Category: Lajme

  • Emri/ Plagosi me thikë 21-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori! Çfarë iu gjet në banesë

    Emri/ Plagosi me thikë 21-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori! Çfarë iu gjet në banesë

    Është arrestuar autori i plagosjes me thikë të një 21-vjeçari ditën e djeshme në Durrës.

    Policia njofton se në pranga ka rënë Ergys Pjeçi, i cili dyshohet se në vendin e quajtur “Baza e Hekurudhave”, ka plagosur me thikë, shtetasin L. I., 21 vjeç, banues në Durrës.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit janë gjetur thika me të cilën ai dyshohet se ka kryer krimin dhe disa pajisje të cilat dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

    Pajisjet janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të cilët vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.

    Ai u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Paralizohet vendi! “Giro d’Italia” vjen në Shqipëri/ Rrugët që do të bllokohen, ja si do të bëhet devijimi i makinave në Tiranë

    Paralizohet vendi! “Giro d’Italia” vjen në Shqipëri/ Rrugët që do të bllokohen, ja si do të bëhet devijimi i makinave në Tiranë

    Shqipëria bëhet epiqendra e sportit ndërkombëtar! Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë sportive dhe turistike. Policia e Shtetit ka dhënë detaje për rrugët që pritet të bllokohen, me qëllim që të mbahet ky event. Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën 13:00, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.

    Ja si do të ndryshojë qarkullimi i makinave:

    Ndalimin e garkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes së aktivitetit madhor “Giro d’Italia Grande Partenza 2025”, gjatë tre tureve të para të zhvilluara në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 13:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së parë, konkretisht në rrugët:

    – Rruga “SH3 (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin Teg)”;

    – Rrethrrotullimi “Teg” deri te rrethrrotullimi “Sauk”, – Rruga e “Elbasanit”, Blv. “Bajram Curri”, rruga “Ali Shefqeti”, rruga “Alajdin Frashëri”; – Rruga “Rexhekrit”, rruga “Sh54” — “Unaza Madhe”, rruga “Sotir Çaci”;

    * Rruga “Xhanfize Keko”, rruga “Arkitekt Kasemi”, Blv. “Zhan D’Ark” dhe Blv “Dëshmorët e Kombit”. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë: – Linja Nr. 2 “Teg — Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë tek sheshi “Ëillson” për në rrugën “Sami Frashëri”. – Linja Nr. 5/a “Ish Kombinati i Autotraktoreve — Qendër”, pezullohet perkohësisht.

    – Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i ri – Teg/ Sauk i vjetër/ Sanatorium”, pezullohet përkohësisht.

    – Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b ), pezullohet përkohësisht.

    * Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri -Qendër”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qendër” dhe degëzimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

    – Linja nr. 11 “Porcelan, pezullohet përkohësisht.

    – Linja Nr. 13 “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Ëillson”në rrugën “Sami Frashëri”.

    – Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt”, pezullohet përkohësisht

    – Linja Nr. 13 -Tiranë – Baldushk – Tirant, pezullohet përkohësisht.

    – Linja Nr. 1 -Tiranë – Petrelë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

    – Linja Nr. 3 “Tiranë – Farkë-Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

    * Linja Nr. 9 “Tiranë – Bërzhitë – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

    * Linja Nr. 5 “Tiranë – Dajt – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

    * Linja Nr. 16/2 “Tujan”, pezullohet përkohësisht.

    * Linja Nr. 16/7 “Lanabregas”, pezullohet përkohësisht.

    – Linja Nr. 11 “Tiranë – Krrabë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

    * Linja Nr. 14/11 “Vrap”, pezullohet përkohësisht.

    * Linja Nr. 15 “Tiranë – Shëngjergj – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

    Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të automjeteve në shërbim të eventit, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, segmenti i rrugës mbrapa “Pallatit të Kulturës” si dhe në brendësi të “ish Gardës së Republikës”.

    1.3 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në segmentet rrugore si më poshtë:

    * Në “Unazën e Madhe” e qytetit, rrugën “Perlat Rexhepi”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Ismail Qemali” dhe në rrugën “Ali Demi”.

    Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së dytë, konkretisht në rrugët:

    * Tek Sheshi “Skënderbej, rruga “Urani Pano”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Blv “Gjergj Fishta”, rruga “Muhamet Gjollesha”, Blv “Bajram Curri”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe në rrugën e “Elbasanit”. 2.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

    – Linja Nr. 1/a “Selitë – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias” , linja nr. 1/b, “Kodra e Diellit – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias”, pezullohet përkohësisht.

    – Linja Nr.2 “Teg Sauk i vjetër Kopshti Zoologik – Ish Stacioni i Trenit”, pezullohet përkohësisht.

    * Linja Nr.3 “Kashar” (degëzimi 1 orar; degëzimi 1 antiorar; degëzimi 2), pezullohet përkohësisht.

