Category: Lajme

  • Frrok Çupi zbardh prapaskenat e bujshme: Ja kur erdhi ndryshimi i ministrit të brendshëm, çfarë fshihet pas shkarkimit të Bledi Çuçit

    Frrok Çupi zbardh prapaskenat e bujshme: Ja kur erdhi ndryshimi i ministrit të brendshëm, çfarë fshihet pas shkarkimit të Bledi Çuçit

    Analisti Frrok Çupi, i ftuar në studion e emisioni “Real Story” të gazetarit Sokal Balla, foli në lidhje me ndryshimin e ministrit të brendshëm.

    Ai tha se ndryshimi erdhi pasi ndryshoi gjendja dhe kjo gjendje duhej përballuar. Sipas tij, Balla ka disa elementë që Bledi Çuçi nuk i kishte, duke shtuar se ky i fundit është një ministër për shtete si Danimarka.

    Çupi: Besoj se ndryshimi i Ministrit të Brendshëm në kujdesencën e vet përfaqëson nevojën e ndryshimeve në qeveri. Pse e them këtë? E them sepse ndryshuan situatat, ndryshoi gjendje dhe kjo gjendje duhej përballuar të paktën më ndryshime në qeveri, nuk po them se vijnë më të mirë apo shkojnë më të këqinjtë.

    Vim tek ministri i brendshëm dhe ky edhe një ngarkesën tjetër, ky ndryshim vjen para se t’i fikej “kandili” atij tjetrit. Ai po bënte performancë, ne ishim të qetë më te. Ndryshoi kur vinte turizmi, kur bashkë me turistët po vinin rreziqe, bashkë me të mirat, po vinte dhe njëlloj krimi, siç po i shikojmë.

    Balla: Marrja e përgjegjësisë politikë në drejtimin e sigurisë së brendshme në prag te turizmit ndihmoi?

    Cupi: Patjetër. Sepse ministri i ri ka dy elementë që nuk i kishte i pari. Së pari merr hapësirë politike dhe e dyta i jep karakterin e vet policisë dhe ai ka një karakter të gjallë.

    Ndërkohë që ndoshta nuk kishte ardhur koha, por ai ishte një ministër për vende si Danimarka.

  • “A ka dasmë?”, banorët rrëfejnë tmerrin kur mësuan për masakrën me 6 viktima: Nuk guxuam të…

    “A ka dasmë?”, banorët rrëfejnë tmerrin kur mësuan për masakrën me 6 viktima: Nuk guxuam të…

    Mbrëmjen e sotme kanë dhënë frymën e fundit 6 persona pas një atentati të regjistruar pasditen e sotme në Luçë në zonën e Artemidës.

    Plot 25 plumba tronditën zonën ku më pas u për hap lajmi i zi që u vranë 6 persona. Banorët janë shprehur të tronditur dhe kanë përshkruar momentet e tmerrit.

    “Dëgjuam të shtënat,” thotë një banor i zonës për protothema.gr. Megjithatë, askush nuk ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për shkak të frikës.

    “Nuk shkuam drejt atje sepse, në rregull, ndoshta u trembëm”, shpjegoi ai, duke shtuar se në bazë të breshërive dukej sikur ishte automatik.

    “Ishte shumë shpejt”, shtoi ai, duke shpjeguar se ishte e pamundur të numërohej sa plumba ranë.

    “ Xhirimet vazhduan për një kohë të gjatë, nuk e di si dhe ishin shumë të shpejta. Dhe duhet të ketë qenë shkëmbimi i zjarrit nga të dyja palët.“Natyrisht që ishim të tmerruar, nuk guxuam t’i afroheshim vendit që në fillim”, tha ai.

    Banori ka shkuar në vendngjarje kur është njoftuar nga lajmi se çfarë kishte ndodhur dhe ka parë se ka pasur një mobilizim të madh me makina patrullimi dhe autoambulanca.

    Zhurmat e të shtënave është dëgjuar edhe nga një tjetër banor, i cili banon në rrugën tjetër dhe ka kuptuar që në fillim se zëri ka ardhur nga armët.

    “Isha në kompjuter dhe po dëgjoj dhe më duket “a ka dasmë?” a po bëhet pagëzimi?” sepse kuptova që këto janë armë. Më në fund, rastësisht e kam ndezur televizorin dhe më thotë qëlloj në Artemis, i vdekur dhe rri poshtë. Dhe erdha të shoh se çfarë ndodhi”, tha ai.

  • Pamje rrënqethëse mes tyre dhe një vajzë / Masakra me 6 të vrarë në Greqi!  Dalin fotot e viktimave brenda mjetit

    Pamje rrënqethëse mes tyre dhe një vajzë / Masakra me 6 të vrarë në Greqi! Dalin fotot e viktimave brenda mjetit

    Gjashtë persona janë ekzekutuar sot, 11 shtator, në Greqi me armë zjarri, ndërsa deri më tani është raportuar se viktimat janë me origjinë shqiptare.

