Category: Lajme

  • Policia greke gjen shtëpinë e 6 viktimave, dyshohet se kishin vrarë një person në Francë, ekzekutimi i tyre për …

    Policia greke gjen shtëpinë e 6 viktimave, dyshohet se kishin vrarë një person në Francë, ekzekutimi i tyre për …

    Mediet greke kanë publikuar shtëpinë e 6 personave të cilët u ekzekutuan pasditen e djeshme në Athinë. Shtëpia ndodhet afër vendit ku ndodhi vrasja, në rrugën Ethnikis Antistaseos.

    Shtëpia do të kontrollohet nga zyrtarët e EL.AS-it për të zbuluar nëse brenda saj ka ndonjë element që mund të hedhë më shumë dritë mbi atë që ndodhi.

    Përplasja e dy organizatave kriminale që veprojnë në Turqi dhe një vrasje në Francë janë ndoshta përgjigja për enigmën e ekzekutimit të 6 personave ditën e djeshme.

    Policia po shqyrton mundësinë që ekzekutimi në Lutsa lidhet me një vrasje të ndodhur në Francë. Viktimë mbeti një person që ishte anëtar i njërit prej dy grupeve.

    Pas vrasjes, sipas informacioneve, autorët dyshohet se janë larguar nga Franca dhe kanë ardhur në Greqi për të gjetur strehim.

    Ndaj policia po shqyrton mundësinë që autorët e kësaj vrasjeje të ndodhur në atë kohë në Francë të jenë viktimat e sulmit të djeshëm dhe janë ekzekutuar për hakmarrje.

    Në të njëjtën kohë, ata e konsiderojnë shumë të mundshme që me rastin të jetë i lidhur turku i arrestuar dje në aeroportin Eleftherios Venizelos dhe kjo pasi nga njëra anë dyshohet se ka prenotuar një biletë një orë pas masakrës dhe nga ana tjetër, sepse katër gëzhoja të të njëjtit kalibër me atë që kishin sulmuesit iu gjetën në gëzhojat e bagazhit të tij.

    Sakaq, mediat turke raportojnë se gjashtë të vdekurit në Lutsa dyshohet se ishin bashkëpunëtorë të kryemafiozit Baris Boyun.

    Shtypi turk raporton se Baris Boyun është përfshirë në një sërë sulmesh të armatosura në Turqi dhe tani jeton në Itali si i arratisur. Ai njihet për bandën e vrasësve me motoçikleta me qira që ka themeluar në Stamboll dhe ka qenë subjekt i sulmeve jashtë vendit në të kaluarën, ndërsa grupe të tilla kriminale thuhet se kanë edhe ndikim politik në lagje. Policia greke vazhdon hetimet.

  • “O fytyrë m*t, pe**rast, do vij të të vras”. Dentisti i prish dhëmbët dhe kërcënon italianin

    “O fytyrë m*t, pe**rast, do vij të të vras”. Dentisti i prish dhëmbët dhe kërcënon italianin

    Luka Karta ( Luca Carta) është një shtetas italian, i cili punon në Irlandë. Me rekomandimin e një italiani tjetër, ai erdhi në Tiranë para disa muajsh për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri.

    Italiani e paguan mjekun stomatolog me 4500 Euro në dorë dhe pas 1 jave qëndrimi në Tiranë, largohet. Atje vuri re se njëri implant ra dhe nisi t’i shkruajë mjekut. Pasi u konsultua e u lidh me një mjek italian, ky i fundit konstatoi, se punimi i bërë nga David Todri ishte jo cilësor dhe me shumë probleme.

    “Unë punoj si shofer autobusi dhe një pasagjer më tha, se një miku i vet njihte një dentist të mirë në Tiranë.Unë kisha nevojë për implantologji.Epo mirë, thashë. Kur kisha gati paratë, telefonova këtë italian dhe më dha numrin e telefonit të David Todrit, stomatologut. E telefonova dhe më tha, që të vija dhe se cdo gjë do të shkonte shumë mirë. Ndërhyri në 8 dhëmbët lart dhe 6 poshtë.Qëndrova 1 javë në Shqipëri dhe e pagova 4500 euro në dorë.Nuk më dha faturë, sepse duhej të ritkhehesha në shtator përsëri dhe atëherë do të më jepte faturën prej 7 mijë euro në total. U ktheva për të punuar në Irlandë dhe dakord, pak dhimbje në fillim, por shiko, implanti ishte infektuar. Shkova te një mjek italian dhe ai më tha, se duhej hequr infeksioni dhe duhej kryer operimi. Bëra një radiografi totale dhe ia dhashë mjekut stomatolog, Dr.Palmas, dhe ai pa një strukturë jo të rregullt të punimit dhe se mjeku në Tiranë nuk kishte bërë pastrim fare.Dua të gjitha paratë e mia mbrapsht, paratë për riparimin, që i kam bërë dhëmbëve këtu dhe dëmshpërblim”, thotë pacienti italian Luka Karta.

