Category: Lajme

  • Stuhia “Daniel” në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave! I fundit është një 42-vjeçar që…

    Stuhia “Daniel” në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave! I fundit është një 42-vjeçar që…

    Ka shkuar në 15 numri i viktimave në Greqi, pas stuhisë “Daniel”, e cila ka sjellë shkatërrime në masë në disa zona të vendit fqinj.

    Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, së fundmi është gjetur trupi i pajetë i një 42-vjeçari në Pagasitikos.

    Mësohet se makina që ai po drejtonte u përfshi nga rrjedha e ujit në përroin e Shën Katerinës të marten teksa ai po udhëtonte me djalin e tij, i cili për fat të mirë është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Trupi i pajetë i 42-vjeçarit u gjet në mesditë nga një operator lundrimi në zonën detare të Mikra Trikerit, në Gjirin e Pagasitit. Ai u mor nga roja bregdetare dhe u dërgua në spitalin e Volos, ku janë thirrur të afërmit e 42-vjeçarit fatkeq dhe e kanë njohur, sipas gegonota.neës.

    Më herët të dielën, nëna e zhdukur dhe djali i saj u gjetën të vdekur në zonën e Metamorfosit në Kardicë. Bëhet fjalë për një grua 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar të cilët rezultuan të zhdukur.

    Mëngjesin e së dielës u gjet edhe një 58-vjeçar i zhdukur nga Agios Dimitrios. Burri figuronte si i zhdukur që prej ditës së djeshme, më 9 shtator. Ai u pikas sot nga një dron midis zonave të Agios Dimitrios dhe Petrino.

  • E rëndë në Greqi, autobusi me turistë përplaset kokë më kokë me dy makina, 3 të vdekur

    E rëndë në Greqi, autobusi me turistë përplaset kokë më kokë me dy makina, 3 të vdekur

    Një aksident i rëndë është regjistruar rreth 07:00 të kësaj të diele aksin rrugor Athinë-Selanik.

    Mësohet se një autobus turistik dykatësh me targa serbe është përplasur kokë më kokë me një makinë me katër pasagjerë.

    Menjëherë pas përplasjes së autobusit me mjetin, një tjetër makinë ka përplasur mjetin.

    Për pasojë kanë vdekur në vend 3 persona të makinës e cila u përplas me autobusin ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë

    Autobusi me 78 pasagjerë dhe njëra nga makinat kanë në një kanal dhe janë plagosur 42 pasagjerë të autobusit.

  • Atentati në Vlorë/ Publikohet momenti i ekzekutimit të 41-vjeçarit Leart Kekaj në Vlorë (Video)

    Atentati në Vlorë/ Publikohet momenti i ekzekutimit të 41-vjeçarit Leart Kekaj në Vlorë (Video)

    Janë siguruar pamjet e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua 41-vjeçari Leartiad Kekaj.

    Nga video shihet qartë se nga makina qëllohet njëherë, ndërsa duken tre persona që ikin me vrap, ndërsa viktima shfaqet i fundit.

    Nga lëvizjet, automjeti ikën dhe kthehet mbrapsht me “indietro” dhe e riqëllojnë nga brenda makinës 4 herë në kokë

    Burime bëjnë me dije se mendohet se viktima do jetë qëlluar më para në këmbë që ka rënë

    Përplasja me armë në vlorë mbërmjen e së shtunës, mund të kishte pasur më tepër se sa një viktimë.

    Sasia e madhe e gëzhojave të gjetura në vendngjarje dhe shenjat e plumbave në muret e shtëpive, është një tregues i qartë se personat e përfshirë në këtë krim mund të kishin marrë jetë të tjera njerëzish.

    Një prej plumbave dallohet që është në ballkonin e një banese, por fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur njeri.

  • Java nis me temperatura të larta, por do të ketë surpriza në ditët në vijim

    Java nis me temperatura të larta, por do të ketë surpriza në ditët në vijim

    Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë depërtimit të Anticiklonit Afrikan shoqëruar me masa ajrore të nxehta dhe relativisht të thata.

    Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare më të theksuara në zonat malore në lindje.

    Për ditën e Enjte dhe atë të Premte vranësirat në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intenistet të ulët.

  • Foto e 41-vjeçarit që u ekzekutua në Vlorë

    Foto e 41-vjeçarit që u ekzekutua në Vlorë

    Ky është Laert Keka alias Leartiad Lekaj, 41-vjeçari i cili mbrëmjen e kësaj të shtune u ekzekutua në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “28 Nëntori”. Ai ishte duke udhëtuar me motor kur një makinë me ngjyrë të zezë dhe targa italiane i është afruar dhe prej saj është qëlluar me armë zjarri.

    Si pasojë e plumbave që ka marrë, ai është rrëzuar fillimisht në tokë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por ka humbur jetën vetëm pak metra më tutje në cepin e një pallati.

    Në njoftimin e saj për mediat, policia e Vlorës tha se makina që dyshohet se u përdor nga autorët u gjet në flakë në aksin rrugor “Kotë-Sevaster”.

    Motivet e kësaj ngjarje mbeten ende mister, ndërsa nga hetimet paraprake mësohet se viktima ka ndryshuar më parë emrin dhe se ka qenë dënuar si bashkëpunëtor në vrasje.

