Category: Lajme

  • E zë korrenti në tarracën e shtëpisë, humb jetën një grua në Tiranë

    E zë korrenti në tarracën e shtëpisë, humb jetën një grua në Tiranë

    Një grua humbi jetën këtë të mërkurë në Tiranë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në tarracën e banesës së viktimës, që ndodhet në afërsi të TEG-ut.

    “Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të Policisë së Tiranës./tvklan.al

  • Kishte adresa Facebook-u false, arrestohet i riu nga Elbasani

    Kishte adresa Facebook-u false, arrestohet i riu nga Elbasani

    Policia në Elbasan ka arrstuar një 31-vjeçar, i cili gjatë periudhës tetor 2022-shtator 2023, ka krijuar 8 llogari false, duke përdorur në kundërshtim me ligjin, të dhëna të shtetasve të tjerë.

    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. T., Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, 2 celularë nëpërmjet të cilëve ky shtetas menaxhonte llogaritë.

    Njoftimi i policisë:

    Policia e Shtetit

    Finalizohet operacioni policor i koduar ”Kredencialet”, i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik, e DPPSH-së, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Kibernetik, të DVP Elbasan.

    Krijoi për rreth një vit, 8 llogari false në rrjete sociale, me të dhëna të shtetasve të tjerë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

    Sekuestrohen 2 celularë me të cilët menaxhoheshin llogaritë.

    Specialistët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, për një rast të veprës penale “Falsifikimi kompjuterik”, finalizuan operacionin policor të koduar ”Kredencialet”.

    Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. T., 31 vjeç, banues në fshatin Shijon, Elbasan.

    Nga veprimet hetimore rezultoi se 31-vjeçari, gjatë periudhës tetor 2022-shtator 2023, ka krijuar 8 llogari false, duke përdorur në kundërshtim me ligjin, të dhëna të shtetasve të tjerë.

    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. T., Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, 2 celularë nëpërmjet të cilëve ky shtetas menaxhonte llogaritë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • “I preka këmbët, nuk reagonte”, flet babi i 2-vjeçarit që ndërroi jetë në çerdhe: Mjeku më tha nuk kam çfarë t’i bëj

    “I preka këmbët, nuk reagonte”, flet babi i 2-vjeçarit që ndërroi jetë në çerdhe: Mjeku më tha nuk kam çfarë t’i bëj

    Babi i 2-vjeçarit, i cili humbi jetën dy ditë më parë (11 shtator) pasi shfaqi probleme shëndetësore në çerdhe, ka rrëfyer detaje se si mori vesh vdekjen e të birit.

    Renato Hoti, në emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, pohoi se ditën që kishte dërguar fëmijën për në çerdhe, ishte aktiv dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ai tregoi se ishte në punë kur e telefonoi drejtoresha e çerdhes në Burrel e cila i njoftoi se i mituri ishte dërguar me urgjencë në spital.

    Babai i 2-vjeçarit rrëfeu se kur shkoi atje e gjeti të birin pa shenja jete.

    “Unë isha tek puna, na mori në telefon drejtoresha e çerdhes dhe më tha se e kemi nis djalin tuaj urgjencë në spital. U habita se 5 minuta më parë kishte folur bashkëshortja dhe i kishin thënë se ishte në gjumë, është shumë mirë, kur shkova tek spitali e gjeta pa jetë. Edukatorja po mundohej të më shpjegonte por s’isha në gjendje. Ajo më tha e kam mbajtur në krah.

    Pati pak shqetësim, 3-4 ditë dhe i doli dhëmballa, dhe u qetësua, filloi të hante, ishte prapë aktiv. Dhe ditën që e çuam, ishte shëndoshë e mirë. Vetë nusja e nisi tek çerdhja, rreth orës 8 e pak. Ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30.

    Drejtoresha nuk ishte tek spitali, vetëm dy edukatoret, ato po mundoheshin të ma shpjegon u zgjua nga gjumi duke vjellë.”

    I pyetur se nëse dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur si rezultat i pakujdesisë së stafit të çerdhes, Reanto Hoti deklaroi: “Kush nuk të bën gjë tek fëmija. Për pakudjesi, nuk ma do mendja. Me vrimë në zemër se kush portal e ka nxjerrë, i kam bërë analizat disa herë në Tiranë. Çuni ka qenë 2 vjeç edhe me vrimë në zemër nuk ka qenë.

    Para se ta zinte gjumi edukatoret i kanë thënë se është shumë aktiv. Komunikimi i fundit ka qenë rreth 10 minuta para ngjarjes. Mjeku tha më ka ardhur pa jetë fëmija. Ndonjëherë, ndoshta edhe ndihma e parë nuk shërben.

