Category: Lajme

  • Shuhen 4 shpirtra të njomë/ Aksidenti TRAGJIK në Itali u merr jetën 4 të rinjëve, 2 të tjerë të plagosur rëndë

    Shuhen 4 shpirtra të njomë/ Aksidenti TRAGJIK në Itali u merr jetën 4 të rinjëve, 2 të tjerë të plagosur rëndë

    Katër të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.

    Ky është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Cagliari, Itali.

    Katër të rinj humbën jetën, dy djem dhe dy vajza nga 18 deri në 20 vjeç. Dy bashkëmoshatarë u transportuan në spital në gjendje të rëndë.

    Aksidenti ka ndodhur në Viale Marconi në drejtim të Quartu Sant’Elena.

    Gjashtë të rinjtë po udhëtonin me një Ford Fiesta e cila u përplas në trotuar dhe më pas u përmbys.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ambulancat, zjarrfikësit dhe policia bashkiake e Cagliarit. Fatkeqësisht për katër persona nuk mund të bëhej asgjë pasi u konstatuan të vdekur në vendin e ngjarjes.

    Prokuroria e Cagliarit ka hapur një hetim për aksidentin.

    Dyshohet se shpejtësia e madhe ka qenë shkak i aksidentit tragjik.

    Sipas hetimeve të kryera nga policia lokale, 19-vjeçari Alessandro Francesco Sanna drejtonte Ford Fiesta-n dhe pranë tij ishte ulur Najibe Lavinia Zaher e së njëjtës moshë.

    Në sediljen e pasme ndodheshin katër djemtë e tjerë.

    Punonjësit e policisë bashkiake po mbledhin dëshmitë e ndryshme dhe po shikojnë pamjet nga kamerat e zonës të cilat filmuan të gjitha fazat e aksidentit. Makina është sekuestruar për çdo hetim tjetër./Albeu.com

  • Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare

    Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, në autostradën Athinë-Korinth. Si psojë e përplasjes së një mjeti me një motor ka humbur jetën një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.

    Drejtuesi i veturës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është pikasur nga policia, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur rasti, raportojnë mediat athinase.

  • Konspiracionisti shqiptar hedh dyshime mbi vaksinën kundër Covid dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Në Tetor do të ‘krijojnë’ pandeminë e re

    Konspiracionisti shqiptar hedh dyshime mbi vaksinën kundër Covid dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Në Tetor do të ‘krijojnë’ pandeminë e re

    Covid-19 është rikthyer sërish. Autoritetet botërore janë të shqetësuara për përhapjen e variantit të ri Eris, të cilin OBSH e karakterizoi si një nënvariant me interes epidemiologjik. Kjo ‘ringjallje’ e Covid-19, ka bërë që autoritetet të rekomandojnë vaksinimin për kategoritë më të rrezikuara.

     

    Megjithatë, konspiracionisti shqiptar Arianit Sllamniku hedh dyshime mbi vaksinën. Madje ai thotë se në muajin Tetor, do të krijojnë edhe një pandemi të re. Këtë koment ai e bëri në një intervistë me Skype për emisionin “ABC e Mëngjesit”.

    “Ka qenë një vaksinë, e cila iu është dhënë popullatës shpejt në nivel global pa asnjë testim paraprak edhe pse përkundër faktit se është ekzekutuar në botë. Pfizer në dokumentin e tij zyrtar thotë se është një version testues dhe kavjet në laborator kanë qenë ato që kanë marrë dozën. Ka qenë një luftë që përmes vaksinës, kush më shumë përfiton në pronësi të shteteve, amerikanët, rusët apo kinezët me të tyren.

     

    Prisni muajin tetor sepse do të fillojë pandemia e re me 5 Tetor. Ne kemi dy deklarata, nga zbuluesi i teknologjisë mRNA të vaksinave që ka qenë kundër vaksinave mRNA tek njerëzit, thotë se të gjithë pacientët që kanë marrë dy dozat e Pfizer, kanë sindromën e AIDS. Ashtu e kanë paralajmëruar me 5 Tetor. Po i referohem Bill Gates sepse pandemia e parë iku, dhe po presim për pandeminë e dytë.“, theksoi ai.

