Category: Lajme

  • “Hape derën”, arrestohet një person i shpallur në kërkim në Tiranë

    “Hape derën”, arrestohet një person i shpallur në kërkim në Tiranë

    Një person i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga policia.

    Personi u ndalua në zonën e “Myslym Shyrit”, teksa ndodhej në makinë.

    Ende nuk dihen detaje se kush është person ii arrestuar dhe për çfarë ishte shpallur në kërkim.

    Pritet një reagim zyrtar nga ana e policisë./Albeu.com

  • U sëmur në çerdhe dhe ndërroi jetë në spital, flet babai i 2-vjeçarit nga Burreli: E gjeta të vdekur, djali gëzonte shëndet të mirë, s’ka pasur vrimë në zemër

    U sëmur në çerdhe dhe ndërroi jetë në spital, flet babai i 2-vjeçarit nga Burreli: E gjeta të vdekur, djali gëzonte shëndet të mirë, s’ka pasur vrimë në zemër

    Një ngjarje e rëndë ndodhi më 11 shtator në qytetin e Burrelit, ku një 2-vjeçar humbi jetën pasi u ndje keq në çerdhen shtetërore nr.2.

    Babai i të miturit, ditën e sotme në një intervistë për “Pa gjurmë” ka mohuar që vogëlushi kishte lindur me probleme në zemër.

    Renato Hoti tregon se çfarë i tha edukatorja në telefon para se ta dërgonin me urgjencë në spital dhe ku humbi jetën.

    Intervista e plotë

    Zoti Hoti u tha të paktën që djali ka pasur probleme, ka lindur me probleme në zemër dhe ky ishte dhe shkaku që ndërroi jetë pikërisht në 11 Shtator, ditën që u hapën çerdhet dhe shkollat.

    Renato Hoti: Djali me të vërtetë ka lindur para kohe, edhe ka ndenjur në inkubator një muaj, por unë i kam bërë dy herë analiza në Tiranë me skaner, me eko zemre. Doktorët nuk më kanë thënë asgjë, prandaj kjo është një gënjeshtër e madhe.

    E qartë, nga të gjitha vizitat që ju i keni bërë djalit që kur e keni sjellë në jetë, asnjëherë nuk keni mësuar nga mjekët se ai mund të kishte një problem shëndetësor të tillë.

    Renato Hoti: Jo, jo!

    Atë ditë e çuat në mëngjes në kopësht, si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?

    Renato Hoti: Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë.

    Nga deklaratat që kanë dhënë edukatoret mësuat se çfarë kishte ndodhur në atë kopësht, cfarë shqetësimesh kishin parë fillimisht te djali.

    Renato Hoti: Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë.

    Pra atë mëngjes kur nëna e ka dërguar në kopsht, ai nuk ka pasur as temperaturë, asgjë.

    Renato Hoti: Ai nuk ka pasur as temperaturë, asnjë gjë. Ka qenë shumë aktiv, shumë në rregull. Ai para tre-katër ditësh kaloi një temperaturë, edhe i plasi një dhëmballë. Pati edhe një diarre. Për fëmijët këto janë normale, por jo se ka pasur sëmundje tjetër. Këtë në qoftë se doni ta vërtetoni mund të shkoni te doktori në Burrel, që e ka vizituar herë pas here, e ka kuruar për virozat me ndonjë shurup. Jo që ta kurojnë nga zemra, siç thonë gazetarët.

    Ekspertiza mjeko-ligjore çafrë nxorri në fund? Çfarë iu thanë mjekët, cili ishte shkaku i vdekjes?

    Renato Hoti: Ata e kanë bërë ekspertizën, edhe nuk kemi parë asnjë gjë jashtë normales. I ka të gjitha në rregull. Tani do presin shkaqet, por tani më thanë që vonon një muaj, një muaj e gjysëm.

    Pra ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore?

    Renato Hoti: Jo, Akoma nuk ka dalë, por parametrat fizike i kishte në rregull.

    /Albeu.com.

  • Babë dhe bir “çmendën” prokurorët italianë për dy vite! Dingo dhe Gipsy “fundosin” shqiptarin tjetër të bandës

    Babë dhe bir “çmendën” prokurorët italianë për dy vite! Dingo dhe Gipsy “fundosin” shqiptarin tjetër të bandës

    Karabinierisë italiane ju deshën plot dy vite për të zbërthyer kodet që përdornin mafiozët shqiptarë për shpërndarjen e drogës Frosinone.

