Category: Lajme

  • “Berisha vrau 4 vëllezërit Haklaj”/ Avokati jep DETAJE: U takua me Metën në një hotel dhe…

    “Berisha vrau 4 vëllezërit Haklaj”/ Avokati jep DETAJE: U takua me Metën në një hotel dhe…

    I ftuar në “Breaking nga Xhoi Malësia”, avokati Idajet Beqiri ka folur në lidhje me vrasjen e vëllezërve Haklaj në Tropojë.

    Ai tha se të katërta vrasjet kanë qenë të organizuara nga Berisha dhe Meta, në një hotel në Tiranë.

    “Kanë qenë të organizuara të katërta vrasjet e vëllezërve Haklaj. Them krim shtetëror, sepse kryeministri Ilir Meta në atë kohë, në një takim në një hotel në Tiranë, kanë bërë të gjithë planin me Saliun, se si do ti ekzekutonin Haklajt në emër të anti-krimit gjoja. Ta pastronin gjoja Tropojën nga kriminelë të rrezikshëm”, tha avokati Idajet Beqiri për Top News.

  • E frikshme! Makina merr flakë në ecje në Vlorë

    E frikshme! Makina merr flakë në ecje në Vlorë

    Policia e Vlorës ka bërë me dije se pasditen e sotme rreth orës 17:00 një makinë tip “Fiat” ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje.

    Po ashtu mësohet se pronar i mjetit është një 20-vjeçar me inicialet B. A., dhe se për fat të mirë kjo ngjarje ka kaluar vetëm me dëme materiale.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

  • “Do bëj VETËGJYQËSI!”/ Ulja e dënimit për fisin Rraja, flet Jashar Maja: A po luajnë film me mua?

    “Do bëj VETËGJYQËSI!”/ Ulja e dënimit për fisin Rraja, flet Jashar Maja: A po luajnë film me mua?

    Prokuroria e Tiranës ka dalë në konkluzionin se dhuna e ushtruar ndaj dy anëtarëve të fisit Maja nga anëtarë të fisit Rraja, nuk u ka rrezikuar jetën, edhe pse kanë pasur thyerje kockash në kokë e trup.

    Prokuroria ka kërkuar që të ndryshohet akuza për anëtarët e fisit Rraja, familjarë të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, duke e kthyer nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, në “plagosje të lehtë me dashje”.

    Prokuroria u kërkon viktimave të dhunës që të ushtrojnë ankim, ose në të kundërt nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale ndaj autorëve.

    Jashar Maja i cili është dhunuar ka folur për “Shqipëria Live”, thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se tashmë nuk është i aftë as të punojë.

    “Kushëriri Bilibili do shkojë për ndërhyrje në Itali. Ka pas ndërhyrje në kokë, i është çarë kafka e kokës, të shkohësh grafitë habitesh. E ato thonë është goditje e lehtë. Nuk jam aspak dakord me këtë ekspertizë që kanë bo ata.

    Ku të ankohem moj motër?! Nuk ka shtet këtu, janë 10 veta aty me armë, aty shkruajnë se “dyshohet se janë lodër”. Ça jam unë, po luajnë film me mua? Unë s’kam ku të ankohem, s’kam besim, atëherë më detyron shteti të bëj vetëgjyqësi. Se s’ka shtet”, tha Jashar Maja për “Shqipëria Live” ditën e sotme.

  • U dhunua nga Rrajat, flet Jashar Maja: Nuk e kam lexuar dokumentin, do kërkoj të drejtën deri në fund

    U dhunua nga Rrajat, flet Jashar Maja: Nuk e kam lexuar dokumentin, do kërkoj të drejtën deri në fund

    Pasi Prokuroria e Tiranës ka zbutur akuzat, nga plagosje e rëndë me dashje në plagosje të lehtë dhe ata janë drejt fitimit të lirisë, Jashar Maja i cili u dhunua barbarisht nga fisi Rraja theksoi se do të kërkojë riekspertim, duke u shprehur se ka ende fraktura.

    Maja tregoi se nuk e ka lexuar dokumentin që ka firmosur. Ditën e djeshme Prokuroria njoftoi sa ka ndryshuar veprën nga plagosje e rëndë me dashje në plagosje e lehtë.

