Category: Lajme

  • Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali/ Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve të reja

    Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali/ Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve të reja

    Rreth 10 ditë nga vrasja e të riut shqiptar në Itali, Klajdi Bitri autoritetet kanë hapur hetime të reja, të cilat janë urdhëruar nga Prokurori, Marco Pucilli.

    Mediat italiane raportojnë se hetimet do të përqendrohen te arma me të cilën u krye krimi, një shtizë peshkimi, për të parë si funksionon.

    Po ashtu do të analizohen edhe objektet e sekuestruara, makina Opel Zafira në të cilën ndodhej i dyshuari për krimin, 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, peshqiri i tij i plazhit dhe rrobat që kishte veshur atë ditë.

    Do të merren mostra dhe më pas do të analizohen. Theksohet se po kërkohen gjurmë gjaku dhe gjurmë gishtash. Këto hetime do të nisin më 14 shtator dhe nga prokuroria konsiderohen si të nevojshme për rindërtimin e dinamikës së krimit.

    Kujtojmë se i riu shqiptar, Klajdi Bitri u vra me një shtizë peshkimi nga algjeriani. Të dy ishin në një rrugë publike kur shpërtheu një debat për një mosmarrëveshje mbi rregullat e trafikut rrugor.

  • “Lamtumirë engjëll biond”, pas aksidentit tragjik, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar në Itali

    “Lamtumirë engjëll biond”, pas aksidentit tragjik, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar në Itali

    Gabrieli nuk ia doli.

    Ai luftoi si luan, por nuk arriti të zgjohej, ndërroi jetë në spital pasditen e djeshme.

    Komuniteti i Villafrancas në Itali është bashkuar me dhimbjen e familjes shqiptare, pas vdekjes së 16-vjeçarit, Gabriel Alibeaj.

    Gabrieli u përfshi në një aksident dramatik pak para mesnatës të së martës.

    Ai ishte me miqtë e tij dhe ndodheshin në një tricikël, kur Gabrieli ra dhe përplasi kokën në gur.

    Ai mori plagë të rënda të cilat rezultuan fatale./Albeu.com

  • Pasioni i tij ishte motori, humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Itali pas aksidentit tragjik

    Pasioni i tij ishte motori, humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Itali pas aksidentit tragjik

    Motoçikletat ishin pasioni i tij i madh. Që kur ishte fëmijë. Ai shpesh i kushtonte postime në rrjetet sociale mikut të tij të ngushtë, i cili kishte vdekur vite më parë në një aksident me motor.

    Si për ironi të fatit, e njëjta tragjedi i ndodhi edhe atij.

    Mediet italiane bëjnë me dije se Aldo Gjoka, 29 vjeç gjeti vdekjen pas një aksidenti me motor.

    Gjoka kishte lindur në Tiranë dhe banonte në Lecce.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në San Foca në bregdetin Adriatik të Salentos.

    Gjoka ka qenë duke lëvizur me motorin e tij, kur për shkaqe ende të panjohura, është përplasur me një makinë, një Jaguar e cila drejtohej nga një 44-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare.

    Për shkak të goditjes jashtëzakonisht të dhunshme, makina ka përfunduar në një parmak ndërsa Aldo Gjoka ka përplasur murin rrethues të një prone private, duke e rrëzuar atë.

    Gjithashtu u shkatërrua një shtyllë ndriçimi, motori mori flakë dhe Aldo gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

    Disa shoferë kalimtarë kanë lajmëruar shërbimet e urgjencës.

    Përpjekjet për ta ringjallur të riun ishin të kota dhe ai praktikisht vdiq menjëherë, lëndimet që mori rezultuan shumë të rënda.

