Category: Lajme

  • Çfarë ndodhi? Gazetari i njohur publikon videon dhe “denoncon” Arbana Osmanin: Më ka thyer xhamin e makinës dhe…

    Çfarë ndodhi? Gazetari i njohur publikon videon dhe “denoncon” Arbana Osmanin: Më ka thyer xhamin e makinës dhe…

    Gazetari shqiptar ka hedhur papritur akuza në rrjetet sociale ndaj Arbana Osmanit.

    Andi Llabuti ka publikuar një video të makinës së tij me xhamin e thyer, ku shprehet se e ka thyer Arbana Osmani.

    Sipas gazetarit, nga ballkoni i shtëpisë së moderatores ka rënë një llamarinë, e cila i ka tyer xhamin dhe Arbana refuzon të paguaj dëmin.

    “Turp! Arbana Osmani thyen xhamine makinës sime dhe nuk do të paguaj dëmin. Arbana Osmani, me je borxhli o bosse!”.

    Nuk dihet nëse do të ketë një reagim publik të Arbana Osmanit për këtë rast.

  • Sikur të mos mjaftonin përmbytjet, grekëve po u “pushtohen” shtëpitë nga gjarpërinjtë

    Sikur të mos mjaftonin përmbytjet, grekëve po u “pushtohen” shtëpitë nga gjarpërinjtë

    Përpos ujit që u ka pushtuar banesat, grekëve në zonat e përmbytura u duhet të përballen edhe me kafshët që po dalin nga vendet ku strehohen zakonisht.

    Mediat në vend raportojnë për banorë të ngujuar nga ujërat të cilët po hasin edhe gjarpërinj në banesat e tyre.

    Së fundmi u bë një apel për shpëtimin e 15 personave që kishin mbetur të bllokuar në Marathea, Karditsa. Dhjetë prej personave të bllokuar isin të moshuar me probleme shëndetësore.

    Sipas raportimeve, ata ishin mbledhur në katin e parë të një shtëpie, pa gjumë, pa ushqim dhe të rraskapitur.

    Ndërkohë, operacione shpëtimi po mbahen në zonat më të prekura nga moti i keq si Karditsa, Trikala, Larissa dhe Volos.

  • Një pjesë përmbytet, tjetra “digjet”! Çfarë është “Omega”, fenomeni i pazakontë që ka prekur Europën

    Një pjesë përmbytet, tjetra “digjet”! Çfarë është “Omega”, fenomeni i pazakontë që ka prekur Europën

    Mediat franceze i kanë kushtuar një artikull të posaçëm fenomenit të pazakontë të motit që ka mbërthyer Europën, me një ndërthurje të valëve të zgjatura të të nxehtit dhe reshjeve të dendura e përmbytjeve katastrofike në shumë zona të kontinentit.

    Shkencëtarët e kanë cilësuar si “Omega ” këtë fenomen meteorologjik që ka prekur në 24 orët e fundit shumë vende europiane.

    “Bëhet fjalë për një bllokim atmosferik në formën e një “Omega” që është përgjegjëse për temperaturat e larta që prekin shumë vende europiane, si dhe Francën. Pasojat e tij përkeqësohen nga ndryshimet klimatike”, thonë shkencëtarët.

    Në shumicën e zonave në Francë temperatura shënoi midis 35 dhe 37 gradë celsius, sipas shërbimit meteorologjik. Në vendet e tjera europiane, të paktën 14 persona kanë vdekur ditët e fundit pasi reshjet e dendura të shiut në Greqi, Spanjë, Bullgari dhe Turqi.

    Bllokimi atmosferik “omega” është një fenomen e veçantë meteorologjike e karakterizuar nga dy zona me presion të ulët, aktualisht, njëra ndodhet jashtë Portugalisë dhe tjetra në Mesdheun lindor, ndërsa në mes është një zonë me presion të lartë, që janë Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Beneluksit.