    “U njoftuam nga polici i zonës që në dijeni të shefit të Krimeve se duhet të paraqitemi në Komisariat. Nëse nuk paraqiteni na thanë se do të na merrnin me forcë. U paraqitëm dhe na thanë a je njohur me akt ekspertizën që ka nxjerrë Prokuroria?

    Ai më tha se ke për të firmosur me këtë. Kur isha duke biseduar mua më marrin në telefon se më kishte bërë aksident djali. Më merrte goca dhe unë ia mbyllja. Pastaj më bëri mesazh dhe isha i trazuar. Unë i thashë se bëj çfarë të duash në atë moment shefit sepse nuk jam dakord me atë gjë. Unë do të bëj ankimin, dua një të drejtë.

    Unë dokumentin e firmosa pa e lexuar. Nuk e mbaj mend fiks orën. Jam shprehur në mënyrë njerëzore. Ai më tha firmos këtu dhe firmosa, më dha kopje. Kopjen e Bilbilit nuk ma dha. Ndryshimi i masës është shumë e shëmtuar. Do t’i bëj denoncim Prokurorit. Unë në kokë kam qenë i çarë dy herë.

    Unë akoma përdor ilaçe sepse sa ngrihem në këmbë më merren mend. Ai Prokuror, Oficeri i Policisë Gjyqësore, mjeku nuk e di si e kanë bërë, a janë prindër ato apo jo?”, tha ndër të tjera Jashar Maja.

  • “Njerëz të panjohur drejtojnë shtetin”, deklarata e fortë e Spartak Ngjelës

    “Njerëz të panjohur drejtojnë shtetin”, deklarata e fortë e Spartak Ngjelës

    Për të folur për ndryshimet e reja në qeveri dhe lëvizjet e fundit në PD ishte i ftuar në një intervistë televizive avokati Spartak Ngjela.

    Ngjela analizoi ndryshimet në kabinetin qeveritar duke i cilësuar si të njëjta me ndërrimet që bënte ish-diktatori Enver Hoxha. Për Ngjelën emrat e rinj në qeveri janë njerëz të panjohur të cilët nuk mund të drejtojnë shtetin.

    Avokati shton se në vendin tonë nuk ka opinion publik të ndjeshëm ndaj veprimeve të qeverisë dhe prandaj ndodhin mjaft skandale.

    Spartak Ngjela: “Ishte ndërrim drastik me metodën e vjetër, me metodën e Enver Hoxhës, me njerëz të panjohur vetëm Shqipëria e ka këtë ndërrohen ministrat dhe ata që vijnë janë të panjohur.

    Njerëz ta panjohur të paidentifikuar si mund të drejtosh shtetin dhe qeverinë me njerëz të panjohur …që te jenë rehat vetë. Të mos kenë konkurrencë në nivelin intelektiv. Ka shqiptarë në katedra në perëndim. Këta kanë Lupen Shupen dhe Tupen…

    Nuk e kemi faktin të provuar është SPAK apo është kryeministri apo është disfata e qeverisë. Shoqëria vuan në një moment enigmatik, qeveria është sekret, nuk ka lidhje fare me të vërtetën. Nuk thotë fare asgjë. Nuk ka kontroll të opinionit publik. S’ka opinion publik. Po të kishte opinion publik nuk do ndodhnin këto”, tha avokati.

    Ndërsa për situatën e opozitës, Ngjela u ndal tek rikthimi i Bashës dhe lëvizjet e Bardhi-Berisha. Avokati e shikon të pamundur që opozita e përçarë të fitojë përballë qeverisë.

    Për të, Basha është me një grusht njerëzish dhe kurrsesi nuk mund të vijë në pushtet. Gjithashtu edhe Berisha me grupimin e tij nuk mund të fitojnë pasi është shpallur non-grata nga SHBA.

    Spartak Ngjela:”Opozita në parlament, zihen me njëri-tjetrin. Kanë opozitë me njëri-tjetrin nuk mendojnë fare për zhvillimin kombëtar.

