Category: Lajme

  • Stuhia “apokaliptike” në Greqi, një shqiptar mes viktimave

    Stuhia “apokaliptike” në Greqi, një shqiptar mes viktimave

    Një 51-vjeçar shqiptar është njëri prej dy viktimave të stuhisë së fuqishme Daniel që goditi Greqinë të martën.

    Fermeri shqiptar humbi jetën në Volos, qytetin e goditur më rëndë nga përmbytjet katastrofike, i cili humbi jetën pas shembjes së një muri.

    Autoritetet greke thonë se 3 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

    Vala e tërbuar e motit të keq u zhvendos natën e kaluar drejt Turqisë. Stambolli, qyteti më i populluar i vendit, u godit më rëndë nga reshjet e dendura dhe përmbytjet.

    5 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë janë shpallur të zhdukur në qytetin më të populluar të Turqisë, atje ku ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete automjete dhe përmbytën qindra ndërtesa.

    3 viktima nga përmbytjet e të martës edhe në Carevo të Bullgarisë, aty ku autoritetet e shpallën këtë të mërkurë, ditë zie. Stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar katastrofë edhe përtej kontinentit, në Brazil atje ku 21 persona humbën jetën në Lazhedu qytetin jugor që u përmbyt i gjithi.

  • “E qëlloi me 10 plumba në kokë”! Tronditëse, si u vra burri në sy të vajzës dhe gruas?

    “E qëlloi me 10 plumba në kokë”! Tronditëse, si u vra burri në sy të vajzës dhe gruas?

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Aziz Gashi i akuzuar si i dyshuar për vrasjen e Beqir Morinës në Prizren. Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    “Me datë 2 shtator rreth orës 18:45 minuta, në Prizren, në lagjen “Arbanë”, i pandehuri Azi Gashi, privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave.

    Në atë mënyrë që pas një zënke të çasti që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij nga ku e merr armën e gjatë AK-47.

    Hipën në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e sheh viktimën Beqir Morina, i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarat (bashkëshortja e viktimës, dhe vajza tetë vjeçare e viktimës), dhe të dëmtuarit R.M. dhe H.Sh., ashtu që i pandehuri A.G., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkë automatike AK-47 me nr. serik 56-…….

    Zbret nga automjeti, shkrep 2-3 herë në drejtim të viktimës B.M., me ç’ rast të njëjtin e godet në regjionin e barkut, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës me ç’ rast e godet të njëjtin në kokë. Viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes” sipas gjykatës, shkruan Indeksonline.

  • E trishtë në spital/ Infermierja dhunon të moshuarën (VIDEO)

    E trishtë në spital/ Infermierja dhunon të moshuarën (VIDEO)

    Një video tronditëse po qarkullon në media që tregon se si një e moshuar po dhunohet nga një infermiere.

    Ngjarja ka ndodhur në një spital në Kosovë, ku shihet se si e moshuara bërtet për ndihmë, teksa infermiereja e dhunon pa mëshirë.

    Nuk dihet nëse ngjarja ka ndodhur në një spital publik apo privat, teksa pritet edhe një reagim nga autoritetet vendase për këtë ngjarje.

    Kujtojmë se një vit më parë, një e moshuar në Pejë u dhunua nga stafi i një azili ku ajo qëndronte.

    https://www.cdnimpuls.com/video/13a6150ee2ec7d54be47a359bed6f2f1.mp4?_=2

  • Kush është i riu që rrahu të dashurën dhe i përd*hunoi të bijën 11-vjeçare në Kombinat. Mesazhet e nxorrën zbuluar

    Kush është i riu që rrahu të dashurën dhe i përd*hunoi të bijën 11-vjeçare në Kombinat. Mesazhet e nxorrën zbuluar

    Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i rëndë në Tiranë, ku një 24-vjeçar u arrestua nën akuzë për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, por edhe për abuzimin seksual të një 11-vjeçareje.

    Mësohet se në pranga ka rënë Ramis Hysenji, i cili banonte në lagjen e Kominatit, në kryeqytet. Ai u arrestua fillimisht pas denoncimit që bashkëjetuesja i bëri për dhunë, teksa policia i sekuestroi dhe telefonin.

    Pas kontrolleve, nga mesazhet që ai kishte shkëmbyer, u zbulua dhe abuzimi seksual që ai i kishte bërë vajzës së miturës vetëm 11 vjeç, e cila ishte e bija e bashkëjetueses.

    Pas zbërthimit të bisedave, policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ajo ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i riu disa muaj më parë.