    Prej majit të vitit 2021 prokurorët dhe forcat e rendit në Frosinone po hetonin një grup të madh shqiptarësh, se si e shërndanin drogën në qendër të qytetit, e njohur ndryshe si “Ishulli i Lirit”.

    Hetimet nisën pasi në vitin 2021, në qendër të qytetit u kap një djalë i ri me disa gram koainë gati për t’i shitur. Të riut ju gjet një celular, dhe disa kode të çuitshme.

    Pas më shumë se dy vite hetimesh policia kuptoi se bëhej fjalë për “zile”, Babai dhe djali të dy me nënshtetësi shqiptare A.F dhe E.F koordinoheshin vetëm duke i dërguar zile njëri-tjetrit në celular, për të bërë porosinë dhe për ta dërguar te klienti.

    Për të arritur tek të gjithë anëtarët e bandës, policia e Frosinones përdori edhe dy qentë Dingo dhe Gipsy, të cilët arritën të gjejnë drohë tek shtëia e shqiptarit të pestë, i cili u arrestua dhe u dërgua në burg.

  • Deklarata ‘bombë’: Një tjetër listë me non grata ka mbërritur nga Britania, ministra dhe anëtarë të grupit të PS

    Deklarata ‘bombë’: Një tjetër listë me non grata ka mbërritur nga Britania, ministra dhe anëtarë të grupit të PS

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se një tjetër listë me non grata nga Britania e Madhe ka mbërritur në vendin tonë, ku sipas tij në listë janë edhe anëtarë të grupit parlamentar të PS dhe ministra. Po këtë deklaratë e bëri pak ditë më parë edhe deputeti Dash Sula.

    I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ nga gazetari Arbër Hitaj, deputeti Çollaku thotë se Rama duhet ta dalë dhe ta bëjë transparente këtë listë dhe të distancohet nga ata që janë shpallur non grata.

    Ndërkohë, ai thotë se duhet t’i jepet fund debateve për Partinë Demokratike dhe t’i kërkohet llogari qeverisë për këtë listë me non grata.

    “Lajmi para pak ditësh javësh se nga një alet strategjik janë sanksionuar mbi 13 deputetë përfshirë dhe anëtarë të kësaj qeverie askush nuk flet për këtë. A është e vërtetë? Rama ka përgjegjësi publike dhe shtetërore të bëj transparencë dhe të distancohet nga këto sanksione. Ka në grup parlamentar dhe anëtarë të qeverisë. Është detyrë e Ramës të bëjë transparent dhe të distancohet nga rastet non grata nga aleatët. Është një debat që duhet bërë dhe kryeministri duhet vënë në presion që t’i bëjë publike. Është e pakuptueshme pse një pjesë e opozitës hesht. E papranueshme që hesht”, tha Çollaku.

  • Temperatura vere në mes të shtatorit, sa do të shënojë termometri ditën e enjte

    Temperatura vere në mes të shtatorit, sa do të shënojë termometri ditën e enjte

    Për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me altrenime kthjellimesh si dhe vranësira kalimtare këto kryesisht deri në orët e mesditës e më pas mot përsëri i kthjellët.

    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatatare deri në 5m/sek.

    Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1 ballë

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 13 deri 30°C

    në zonat e ulëta 11 deri 35°C

    në zonat bregdetare 16 deri 32°C

  • Aksident në Maliq, “Audi” humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen 3 persona

    Aksident në Maliq, “Audi” humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen 3 persona

    Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik në Maliq.

    Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë mjekimin e duhur.

    Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i automjetit tip “Audi” ka humbur kontrollin, gjë që ka çuar në daljen e mjetit nga rruga.

    Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Njoftimi i Policisë:

    Maliq/Informacion paraprak

    Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

    Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

    Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • “Mendova se ishte i zi”/ Publikohen audiot tronditëse të ekuipazhit që mbyti pasagjerin në Portin e Pireut

    “Mendova se ishte i zi”/ Publikohen audiot tronditëse të ekuipazhit që mbyti pasagjerin në Portin e Pireut

    Ekuipazhet e trageteve bojkotuan punën të mërkurën në mëngjes (13 shtator), duke nisur një grevë 24-orëshe me qëllim të shprehjes së solidaritetit me familjen e pasagjerit të mbytur nga kolegët e tyre në tragetin e linjës Horizonti Blu javën e kaluar.