    Nuk kanë fuqi të fitojnë. Kur flasim për parti opozitare duhet të jetë konkurrente me pushtet, janë kot. S’ka vlerë. Ku kanë ata, nuk i jep shpresë shoqërisë që merr pushtetin. E mendoni se Basha fiton me grushtin e njerëzve që ka. Ata janë të ndarë. Njëra është parti ligjore, tjetra është lëvizje kot. Kanë hyrë te Meta. Është ndarë PD nga ajo ligjorja sepse Saliun e kanë nxjerrë Non-Grata Washingtoni. Shqipëria aleat ka SHBA-në. Çkërkon ai?! Të shkatërrojë të djathtën?! Ku mund të krijohet e djathtë antimerikane në një vend europian”, u shpreh Ngjela.

    Për Ngjelën, lëvizja e Bashës për të nxjerrë jashtë grupit parlamentar të PD-së Berishën në 2021 ishte e saktë, pasi u diktua nga politika amerikane.

    Ndërsa ish-kryeministri bëri gabim sipas Ngjelës që e çoi çështjen në një gjykatë franceze kur duhej ta kishte çuar në një Gjykatë Federale në SHBA.

    Spartak Ngjela: “Çfarë do bëjnë si mund të vish me Non-Grata në Amerikë. I nxjerr Non-Grata gjithë lëvizjen. Kur SHBA të kanë nxjerrë Non-Grata ti duhet të bësh gjyq në gjykatë federale në SHBA, vajti në Francë, është budallalllëk. Si mund ta marri Blinkenin Franca sepse nuk shkon mirë me një shtetas shqiptar. Duhet të shkonte në një gjykatë federale dhe të rrëzonte dekretin Non-Grata. Nëse dekreti nuk rrëzohet, merr formën e prerë. Kanë shkatërruar opozitën dhe i kanë bërë dëme popullit shqiptar. Non-Grata dhe ai tjetri Basha e kishte të saktë lëvizjen, e hoqi nga grupi parlamentar dhe deklaroi se m’a kërkoi politka amerikane. Për kë luan Berisha?! Për Shqipërinë jo një herë?!”, përfundoi Ngjela.

  • Luizi paralajmëroi se do ta heqë nga Instagrami, Efi i paraprin, e heq e para nga ndjekësit

    Luizi paralajmëroi se do ta heqë nga Instagrami, Efi i paraprin, e heq e para nga ndjekësit

    Pasi Luizi la të kuptohet se pas Arbanës dhe Eduartit e ka radhën Efi për ta hequr nga Instagrami, kjo e fundit është treguar më e shpejtë

    Pak minuta pas lajmit që ne publikuam, ajo nuk e ndjek më artistin në rrjetin e saj social.

    Kujtojmë se Luizi dhe Efi kanë patur një luftë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ku shkak ishte Kiara.

    Pas rifutjes së tyre brenda shtëpisë së Bigut gjakrat u rindezën duke shkaktuar debate por edhe përqafime mes banorëve.

    Nuk dihet ende se si janë raportet mes tyre, por fakti është se Efi ka hequr shokun e saj Luizin nga Instagrami.

  • Fatmira Hajdari e di se kush e vrau Azem Hajdarin/ TRONDIT avokati: Berisha ishte i pari që…

    Fatmira Hajdari e di se kush e vrau Azem Hajdarin/ TRONDIT avokati: Berisha ishte i pari që…

    Gjatë një interviste televizive për “Breaking nga Xhoi Malësia”, në Top News, avokati Idajet Beqiri foli në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.

    Ai theksoi se ka qenë Sali Berisha ai që ka ndryshuar historinë dhe se edhe Fatmira Hajdari e di këtë çështje. Ai tha se Fatmira Hajdari mdaje mund të ketë rënë dakord që për hir të sigurisë së fëmijëve të bëjë dhe pakt me Berishën.

    “E panë Sali Lusha, e pa Neza i cili u plagos rëndë. Pasi u plagos rëndë u dërgua në spitalin ushtarak, dhe të parët që i shkuan në spital ishin Sali Berisha, Ylli Rakipi dhe disa të tjerë. Dhe e incizuan, ndërsa ai po thoshte të vërtetën se kush ishin, kush doli, kush e vrau Azemin, kush e plagosi atë dhe të tjera. Dhe Neza tha “çdo veprim e bëri Fatmir Haklaj”. E treta, Berisha e ngatërroi Izet Haxhinë, ai s’kishte asnjë lidhje, s’ishte fare në vendin e ngjarjes.

