Category: Lajme

  • Detaje/ Vrau me thikë motrën pas sherrit për pijen, 40-vjeçarja: Nuk do të doja kurrë ta vrisja

    Detaje/ Vrau me thikë motrën pas sherrit për pijen, 40-vjeçarja: Nuk do të doja kurrë ta vrisja

    Nuk do të doja kurrë të vrisja motrën time”. Kështu deklaroi 40-vjeçarja Marsela Pushani, e cila vrau motrën e tij. Në sallën e gjyqit, Pushani teksa tregoi pendesë për aktin u justifikua me pretendimin e nuk donte që të ndodhte kjo ngjarje.

    Ajo kërkoi para togave të zeza një masë më të lehtë, pasi nuk kishte kush kujdesej për nënën e saj të moshuar.

    “Nuk do të doja kurrë të vrisja motrën time. Dua të më jepni një masë më të lehtë se nuk ka kush të kujdeset për nënën”, tha autorja e dyshuar e krimit.

    Ndërkohë, avokati i ka kërkuar gjykatës që të japë masën ‘arrest shtëpie’ dhe ndryshim të kualifikimit të veprës në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

  • Ishte nën përgjim prej 2 javësh, si u kap në kafenetë e Parisit Behar Bajri! Akuzohet si porositës dhe organizator i disa ekzekutimeve, dyshohet se vrau në gjumë partneren 15-vjeçare

    Ishte nën përgjim prej 2 javësh, si u kap në kafenetë e Parisit Behar Bajri! Akuzohet si porositës dhe organizator i disa ekzekutimeve, dyshohet se vrau në gjumë partneren 15-vjeçare

    Mbrëmjen e së hënës është arrestuar në Francë, Behar Bajri. Bëhet me dije se Bajri është arrestuar nga një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare. Në dosjen hetimore të operacionit “Metamorfoza” u fundos grupi kriminal, ku mes tyre ishte edhe Behar Bajri, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

    Gjithashtu, nga përgjimet rezulton se ai komunikonte me biznesmenin tashmë të arrestuar nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes “SkyECC” komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi, pas arrestimit në sajë të operacionit OAZ, shtatorin e vitit 2018.

    Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë. Bajri, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri, akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15- vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

    Bëhet me dije se Bajri ka qenë dy javë në vezhgim nga autoritetet policore franceze, dhe më pas u arrestua qetësisht në ambientet e një lokali ku ndodhej vetëm. Burime pranë Policisë së Shtetit u shprehën se kur pa se ishte i rrethuar nga të gjitha anët, nuk bëri rezistencë dhe iu dorëzua autoriteteve pa zhurmë.

    Pas kontrollit, 43-vjeçarit, i cili ishte në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” si porositës dhe organizator i disa vrasjeve dhe tentativave për vrasje, nuk iu gjet asgjë e paligjshme. Lokalizimi i tij mësohet se është bërë nga autoritetet shqiptare, të cilat prej kohësh kanë një oficer në Paris enkas për këtë punë, lokalizimin e shqiptarëve në kërkim dhe mbajtjen në kohë reale të komunikimeve me policinë atje. Ironikisht, Franca, vendi që kishte zgjedhur për t’u fshehur, ndihmoi në zbardhjen e komunikimeve të SkyEÇ, që zbërthyen krimet e fisit Bajri, grupit të Ervis Martinajt, prokurorit Xhevahir Lita dhe ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri.

    Behar Bajri pritet të ekstradohet në muajt në vijim në Tiranë, edhe pse me shumë mundësi do të tentoj të kundërshtoj vendimin në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shqipëria nuk ka një marrëveshje të nënshkruar ekstradimi me Francën, megjithatë, siç është bërë traditë, tentativa do të bëhet përmes shfrytëzimit të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të bindur gjykatat atje.

    Dosja do të përpilohet e plotë dhe përmes Ministrisë së Drejtësisë do t’u vihet në dispozicion autoriteteve franceze. Behar Bajri në dosjen “Metamorfoza” akuzohet si organizator i vrasjes së Gjin Boriçit për llogarit të të zhdukurit Ervis Martinaj, sigurimin e personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe porositës i vrasjeve që nuk u kryen asnjëherë të Dorian Dulit, Genc Tafilit dhe Ibrahim Licit.

    Të gjitha këto ngjarje, Behar Bajri i organizoi e planifikoi pas daljes nga burgu me masë të lehtësuar arresti, të firmosur nga prokurori Xhevahir Lita, i arrestuar pasi dyshohet se mori 30 mijë euro për këtë nder.