  • Vetëm 2 minuta me vonesë/ Ky është i riu që vdiq tragjikisht pasi u hodh në det nga oficerët e anijes

    Vetëm 2 minuta me vonesë/ Ky është i riu që vdiq tragjikisht pasi u hodh në det nga oficerët e anijes

    Indinjatë të thellë në mbarë opinionin publik grek ka shkaktuar vrasja e Andonis Kariotis, 36-vjeçarit nga Kreta që e hodhën në det oficerët e anijes “Blue Horizon”, kur u përpoq të ngjitej në anije, pak sekonda pasi ajo u nis me 550 pasagjerë nga porti i Pireut me destinacion Portin e Iraklio, Kretë, mbrëmjen e 5 shtatorit.

    Detaje të rënda të ngjarjes publikohen vazhdimisht dhe shtojnë akoma më shumë indinjatën e reagimit masiv të ditëve të fundit.

    36-vjeçari që mesa duket kishte përqindje invaliditeti, një njeri tepër i varfër, që bënte punë të vogla për mbijetesë, jetonte në shtëpi të komunës për shtresat e varfra, kohët e fundit kishte humbur nënën, mbështetjen e tij, ndërsa i pëlqente të vizitonte Athinën sa herë siguronte paratë e duhura për biletën.

    Viktima ishte i njohur te të gjithë banorët e Agios Nikolaos Lasithi Kretë si një njeri tepër i dashur e punëtor, por edhe nga personeli i anijeve të linjës Kretë-Athinë që bënte sa më shpesh mundej.

    Këto të dhëna kanë bërë akoma më tragjike ngjarjen, duke shkaktuar shumë pikëpyetje për sjelljen e egër kriminale nga 2 oficerët e anijes ndaj 36-vjeçarit, si dhe njoftimin e thatë për pasagjerët “anija u vonua të niset nga porti i Pireut për shkak të një pengese të shkaktuar nga faktorë të jashtëm, pa lidhje me funksionim tonë”.

    Për ngjarjen kriminale janë pozicionuar ministra dhe vetë kryeministri Mitsotakis, duke e konsideruar krim monstruoz. Katër të arrestuarit, mes tyre kapiteni i anijes dhe 3 oficerë kanë marrë afat shfajësimi ditën e shtunë, ndërsa përballen me akuza tepër të rënda, që parashikojnë dënim burgim të përjetshëm.

    Anëtarët e ekuipazhit, teksa 36-vjeçari tentoi të hipte në anije pak minuta para nisjes, ata nuk e lejuan, përkundrazi e shtynë dy ose tre herë ndërsa ai tashmë ishte ngjitur në katapultë, si pasojë i riu fatkeq u gjend në det dhe gjeti vdekjen tragjike.

    Në kujtim të Antonis Kariotis dje është penguar të largohet nga porti i Iraklios anija e itinerarit “Blue Horizon”. Disa protesta paqësore janë kryer në Pire, Selanik dhe Kretë, ndërsa vijon të jetë në vijën e parë të lajmeve dhe interesit publik, pavarësisht situatës emergjente që shkaktoi fenomeni “Daniel”.

  • Ballkani përmbytet, Shqipëria “përvëlohet”, sa do të shkojnë temperaturat të premten

    Ballkani përmbytet, Shqipëria “përvëlohet”, sa do të shkojnë temperaturat të premten

    Prej disa ditësh rajoni i Ballkanit është përfshirë nga moti i keq, i cili ka shkaktuar edhe viktima. Në Bullgari dhe në Greqi ka patur mbi 13 viktima gjatë ditëve të fundit.

    ndërkohë që situata e rëndë ka qenë edhe në Turqi, ku dhe atje për shkak të motit të keq ka patur përmbytje dhe viktima.

    Ndërkohë që në Shqipëri situata është ndryshe, ku përgjatë ditëve të fundit ka mbizotëruar mot i kthjellët me temperatura mbi mesataren për periudhën në të cilën ndodhemi.

    Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugore.

    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

    Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu në formën e pikave, të izoluara dhe afatshkurtra në relievet e larta malore të vendit.

    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive me shpejtësi hera-herës 10-14 m/s.