    Ça thotë Saliu tani? Izet Haxhia me një radio dore, e nxori në pritë Azemin dhe kur vajtën atje, u përball Azemi me Izet Haxhinë me fjalë, në këtë moment del Jaho Mulosmani dhe e vrau.

    Për hir të vërtetës, edhe Famira Hajdari e di shumë mirë se si është e vërteta dhe ajo e ka mësuar këtë të vëretët, sepse e ka pasur dosjen në dorë dhe e ka studiuar. Por për hir të fëmijëve, ajo ka pranuar edhe të bëjë pakt me të”, tha avokati Idajet Beqiri ndërsa ishte i ftuar në “Top News” ditën e sotme.

  • Stola të thyer nga polakët në ndeshjen Shqipëri-Poloni, FSHF-ja nuk e shmang gjobën

    Stola të thyer nga polakët në ndeshjen Shqipëri-Poloni, FSHF-ja nuk e shmang gjobën

    Ndeshja Shqipëri-Poloni nuk kaloi pa incidente.

    Tensioni dhe përplasja para nisjes së takimit, ka rezultuar me rreth 30 stola të thyer në sektorin e tifozëve polakë të cilët u përplasën fizikisht edhe me policinë.

    Ndërkohë që gjatë takimit ata përdorën edhe flakadanë.

    Sa i përket tifozëve kuqezi që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit, pavarësisht spektaklit të krijuar gjatë 90 minutave dhe mbështetjes maksimale, hedhja e disa flakadanëve në fushë që në minutën e parë të ndeshjes, do t’i kushtojë një gjobë FSHF-së.

    Kujtojmë që në përballjen e vitit 2021, incidentet që ndodhën i kushtuan një gjobë prej 170 mijë frangash Federatës Shqiptare të Futbollit.

  • “Ja ku e keni o budallenj”, Evi Kokalari letër publike Berishës: Kam denoncuar në FBI kërcënimet me jetë nga një miku juaj

    “Ja ku e keni o budallenj”, Evi Kokalari letër publike Berishës: Kam denoncuar në FBI kërcënimet me jetë nga një miku juaj

    Aktivistja Evi Kokalari thotë se ka denoncuar në FBI një mik të Berishës, pasi ka marrë kërcënime me jetë nga ai.

    E gjitha kjo, sipas Koklarit, ka ndodhur pasi ajo është shprehur se Berisha mund të jetë idhull për të (mikun në fjalë), por jo domosdoshmërisht për vet Kokalarin.

    “Ah, më kujto të të tregoj për një mikun tonë, në fakt më shumë tuajin, që në fakt u mundua të më trëmb rrugës se i thashë që ti mund të jesh idhull për ata, jo domosdoshmërisht për mua. E denoncova në FBI meqë kisha dhe dëshmimtar, se helbete si Amerikane s’kam pse e lë veten të ekspozuar ndaj njerëzve që jo vetëm më kërcënojnë jetën por kanë dhe kapacitetin ta bëjnë.” shprehet Kokalari.

    Kokalari përgjatë statusit të saj teksa shprehet edhe për çështjen e inceneratorëve, thotë se Berisha i hakërrehet vetëm kryebashkiakut Veliaj, por Ramës shumë rrallë. Për këtë arsye thotë ajo “Veliaj nxorri zarin e tij, Qorrin, që të na tregojë kullën e Shtufit e të thotë: “Ja ku e keni o budallenj.”

    Postimi i plotë:

    I dashur z. Berisha, i vetmi problem në këto që shkruan është që ana tjetër e medaljes së inceneratorëve janë Arben Ahmetaj dhe me të Ilir Meta, me të cilin ju jo vetëm bëtë koalicion, por i dhatë të gjithë kandidatët tanë për bashkitë dhe votat e tyre.

    Ironia është se momentalisht duket sikur ju po luftoni betejat e Ilir Metës. Në fakt keni kohë që i bini vetëm njërës anë, siç bënte Monika Kryemadhi me Belind Këlliçin. Stafetën tashmë ja u lanë juve sepse Këlliçin e dogjët si vegël negocimi në zgjedhje dhe nuk është as në parlament, dhe Monika ja la drejtimin e LSIse Ilir Metës. Çuditërisht Meta nuk është kaq agresiv për inceneratorët sa jeni ju, që më lë të mendojë se ka një lloj frike nga Rama.