    Në bisedat, që ka bërë pacienti me mjekun shqiptar, ky i fundit e fyen rëndë dhe e kërcënon se do ta vrasë.

    Luka Karta: A i pe mesazhet? Kur më ra njeri dhëmb, unë e telefonova dentistin David Todri dhe po i kërkoja shpjegime dhe më tha, që nuk vdes askush, pse ra një dhëmb.Po i shpjegoja, se ai nuk ka punuar mirë me strukturën e dhëmbëve. M’u kthye keq, më tha fjalë shumë fyese, kërcënime shumë të rënda. I dëgjove audiomesazhet, që më ka nisur?

    David Todri, stomatolog: O fytyrë m…! O pe…! E di, se çfarë do të të bëj, po të erdha ty? Do të të fus…në gojë! Përse ke frikë”?

    Mesazh i stomatologut David Todri: “Ti je një homoseksual! Sa keq më vjen për ty! Prej teje dua, që të më bësh seks oral. Koha do ta tregojë, kush jam unë dhe kush je ti. Do vij, të të vras! Ti nuk je gjë tjetër, veçse një ndyrësirë”!

    Emisioni Stop shkoi pranë klinikës dentare Todri, që gjendet në zonën e “Komunës së Parisit”. Askush nuk doli. Por gazetari i Stop pati një bisedë telefonike me stomatologun David Todri.

    Stomatologu David Todri: Ik, mos më merr mua në telefon, ti! Mbylle…!

    Tani, Lukës, bërja e dhëmbëve nga e para i ka kushtuar 12 mijë Euro. Ai kërkon paratë, që i dha mjekut shqiptar dhe dëmshpërblimin. Për këtë rast, Stop iu drejtua Urdhrit të Stomatologut.

    Alban Peca, Sekretar i Përgjithshëm i USSH: Ne duke zbatuar rregulloren e gjykimit disiplinor profesional, ja kemi komunikuar menjëherë këshillit rajonal të Urdhrit të Stomatologut të Fierit dhe i kemi këshilluar që të vazhdojë menjëherë procedura sipas rregullores. Ai duhet të sjellë një ankesë me shkrim ose në pamundësi për ta sjellë vetë për arsye të ndryshme mund të japë një prokurë të një avokati dhe ta paraqesë sipas rregullave që kemi ne.

    Xhevdet Sadikaj, president i USSH Fier, thotë se për kërcënimet shtetasi italian duhet të shkojë në polici. Ndërsa për punën profesionale, Sadikaj thotë se duhen dëgjuar të dyja palët dhe i interesuari duhet të bëjë kërkesë me shkrim, se çfarë kërkon nga Urdhri i Stomatologut./tvklan

  • Qendrat e masazhit “fole” PROSTITUCIONI, “Buza e re” 10 deri në 18 klientë në ditë

    Qendrat e masazhit “fole” PROSTITUCIONI, “Buza e re” 10 deri në 18 klientë në ditë

    Fiks Fare denoncon për të disatën herë qendrat e masazheve të cilat janë kthyer në fole prostitucioni. Vajzat kamuflohen si masazhatore, por që ofrojnë seks kundrejt pagesës.

    Pronarët që disponojnë këto të ashtuqujtura qendra marrin përqindjen e tyre, por ka dhe nga ata që marrin lekët dhe paguajnë vajzat me përqindje.

    Gjithsesi çdo gjë është sheshit, të gjithë e dinë, e të gjithë bëjnë sikur s’e dinë. Me një vëzhgim të thjeshtë që bën në rrjetet sociale që nga instagrami por edhe në Tik Tok sheh një mori femrash që ekspozojnë trupin e tyre e të ftojnë në qendrën e tyre të masazhit duke lënë poshtë edhe numrin e kontaktit. Shumica prej tyre reklamohen me emrin viral tashmë ” Buza e re”.

