Category: Lajme

  • Euro 2024, trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Keni një skuadër të fortë, por ne …

    Euro 2024, trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Keni një skuadër të fortë, por ne …

    Polonia do të masë forcat me Shqipërinë të dielën në orën 20.45 në “Air Albania”. Kombëtarja polake synon 3 pikët në këtë takim të rëndësishëm të kualifikueseve të Euro 2024. Trajneri i kësaj skuadre, Fernando Santos dha mendimin e tij për sfidën, në konferencë për shtyp.

    A do të ishte dështim barazimi me Shqipërinë? “As unë dhe as trajneri i Shqipërisë nuk hyjmë për barazim, secila skuadër do të luajë për të fituar. Shqipëria është një kundërshtar me shumë cilësi, do të luftojmë. Është një skuadër që zhvillohet vazhdimisht, kam qenë në krye të një skuadre që është ndeshur me Shqipërinë në 2016 dhe jam i vetdjishëm për forcën e tyre.

    Është një skuadër e mirë-organizuar dhe me cilësi shumë më të mirë se më para. E njoh mjaft edhe trajnerin e kundërshtarëve. Është një skuadër që di të mbrojë dhe të sulmojë, është e organizuar dhe nesër të dyja skuadrat do të luajmë për fitore”.

    Çfarë ndodh nëse humbisni nesër, trajneri Sylvinho nuk ka humbur pas sfidës me Poloninë? “Në futboll dikush fiton, dikush humbet. Në rast se fitojmë do të shikojmë ndeshjet e radhës dhe do ta kemi vetë në dorë fatin tonë, në të kundërt do të varemi nga të tjerët”.

    Rikthimi i Krychowiak pas një kohe të gjatë? “Në vendimmarje udhëhiqem nga analizat, më ka ndodhur edhe më parë. Kam fituar kampionate me lojtarë të cilët i kam takuar vetëm dy ditë. Thërras lojtarë në bazë të nevojës momentale, nuk kam preference personale kur vjen pun ate lojtarët”

    Morali- “Morali është shumë i mirë dhe kështu ka qenë gjithmonë, pavarësisht ccfarë ndodh në fushë, në dhomat e zhveshjes jemi një skuadër e vërtetë. E njohim potencialin e Shqipërisë dhe nesër do të përpiqemi me të gjitha forcat për një rezultat pozitiv.

    Ndeshja Poloni-Shqipëri ka qenë ndër të parët që kam parë dhe analizuar kur mora drejtimin e kombëtares, por janë të ndryshme sepse janë ndryshuar lojtarë dhe trajnerë, nuk ka vend për krahasim. Nëse mund të krahasoj është ndeshja e parë ndaj Shqipërisë në këtë edicion, por çdo ndeshje është një histori më vete”- tha ai.

  • Efektivi i policisë në Tiranë u pezullua nga detyra, dalin pamjet e sherrit me sende të forta në ish-Bllok (Video)

    Efektivi i policisë në Tiranë u pezullua nga detyra, dalin pamjet e sherrit me sende të forta në ish-Bllok (Video)

    Dalin pamjet e sherrit të ndodhur në një lokal në ish-Bllok, në Tiranë ku ishte i përshirë edhe një punonjës policie në Komisariatin nr.1,. Një grup të rinjsh janë konfliktuar me sende të forta

    Sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërsa u raportua se polici i ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar lëndime disa personave. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të së shtunës.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi se kanë filluar hetimin administrativ për “Shkelje të rëndë” të Rregullores së Disiplinës së Policisë së Shtetit për punonjësin e policisë, N/Komisar D.N. dhe është bërë pezullimi nga detyra i këtij punonjësi.

  • Tërmeti apokaliptik në Marok, sizmiologu shqiptar: Pas goditjes së fortë në Turqi, në Mesdhe është rritur aktiviteti sizmik

    Tërmeti apokaliptik në Marok, sizmiologu shqiptar: Pas goditjes së fortë në Turqi, në Mesdhe është rritur aktiviteti sizmik

    Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Richter i ndjerë në Marok për sizmiologët është pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike dhe rritjes së aktiviteteve sizmike në rajonin e Mesdheut. Sizmiologu shqiptar Edmond Dushi thotë se Maroku është një nga vendet më sizmike të këtij rajoni.