    Dhe ju vetëm Velias i bini për inceneratorët, Ramës shumë rrallë, në mos fare. Besoj kjo ishte dhe arsyeja që Veliaj nxorri zarin e tij, Qorrin, që të na tregojë kullën e Shtufit e të thotë: “Ja ku e keni o budallenjë.”

    Në fakt, qorrët e vetëm këtu ishim ne.

    Korrupsioni nuk luftohet me korrupsion. Nëse Veliaj gënjen, dhe nëse zgjedhjet e fundit s’kanë asnjë lidhje me kullën e Shtufit, atëherë duhet të çoni në gjyq për shpifje Erion Veliaj, Mero Bazen, Lulzim Bashën por dhe mua. Në fund të fundit, ju lejuat Belind Këlliçin të më padisë në gjykatë për shpifje që ju e dinit shumë mirë vetëm shpifje nuk ishin. Por ndoshta kundrejt dëshirës tuaj ju desh të më sakrifikonit sepse në atë moment, vetëm Këlliçi ju duhej dhe ju zgjidhte pazaret. E për më tepër, duke ekspozuar Këlliçin, pa dashje po prishja balancat e pazareve që po bëheshin në kurriz të rithemelimit dhe mbas dyerve të mbyllura.

    Sot, shumë gjëra janë super të qarta për mua. Uroj së shpejti të qartësohen të gjithë. Në fakt do shkruaj më gjatë në të ardhmen, më shumë për foltoristët që të kuptojnë siç duhet dinamikat dhe për më tepër veprimet e mia që nga Nëntori i kaluar që patem dhe takimin e fundit. Atyre ju detyrohemi të gjithë një shpjegim.

    Nejse, kur të jem në Tiranë, nëse dëshiron, ulemi dhe të mund t’ju shpjegoj dhe juve çfarë hoqa nga Këlliçi, monstrat e Metës këtu në Amerikë, portalet e kokainës që financoheshin nga Ahmetaj, por dhe nga degjenarata e tritolit që e vure në krye të gjykatës së foltores dhe ironikisht në emër të lirisë së fjalës e justifikove për shpërndarjen e fotos së fallcifikuar sikur kisha dalë me Veliajn, a thua se isha unë e shitura.

    Në fakt, Këlliçit dhe i dola hakut me ekspozimin e mashtrimit të diplomës, pavarësisht që foltoristëve s’kisha për t’ja bërë kurrë këtë po të mos isha e sigurt që ju vetë e kishit lënë Këlliçin në tavolinën e pazareve. Shumë më keqkuptuan, por rëndësi ka që ju më kuptuat mjaft mirë – sepse ashtu si ju, dhe unë luftoj agresivisht dhe s’ka njëri që mund të më imponohet apo të më trëmb rrugës.

    Ah, më kujto të të tregoj për një mikun tonë, në fakt më shumë tuajin, që në fakt u mundua të më trëmb rrugës se i thashë që ti mund të jesh idhull për ata, jo domosdoshmërisht për mua. E denoncova në FBI meqë kisha dhe dëshmimtar, se helbete si Amerikane s’kam pse e lë veten të ekspozuar ndaj njerëzve që jo vetëm më kërcënojnë jetën por kanë dhe kapacitetin ta bëjnë. Yours truly!

  • Zbardhen detaje të reja nga masakra me 6 të vrarë në Greqi, autoritetet greke arrestojnë një shtetas turk

    Zbardhen detaje të reja nga masakra me 6 të vrarë në Greqi, autoritetet greke arrestojnë një shtetas turk

    Autoritetet greke kanë arrestuar një shtetas turk të dyshuar si autor i masakrës që ndodhi ditën e djeshme në Lucë, ku u ekzekutuan 6 shtetas turq, të dyshuar fillimisht si shqiptarë.

    Mediat greke shkruajnë se gjatë momentin të arrestimit, autori i dyshuar posedonte 2 karta portugeze false, si dhe 4 fishekë 9 mm.

    Sipas burimeve, dyshohet se ka qenë një përplasje mes bandave.

    Policia greke është duke hetuar rastin si dhe ka ngritur pika kontrolli në aeroportet e vendit.