    Temperaturat e regjistruara:

    në zonat malore 14 deri 32°C

    në zonat e ulëta 15 deri 36°C

    në zonat bregdetare 17 deri 35°C

  • Zgjerohet fasha e përfituesve të kompensimit për pagën minimale, sektorët që shtohen

    Zgjerohet fasha e përfituesve të kompensimit për pagën minimale, sektorët që shtohen

    Rritet numri i punonjësve në bizneset e manifakturës, bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve që do të përfitojnë kompensimin prej 1,674 lekësh për shkak të rritjes së pagës minimale.

    Me hyrjen në fuqi nga 1 Prilli të pagës minimale prej 40,000 lekësh për të zbutur efektet e ndryshimit, qeveria miratoi edhe vendimin për shpërndarje të kompensimit me vlerë 1,674 lekë për çdo të punësuar me pagë minimale në sektorët e manifakturës, bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve. Përfitues të kompensimit ishin vetëm punonjësit me pagë bruto deri në 34,000 lekë në muaj.

    Kjo masë, sipas Pro Eksport Albania (PEA) favorizoi një numër të ulët në sektorin e manifakturës. Numri i përfituesve ishte 1,900 punëtorë. Për këtë arsye me kërkesë dhe insistim të PEA, u arrit që kjo fashë të bëhej nga 34,000 në 40,000 lekë.

    “Pra të gjithë ata subjekte prodhuese që në borderonë e dhjetorit 2022 kanë pasur punëtorë që paguhen deri në 40,000 lek pagë bruto, punëdhënësve qeveria do u kompensojë 1,674 lekë për person për të zbutur efektin e rritje së pagë minimale”, pohon Proeksport Albania.

    Në shkallë vendi nga 1 prill paga minimale u rrit 6,000 lekë, duke shkuar në nivelin e 40,000 lekëve.

    Aplikimet nëpërmjet e-Albania për përfitimin e kompensimit nisën nga 2 Maji. Afati i kërkesës sipas udhëzimit që u botua nga Ministria e Financave duhet të dorëzohet jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.

    Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare te Punësimit dhe Aftësimit (AKPA) është përgjegjëse për ndjekjen e procesit të aplikimit dhe subvencionimin e kategorive të biznesit që janë të përcaktuara në VLKM dhe udhëzim.

    Udhëzimi gjithashtu përcaktonte se shuma totale për çdo kompensim për çdo muaj do të bazohet në numrin e punonjësve, në masën 1,674 lekë për çdo punonjës e llogaritur në referencë edhe të periudhës kontributeve të muajit dhjetor 2022.

    Aplikuesit nuk duhet të kenë detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore, gjoba të papaguara apo janë në proces falimentimi në të kundërt kërkesa e tyre do të refuzohet./Monitor/

  • Bashkia e Tiranës del me njoftimin e rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve

    Bashkia e Tiranës del me njoftimin e rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve

    Nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit.

    Urdhri ëhstë dhënë nga Bashkia Tiranë, për të shmangur trafikun e madh si pasojë e nisjes së vitit të ri shkollor.

    Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nënvizoi se gjatë ditës do të ndalohet edhe qarkullimi i fadromave apo mjeteve të rënda, të cilat do duhet të punojnë pas orës 20:00 të mbrëmjes.

    “Duke filluar nga data 11 shtator, me ditën e parë të shkollës, mjetet e panevojshme, edhe ato që janë nën 3.5 ton, që bëjnë transportin e mallrave ushqimore, nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 07:00 deri në orën 09:00.

    Nëse një çamçakëz ose një patatinë është aq e rëndësishme dhe jetike për mbarëvajtjen e atij marketi, duhet të bëhet para orës 07:00 ose pas orës 09:00. Unë besoj se këto vite kemi ndërtuar në Tiranë një komunitet që është shumë më i rëndësishëm se çamçakëzët dhe patatinat, që janë fëmijët tanë; kështu që, para fëmijëve nuk do të vëmë asnjë punë tjetër.