    Unë sa kam shkuar,e kam prekur tek këmbët, nuk reagonte, edhe mjeku ma bëri me shenjë më tha ‘nuk kam çfarë të bëj’.”

    Gjatë intervistës, babai, tregoi se në fakt 2 vjeçari kishte ardhur në jetë si rezultat i një lindjeje të parakohshme dhe për pak kohë ka qëndruar në inkubator.

    “Ky fëmijë ka lindur i parakohshëm, ka ndenjur në inkubator, rezultoi kaloi”, tha ai./bw

  • “Kap deri në 18-19 klientë brenda 10 orarshit”/ Pr*stitucion në qendrat e masazhit, në pranga 2 persona

    “Kap deri në 18-19 klientë brenda 10 orarshit”/ Pr*stitucion në qendrat e masazhit, në pranga 2 persona

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pas publikimit të investigimit për ushtrim prostitucioni në disa qendra masazhesh në kryeqytet.

    Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Fiks Fare”, për disa qendra masazhesh, në Tiranë, ju bëjmë me dije se:

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, në vijim të procedimit penal të regjistruar në muajin shkurt të këtij viti, si dhe pas publikimit të pamjeve filmike, bënë ndalimin e shtetases E. O., 30 vjeçe (administratore e një qendre masazhesh), si dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë (pronari i qendrës së masazheve).

    Në lidhje me rastet e tjera të transmetuara, janë kryer veprimet procedurale për subjektet e përmendura në video, konkretisht:

    – Më datë 10.01.2023, janë arrestuar 2 punonjëse të një qendre masazhesh në rrugën “Teodor Keko”;
    – Më datë 27.03.2023, janë arrestuar 6 shtetas (administratori, 1 klient dhe 4 punonjëse), në një qendër masazhesh në rrugën “Teodor Keko”;

    – Më datë 19.07.2023, është arrestuar 1 punonjëse e qendrës së masazheve dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetase të tjera. (Në vijim të veprimeve procedurale për këtë qendër masazhesh, u bë ndalimi i shtetases E. O. dhe shpallja në kërkim e shtetasit O. Rr.).

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Priste të bëhej baba/ Humb jetën tragjikisht 27-vjeçari shqiptar, habit veprimi i të afërmit (EMRI)

    Priste të bëhej baba/ Humb jetën tragjikisht 27-vjeçari shqiptar, habit veprimi i të afërmit (EMRI)

    Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Sipas autoriteteve ai humbi kontrollin e motorit tip Yamaha R6 me të cilin po udhëtonte. Aksidenti ndodhi në Circonvallazione Oriani, një zonë në Verona.

    Viktima 27-vjeçar është identifikuar si Redon Qevani i cili për shkaqe që pritet të konstatohen nga grupi hetimor ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është përplasur me një pemë.

    Si pasojë e goditjes, shqiptari ka humbur jetën, ndërsa në vendin e aksidentit pas ngjarjes shkuan mbi 30 të afërm të viktimës.

    Redon Qevani do të bëhej së shpejti baba i një djali, teksa një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen.

  • “Nuk i rrihet klientit 1 orë s*ks, se s’do të shpikim avion”- Qendrat e masazhit në “fole” prostitucioni, 20-vjeçarja: Kap deri në 18-19 klientë në ditë brenda 10 orarshit! Ja sa paguhemi

    “Nuk i rrihet klientit 1 orë s*ks, se s’do të shpikim avion”- Qendrat e masazhit në “fole” prostitucioni, 20-vjeçarja: Kap deri në 18-19 klientë në ditë brenda 10 orarshit! Ja sa paguhemi

    Qendrat e masazheve janë kthyer në fole prostitucioni, ku vajzat kamuflohen si masazhatore, por ofrojnë seks kundrejt pagesës.

    Pronarët që disponojnë këto të ashtuqujtura qendra marrin përqindjen e tyre, por ka dhe nga ata që marrin lekët dhe paguajnë vajzat me përqindje.

    Me një vëzhgim të thjeshtë që bën në rrjetet sociale që nga instagrami por edhe në Tik Tok sheh një mori femrash që ekspozojnë trupin e tyre e të ftojnë në qendrën e tyre të masazhit duke lënë poshtë edhe numrin e kontaktit. Shumica prej tyre reklamohen me emrin viral tashmë ”Buza e re”.

    Emisioni “Fisk Fare” hyri në këto qendra masazhi duke zbuluar sërish mënyrën e punësimit dhe se çfarë ofrohej në to kundrejt pagesës. Vëzhgimi u shtri në 5 qendra masazhi që nga Komuna e Parisit në Astir e kudo nëpër Tiranë. Shërbimi që ofronin këto qendra ishte po i njëjti; seks kundrejt parave.