    “Operacioni, falë shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë franceze. Kapet në Francë, me qëllim ekstradimin, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Në vijim të punës gjurmuese dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, mesditën e sotme, falë inteligjencës policore të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë reale të informacionit, nëpërmjet oficerëve të kontaktit të Policisë së Shtetit dhe Policisë Franceze, si dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, u bë e mundur kapja në Francë, nga Policia franceze, e shtetasit shqiptar B. B., 43 vjeç. Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Parisin, vijojnë punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit. Kapja e këtij shtetasi tregoi edhe një herë bashkëpunimin serioz, profesional dhe të besueshëm mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të gjurmuar, lokalizuar, kapur dhe çuar para drejtësisë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhej në njoftimin e Policisë pas arrestimit të Bajrit.

  • Ndahet dhe rimartohet, fëmija merr mbiemrin e burrit të parë

    Ndahet dhe rimartohet, fëmija merr mbiemrin e burrit të parë

    Zamira Xhelilaj tregon se në vitin 2019 është larguar nga shtëpia e bashkëshortit, me të cilin ka edhe një fëmijë.

    Ajo ka hapur një proces gjyqësor për divorc dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ia la asaj kujdestarinë e fëmijës, duke caktuar dhe takimet me të atin.

    Babai i fëmijës nuk ishte dakord me grafikun e takimeve dhe apeloi vendimin. Prej vitit 2019 pritet vendimi i Apelit.

    Pas ndarjes, Zamira u lidh me një tjetër burrë me të cilin solli në jetë një fëmijë. Por meqë divorci nuk ka përfunduar, qytetarja rezulton me mbiemrin e bashkëshortit të parë dhe rrjedhimisht edhe fëmija me burrin e dytë, mori mbiemrin e burrit të parë.

    “Stop” mësoi se çështja ka shkuar në Shkurt të vitit 2023 në tavolinën e gjyqtares Elona Mihali. Në këtë moment “Stop” bëri një kërkesë për përshpejtimin e çështjes, pasi moszgjidhja e martesës, ka sjellë pasoja të tjera./tvklan.al

  • Qëndroi i hipur në pemë përgjatë natës, 10-vjeçari i shpëton përmbytjeve në Spanjë

    Qëndroi i hipur në pemë përgjatë natës, 10-vjeçari i shpëton përmbytjeve në Spanjë

    Një fëmijë i ka mbijetuar përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë duke u ngjitur në një pemë dhe ka ndenjur i kapur pas saj për gjithë natën.

    Autoritetet thonë se makina me familjarët e tij u përfshi nga rrjedha e lumit ndërsa babai ende nuk gjendet.

    10-vjeçari po merr mjekim për hipoterminë.

    Familja nga një zonë rurale e Madridit jugperëndimor po përpiqej t’i shpëtonte përmbytjes kur uji mori me vete makinën. “Djali i gjorë e kaloi gjithë natën hipur në pemë”, tha kryetarja e rajonit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso.
    Nëna dhe motra e tij janë gjetur, por ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të babait. Ky i fundit është një prej tre personave të raportuar të humbur, ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetën.

    Shërbimi meteorologjik thotë se janë regjistruar shifra rekord në reshjet e shiut gjatë së dielës, 90 litra për metër katror. Urat janë prishur dhe rrugët janë kthyer në lumenj balte.

    Banorët në zonat e prekura u lajmëruan me një mesazh emergjence dhe një alarm për stuhinë e ditës së diel, që shënoi edhe herën e parë të përdorimit të këtij sistemi.

    Spanja dhe Europa jugore përjetuan valën e të nxehtit gjatë verës. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ngrohja globale do të shtojë avullimin e ujit gjatë verës dhe do të sjellë më shumë stuhi të forta./tvklan.al

  • Aksident i frikshëm në Tiranë, urbani i “Unazës” merr para dy makina

    Aksident i frikshëm në Tiranë, urbani i “Unazës” merr para dy makina

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku raportohet se një urban i linjës së “Unazës” është përplasur me dy makina të tjera.

    Aksidenti raportohet të ketë ndodhur të rruga “Bardhyl”, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar rëndë.

    Por vetëm njëri prej shoferëve të mjeteve të përfshira në aksident ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital.

    Ndërkohë, sikurse shihet edhe në foto, dëmet materiale janë të konsiderueshme në të dyja automjetet e aksidentuara nga urbani.

    Kujtojmë se ky është i disati aksident ku “protagonistë” janë urbanët e “Unazës”. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

  • Tre aksidente me motor brenda një ore! Një i vdekur, disa të plagosur

    Tre aksidente me motor brenda një ore! Një i vdekur, disa të plagosur

    Tre aksidente me motor ndodhën brenda një ore në rrugët e vendit. Bilanci, një i vdekur dhe disa të plagosur, mes tyre dy turistë.

    Ngjarja e fundit ka ndodhur në zonën e Llamanit në Himarë. Një mjet tip “Volkswagen” që drejtohet nga një 44-vjeçare angleze është përplasur me një motor me shofer një austriak 31-vjeçare.

    Për pasojë, është plagosur një 27-vjeçare franceze, që ishte pasagjere në motomjet. Ajo ka marrë lëndime në këmbë dhe është dërguar në spital.

    Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që ka pritet ekspertiza nga grupi hetimor.

    Më herët, një turist polak që udhëtonte me motor, së bashku me një grup motoristësh të tjerë, u aksidentua në aksin rrugor Qafë Thanë-Doganë. Në rrethana ende të paqarta, ai u përplas nga një mjet tip “Benz”.

    Ndërsa, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, humbi jetën një 73-vjeçar që udhëtonte me motor. Ai u përplas për vdekje nga një makinë tip “Mitsubishi”.

  • Nuk përmbahet Kokalari, shpërthen sërish ndaj Berishës: Kjo është luftë për pushtet dhe rotacion të klaneve të korrupsionit. Ta ndalim me ndihmën e SHBA…!

    Nuk përmbahet Kokalari, shpërthen sërish ndaj Berishës: Kjo është luftë për pushtet dhe rotacion të klaneve të korrupsionit. Ta ndalim me ndihmën e SHBA…!

    Evi Kokalari vazhdon te mbaje meri me Sali Berishën. Ajo e ka sulmuar në adresen e saj ne rrjetin social Facenook, duke deklaruar se ai po lufton për veten e tij dhe nuk i intereson korrupsioni i Edi Ramës.

    Per me teper Kokalari i ka përmendur dhe kullën në mes të Tiranës.

    “Kjo në PD është luftë për pushtet, pushtet të Sali Berishes. Më mori kohë ta kuptoj, por nuk kam asnjë dyshim për këtë.

    Berisha nuk do t’ja dijë për zgjedhje të lira, sepse asnjë nga garat e PDse së tij mbas ‘rithemelimit’ nuk ishin të lira. Ky ishte zhgënjimi im i parë. Koalicioni me Metën i vuri kapak çdo shprese që kisha për një PD ndryshe, dhe pse jo konservatore.

    Berisha nuk do të pastrojë qeverinë nga korrupsioni i Edi Ramës, sepse kulla e malit flet qartë dhe pastër.

    Kjo është luftë për pushtet të Berishës, dhe rotacion të klaneve të korrupsionit, dhe duhet ndaluar me çdo formë, dhe pa asnjë diskutim me ndihmën e Amerikanëve”, shkruan Kokalari ne fb.

  • Ngjarje e rënë në vend/ Gjendet i pajetë një person, zbardhen dyshimet e para (Emri)

    Ngjarje e rënë në vend/ Gjendet i pajetë një person, zbardhen dyshimet e para (Emri)

    Një person është gjendur pa shenja jete në rrugën e fshatit Çerecec i Sipërm, në Bulqizë.

    Personi është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën si dhe policinë lokale.

    Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se viktima është Zenel Mera, rreth 73-vjeç me banim në fshatin Gjoricë.

    Nga të dhënat e para shtetasi i cili është gjetur pa shenja jete nuk ka shenja dhune, dhe dyshohet për vdekje nga problemet shëndetësore.

    Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.

  • LAJM I FUNDIT/Tjetër aksident në vend, një i plagosur

    LAJM I FUNDIT/Tjetër aksident në vend, një i plagosur

    Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Qafë Thanë, aty ku një mjet është përplasur me një motor dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit.

    Sipas informaciove të marra, mësohet se i aksidentuar është një turist polak i cili është nisur me urgjencë në spitalin e Përrenjasit.

    Njoftimi i Policisë:

    Qafë Thanë, Pogradec/Informacion paraprak

    Sot rreth orës 18:26, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

    Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • A preket edhe Shqipëria? Meteorologët grekë bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Do të përballemi me reshjet më të mëdha kemi pasur ndonjëherë!

    A preket edhe Shqipëria? Meteorologët grekë bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Do të përballemi me reshjet më të mëdha kemi pasur ndonjëherë!

    Kyriakos Mitsotakis vizitoi këtë të martë Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, për masat që do të merren për të përballuar motin e keq “Daniel”.

    Parashikuesit vlerësojnë se ky është shiu më i madh që vendi ka parë ndonjëherë, madje me shumë sesa ajo që ra me stuhinë ‘Ianos’.

    “Është fenomeni më ekstrem që ka ndodhur në rajon për sa i përket sasisë së shiut në një periudhë 24-orëshe. Zakonisht fenomene të tilla ndodhin në tetor dhe nëntor”, theksuan ata.

    Në takim ishin të pranishëm edhe Guvernatori i Qarkut të Thesalisë, meteorologët dhe stafi i Zjarrfikësve, ku u diskutua për koordinimin për orët e ardhshme të vështira pasi fenomeni është në vijimësi dhe theksoi nevojën për të mbajtur të hapura rrugët drejt spitaleve. Në të njëjtën kohë, u dhanë udhëzime për pritjen e njerëzve kudo që ishte e nevojshme.

    Burime qeveritare bëjnë me dije se të gjitha forcat kanë nisur punën që nga mëngjesi për nxjerrjen, pompimin e ujit dhe vijojnë të jenë në rrugë.