    Fiksi hyri në këto qendra masazhi duke zbuluar sërish mënyrën e punësimit dhe se çfarë ofrohej në to kundrejt pagesës. Vëzhgimi i Fiksit u shtri në 5 qendra masazhi që nga Komuna e Parisit në Astir e kudo nëpër Tiranë. Shërbimi që ofronin këto qendra ishte po i njëjti; seks kundrejt parave.

    Një bashkëpunëtore e Fiksit hyri në këto fole prostitucioni me pretekstin për të gjetur punë si masazhatore, por ajo që mësoi është se këto qendra ofronin gjithçka tjetër përveç masazhit. Madje tek qendra në Astir pronarja shpjegon se ka dy punëtore dhe se klientët që frekuentojnë qendrën e saj vijnë vetëm për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Klienti duhet të paguajë minimumi 4 000 lekë që i merr pronarja e më pas mbetet në dorë të punëtoreve të seksit se sa t’u kërkojnë klientëve për veten e tyre. Ajo tregon se biznesi i saj nuk ka probleme më shtetin, sepse edhe pse ushtron një aktivitet të jashtëligjshëm siç është prostitucioni, ajo i jep ryshfet policisë.

    Edhe në një qendër tjetër në rrugën ‘Bardhyl’, bashkëpunëtoren e Fiksit e pret pronarja e qendrës së masazheve , e cila dikur kishte qenë vetë punonjëse seksi në një qendër të tillë. Ajo e dinte shumë mirë se si funksionon prostitucioni në këto qendra ndaj pohon se asaj klienti duhet t’i paguaj 4000 lekë. ” Se çfarë bëjnë vajzat brenda me klientin e dinë vetë, rëndësi ka që ky i fundit të mbetet i kënaqur dhe të rikthehet” pohon ajo.

    Por ka edhe nga ato qendra që e mbajnë nga një punëtore që vërtet është masazhatore, por që vajzat e tjera siç shprehen vetë ato ‘punojnë’ , e thënë ndryshe prostituojnë. Kështu është rasti edhe i kësaj qendre në Astir. Vajzat paguhen nga 500 lekë për çdo klientë nga pronari ” dhe se çfarë pazaresh bëjnë vetë me klientin është punë e tyre” shprehet menaxherja. Madje ajo shpjegon ‘ punën’ me detaje dhe çmime ku shprehet se në qendrën e tyre vajzat bëjnë “blow job”, ose “hand job” dhe çmimin e vendosin së bashku me klientin. Pagesa varion 5000 lekë, 8000 apo 10.000 lekë.

    Qendra tjetër ku bashkëpunëtorja e e Fiksit u paraqitë ndodhej tek Komuna e Parisit. Këtu punëtoret e seksit nuk kishin rrogë, por bakshishe nga klientët. Njëra prej tyre flet pa ndrojtje se bashkishet ishin 6000 lekë seks komplet dhe 3000 lekë seks oral. Por në takimin e dytë me pronaren e qendrës Fiksi merr më shumë informacion se si veprohej në këtë fole prostitucioni. Çdo gjë ishte e monitoruar me kamera që nga hyrja e pallatit në të cilën ndodhej qendra e masazheve. Në të ushtronin prostitucion vajza nga mosha 20 vjeç deri në 26 vjeç, të cilat ishin të martuara ( kishte edhe me fëmijë). Ato pohuan se bashkëshortët e tyre ishin në dijeni të ‘punës’ që ato bënin. Zakonisht punonin deri në 10 orë në ditë dhe kalonin 11 klientë e më shumë në ditë.

    Tregojnë se kishte edhe raste kur çdo njëra kapte deri në 18-19 klientë në ditë brenda 10 orarshit. Ato më pas hyjnë në detaje sesa kohë duhet të rrish me klientin si t’i marrësh paratë dhe sa më shpejt të mbarosh punë aq më mirë, pasi ka klientë të tjerë që presin në radhë. Rregull i pathyeshëm në punë ishte se klientit i futeshin rrobat bashkë me telefonin në një dollap, për mos patur mundësi filmimi. Secila prej tyre kishte një bllok personal ku mbanin numrin e klientëve që kishin bërë në ditë, dhe për çdo klientë pronares së qendrës i linin 4000 lekë. Nëse u ndodh ndonjë problem gjatë ushtrimit të prostitucionit me ndonjë nga klientët, pronarja u vinte në ndihmë. Përsa i përket policisë nuk shqetësoheshin. Vajzat pohuan se pronarët paguajnë nga 10 mijë deri në 20 mijë euro muaj, sepse kishin edhe disa qendra të tjera të tilla ku ushtrohej prostitucioni nëpër Tiranë. Kështu që nga kjo anë ishin më shumë se të qeta në ushtrimin e prostitucionit.