    Një bashkëpunëtore e emisionit investigativ hyri në këto fole prostitucioni me pretekstin për të gjetur punë si masazhatore, por ajo që mësoi është se këto qendra ofronin gjithçka tjetër përveç masazhit. Madje tek qendra në Astir pronarja shpjegon se ka dy punëtore dhe se klientët që frekuentojnë qendrën e saj vijnë vetëm për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Klienti duhet të paguajë minimumi 4 000 lekë që i merr pronarja e më pas mbetet në dorë të punëtoreve të seksit se sa t’u kërkojnë klientëve për veten e tyre. Ajo tregon se biznesi i saj nuk ka probleme më shtetin, sepse edhe pse ushtron një aktivitet të jashtëligjshëm siç është prostitucioni, ajo i jep ryshfet policisë.

    Edhe në një qendër tjetër në rrugën ‘Bardhyl’, bashkëpunëtoren e Fiksit e pret pronarja e qendrës së masazheve , e cila dikur kishte qenë vetë punonjëse seksi në një qendër të tillë. Ajo e dinte shumë mirë se si funksionon prostitucioni në këto qendra ndaj pohon se asaj klienti duhet t’i paguaj 4000 lekë. ” Se çfarë bëjnë vajzat brenda me klientin e dinë vetë, rëndësi ka që ky i fundit të mbetet i kënaqur dhe të rikthehet” pohon ajo.

    Por ka edhe nga ato qendra që e mbajnë nga një punëtore që vërtet është masazhatore, por që vajzat e tjera siç shprehen vetë ato ‘punojnë’ , e thënë ndryshe prostituojnë. Kështu është rasti edhe i kësaj qendre në Astir. Vajzat paguhen nga 500 lekë për çdo klientë nga pronari ” dhe se çfarë pazaresh bëjnë vetë me klientin është punë e tyre” shprehet menaxherja. Madje ajo shpjegon ‘ punën’ me detaje dhe çmime ku shprehet se në qendrën e tyre vajzat bëjnë “blow job”, ose “hand job” dhe çmimin e vendosin së bashku me klientin. Pagesa varion 5000 lekë, 8000 apo 10.000 lekë.

    “Një gocë nuk e kam për atë punë, dy të tjerat janë. Nëse ty të intereson duhet ta di dhe kaq”, thotë administratorja.

    Çmimet si janë?

    “Ke handjob dhe blowjob, çmimet ia vendos ti, janë 8000 lekë, 10.000, 5000 të reja duke rënë në dakord me klientin, çfarë të pëlqen ty dhe çfarë i pëlqen atij.”

    Gocat çfarë moshe kanë?

    “Gocat janë të reja, 22, 25, 14 vjeçe. Bën çfarë bën, është serioz mbi të gjitha sepse kur del nga ajo dhoma aty jemi të gjitha serioze.”

    Qendra tjetër ku bashkëpunëtorja e e Fiksit u paraqitë ndodhej tek Komuna e Parisit. Këtu punëtoret e seksit nuk kishin rrogë, por bakshishe nga klientët. Njëra prej tyre flet pa ndrojtje se bashkishet ishin 6000 lekë seks komplet dhe 3000 lekë seks oral. Por në takimin e dytë me pronaren e qendrës Fiksi merr më shumë informacion se si veprohej në këtë fole prostitucioni. Çdo gjë ishte e monitoruar me kamera që nga hyrja e pallatit në të cilën ndodhej qendra e masazheve. Në të ushtronin prostitucion vajza nga mosha 20 vjeç deri në 26 vjeç, të cilat ishin të martuara ( kishte edhe me fëmijë). Ato pohuan se bashkëshortët e tyre ishin në dijeni të ‘punës’ që ato bënin. Zakonisht punonin deri në 10 orë në ditë dhe kalonin 11 klientë e më shumë në ditë.

    “Jo ka rënë pak puna, me 6000 është seksi, me 3000 ( të reja) goja, edhe nuk rrihet klientit 1 orë se s’do shpikim avion. Ka nga ata që kërkojmë 1 orë, ne nuk rrimë i përzëmë ashtu. Fërkojmë 2 minuta, 5 minuta pastaj fillojmë pjesën tjetër. Vijnë kastile për atë punë. 6000 lekë të reja është për mua, 4000 për menaxheren. Jemi 6-7 gjithsej.”