  • Aksidenti me një viktimë në vendin fqinj, reagojnë mediat italiane: Autorët disa të rinj shqiptarë që kishin kosumuar…

    Aksidenti me një viktimë në vendin fqinj, reagojnë mediat italiane: Autorët disa të rinj shqiptarë që kishin kosumuar…

    Në orët e vona të mbrëmjes së shkuar në Calcinelli, një aksident fatal nga disa të rinj i morën jetën tragjikisht një 71-vjeccarje, si dhe mbeti i plagosur rëndë bashkëshorti.

    Një aksident fatal ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Calcinelli. Mediat italiane raportojnë se një grup të rinjsh shqiptarë, janë përgjegjës për vdekjen e një 71-vjeçareje. Bashkëshorti 72-vjeçar, edhe pse i plagosur rëndë, ka arritur të kërkojë ndihmë duke u rikthyer në rrugë, por më pas i ka rënë të fikët.

    Sipas mediave italiane, pesë të rinjtë që ndodheshin në një mjeti tip ‘BMË’, të cilët ishin larguar pak më parë nga një lokal Villanovaku kishin pirë alkool.

    Sipas dëshmive, grupi kishte pirë mjaftueshëm alkool, e më pas u nisën me shpejtësi në drejtim të Calcinelli. Pas një parakalimi të rrezikshëm, ka ndodhur një përplasje kokë më kokë me një fuoristradë, e cila i kushtoi jetën 71-vjeçares. Ata zbritën nga makina dhe, ndonëse të gjakosur, në vend që të ndihmojnë të plagosurit u larguan.

    Dy prej tyre u fshehën në shkurre, disa dhjetëra metra larg vendit të përplasjes, por u kapën pak më pas nga policia, ndërsa tre të tjerët arritën të arratiseshin.

    Policia po vijon ende kërkimet për shqiptarët e arratisur.

  • Aksident me vdekje në Malësinë e Madhe, i riu përplas 68-vjeçarin

    Aksident me vdekje në Malësinë e Madhe, i riu përplas 68-vjeçarin

    Një aksident me pasoje vdekjen e një 68-vjeçari ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, konkretisht në vendin e quajtur “Aliaj”.

    Policia bën me dije se 20-vjeçari K.S ka përplasur me automjetin e tij këmbësorin Ll. P. i cili nga dëmtimet e marra ka humbur jetën.

    “Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).

    Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti”, njofton policia./tvklan.al

  • Aksident i rëndë në vend, dyshohet për viktima

    Aksident i rëndë në vend, dyshohet për viktima

    Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe.

    Shërbimet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa pritet identifikimi i viktimës.

    Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

  • “Babait tim i vdiq djali 23 vjeç! Ma ke çuar buzë lumit e ti më tundesh!”, Majlinda thërret nga dhimbja

    “Babait tim i vdiq djali 23 vjeç! Ma ke çuar buzë lumit e ti më tundesh!”, Majlinda thërret nga dhimbja

    Gjykata ka vendosur se shtëpia e babait të Majlindës dhe Ermonetës i përket nipërve e mbesës së tij. Tani zoti Ali dhe bashkëshortja e tij, Zymbylja jetojnë në një magazinë në kushte shumë të vështira. Dy motrat erdhën në “Shihemi në Gjyq” me akuza të forta ndaj njëra-tjetrës dhe ngulmojnë se babai i tyre nuk ka firmosur asnjë dokument.

    Nga ana tjetër, ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani zbulon edhe një dokument të lëshuar nga kryeplaku i fshatit Lapardha në Berat se shtëpia në fjalë është e ndarë mes zotit Ali dhe vëllait të tij të ndjerë, Ramadanit.