    Sipas raportimeve nga News24, mësohet se policia shqiptare është në komunikim me palën greke, për të bashkëpunuar dhe marrë më tepër informacion rreth kësaj masakre të ndodhur pasditen e të hënës.

    Mediat greke kanë ndarë pamje nga vendi ngjarjes, ku vihen re makina e qëlluar me plumba, ndërsa pesë persona pa jetë në automjet dhe një tjetër jashtë makinës.

    Ndërkohë forca të shumta policie janë angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Video/Ekzekutimi mafioz i shqiptarëve në makinë, dëshmitë e banorëve: Të shtëna të vazhdueshme, pasi mbaruan filluan sërish

    Video/Ekzekutimi mafioz i shqiptarëve në makinë, dëshmitë e banorëve: Të shtëna të vazhdueshme, pasi mbaruan filluan sërish

    Atentati mafioz ku mbetën të vrarë 6 persona me kombësi shqiptare ka tronidtur zonën përreth.

    Mediet greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Lucës, në Athinë.

    Një banor i zonës ka folur për Newsbomb.gr dhe ka treguar atë që ka parë e dëgjuar.

    “Isha në kompjuter kur dëgjova të shtëna të vazhdueshme. E dija se ishte një armë nga tingulli që bëri disa herë dhe pasi mbaruan, i dëgjova përsëri në një kohë të shkurtër. Mendova se kjo është padyshim një armë sepse të hënën nuk bëhet fjalë për pagëzime dasmash. Isha i shqetësuar se ishte lagjja jonë këtu. I kishin mbuluar trupat, erdhi Policia dhe nga sa mora vesh ishin të gjithë të vdekur. U shqetësova sepse dëgjova se ishin të shtëna të shumta dhe i dëgjova. Kur mbërrita këtu, viktimat ishin në makinë”, përshkruan banori i zones.

    Si ndodhi ngjarja

    Sipas informacioneve të para, pesë prej shqiptarëve janë gjetur të vdekur brenda një makine Ford Focus, ndërsa i gjashti i vdekur ka qenë shoferi, i cili është qëlluar jashtë makinës.

    Duket se shoferi ka tentuar të reagojë kur autorët kanë qëlluar makinën, por edhe ai ka rënë i vdekur në pjesën e pasme të mjetit.

    Makina e autorëve ishte me targa false shqiptare dhe ata u qëlluan nga një armë e vetme./Albeu.com.

  • U qëlluan me 25 plumba/ Vjen reagimi, për çfarë u vranë 6 shqiptarët?

    U qëlluan me 25 plumba/ Vjen reagimi, për çfarë u vranë 6 shqiptarët?

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Greqinë ku u ekzekutuan me breshëri plumbash 6 persona ku sipas mediave greke dyshohet se janë shqiptar.

    Ngjarja ka ndodhur në Lutsa ku kanë nisur hetimet në lidhje me të gjitha pistat të cilat mund të kenë sjellë këtë masakër.

    Një nga pistat e para të hapura nga autoritet grekë është ajo e larjes së hesapeve. Ndërkohë media greke “Kathimerini” shkruan se problemi ka ardhur nga burgu. Sipas medias greke dyshohet se vrasja mund të ketë lidhje me çështje të së shkuarës të cilat kanë lidhje me burgun.

    Nga informacionet e para dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri.

    Pesë viktima janë gjetur brenda në makinë, ndërsa njëri që mendohet se ishte shoferi është gjetur jashtë makinës me targa gjermane. Dyshohet se ai ka tentuar të largohej por është qëlluar për vdekje.

    25 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Gëzhojat e gjetura i përkasin një pistolete 9 mm që duket se është përdorur për ekzekutim.

    Autorët mendohet se janë larguar me motor dhe një makinë të zezë.

  • Lajm i trishtë! Modelja 22 vjeçare humb jetën në aksident

    Lajm i trishtë! Modelja 22 vjeçare humb jetën në aksident

    E reja si ‘La Bellota’, influencere në rrjetin TikTok raportohet se është gjetur e vdekur në makinën e saj që kishte rënë në një kanal në Meksikë. 22 vjeçarja që humbi jetën në mbrëmjen e 8 shatorit, sapo kishte shpërndrë imazhe të festës me miqtë në një klub në San Francisquillo.

    Michelle Lizarraga u gjet e pajetë nga shërbimet e emergjencës kur nxorrën makinën e saj nga uji në rajonin e Sinaloa, shkruan rrjeti AP.

    Pak pasi kishte dalë nga bari, modelja e TikTok dyshohet se nga shpejtësia është përplasur me makinën e saj dhe është përmbysur në kanal. Makina ishte mbushur shpejt me ujë duke çuar dhe në mbytjen e 22-vjeçares. Trupi i saj besohet se është identifikuar nga miqtë prej tatuazheve.