    Ti sa bën në ditë

    Tregojnë se kishte edhe raste kur çdo njëra kapte deri në 18-19 klientë në ditë brenda 10 orarshit. Ato më pas hyjnë në detaje sesa kohë duhet të rrish me klientin si t’i marrësh paratë dhe sa më shpejt të mbarosh punë aq më mirë, pasi ka klientë të tjerë që presin në radhë. Rregull i pathyeshëm në punë ishte se klientit i futeshin rrobat bashkë me telefonin në një dollap, për mos patur mundësi filmimi. Secila prej tyre kishte një bllok personal ku mbanin numrin e klientëve që kishin bërë në ditë, dhe për çdo klientë pronares së qendrës i linin 4000 lekë.

    “Unë kam 1 vit e gjysmë që punoj këtu. Kemi pasur raste që jemi zënë edhe me grushte me klientin këtu. Policia nuk vjen se na mbron Klevi, paguan lekë ajo.”

    “Nuk na vjen asnjëherë policia, të gjitha janë mbyllur vetëm ne jo. Unë jam e martuar kam 2 vite me atë çunin. Çdo burrë e di se ku punon goca, të gjitha gocat që punojnë këtu janë të martuara dhe me fëmijë. Unë jam 20-vjeçe.”

    Nëse u ndodh ndonjë problem gjatë ushtrimit të prostitucionit me ndonjë nga klientët, pronarja u vinte në ndihmë. Përsa i përket policisë nuk shqetësoheshin. Vajzat pohuan se pronarët paguajnë nga 10 mijë deri në 20 mijë euro muaj, sepse kishin edhe disa qendra të tjera të tilla ku ushtrohej prostitucioni nëpër Tiranë. Kështu që nga kjo anë ishin më shumë se të qeta në ushtrimin e prostitucionit.

    “Tani kur ti futesh në dhomë, kur bën seks, unë bëj ah ah, që ta eksitoj. Që të mos dëgjohem jashtë, ngre zërin e muzikës sa të dojë kokrra e qejfit ty ose sa të durojë ai, Këto kanë 3-4 qendra, Prezervativët i blen vetë, unë marr nga këto të mirët. Nuk na vjen kush këtu se paguan lekë ai nja 20 mijë euro në muaj a 10 mijë euro varet sesi ecën”, thotë një vajzë tjetër.

    Madje gjatë kohës që bashkëpunëtorja e Fiksit ndodhej në këtë qendër vijnë edhe klientë që kërkojnë vajza për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

    Pra në të gjitha qendrat ku Fiksi u interesua kryhej prostitucion, masazhi është thjesht kamuflim. /TCH

  • Policia greke gjen shtëpinë e 6 viktimave, dyshohet se kishin vrarë një person në Francë, ekzekutimi për hakmarrje

    Policia greke gjen shtëpinë e 6 viktimave, dyshohet se kishin vrarë një person në Francë, ekzekutimi për hakmarrje

    Mediet greke kanë publikuar shtëpinë e 6 personave të cilët u ekzekutuan pasditen e djeshme në Athinë.

    Shtëpia ndodhet afër vendit ku ndodhi vrasja, në rrugën Ethnikis Antistaseos.

    Shtëpia do të kontrollohet nga zyrtarët e EL.AS-it për të zbuluar nëse brenda saj ka ndonjë element që mund të hedhë më shumë dritë mbi atë që ndodhi.

    Përplasja e dy organizatave kriminale që veprojnë në Turqi dhe një vrasje në Francë janë ndoshta përgjigja për enigmën e ekzekutimit të 6 personave ditën e djeshme.

    Policia po shqyrton mundësinë që ekzekutimi në Lutsa lidhet me një vrasje të ndodhur në Francë. Viktimë mbeti një person që ishte anëtar i njërit prej dy grupeve.

    Pas vrasjes, sipas informacioneve, autorët dyshohet se janë larguar nga Franca dhe kanë ardhur në Greqi për të gjetur strehim.

    Ndaj policia po shqyrton mundësinë që autorët e kësaj vrasjeje të ndodhur në atë kohë në Francë të jenë viktimat e sulmit të djeshëm dhe janë ekzekutuar për hakmarrje.

    Në të njëjtën kohë, ata e konsiderojnë shumë të mundshme që me rastin të jetë i lidhur turku i arrestuar dje në aeroportin Eleftherios Venizelos dhe kjo pasi nga njëra anë dyshohet se ka prenotuar një biletë një orë pas masakrës dhe nga ana tjetër, sepse katër gëzhoja të të njëjtit kalibër me atë që kishin sulmuesit iu gjetën në gëzhojat e bagazhit të tij.

    Sakaq, mediat turke raportojnë se gjashtë të vdekurit në Lutsa dyshohet se ishin bashkëpunëtorë të kryemafiozit Baris Boyun.