  • I biri dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur, flet nëna e 27-vjeçarit: Më pati treguar…

    I biri dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur, flet nëna e 27-vjeçarit: Më pati treguar…

    Një 27 vjeçar është arrestuar ditën e dielë pasi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur vetëm 13 vjeç. I riu nga fshati Hodonisht i Pogradecit, nëpërmjet rrjeteve sociale ishte njohur me 13 vjeçaren dhe bisedonin shpesh në telefon.

    Pasi e mitura kishte postuar një foto me djalin në rrjetet sociale, familja e saj u alarmua. Kur zbuluan se djali ishte 27 vjeç, menjëherë kanë shkuar në polici për ta denoncuar.

    E ëma e 27-vjeçarit ka folur për “Shqipëria Live”, dhe ka treguar se nuk është se ka pasur shumë informacione rreth kësaj situate. Ajo tha se ata ishin njohur përmes “celularit”.

    “Unë di që djali më ka thënë se ai fliste me një vajzë. Ai nuk jeton me ne, sepse është detyruar të jetojë jo këtu për shkak të punës.

    Moshën reale nuk ma pati thënë. Janë njohur përmes telefonit”, tha nëna e 27-vjeçarit.

  • “E përpiu dheu…”! La dy jetimë, ky është shqiptari që vdiq tragjikisht në Greqi

    “E përpiu dheu…”! La dy jetimë, ky është shqiptari që vdiq tragjikisht në Greqi

    Greqia prej dy ditësh është përfshirë nga një mot i keq që ka shkaktuar viktima, të zhdukur dhe shumë dëme materiale.

    Mes viktimave sipas mediave greke është edhe një shqiptar si pasojë e përmbytjeve në Volos. Viktima është 51-vjeç. Sipas mediave atë e ka zënë poshtë një masiv dherash si pasojë e përmbytjeve.

    Shqiptari po shkonte për të mbledhur kafshët kur e zuri poshtë nga një sasi e madhe dheu dhe gurësh, duke shkaktuar një vdekje tragjike.

    Për dy orë familjarët e Shpëtim Latifit e kanë kërkuar pa mundur ta gjejnë me kushtet ekstreme të motit në zonë. Trupi i pajetë i babait fatkeq të dy fëmijëve u gjet nga zjarrfikësit poshtë dheut dhe u dërgua në morg.

  • Rrahu gruan dhe dyshohet se përdhunoi të miturën, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

    Rrahu gruan dhe dyshohet se përdhunoi të miturën, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

    Policia bën me dije se një 24-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

    Gjithashtu ai akuzohet edhe për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

    Siç njofton policia e Tiranës, u bë arrestimi i “R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe.”

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/

  • Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë. Çifti italian përplaset me mjetin e Policisë Kufitare

    Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë. Çifti italian përplaset me mjetin e Policisë Kufitare

    DELVINË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotëm në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, në Vergo. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë marrë dëmtime të shumta.

    Në njërin udhëtonte një punonjës i Policisë Kufitare dhe në automjetin tjetër një çift italian.

    Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por dëmet në të dy automjetet janë të konsiderueshme.

  • Merret peng në qendër të Brukselit i mituri shqiptar, pas dhunës barbare gjendet i zhveshur dhe me djegie në trup. Dyshohet se…

    Merret peng në qendër të Brukselit i mituri shqiptar, pas dhunës barbare gjendet i zhveshur dhe me djegie në trup. Dyshohet se…

    Një 16-vjeçar shqiptar u rrëmbye në qendër të Brukselit, duke zbardhur e enjtja, raporton Het Nieuwsblad. Mediat e huaja raportojnë se ai u tërhoq zvarrë në një makinë nga katër persona.

    Dy orë më vonë, shumë pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Sulmuesit i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij. Përveç këtyre dëmtimeve, të miturit rrëmbyesit i kanë thyer dhe hundën dhe e kanë goditur me grushte në fytyrë, ndërkohë që ai përfundoi në spital.

    Po ashtu mediat raportojnë se autorët, dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti shqiptar, ndërkohë që i mituri mendohet se ka sulmuar një prostitutë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të sulmit.

  • Parashikimi i motit 6 shtator 2023

    Parashikimi i motit 6 shtator 2023

    Vjeshta ka mbërritur dhe ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

    Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 21 deri në 30 °C, në vendet e ulëta nga 17 deri në 30 °C dhe në vendet malore nga 14 deri në 23 °C.

    Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në të gjithë vendin.