    Madje gjatë kohës që bashkëpunëtorja e Fiksit ndodhej në këtë qendër vijnë edhe klientë që kërkojnë vajza për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

    Pra në të gjitha qendrat ku Fiksi u interesua kryhej prostitucion, masazhi është thjesht kamuflim./ Top Channel

  • “Kosova është Serbi”, Dardanët dalin nga fusha pas banderolave me gjuhë urrejtjeje të tifozëve rumunë

    “Kosova është Serbi”, Dardanët dalin nga fusha pas banderolave me gjuhë urrejtjeje të tifozëve rumunë

    Skuadra e Kosovës ka dalë nga fusha e lojës ndërsa po luante në Bukuresht përballë skuadrës së Rumanisë, pasi tifozët vendas kanë shpalour një banderolë ku shkruhej “Kosova është Serbi’.

    Futbollistët e Kosovës nuk kanë pranuar të vijojnë më lojën, duke dalë nga fusha.

    Gjithashtu në fushë janë hedhur edhe mjete piroteknike, duke vënë në rrezik lojatrët.

    Ndërkohë jemi ende në pritje të një vendimi se çfarë do të ndodhë.

  • EMRI/ Akuzohet si shkaktari i aksidentit që i mori jetën Aldo Gjokës, arrestohet 44-vjecari…

    EMRI/ Akuzohet si shkaktari i aksidentit që i mori jetën Aldo Gjokës, arrestohet 44-vjecari…

    Policia italiane ka arrestuar 44-vjeçarin shqiptar Rezeart turku, i cili akuzohet si shkaktari i aksidentit ku humbi jetën në 7 shtator, bashkëkombasi i tij 29-vjeçari Aldo Gjoka, banues në Leçe.

    Sipas asaj që raportojnë mediat italiane Turku banonte prej disa vitesh në qytetin e Otrantos.

    Shqiptari u arrestua për vrasje në rrugë për shkak të rrethanave rënduese ndaj tij. Nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

    44-vjeçari ishte në drejtimin e një ‘Jaguar’-i, ndërsa Gjoka po lëvizte me një motor ‘Yamaha’. 44-vjeçari Turku mbrohet nga avokati Nicola Di Bello dhe pritet të japë versionin e tij të ngjarjes. Por për momentin ai ndodhet në spital dhe nuk është në gjendje të shkojë në gjykatë. Turku ka pësuar fraktura në gjoks dhe brinjë.

    Sa i përket viktimës Aldo Gjoka, i cili njihej nga të gjithë si ‘Aldino’, u përcoll mëngjesin e 10 shtatorit në banesën e fundit. Siç shkruajnë mediat italiane, shumica e të pranishmëve në funeral kanë qenë të rinj, të apasionuar pas motorëve si i riu.

    Si pasojë e përplasjes që ndodhi në Torre Speçhia, motori i Gjokës përfundoi pas një muri të një banese. Mjeti i tij mori flakë dhe dokumentet e tij u shkatërruan, prandaj u desh pak kohë që të verifikohej identiteti i tij. Aldo do të mbushte për pak ditë 29 vjeç.

  • FOTO/ Gjenden peshq të ngordhur në një kanal në Lezhë, çfarë dyshohet

    FOTO/ Gjenden peshq të ngordhur në një kanal në Lezhë, çfarë dyshohet

    LEZHË– Një numër i konsiderueshëm peshqish janë gjetur të ngordhur ditën e sotme në një kanal në fshatin Kodhel të njësisë administrative Dajç.

    Menjëherë IKMT-së Lezhë në bashkëpunim me policia kanë mbërritur me vendngjarje për inspektimin e zonës.

    Nga vëzhgimet paraprake nuk është konstatuar ndonjë subjekt industrial apo individ që mund të këtë hedhur lëndë helmuese, ndërkohe që janë marrë kampione të ujit për t’u dërguar për analiza të thelluara.