    * Linja Nr.4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijohet tek sheshi “Karl Topia”

    – Linja Nr. 5/a “ish Kombinati i Autotraktoreve – Qendër”, pezullohet përkohësisht. – Linja Nr. 5/b “Institut – Qendër” devijohet tek sheshi “Karl Topia”.

    * Linja Nr.6 “Laprakë” devijohet tek sheshi “Karl Topia”

    * Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i Ri – Teg/ Sauk i vjeter/ Sanatorium” devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

    * Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b) devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

    – Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri – Qender”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qender” dhe degezimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” .

    – Linja Nr. 12 “Uzina Dinamo e Re – Sharre”, pezullohet përkohësisht.

    * Linja Nr. 13 “Tirana e Re” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht.

    – Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio / Tufine (degëzimi 1 “Kombinat – Kinostudio”/ degezimi 2 -Kombinat – Tufine”), pezullohet përkohësisht.

    – Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbert” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht. 2.2. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si me poshtë:

    -Në rrugët -Ibrahim Rugova” deri te rruga “Perlat Rexhepi”, rrugen “Abdyl Frasheri”, rrugen “Ismail Qemali”. rrugën “Papa Gjon Pali II”, dhe në rrugën”Dervish Hima”.

    Ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe lirimin e parkimit nga ora 06:00 e datës 9.05.2025, deri në orën 23:00 të datës 10.05.2025, në rrugët brenda ish Gardes së Republikës. Rruga -Abdyl Frasheri”, “Urani Pano”, rruga mbrapa Pallatit të Kulturës me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit dhe segmentin e Blv “Zogu I” nga kryqëzimi me rrugen “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugen “Urani Pano”.

    Qarkullimi i mjeteve të emergjences dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

  • Për herë të parë në Met Gala, Bebe Rexha mahnit me look-un e Christian Siriano

    Për herë të parë në Met Gala, Bebe Rexha mahnit me look-un e Christian Siriano

    Bebe Rexha shkeli për herë të parë tapetin e famshëm të Met Gala, dhe sigurisht nuk kaloi pa u vënë re. Këngëtarja shqiptaro-amerikane zgjodhi të debutonte me një look të kuruar deri në detaj nga stilisti i njohur Christian Siriano.

    Veshja e saj për natën më ikonike të modës kombinonte hijeshinë me forcën vizuale: një xhaketë e zezë e prerë në mënyrë perfekte, e shoqëruar me një fund dramatik prej tyli dhe doreza të holla rrjetë. Pamja u plotësua me një model flokësh klasik dhe ndarje elegante anësore – një homazh ndaj feminitetit të sofistikuar.

    “Siriano gjithmonë më bën të ndihem dhe të dukem mirë”, tha Rexha, e cila dukej më e sigurt se kurrë në debutimin e saj në këtë event të përvitshëm të modës që mbledh emrat më të mëdhenj të artit, muzikës dhe stilit.

    Një hyrje që e vendos Bebe Rexhën në listën e ikonave të reja të Met Gala – me një mesazh të qartë: ajo nuk ka ardhur vetëm për të parakaluar, por për të lënë gjurmë.

  • Aksidenti në Peshkopi/ Efektivi i policisë në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

    Aksidenti në Peshkopi/ Efektivi i policisë në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

    Pasditen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, ku shtetasi Alban Shoti, 27-vjeç ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë ka përplasur efektivin e policisë Veli Gjurra, i cili po ecte në trotuar.

    Nga lëndimet e marra, efektivi është dërguar te spitali i Traumës në kryeqytet dhe ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Aksidenti në Peshkopi ku u përplas efektivi, shoferi ishte nën efektin e alkoolit
    Bëhet me dije se Gjurra ka marrë dëmtime në kokë.

    Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat menjëherë pas aksidentit.

  • Lajm i trishtë! Fitoi Botërorin me Argjentinën, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi

    Lajm i trishtë! Fitoi Botërorin me Argjentinën, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi

    Ish-mbrojtësi i kombëtares argjentinase, Luis Galvan, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare pasi vuante nga pneumonia. Ai ishte titullar dhe luajti në të gjitha ndeshjet e Argjentinës në Kupën e Botës 1978, ku fitoi Botërorin.Një legjendë e Talleres de Cordoba, ku ai mbetet lojtari me më shumë paraqitje në historinë e klubit, ai gjithashtu mori pjesë në Kupën e Botës 1982, duke lënë gjurmët e Grazianit dhe Rosit në ndeshjen e humbur kundër Italisë.

    “Mirupafshim, Luis. Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Luis Adolfo Galvan, emblemës së Klubit dhe Kampionit të Botës me Kombëtaren e Argjentinës në vitin 1978. Shoqërojmë familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë dhe ngremë lutjet tona për pushimin e tij të përjetshëm. Luis vazhdoi të ishte i lidhur me klubin edhe pas daljes në pension, duke punuar në ekipet e të rinjve dhe në futbollin e femrave. Përkushtimi i tij ishte themelor në formimin e brezave të rinj. Mirupafshim përgjithmonë Maestro”, shkroi Talleres de Córdoba në rrjetet e tyre sociale, ku Galvan është një idhull, duke luajtur 503 ndeshje në 17 sezone dhe duke qenë futbollisti që ka veshur më shumë herë fanellën e klubit.