    E ngarkuar emocionalisht nga situata dhe nga fakti që më herët gjatë lidhjes telefonike gjatë seancës me Eglantinën, vajzën e xhaxhait të tyre, kjo e fundit ndërpreu telefonatën, Majlinda ka një thirrje për të.

    Majlinda: I besova djemve të xhaxhait se thashë nipërit t’ia bëjnë babait tim këtë se nipërit… xhaxhai është i babait, si mund ta nxjerrë nipi xhaxhain përjashta? Prandaj zonja Eni, i bëj thirrje Eglantinës…

    Eni Çobani: Zonjë, nipi ka hapur gjyqin. Pra si s’do ta nxirrte nga shtëpia? Që në momentin që ti shikon që nipi hap gjyq për xhaxhain 80 vjeç, atëherë ti duhet të vish me vrap nga atje ku je dhe të ndjekësh babain.

    Majlinda: Nuk e dija zonja Eni. I bëj thirrje Eglantinës nga kjo sallë kaq e mrekullueshme, i them ti ke vërtet një pëqrfaqësues ligjor, por në të vërtetë a është prona jote ajo Eglantina? A e gëzon dot atë pronën e babait tim që e ka bërë me gjak, e ka bërë me djersë që shpirti i tij e di? Për atë djalin të mendosh që i ka ikur djali 23 vjeç?

    A mendon që i ke bërë dhunë psikologjike Eglantina, atij babait tim dhe vajzave të tij? Dhunë psikologjike, ma ke çuar në gradë të fundit ma ke çuar dhe thua je i sëmurë! Ma ke çuar babain në fushë, del babai im nëpër fusha, rri në buzë të lumit atje dhe ti më del atje tundesh! Ti ke faj! Tallet Eglantina me prindërit e tu e të mitë!/tvklan.al

  • Prindërit në rrugë, motrat në sherr me njëra-tjetrën! Bashkëpunon me fëmijët e xhaxhait, e morën shtëpinë

    Prindërit në rrugë, motrat në sherr me njëra-tjetrën! Bashkëpunon me fëmijët e xhaxhait, e morën shtëpinë

    Majlinda ka ardhur nga Amerika dhe ka thirrur në “Shihemi në gjyq” motrën e saj Ermonetën.

    Ajo akuzon motrën e saj se ia ka dhënë shtëpinë e prindërve kushërinjve të tyre, fëmijëve të xhaxhait.

    Majlinda: Ti je bashkëpunëtore me djemtë e xhaxhait dhe me vajzën e xhaxhait! Ti je bashkëpunëtore! Unë dyshoj!

    Ermoneta: Çfarë ke dyshuar ti deri tani tek unë? Se unë jam munduar me mish e me shpirt për ata prindër.

    Majlinda: T’i kam lënë ty në kujdestari. Unë iki në Amerikë te fëmijët.

    Ermoneta: Edhe unë t’i kam mbajtur me mish e me shpirt. kam lënë punën për ata prindër, kam lënë shtëpinë për ata prindër!

    Majlinda: Pse të rrëshqiti situata nga duart?

    Ermoneta: S’më ka pyetur babai deri dje!

    Majlinda: Si s’të ka pyetur babai? Ti prandaj je me ata, që të dish çështjen, të ecësh hap pas hapi me ta!

    Ermoneta: Erdhe ti tani, ndreqe ti!

    Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan iu shpjegon se bëhet fjalë për një pronë të ndarë mes babait të tyre dhe vëllait të tij. Në vitin ’93, babai i vajzave ka bërë një vërtetim fakti për pronën, por kjo nuk është regjistruar.

    Më pas, ai ka fituar dy gjyqet e para të pronësisë por ka humbur në të tretin dhe tani përmbarimi ka nxjerrë çiftin e të moshuarve nga kjo shtëpi. Ermoneta, vajza që kujdeset për prindërit thotë se nuk ishte në dijeni të çështjes gjyqësore ndërsa thotë se tani ata jetojnë në kushte shumë të vështira.

    Eni Çobani: Ke pasur zonjë e nderuar, nga Shkurti deri në Dhjetor të ’21 se shikohen datat këtu, që mund të ndiqje gjyqin. Një vit, gati një vit është bërë gjyq.

    Ermoneta: Por nuk më ka pyetur zonja Eni. Nuk më ka pyetur asnjë llaf, nuk kam ditur gjë.

    Eni Çobani: Tani më thuaj ti. Prindërit i ke në fushë.

    Ermoneta: Në fushë janë, në magazinë. Urinojnë në fushë, më falni për shprehjen. Në fushë dalin urinojnë.

    Majlinda: Nuk kanë ku të lahen zoti Ardit sepse m’i kanë nxjerrë në rrugë mua ata dhe nuk e kanë fare problem që prindërit e mi rrinë në rrugë, buzë lumit.

  • “Shumë vonë”, vrasja e 36-vjeçarit në portin grek, del audio e Kapitenit: Kush ra në det?

    “Shumë vonë”, vrasja e 36-vjeçarit në portin grek, del audio e Kapitenit: Kush ra në det?

    Zbardhen detaje të reja lidhur me natën fatale të 5 shtatorit 2023 ku humbi jetën 36-vjeçari Antonis në portin e Pireut.

    Në kohën kur tre të arrestuarit për tragjedinë e paimagjinueshme në portin e Pireut po kërkojnë falje para hetuesisë, protothema.gr nxjerr në dritë dialogët që kapiteni ka pasur nëpërmjet telefonit me pjesën tjetër të ekuipazhit të Horizont Blu disa sekonda pasi 36-vjeçari ra në det.

    Në dialog kapiteni dëgjohet nga kutia “e zezë” e anijes duke pyetur anëtarët e ekuipazhit se çfarë ka ndodhur me katapultën dhe sapo mësohet se ka një person në bord bërtet “hej, a jeni mirë?”.

    Çfarë ndodhi?

    -(merr një përgjigje)

    -Si jeni? Hej, si jeni? Ngadalë

    – Poshtë

    – E shoh, e pashë.

    Menjëherë më pas, sapo kapiteni ka një pamje të plotë të incidentit, ai urdhëron anijen të ngadalësojë shpejtësinë dhe pyet ekuipazhin për të zbuluar se kush ra në det.

    -Shumë vonë. Hajde, çfarë ndodhi? Më trego. Çfarë ndodhi?

    -(… ra në det)

    -Kush ra në det?

    Kapiteni më pas pyet nëse 36-vjeçari është në det dhe i kërkon Guvernatorit t’i japë më shumë detaje rreth ngjarjes. Në të njëjtën kohë, Departamenti Portual i Autoritetit Qendror të Pireut dëgjohet duke informuar përmes VHF për ngjarjen.

    Videoja ekskluzive e protothema.gr për tragjedinë e papërshkrueshme të ndodhur mbrëmjen e së martës në portin e Pireut me ku humbi jetën 36-vjeçari ka shkaktuar zemërim në mbarë vendin./Albeu.com/

  • Politikani i njohur humb njeriun e dashur: Thellësisht i pikëlluar për vdekjen e…

    Politikani i njohur humb njeriun e dashur: Thellësisht i pikëlluar për vdekjen e…

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka humbur nipin e tij, Mustafa Ahmetxhekaj.

    Kreui i AAK ka njoftuar për vdekjen e nipit të tij, ku tregon se i ndjeri kishite kohë që luftonte një sëmundje të rëndë. Ish-kryeminsitri i Kosovës shprehet thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut të tij të afërt.

    Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes Ahemtxhekaj dhe të gjithë atyre që që e njohën Mustafanë.

    “Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nipit tim, Mustafës, i cili kishte kohë që ballafaqohej me një sëmundje të rëndë.

    Ngushëllime familjes Ahmetxhekaj dhe gjithë atyre që e njohën.

    U prehsh në paqe, Mustafë!”, shkruan Haradinaj.