    Shtypi turk raporton se Baris Boyun është përfshirë në një sërë sulmesh të armatosura në Turqi dhe tani jeton në Itali si i arratisur. Ai njihet për bandën e vrasësve me motoçikleta me qira që ka themeluar në Stamboll dhe ka qenë subjekt i sulmeve jashtë vendit në të kaluarën, ndërsa grupe të tilla kriminale thuhet se kanë edhe ndikim politik në lagje. Policia greke vazhdon hetimet./Albeu.com

  • Skandal në Mal të Zi! Zbulohet një tunel i hapur nga mafia, të çon brenda Gjykatës së Lartë

    Skandal në Mal të Zi! Zbulohet një tunel i hapur nga mafia, të çon brenda Gjykatës së Lartë

    Një tunel rreth 30 metra i gjatë është zbuluar në Mal të Zi dhe kjo rrugë nëntokësore të çon në ambinentet e brendshme të Gjykatës së Lartë.

    Sipas medias malazeze “Vijesti” tuneli është hapur nga mafia dhe ky rrugë u mundësoi atyre aksesin në Gjykatën e Lartë të Podgoricës.

    Mësohet se nga hetimet e kryera, rezulton se pas tunelit qëndron grupi kriminal. Aty janë gjetur sende që i përkasin një anëtari të këtij grupi, Slobodan Kašćelan.

    Një burim për “Vijesti” pohon se tuneli është hapur për maksimumi një muaj e gjysmë. Sipas këtyre informacioneve, pronarët e kanë dhënë me qira banesën në bodrumin e pallatit, përballë ndërtesës së gjykatës, në fund të muajit korrik. Aksioni me shumë gjasa është kryer në muajin gusht, ndërkohë që pjesa më e madhe e punonjësve në administratën shtetërore, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, ishin me pushime.

    Sipas një prej bashkëbiseduesve të gazetës, qiramarrësit e banesës kanë përdorur dokumente false.

  • Rikthehet Covid-19/ Shumë shpejt një vaksinë e re, ja çfarë thonë ekspertët në SHBA

    Rikthehet Covid-19/ Shumë shpejt një vaksinë e re, ja çfarë thonë ekspertët në SHBA

    Një grup ekspertësh rikthyen edhe njëherë diskutimet për Covid-19, pas shqetësimeve të javëve të fundit me rritjen e numrit të të sëmurëve, kryesisht me probleme në frymëmarrje.

    Dhe për ta, këshilla më e mirë në këtë moment, teksa jemi edhe në nisjen e stinës së vjeshtë, është edhe një dozë vaksine anti-covid. Këshilltarët votuan 13-1, në rekomandim për vaksinimin e popullatës, duke nisur nga foshnjet 6-muajshe e deri tek të moshuarit.

    Të gjithë janë të rrezikuar, në këtë moment tha doktoreshë Camille Kotton, një anëtarë e panelit të CDC, që votoi pro një doze të radhës.

    “Le ta mbajnë Amerikën të fortë e të shëndetshme” shtoi ai. “Të bëjmë kundër Covid-it, gjithçka mundemi për të parandaluar shtimin e rasteve. Ta çrrënjosim Covid-in” thanë mjekët.

    Administrata e ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA i dha dritën jeshile që të hënën e kësaj jave, një doze të radhës me vaksinat Moderna dhe Pfizer. Ndërkohë shumë shpejt, pritet të dalë në treg një vaksinë e re, nga Novovax, që po shqyrtohet nga FDA dhe pritet aprovimi final.

  • I dha të miturit cigare kanabisi dhe videon e postoi në TikTok, arrestohet 31-vjeçari

    I dha të miturit cigare kanabisi dhe videon e postoi në TikTok, arrestohet 31-vjeçari

    I dha për të pirë një të mituri, cigare me lëndë narkotike kanabis, e filmoi dhe e postoi videon në rrjetin social Tik Tok, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

    Strukturat hetimore të DVP Lezhë, menjëherë pas publikimit të një videoje, në rrjetin social Tik Tok, në të cilën shfaqej një shtetas duke i dhënë për të pirë një të mituri, cigare me lëndë të dyshuar narkotike, kanë nisur verifikimet për identifikimin e shtetasit që shfaqej në video.

    Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i shtetasit G. A.( K.), 31 vjeç, banues në Patok, Kurbin.

    Në vijim të veprimeve procedurale, specialisët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë 31-vjeçarin, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

    Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me të miturit apo me nxënësit dhe cilindo që tenton të nxisë fëmijët për të përdorur lëndë narkotike apo për t’i përfshirë në vepra të tjera penale, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.