ecuria e Gjestit në pjesën e koncerteve dhe zhurmës.

  • Zbulohet kush ishte personi që tërhoqi zvarrë me makinë policin e rrugores në Tiranë!

    Zbulohet kush ishte personi që tërhoqi zvarrë me makinë policin e rrugores në Tiranë!

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, Policia bën të ditur se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i planëzuar me shërbim, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë.

    Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen.

    Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën.

    Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin. Drejtuesi i automjetit e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

    Mësohet se agresori është Florjan Koçeku, i cili është vënë në pranga.

    Njoftimi i policisë:

    Kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë Rrugore, në detyrë, vihet në pranga 31-vjeçari.

    Më datë 18.03.2025, te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i planëzuar me shërbim, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë.

    Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen.

    Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën.

    Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin.

    Drejtuesi i automjetit e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit, dhe në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të tij, konkretisht shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Tiranë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.