    Drejtuesi i makinës, në gjendje konfuze, u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme dhe për t’iu nënshtruar testeve të alkoolit dhe drogës./Albeu.com/

  • Peshkatari 80-vjeçar shpëton 15 persona me varkën e tij: Dëgjova disa njerëz që bërtisnin ‘po mbytemi’

    Peshkatari 80-vjeçar shpëton 15 persona me varkën e tij: Dëgjova disa njerëz që bërtisnin ‘po mbytemi’

    Një peshkatar 80-vjeçar arriti të shpëtojë disa njerëz në Karditsa të Greqisë me varkën e tij. 80 vjeçari mori varkën pavarësisht thirrjeve të familjes për t’u larguar nga fshati në mënyrë që të ndihmonte njerëzit.

    “Fëmijët dhe nipërit më thërrisnin të shkoja me ta, unë iu thashë ‘shkoni ju, kam varkën’. Sapo u larguan fëmijët hyra brenda, por nuk mora asnjë telefon, as asgjë, humba gjithçka atje.

    Shkoj të marr varkën dhe uji kishte arritur deri në gju. Prita deri në orën 6:00 të mëngjesit për shkak se binte shumë shi. Dola dhe dëgjova disa njerëz që bërtisnin “po mbytemi”.

    Njëri kishte ujë deri në nofull dhe gruaja e tij ishte pranë tij. I futa në barkë, pesë veta, dhe vazhdova t’i nxirrja njerëzit jashtë. Një familje tjetër, e nxora nga tjegullat, gërmova me duar, katër radhë tjegulla.

    Gjithsej kam nxjerrë 15 veta, i kam çuar në zyrën e komunitetit se është atje lart, është në katin e dytë.”, ka rrëfyer i moshuari për mediat vendase pas përmbytjeve që kanë goditur shtetin fqinj./abcnews.al

  • Tërmet në Itali, ku ishte epiqendra

    Tërmet në Itali, ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 3.9 u regjistrua në orën 16:30 me orën italiane në zonën detare pranë qytetit të Ankonës, në Italinë qendrore.

    Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti është ndjerë veçanërisht në të gjithë rajonin Marche, me kryeqytet Ankonën, por deri më tani nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

    Mbrëmjen e djeshme në orën 19:45 me orën lokale, një tërmet me magnitudë 3.8 ballë është regjistruar në zonën më të gjerë të Napolit, pa të lënduar apo dëme./abcnews.al

  • Bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë brenda hotelit 10-vjeçari

    Bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë brenda hotelit 10-vjeçari

    Një djalë 10-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në një hotel.

    Djali u gjet pa jetë rreth orës 22:40 të dielën në hotelin Tiffany’s në Promenade në Blackpool.

    Ai vdiq të enjten, tha një zëdhënës i policisë së Lancashire, duke shtuar se “mendimet tona janë me ta në këtë kohë”.

    Hoteli than ë një deklaratë se ishin zemërthyer nga ajo që kishte ndodhur.

    “Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë autoriteteve përkatëse çdo ndihmë që u nevojitet për të kryer hetimet e tyre.”

    “Siguria dhe komoditeti i mysafirëve tanë mbetet prioriteti ynë numër një dhe për këtë arsye ne kemi marrë vendimin të mbyllim vullnetarisht hotelin ndërsa zhvillohen hetimet dhe inspektimet tona.”/albeu.com/.

  • Fundjavë ideale për plazh, sa do të shënojë termometri të shtunë dhe të diel

    Fundjavë ideale për plazh, sa do të shënojë termometri të shtunë dhe të diel

    Këtë fundjavë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

    Depërtimi i masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore, si dhe depërtimi i anticiklonit do të bëjë që orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kohës.

    Në fushën termike për temperaturat pritet të pësojnë rritje kryesisht në vlerat e mesditës ku termomtri do të shënoj vlerën e 35-36 gradë.

  • Një shqiptar, hero në avionin Tel Aviv-Londër/ Ndaloi pasagjerin që tentoi të hapte derën në fluturim

    Një shqiptar, hero në avionin Tel Aviv-Londër/ Ndaloi pasagjerin që tentoi të hapte derën në fluturim

    Ky filmim tregon momentet kur një shqiptar ndërhyn për të ndaluar pasagjer të një avioni Uizejër, që fluturonte nga Izraeli në Angli, i cili po përpiqej të hapte derën e emergjencës në fluturim.