    Mijëra ndjekësit e saj kanë bërë homazhe në rrjet, duke lënë komente trishtimi në postimin e saj të fundit.

    “Mikeshë e bukur, do të na marrë malli”, shkruante një prej tyre.

    Një tjetër ndjekëse shkruante: “Ishe gjithmonë një shembull për mua, prehu në paqe”.

    Modelja kishte rreth14,000 ndjekës në rrjetin TikTok, ku jepte këshilla stili e bukurie për vajzat, si dhe tregonte për historitë e saj personale.

  • “Të shtënat zgjatën shumë”, dëshmia e banorëve ku ndodhi masakra me 6 të vdekur në Greqi: Nuk shkuam drejt atje sepse …

    “Të shtënat zgjatën shumë”, dëshmia e banorëve ku ndodhi masakra me 6 të vdekur në Greqi: Nuk shkuam drejt atje sepse …

    Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Si pasojë e një përplasje me armë zjarri, kanë të mbetur të vrarë 6 persona, të cilët sipas mediave greke dyshohet se janë shqiptarë.

    Sipas mediave, në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja. Dëshmitarët thonë se të shtënat janë dëgjuar në të gjithë zonën.

    “Dëgjuam të shtënat ” , thotë një banor i zonës për protothema.gr. Megjithatë, askush nuk ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për shkak të frikës.

    “Nuk shkuam drejt atje sepse, në rregull, ndoshta dhe u trembëm”, shpjegoi ai, duke shtuar se në bazë të breshërive dukej sikur ishte automatik. “Ishte shumë shpejt”, shtoi ai, duke shpjeguar se ishte e pamundur të numërohej sa plumba u qëlluan.

    “ Të shtëna vazhduan për një kohë të gjatë, nuk e di si dhe ishin shumë të shpejta. Dhe duhet të ketë qenë shkëmbimi i zjarrit nga të dyja palët. “Natyrisht që ishim të tmerruar, nuk guxuam t’i afroheshim vendit që në fillim”, tha ai.

    Banori ka shkuar në vendngjarje kur është njoftuar nga lajmi se çfarë kishte ndodhur dhe ka parë se ka pasur një mobilizim të madh të policisë dhe autoambulanca.

  • 6 shqiptarë të vrarë në Greqi? Reagon për herë të parë ambasada

    6 shqiptarë të vrarë në Greqi? Reagon për herë të parë ambasada

    Pas ngjarjes së rëndë ku mbetën të vdekur 6 persona në Greqi ka ardhur edhe reagimi i ambasadores shqiptare, Luela Hajdaraga.

    Ambasadorja është pyetur nëse viktimat janë shqiptarë pasi mediat greke raportuan se mund të jenë me origjinë shqiptare.

    Hajdaraga u shpreh se ende nuk kanë një informacion të saktë nga policia për identitetin e të vrarëve.

    “Akoma nuk kemi informacion të saktë nga policia, dimë që janë shtetas të huaj. Nuk është bërë ende identifikimi, është në proces zbardhja e ngjarjes”, u përgjigj ambasadorja.

    Gjashtë persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e sotme në zonën e Artemis në Athinë.

    CNN grek shkruan se është qëlluar ndaj një automjeti me targa gjermane. Brenda në mjet janë gjetur 5 persona të vdekur, ndërsa një person i 6 i vdekur jashtë mjetit.

  • PAMJE TË RËNDA/ Shqiptarët brenda Fordit të mbuluar nga gjaku, detaje nga masakra në Athinë

    PAMJE TË RËNDA/ Shqiptarët brenda Fordit të mbuluar nga gjaku, detaje nga masakra në Athinë

    Me 25 plumba persona të panjohur ekzekutuan gjashtë persona me origjinë shqiptare në orët e vona të pasdites në Luçë.

    Protothema.gr ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.

    Brenda një makine Ford Focus u gjetën të vdekur pesë prej shqiptarëve, ndërsa një tjetër ndodhej jashtë makinës me targa gjermane.

    Policia greke është në kërkim të autorëve të cilët janë arratisur me një motor dhe një makinë të zezë.

    Sipas informacioneve paraprake dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave shqiptare mafioze.

    Ambulanca ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili ka konfirmuar se personat që u qëlluan kanë vdekur. Forca të forta të ELAS-it kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën./Albeu.com

  • Masakra në Greqi, 6 shqiptarë të vrarë/ Policia greke: Dyshohet për …

    Masakra në Greqi, 6 shqiptarë të vrarë/ Policia greke: Dyshohet për …

    Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin grek të Athinës.

    Si pasojë e një përplasje me armë zjarri, kanë të mbetur të vrarë 6 persona, të cilët dyshohet se janë shqiptarë.

    Sipas raportimeve të para nga policia greke, ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

    Vijon…