    Policia nisi krehjen e gjithë zonës, ndërsa ngriti postoblloqe në hyrje daljet e Vlorës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al

  • VIDEO/ Bënin manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, procedohen me masë administrative 2 shoferë

    VIDEO/ Bënin manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, procedohen me masë administrative 2 shoferë

    Policia Rrugore e Tiranës pas disa denoncimeve të ardhura nëpërmjet rrjeteve sociale, për disa drejtues automjetesh që kryejnë manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit, ka organizuar punën për kapjen e tyre duke intensifikuar kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

    Gjatë kontrolleve të ushtruara janë konstatuar automjetet që shfaqen në video dhe ndaj drejtuesve të tyre janë vendosur masat administrative 40,000 lekë të rinj referuar nenit 139, si dhe 10,000 lekë të rinj, referuar nenit 146 të Kodit Rrugor.

    Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit.

    https://www.facebook.com/watch/?v=280835741385533

  • Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Vlorë, gazetari i njohur zbardh detajet tronditëse: ‘Audi’ i krimit u përdor nga autorët edhe në atentatin ndaj…

    Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Vlorë, gazetari i njohur zbardh detajet tronditëse: ‘Audi’ i krimit u përdor nga autorët edhe në atentatin ndaj…

    Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin ndaj 41-vjeçarit mbrëmë në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se autorët e vrasjes së Laert Keka mund të ketë përdorur një armë me silenciator, ndërsa mendohet se ata kanë qenë vrasës me pagesë.

    Ata kanë goditur motorin me makinë tip ‘Audi’, motomjeti është rrëzuar. Në tentativë për t’i shpëtuar autorëve, viktima ka ikur me vrap në këmbë, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plumbave. Autorët, të cilët mendohet të kenë qenë 2-3 persona, një prej tyre ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit, ku disa prej plumbave kanë qenë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë, deri më tani 10 persona janë shoqëruar në polici, mes tyre persona që kanë qenë të përfshirë në një ngjarje të rëndë ku ishte përfshirë viktima 10 vite më parë.

    Bëhet fjalë për një grabitje që përfundoi në vrasje, krim për të cilin u dënua autori me 10 vite burg, i cili asokohe e mori përsipër 41-vjeçari. Gazetari po ashtu bëri me dije se ‘Audi’ që u gjet i djegur në aksin ‘Kotë-Sevaster’, dyshohet se është përdorur për një tjetër atentat në veri të vendit. Nga hetimet paraprake, pista kryesore ku po heton policia, është ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohen edhe motivet e tjera.

  • Mori peng dhe dhunoi të dashurën e mitur, e pëson keq 23-vjeçari

    Mori peng dhe dhunoi të dashurën e mitur, e pëson keq 23-vjeçari

    Një 23-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka marrë peng për disa orë të dashurën e tij dhe e ka dhunuar.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se një shtetas i kishte hequr lirinë për disa orë, si dhe kishte ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në Xhafzotaj, dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. Ll., 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se 23-vjeçari, ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Tragjedi në Greqi, autobusi përplaset me dy makina, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Tragjedi në Greqi, autobusi përplaset me dy makina, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kilometrin 521 të rrugës kombëtare Athinë-Selanik, në dalje për në Evzones. Tre persona kanw vdekur, ndërsa raportet thonë se dhjetëra u plagosën.

    Sipas informacioneve të para, në aksident trafiku është përfshirë një autobus i cili është përplasur me dy automjete. Autobusi kishte 78 pasagjerë, një makinë 4 persona dhe tjetra po ashtu 4. Autobusi dhe një veturë ranë në një kanal ku nuk kishte ujë.

    Në vendngjarje ndodhet tashmë policia dhe zjarrfikësja me 18 zjarrfikës dhe 6 automjete. Përfaqësuesi për shtyp i Zjarrfikësve, Giannis Artopioos, tha për Mega se operacioni është në vazhdim./Albeu.com

  • Detaje nga atentati në Vlorë, 41-vjeçari pasi u qëllua ra nga motori dhe eci për 100 metra! Autori e ndoqi nga pas dhe e vrau

    Detaje nga atentati në Vlorë, 41-vjeçari pasi u qëllua ra nga motori dhe eci për 100 metra! Autori e ndoqi nga pas dhe e vrau

    Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi i Leartiad Kekës në Vlorë, mbrëmjen e djeshme 9 shtator.

    41-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ecte me motor.

    Fillimisht ai është qëlluar përpara bibliotekës së Vlorës nga një mjet me targa italiane. Pasi është qëlluar, Keka ka rënë nga motori dhe ka ecur për rreth 100 metra, ndërsa autori e ka ndjekur nga pas edhe është siguruar që ta vrasë. Më pas 41-vjeçari është qëlluar sërish para kishës Ortodokse.

    Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 28 gëzhoja, që do të thotë se mbi Kekën është zbrazur një karikator i plotë.

    Mjeti që është përdorur nga autorët, është gjetur i djegur në fshatin Kotë në Vlorë. Ndërkohë, brenda tij është gjetur edhe kallashnikovi që dyshohet se është përdorur nga autori për të ekzekutuar 41-vjeçarin.