    Antonis Karyotis, 36 vjeç, u mbyt në portin e Pireut të martën e kaluar, pasi u shty në ujë nga tre anëtarë të ekuipazhit të tragetit, ndërsa përpiqej të hipte teksa trageti sapo ishte nisur për në Kretë.

    Në një njoftim, Federata Panhelenike e Detarëve (PNO), dënoi incidentin dhe bëri me dije se veprimet e tre punonjësve në Horizontin Blu bien ndesh me standardet profesionale dhe morale të sektorit.

    Policia po heton për rastin. Nga regjistrimet audio zbulohet se njëri nga anëtarët e ekuipazhit i akuzuar për shtyrjen e pasagjerit që më pas u mbyt në portin e Pireut pas ngjarjes i ka thënë kapitenit të tij: “Mendova se ishte i zi, pakistanez”.

    Regjistrimet zanore, janë publikuar nga televizioni MEGA, dhe kapin dialogët midis kapitenit dhe ekuipazhit të tij në Horizontin Blu, pak pasi Antonis Karyotis u shty nga rampa e ngarkimit të anijes dhe u mbyt. Në audio, i ndjeri etiketohet si “budalla” nga ekuipazhi.

    “Mendova se ai nuk kishte biletë. Mendova se ai ishte i zi, pakistanez, sepse ai ishte atje dhe bënte ecejake përreth anijes. Por ai nuk na tregoi asnjë biletë. Gjithçka që ai më tha ishte ‘Unë do të udhëtoj për në Kretë’”, dëgjohet duke thënë në audio anëtari i ekuipazhit që e shtyu.

  • “Jo 1 orë seks, i fërkojmë 2 minuta, pastaj…”/ Si “masazhatorja” stërvit “punonjësen e re”: Hiq prezervativin të paktën

    “Jo 1 orë seks, i fërkojmë 2 minuta, pastaj…”/ Si “masazhatorja” stërvit “punonjësen e re”: Hiq prezervativin të paktën

    Emisioni “Fiks Fare” ka zbuluar mbrëmjen e djeshme disa qendra masazhi që ishin kthyer në fole prostitucioni.

    Në një prej këtyre qendrave të masazhit, e infiltruara e emisonit “Fiks Fare” e cila kishte shkuar për t’u “punësuar” ka regjistruar biseda me disa prej vajzave që punonin aty, të moshave nga 20 deri në 26-vjeçe.

    Madje njëra prej tyre e instrukton se si të “eksitojë klientët”.

    “Kur futem në dhomë për të bërë s*ks, bëj ah ah që ta eksitoj”, tregon ajo, duke i mësuar edhe procesin e punës.

    Pjesë nga përgjimet:

    Vajza: Jo ka rënë pak puna, me 6000 është seksi, me 3000 ( të reja) goja, edhe nuk rrihet klientit 1 orë se s’do shpikim avion.

    Ka nga ata që kërkojmë 1 orë, ne nuk rrimë i përzëmë ashtu. Fërkojmë 2 minuta, 5 minuta pastaj fillojmë pjesën tjetër. Vijnë kastile për atë punë. 6000 lekë të reja është për mua, 4000 për menaxheren.

    Po sa goca ka?

    Vajza: Ne të dyja paradite dhe 6-7 jemi gjithsej

    Po sa bën në ditë ti?

    Vajza: 18-19 orarëshe, të zgjedhin vetë ato se do i thuash klientit, zgjidh njërën. E zgjedh ai dhe futesh.

    Ju japin 60 apo edhe më shumë?

    Vajza 2: Varet, po ju tek ndonjë klienti të të japë më shumë.

    Sa keni që po punoni?

    Vajza 2: Kam 1 vit e gjysmë këtu

    Vajza 1: Unë kam 5 muaj. Po do zihesh, e di sa raste jemi zënë edhe me grushte klientin këtu.

    Po e di burri se çfarë pune bën?

    Vajza 1: Çdo burrë e di se ku punon goca, Çdo gocë që punon këtu është e martuar dhe me fëmijë.

    Biseda mes vajzave pasi njëra mbaron punë me klientin?

    Vajza 1: Mbarove? Ishte i besdisshëm?

    Po ti sa vjeç je?

    Vajza 1: Jam 20-vjeçe. Ti i merr 6000 ( të reja) kurse klienti thotë tjetër për tjetër, më ka marrë goca më shumë, dua edhe 1 orë seks.