  • Javë me mot mjaft të nxehtë, por zbuloni kur priten rrebeshe lokale shiu

    Javë me mot mjaft të nxehtë, por zbuloni kur priten rrebeshe lokale shiu

    Moti mjaft i ngrohtë veror do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave, madje me intensitet të shtuar dhe këtë e kemi sqaruar me disa postime paraprake. Gjatë mesit të javës pritet kulminacioni i të nxehtit të kësaj vale të nxehtësisë verore. Temperaturat në Kosovë pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, ndërsa ndonjë gradë më lartë në zonat më të nxehta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Shqipëri gjatë tërë javës pret mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë. Ulje krejtësisht të lehta të temperaturave mund të ketë afër fundjavës, ndërsa krejt në fundjavë mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

    Kosova, veriu u Malit të Zi, pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Lugina e Preshevës do të kenë mot mjaft të nxehtë deri të enjtën. Edhe nga e enjta do të jtë nxehtë, por me ulje të lehta të temperaturave, ndërsa vende-vende parashihen rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut do të jenë më të rralla dhe më të izoluara të enjtën, ndërsa nga e premta do të vijnë duke u intensifikuar dhe përhapur. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta në tërë rajonin, ndërsa në zonat e rrebesheve të shiut ulja e temperaturave në pjesën e dytë të javës do të jetë më e theksuar. Reshjet që vijnë në pjesën e dytë të javës nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, megjithatë në disa vise priten rrebeshe nganjëherë intensive.

    Pra, edhe një javë me mot shumë të nxehtë veror. Në Shqipëri nxehtë dhe me diell afërsisht deri të dielën. Në Kosovë nga e enjta ulje e lehtë e temperaturave me ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Nga e premta rrebeshe më të përhapura dhe më intensive, por prapë mbetet ngrohtë edhe pse normalisht temperaturat shënojnë ulje sidomos në kohën dhe zonat e rrebesheve të shiut.

    Ishte ky parashikimi javor i motit për tërë rajonin tonë. Nëse ka ndonjë ndryshim eventual (gjë që mund të ndodhë) do të njoftoheni në postimet tona të përditshme.

  • E vrau në korridorin e pallatit, detaje nga krimi në familje, polici priti të iknin fëmijët që të qëllonte gruan dhe veten

    E vrau në korridorin e pallatit, detaje nga krimi në familje, polici priti të iknin fëmijët që të qëllonte gruan dhe veten

    Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Kalamaria të Selanikut, ku një polic 38-vjeçar qëlloi dhe vrau gruan e tij 42-vjeçare.

    Mediet greke kanë bërë publike detaje të reja nga tragjedia.

    Mësohet se policia ka vrarë nga korridori i pallatit ish-bashkëshorten e tij 42-vjeçare, pak sekonda para se t’i drejtonte armën e gjuetisë vetes dhe t’i hepte fund jetës.

    Polici 38-vjeçar duket se ka pritur që dy fëmijët e tyre, 12 dhe 14 vjeç , të niseshin për në shkollë dhe sapo djemtë hipën në autobusin e shkollës, ai u ngjit në pallat dhe vrau gruan.

    Për arsye të paqarta, autori nuk ka hyrë në banesë, por dyshohet se ka vrarë 42-vjeçaren në korridorin e përbashkët të katit të 6-të, ku gjaku ka arritur deri në katin e katërt të pallatit dhe banorët duke thirrur në panik kanë lajmëruar policinë.

    Kur policët u ngjitën në katin e 6-të, jashtë banesës ku ndodhi krimi dhe vetëvrasja, kanë parë viktimën dhe autorin të shtrirë përtokë në një pellg gjaku. 42- vjeçarja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pranë derës së hyrjes së banesës dhe nuk ka pasur kohë të reagojë kur ka parë ish-bashkëshortin e saj të armatosur. Për momentin nuk dihet nëse mes tyre ka pasur ndonjë sherr të mëparshëm.

    Në vitin 2023, çifti u nda me pëlqim të ndërsjellë.

    Punonjësi i policisë L. M. ka shërbyer në departamentin e Y.T.E.B.E. (NënDrejtoria e Aplikacioneve Teknike të Greqisë së Veriut), ndërkohë që i ishte hequr arma e shërbimit. /Albeu.com/

  • Rasti makabër i qëllimit me armë ndaj maces në Tiranë, Gjoka: Mjaft! Jemi turp i Ballkanit, Europës dhe botës

    Rasti makabër i qëllimit me armë ndaj maces në Tiranë, Gjoka: Mjaft! Jemi turp i Ballkanit, Europës dhe botës

    Një video që ka qarkulluar ditën e sotme, ku një person me armë zjarri qëllon mace në Tiranë, ka tronditur opinionin publik në vendin tonë.