    Edmond Dushi: Ka ndodhur në kufirin e pllakave tektonike të fuqishme të rajonit të Mesdheut, pllaka Afrikane dhe Euroaziatike. Po t’i referohemi hartës, është me ngjyrë të theksuara, ku tregohet për një aktivitet të lartë sizmik.

    Në historinë sizmike të Marokut ka disa tërmete të fuqishme. Sipas sizmologut që pas tërmetit 7.7 ballë i shkallës Richter të rënë në Turqi këtë vit, sistemi i pllakave tektonike në Mesdhe po pëson lëvizje.

    “Kemi një rritje të aktiviteteve në Mesdhe sidomos pas atij të Turisë, tregues që gjithë rajoni apo sistemi i pllakave është në lëvizje prej kohësh”, tha ai.

    Për pasojë mund të kemi aktivitet të shtuar sizmik në gjithë rajonin e Mesdheut./Tv Klan

  • Aksident i rëndë në vend, humb jetën këmbësori

    Aksident i rëndë në vend, humb jetën këmbësori

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Suç të Klosit, ku shtetasi B.B., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.

    Për pasojë automjeti ka aksidentuar shtetasin Z.M., rreth 75 vjeç,(këmbësor), i cili ka humbur jetën në spital.

    Drejtuesi i automjetit shtetasi B.B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

    Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

  • 29-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident tragjik në Itali

    29-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident tragjik në Itali

    Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Viktima është Aldo Gjoka. I riu shqiptar ka lindur në Tiranë, por prej shumë vitesh ishte banor në Leçe.

    Aksidenti i rëndë ndodhi në Torre Specchia, në Salento. Gjoka ishte duke udhëtuar me një motor kur u përplas me një makinë. Mediat italiane shkruajnë se vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

    Sipas verifikimeve paraprake, pas përplasjes, shqiptari ka përfunduar në murin e një prone private. Ndërsa makina përfundoi me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e përplasjeve u shkatërrua edhe një shtyllë e ndriçimit.

    Shqiptari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Motori i tij ishte pothuajse i shkatërruar tërësisht në pjesën përpara.

    Pas përplsjes mjeti mori flakë menjëherë e për pasojë u shkatërruan dokumentet e drejtuesit të tij, dukee bërë fillimisht të vështirë identifikimin e viktimës.

    Aldo Gjoka njihej në zonën ku banonte si Aldino. Pas vdekjes së tij ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale. Ai njihej për zemërgjerësinë dhe ishte i respektuar nga të gjithë. Ai la pas prindërit dhe një motër.

    Burimi: tvklan.al

  • FOTO/ Anglia gjueti shqiptarëve ilegalë, kontrolle të befasishme në bare e restorante

    FOTO/ Anglia gjueti shqiptarëve ilegalë, kontrolle të befasishme në bare e restorante

    Lokalet dhe restorantet e frekuentura nga Shqiptarët në Angli, po i nënshtrohen kontrolleve sistematike në gjetjen e emigrantëve ilegal prej policive lokale dhe agjencisë së kufirit.

    Një emigrant shqiptar në qytetin e Donkaster i dërgoi Top Channel këto pamje të një operacioni në një lokal ku po darkonin disa shqiptarë.

    “Lokali u mbyll për dy orë. Kush ishte brenda u kontrollua përmes shenjave të gishtërinjve përmes një laptopi që kishin me vete oficerët e emigracionit. Ky ishte kontrolli i tretë brenda pak javëve”, tregoi emigranti shqiptarë.

    Nga ky kontroll u gjetën dy shqiptarë të cilët ishin pa dokumente. Pasi janë prangosur ata shihen të futen në furgonët e policisë për ti dërguar në qendrën e dëbimeve”.

    Emigranti shqiptarë në Donkaster tha për Top Channel se në këtë qytet nuk janë vetëm shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë pa dokumente. Kur vjen puna theksoi ai për indianët, kurdët apo edhe të tjerë ata nuk preken.

    Për herë të parë prej nënshkrimit të marrëveshjes së ripranimit mes qeverisë shqiptare dhe angleze në Dhjetor 2022, të mërkurën dhe të premten në Rinas u ulën dy avionë me shqiptarë të dëbuar ndryshe nga muajt e shkuar kur mbërrinte vetëm një avion në javë.

    Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri emigracionit në Angli dy javë më parë nga ku Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta tashmë ka nisur dëbimi i shpejtë i atyre që mbërrijnë me gomone.

    Pesë shqiptare të mbërritur me gomone të Dielën e shkuar u dëbuan të enjten pa iu marrë në konsideratë asnjë pretendim në azil kërkim.

    Sipas qeverisë angleze në 8 muajt e fundit janë dëbuar më shumë se 3.000 shqiptarë mbërritur ilegalisht.

    Java e ardhshme pritet të gjejë në Tiranë Robert Jennrick ministër emigracioni në kuadër të një ministeriali të ministrave të brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit./ Top Channel

  • ‘Po mbytemii…’ 80 vjecari bënë aktin HEROIK, shpëton 15 veta nga mbytja

    ‘Po mbytemii…’ 80 vjecari bënë aktin HEROIK, shpëton 15 veta nga mbytja

    Një i moshuar në Greqi ka shpëtuar 15 persona, të cilët ishin të bllokuar nga stuhia “Daniel”, me ndihmën e varkës së tij.

    80 vjecari me profesion peshkatar thotë se kushtet kanë qenë shumë të vështira, ndërsa thekson se kjo ka qenë përmbytje më e keqe.

    “Shkoj të marr varkën dhe uji kishte arritur deri në gju.

    Prita deri në orën 6:00 të mëngjesit për shkak se binte shumë shi. Dola dhe dëgjova disa njerëz që bërtisnin “po mbytemi”.

    Ishin gati për tu mbytur, I futa në varkë pesë persona dhe I nxora jashtë. Një tjetër familje e shpëtova.

    Gjithsej kam nxjerrë 15 veta, i kam çuar në zyrën e komunitetit.”, ka rrëfyer i moshuari për mediat vendase pas përmbytjeve që kanë goditur shtetin fqinj.

  • VIDEO + EMRI/ Publikoi pamjet në rrjete sociale duke bërë drift e manovra të rrezikshme, identifikohet dhe procedohet penalisht 25-vjeçari

    VIDEO + EMRI/ Publikoi pamjet në rrjete sociale duke bërë drift e manovra të rrezikshme, identifikohet dhe procedohet penalisht 25-vjeçari

    Bllokoi qarkullimin e lirë të mjeteve për të kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, ndoti ajrin e më pas e postoi video-n në rrjete sociale, identifikohet dhe procedohet penalisht 25-vjecari.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili kishte bllokuar rrugën pasi po kryente manovra të rrezikshme (drift) me automjet duke shkaktuar ndotje të ajrit e duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetasit Ermal Nasufi, 25 vjeç që shfaqet në video.

    Ndaj 25-vjeçarit, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Ndotja e ajrit”.

    Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore u vendos masa administrative me vlerë 60 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor, si dhe i’u tërhoq leja e qarkullimit.

    Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falënderon qytetarët për besimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.

    Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës.

  • Përdhunohet 23-vjeçari në Tiranë, policia i bën gjëmën burrit

    Përdhunohet 23-vjeçari në Tiranë, policia i bën gjëmën burrit

    Foto ilustruese
    Policia e Tiranës ka arrestuar një 53-vjeçar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një të ri pa dëshirën e tij.

    Pas ngjarjes 23-vjeçari ka shkuar në polici duke e kallëzuar.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij”, bën me dije polici. /albeu

  • VIDEO/ Ferri mbi tokë! Pamjet tronditëse nga tërmeti i fuqishëm në Marok, mbi 600 të vdekur

    VIDEO/ Ferri mbi tokë! Pamjet tronditëse nga tërmeti i fuqishëm në Marok, mbi 600 të vdekur

    Ka shkuar mbi 600 numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok, ndërsa shkatërrimet janë të mëdha. Ndërkohë, qeveria nuk e di ende numrin e saktë të viktimave pasi dyshohet se ka shumë të tjerë nën rrënoja sepse goditja ishte e fortë, kurse strukturat të dobta.
    https://twitter.com/iamAkramPRO/status/1700352568944152752?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1700352568944152752%7Ctwgr%5E57b3b2ecf54484b3697c0dbe8e338a07794cb796%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Falbeu.com%2Flajme%2Fvideo-ferri-mbi-toke-pamjet-tronditese-nga-termeti-i-fuqishem-ne-marok-mbi-600-te-vdekur%2F563718%2F