    Do të sigurohemi që orari 7 me 9 i dedikohet vetëm lëvizjes në shkolla. Gjithashtu, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 08:00 të darkës fadroma, betoniere, kamionë, trajlera, nuk do të lejohen, dhe të gjitha kantieret e Tiranës, siç e kemi zbatuar vitet e fundit, do duhet të punojnë pas orës 20:00 të darkës”- tha Veliaj.

  • “Tregti droge dhe…”, Evi Kokalari zbulon çfarë i thanë politikanët amerikanë për Ilir Metën

    “Tregti droge dhe…”, Evi Kokalari zbulon çfarë i thanë politikanët amerikanë për Ilir Metën

    Evi Kokalari ka folur ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, në lidhje me zhvillimet politke në vendin tonë.

    Kokalari ka zbuluar dhe një bisedë me disa politikanë republikanë në Amerikë, të cilët i kanë folur për ish-presidentin Ilir Meta.

    Kokalari tha se amerikënt e kanë cilësuar Metën si një ndër perosnat më të korruptuar në botë, duke shtuar se merret edhe me trgëti doroge.

    “Ishim duke folur për Shqipërinë dhe më thanë: ‘Ilir Meta është ende Presdient?’ Jo ju thashë ka kohë që nuk është më dhe në atë moment ata më thonë: ‘Një nga personat më të korruptuar që kam parë në jetën time, me tregëti droge dhe shumë gjëra të tjera’. Sa mirë që e dini u thashë, ata janë në dijeni për të gjitha dhe kjo është gjë e mirë për shtetin Shqiptar.”- tha Kokalari.

  • Sherr me gruan, 39-vjeçari rrëzohet dhe godet kokën në trotuar, humb jetën

    Sherr me gruan, 39-vjeçari rrëzohet dhe godet kokën në trotuar, humb jetën

    Një 39-vjeçar humbi jetën në Prato pasi u rrëzua dhe përplasi kokën në trotuar pas një debati me gruan.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën Macrolotto. Përpjekjet për ta ringjallur ishin të kota.

    Gruaja, me origjinë kineze, u dërgua në spital pasi kaloi në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë.

    Ende nuk është sqaruar dinamika se si ndodhi sherri fatal.

    Sipas medieve italiane, çifti kishte nisur një debat brenda banesës së tyre. Më pas gruaja kishte vrapuar jashtë për të marrë makinën. Burri e kishte ndjekur dhe ishte përpjekur ta bllokonte.

    Duke tentuar të hapte derën e makinës ai ishte rrëzuar.

    Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë, ndërsa gruaja është transportuar në spitalin Santo Stefano në Prato.

    Agjentët bashkiakë morën pamjet nga një kamerë në zonë që mund të kishte kapur skenat kryesore të incidentit./Albeu.com/

  • Rrëfimi troditës i përdoruesit të drogës: Babai pësoi arrest kardiak dhe vdiq për shkakun tim

    Rrëfimi troditës i përdoruesit të drogës: Babai pësoi arrest kardiak dhe vdiq për shkakun tim

    Eltoni është vetëm një nga qindra histori të zhytur në një jetë me mashtrime, pengje e burg si pasojë e varësisë nga droga.

    Në dekadën e tretë të jetës si përdorues i heroinës, atij i janë mbaruar edhe damarët për të bërë injeksionin.

    E gjejmë në momentin që ai bëhet gati të marrë dozën e parë të heroinës për atë ditë dhe pranon ta demostrojë për “Inside Story” si një apel për të gjithë ata që mund të joshen nga droga.

    “E kam nisur që 16 vjeç dhe sot jam 41 vjeç, 18 vite kam qenë në burg, njëherë më akuzuan si shpërndarës por unë nuk jam. Në burg kanë qenë pushime për mua, vitet më të mira”.

    I riu rrëfen se si pasojë e problemeve të tij me drogën i ati pësoi arrest kardiak dhe humbi jetën. Miq, shokë, të afërm nuk ka. Të gjithë e kanë braktisur përveç së ëmës./tch