    Pasi pamjet janë bërë publike, policia ka njoftuar se është shoqëruar në komisariat shtetasi me iniciale S.K., banues në Tiranë, i cili ka kryer aktin. Gjatë kontrollit në mjetin e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur një armë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

    Në një lidhje direkte për emisionin “Rudina” në Tv Klan, animalistja Jonida Gjoka ka bërë thirrje që këto akte të mos ndodhin pasi kafshët thekson se ndjejnë dhimbje po aq sa edhe njerëzit.

    Jonida Gjoka, animaliste: Është një nga ngjarjet që është për ne kafshëdashëset, një ngjarje shumë e vështirë për ta parë sepse nuk arrij ta shoh dot. Është një ngjarje e frikshme, e dhimbshme që nuk duhet të ndodhë në këtë shekull. Është një problem madhor që duhet të komentohet në shumë nivele. Në nivelin pushtetor, në nivelin lokal dhe më pas tek ne qytetarët. Kafshët janë për t’u mbrojtur në këtë planet, nuk janë për t’u vrarë. Si mund të vritet një mace? Është si një fëmijë që nuk rritet kurrë dhe të jep vetëm dashuri. Nuk e besoj si një njeri normal mund ta bëjë këtë, një gjest makabër. Kjo është në zile që pushteti vendor dhe lokal duhet të zgjohet. Jemi turp i Ballkanit, Europës dhe botës. Nuk duhet të vrasim kafshët, nuk duhet. Gjenetika jonë është afër me ta, ndjenjë dhimbjen njësoj si ne. Nuk duhet të sillet një njeri në këtë lloj forme me një qenie kaq të brishtë. Shikoj fëmijë që i keqtrajtojnë, ne duhet ta vëmë në kurrikulën e sistemit të edukimit shkollor, trajtimin e kafshëve, se si duhet të sillemi me kafshët, me natyrën dhe me çdo gjë që duhet të respektojnë, sidomos me një kafshë, e cila ndjen dhimbje. Mjaft, mjaft! Nuk është bukur, nuk është njerëzore, gjeni pak dashuri brenda shpirtit tuaj për kafshët sepse janë pjesë e jona, e këtij planeti. Ju lutem, janë krijesë e Zotit!/tvklan.al

  • E vrau në korridorin e pallatit, detaje nga krimi në familje, polici priti të iknin fëmijët që të qëllonte gruan dhe veten

    E vrau në korridorin e pallatit, detaje nga krimi në familje, polici priti të iknin fëmijët që të qëllonte gruan dhe veten

    Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Kalamaria të Selanikut, ku një polic 38-vjeçar qëlloi dhe vrau gruan e tij 42-vjeçare.

    Mediet greke kanë bërë publike detaje të reja nga tragjedia.

    Mësohet se policia ka vrarë nga korridori i pallatit ish-bashkëshorten e tij 42-vjeçare, pak sekonda para se t’i drejtonte armën e gjuetisë vetes dhe t’i hepte fund jetës.

    Polici 38-vjeçar duket se ka pritur që dy fëmijët e tyre, 12 dhe 14 vjeç , të niseshin për në shkollë dhe sapo djemtë hipën në autobusin e shkollës, ai u ngjit në pallat dhe vrau gruan.

    Për arsye të paqarta, autori nuk ka hyrë në banesë, por dyshohet se ka vrarë 42-vjeçaren në korridorin e përbashkët të katit të 6-të, ku gjaku ka arritur deri në katin e katërt të pallatit dhe banorët duke thirrur në panik kanë lajmëruar policinë.

    Kur policët u ngjitën në katin e 6-të, jashtë banesës ku ndodhi krimi dhe vetëvrasja, kanë parë viktimën dhe autorin të shtrirë përtokë në një pellg gjaku. 42- vjeçarja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pranë derës së hyrjes së banesës dhe nuk ka pasur kohë të reagojë kur ka parë ish-bashkëshortin e saj të armatosur. Për momentin nuk dihet nëse mes tyre ka pasur ndonjë sherr të mëparshëm.

    Në vitin 2023, çifti u nda me pëlqim të ndërsjellë.

    Punonjësi i policisë L. M. ka shërbyer në departamentin e Y.T.E.B.E. (NënDrejtoria e Aplikacioneve Teknike të Greqisë së Veriut), ndërkohë që i ishte hequr arma e shërbimit. /Albeu.com/