    Edhe e pyet klientin sa të ka marrë goca kur del nga dhoma pasi mbaron punë me ty.

    Menaxherja vetë nuk punon?

    Vajza 2: Jo, ajo ka fëmijë dhe burrin, është menaxhere ajo. Vishu sa më shumë provokative që të bësh klientin për vete.

    Vajza 1: Hyn me klientin në dhomë, e rregullon derisa të lahet ai, e ke rregulluar.

    Vajza 2: Të paktën hiq prezervativin, ajo është e rëndësishja.

    S’thonë gjë këto të pallatit?

    Vajza 2: Edhe po bënë, asgjë nuk na gjen, gjasme mblidhen që të ankohen që të vijë policia E di policia se çfarë pune bëjmë.

    Vajza 3: Kjo punë ka vështirësi, punë ka o zemra, pa gjë nuk del. Puna në darkë është deri në 2 të natës. Po mirë kemi dalë, se është 10000 të reja në total.

    Unë kam 18-20 klientë, ajo 15 klientë. E di se kap 1 milionë, 1 milion e 30.000. Është qendër që ka më shumë punë se të gjithë të tjerat.

    Mbaro njërin 5 minuta, shko tek tjetri. Nuk llogaritet masazhi fare. Rrobat e klientit i fusim në dollap sepse mund të ketë ndonjë kamera, ndonjë gjë pse të digjemi.

    Të gjithë në janar kanë qenë të mbyllur, vetëm ne kemi që të hapur. Nuk do rrish një orë seks ti se s’ka shans. E kishim një në moshë ne, ishte shtatzënë 5 muajshe. Unë jam më e madhja 26 vjeçe.

    Në momentin që mbaron dhomën tënde, mbledh letrën me prezervativ dhe i hedh vetëm tek koshi. Kur ti futesh në dhomë, kur bën seks, unë bën ah ah që ta eksitoj.

    Që të mos dëgjohemi jashtë ngre muzikën sa të dojë kokrra e qejfit ty. Këta kanë 3-4 qendra o zemra.

  • 49-vjeçari plagos me thikë kushëririn në Tiranë

    49-vjeçari plagos me thikë kushëririn në Tiranë

    Një 49-vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë pasi ka plagosur me thikë kushëririn e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

    Policia thotë se i plagosuri është një 31-vjeçar, i cili është transportuar drejt spitalit për ndihmë të specializuar.

    Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

  • Kush ia ndërroi mendjen? Florjan Binaj i futet politikës (VIDEO)

    Kush ia ndërroi mendjen? Florjan Binaj i futet politikës (VIDEO)

    Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj duket se ka bërë një hap të ri në karrierën e tij, duke iu bashkuar politikës.

    Ai i është bashkuar Adriatik Lapajt, i cili do të hapë një parti të re. Aktori ka shpërndarë një video-mesazh shpalos edhe disa prej pikave që do të mbështesë.

    “Përshëndetje, unë jam Florjan Binaj. Shtetet e mëdha i kanë bërë njerëzit ëndërrimtar, njerëzit mendjendritur, njerëzit punëtorë dhe mbi të gjitha ata që janë dhe që e duan atdheun.

    Fatkeqësisht në vendin tonë gjatë këtyre 33 viteve të paskomunizmit kanë ikur nga Shqipëria më shumë shqiptarë nga ç’kanë ikur nga 500 vite pushtim osman, nga një luftë ballkanike dhe dy luftra botërore, nga 50 vite komunizëm të mbledhura së bashku.

    Ne nuk mund të krijojmë zgjidhje me të njëjtat mjete që kemi krijuar këto probleme. Prandaj në këto momente teper të rëndësishëm pa ligjin e referendumeve, pa votën e emigrantëve, pa depolitizimin e administratës dhe pa ndryshimin e kodit zgjedhor, Shqipëria jo 33 vite por as 333 vite nuk do i dalin për ta bërë sërish Shqipërinë një vend të begatë. Shqipëria bëhet”, dëgjohet të thotë Binaj.

    Kujtojmë se vetëm disa muaj më parë, Florjan Binaj mohoi pjesmarrjen e tij në politik, e cila ka qenë gjithmonë temë diskutimi.

    https://www.instagram.com/florjanbinaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bb4a3f5e-1c85-4d89-bdbf-8fdb223ee8d2