    E përditshmja britanike “The Sun” që publikoi pamjet, shkruan se 45-vjeçari shqiptar quhet Viktor Troboloni. Ai ishte i vetmi që mori guximin të ndërhynte duke e mbërthyer për 10 minuta në dysheme pasagjerin në tentativën e tij të çmendur, teksa bërtiste “Allahu Ekber”.

    Pasagjerët e tjerë dhe punonjësit e stafit të avionit morën zemër pas ndërhyrjes së shqiptarit dhe i erdhën atij në ndihmë. Ngjarja ndodhi teksa avioni fluturonte në një lartësi prej 9 200 metrash mbi sipërfaqen e tokës. Avioni bëri ulje të detyruar në Beograd ku agresori iu dorëzua autoriteteve ndërkombëtare.

    “The Sun” e konsideron “heroik” gjestin e shqiptarit, banues në Zyrih, por që sipas të përditshmes britanike, udhëtonte drejt Seint Albansit në Angli për të vizituar nënën e tij të sëmurë.Tv Klan

  • Rikthehet Covid 19 në Shqipëri, zbardhet bilanci i fundit i ISHP: 500…

    Rikthehet Covid 19 në Shqipëri, zbardhet bilanci i fundit i ISHP: 500…

    Fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit kanë sjellë rritje të rasteve të pacientëve të infektuar me Covid-19.

    Instituti i Shëndetit Publik raporton se çdo javë konfirmohen 500 raste të prekur me variantin Omicron, por ndërkohë ka shumë raste të tjera të cilët nuk shkojnë të bëjnë testin e covid.

    “Ka një trend rritje. 19 për 100 mijë është incidenca në javë. Numër i ulët krahasuar me vitin e kaluar por trendi pritet në rritje në vijim. Në vjeshtë rritet qarkullimi i covid, gripit dhe viruseve të tjera respiratore”, shprehet eksperti Artan Simaku.

    Por kjo rritje rasteve të pacientëve me covid është shoqëruar edhe me të shtruar në shërbimin infektiv

    “Janë 20 raste në spital, janë raste mesatare, nuk ka në reanimacion dhe në intubim, ka dhe në pediatri”, shprehet Simaku.

    Me ardhjen e vjeshtës ekspertët e shëndetit kujtojnë grupmoshën 60 vjec e lart për të bërë një dozë buster të vaksinës ndaj covid.

    “Është shumë e rëndësishme, sidomos për personat me risk. Eksperienca ka treguar se këto dozat bëjnë diferencën dhe japin mbrojtje.”

    Ndonëse deri më tani për të kuptuar se cili variant i covid qarkullon në vendin tonë dërgoheshin mostra në laboratorë të referencës jashtë Shqipërisë, në muajin tetor sekuencimi gjenetik i virusit do të kryhet në laboratorin e Institutit të shëndetit publik në Tiranë.

  • Shisnin dr*gë në kryeqytet, arrestohen burrë e grua te “Kodra e Diellit”

    Shisnin dr*gë në kryeqytet, arrestohen burrë e grua te “Kodra e Diellit”

    Tetë persona janë arrestuar gjatë një aksioni anti-drogë të Policisë së Tiranës në zonën e “Kodrës së Diellit”.

    Të arrestuarit, pjesë e një grupi, shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

    Në mesin e të arrestuarve janë edhe një çift bashkëshortësh. Klan News raporton se burri ishte drejtues i grupit. Gjatë periudhave të ndryshme kohore, policia ka sekuestruar lëndë narkotike që besohet se i përket këtij grupi.

    Hetimet e Antidrogës së Tiranës kanë zgjatur për rreth 4 muaj. Gjatë finalizimit të aksionit, drejtuesit të grupit iu gjet në banesë 3 kg kanabis dhe doza kokaine.

    Ky grup i shpërndarjes së lëndëve narkotike ka qenë prej kohësh shqetësim i banorëve të zonës së “Kodrës së Diellit”. /tvklan.al