    “Shoqata Argjentinase e Futbollit, nëpërmjet Presidentit të saj Klaudio Tapia, shpreh ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mbrojtësit që fitoi kampionatin botëror me ekipin kombëtar argjentinas në vitin 1978, Luis Galvan, dhe u shpreh ngushëllimet e saj familjes dhe të dashurve të tij”, thuhet në mesazhin e federatës.

  • Aksidenti i rëndë në Elbasan, zbulohet identiteti i viktimës

    Aksidenti i rëndë në Elbasan, zbulohet identiteti i viktimës

    Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në segmentin Xibrakë–Labinot Fushë, ku dy automjete janë përplasur me shpejtësi të madhe.

    Si pasojë e përplasjes, tre persona mbetën të plagosur rëndë. Njëri prej tyre, Ferit Agushi, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

    Drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident, Nesti Dajçi, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Policia po heton shkaqet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se përplasja është shkaktuar nga shpejtësia e lartë dhe mungesa e kontrollit të mjetit.

  • Humbi jetën teksa po punonte me fadromë, ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos

    Humbi jetën teksa po punonte me fadromë, ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos

    Shembja e një marivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit, i cili përpunohej në fabrikën e pasurimit në Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani kineze.

    Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar.

    Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Policia e Komisariatit të Matit arrestoi drejtuesin teknik të kësaj firme për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.

    Ndërkohë, për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit kanë nisur kërkimet prej tre ditësh, por ende pa rezultat, pasi pajisjet e kërkimit nuk po e lokalizojnë vendin për shkak të masivit të madh të mineralit.

    Ndërkohë, ka reaguar edhe babai i 29-vjeçarit, i cili kërkon ndihmë nga shteti për të shtuar forcat për gjetjen e trupit të djalit të tij.

    Në vendngjarje, prefekti i qarkut Dibër, Nezhmedin Shehu, u shpreh se po bëhen të pamundura për gjetjen e trupit, por është shumë e vështirë për shkak të volumit të madh të mineralit.

  • ‘Nuk jam i dashuruar’, Limi ia thotë në sy Albës pas skenave të nxehta mes tyre

    ‘Nuk jam i dashuruar’, Limi ia thotë në sy Albës pas skenave të nxehta mes tyre

    Alba dhe Limi janë kthyer në dyshen protagonist të Fermës Vip. Dyshja janë parë super të afërt me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës ku herë poas here nuk kanë munguar skenat e guximshme dhe të nxehta para kamerave.

    Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme Luana ka vënë me shpatulla pas murit çiftin për të zbuluar më shumë rreth romancës së tyre.

    Luana pyeti Albën nëse ka ndjenja për Limin.

    Ajo u shpreh: Beasoj kjo është e kuptueshme unë e kam pranuar dhe e pranoj se kam ndjenja për Limin.

    A ka ndjenja Limi për Albën?

    Jemi bashkë kemi shumë momente, ndajmë disa gjëra bashkë, disa ndjenja. Në dashuri nuk kemi rënë akoma kjo është prëgjigjia- tha Limi.

  • Aksidenti me vdekje në “Elbasan-Librazhd”, policia: Viktima, drejtuesi i një prej mjeteve! Nga përplasja u lënduan edhe 4 të tjerë

    Aksidenti me vdekje në “Elbasan-Librazhd”, policia: Viktima, drejtuesi i një prej mjeteve! Nga përplasja u lënduan edhe 4 të tjerë

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Elbasan-Librazhd”.

    Raportohet se dy automjete janë përplasur rreth orës 08:45. Viktimë ka mbetur drejtuesi i një prej mjeteve, 68-vjeçari me iniciale F. A..

    Ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi tjetër, 33-vjeçari me iniciale N. D., si edhe 3 pasagjerë në këto automjete, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin F. A., 68 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. D., 33 vjeç.

    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. A., si dhe janë dëmtuar shtetasi N. D. dhe 3 pasagjerë në këto automjete, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje vijojnë punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

  • Makina del nga rruga në aksin Roskovec-Ura Vajgurore, 5 të lënduar

    Makina del nga rruga në aksin Roskovec-Ura Vajgurore, 5 të lënduar

    Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj mëngjesin e sotëm në aksin Roskovec – Ura Vajgurore

    Mësohet se të pesë personat që ndodheshin në të të cilët dyshohet se mund të jenë shtetas indianë ose pakistanezë kanë marrë lëndime të lehta.

    Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier ndërkohë që në vendngjarje ndodhen shërbimet policore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

    Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë.