Category: Lajme

  • A preket edhe Shqipëria? Meteorologët grekë bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Do të përballemi me reshjet më të mëdha kemi pasur ndonjëherë!

    A preket edhe Shqipëria? Meteorologët grekë bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Do të përballemi me reshjet më të mëdha kemi pasur ndonjëherë!

    Kyriakos Mitsotakis vizitoi këtë të martë Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, për masat që do të merren për të përballuar motin e keq “Daniel”.

    Parashikuesit vlerësojnë se ky është shiu më i madh që vendi ka parë ndonjëherë, madje me shumë sesa ajo që ra me stuhinë ‘Ianos’.

    “Është fenomeni më ekstrem që ka ndodhur në rajon për sa i përket sasisë së shiut në një periudhë 24-orëshe. Zakonisht fenomene të tilla ndodhin në tetor dhe nëntor”, theksuan ata.

    Në takim ishin të pranishëm edhe Guvernatori i Qarkut të Thesalisë, meteorologët dhe stafi i Zjarrfikësve, ku u diskutua për koordinimin për orët e ardhshme të vështira pasi fenomeni është në vijimësi dhe theksoi nevojën për të mbajtur të hapura rrugët drejt spitaleve. Në të njëjtën kohë, u dhanë udhëzime për pritjen e njerëzve kudo që ishte e nevojshme.

    Burime qeveritare bëjnë me dije se të gjitha forcat kanë nisur punën që nga mëngjesi për nxjerrjen, pompimin e ujit dhe vijojnë të jenë në rrugë.

  • E FUNDIT/ Aksident i RËNDË në vend, një i vdekur

    E FUNDIT/ Aksident i RËNDË në vend, një i vdekur

    Një person ka vdekur në fshatin Zvirinë, që ndodhet në aksin Korçë-Pogradec.

    Viktima dyshohet se ishte duke udhëtuar me një motor në momentin që është përplasur nga një makinë.

    Goditja ka qenë fatale. Drejtuesi i motorit ka vdekur në vend.

    /5pyetjet.al

  • Vrau motrën pas sherrit për alkoolin, zbardhet dëshmia e Marsela Pushanit: Nuk doja ta bëja kurrë

    Vrau motrën pas sherrit për alkoolin, zbardhet dëshmia e Marsela Pushanit: Nuk doja ta bëja kurrë

    40-vjeçarja Marsela Pushani, e cila vrau motrën e saj, ka thënë se nuk donte ta kryente një veprim të tillë.

    Pushani tregoi pendesë për aktin në sallën e gjyqit dhe u justifikua me pretendimin e nuk donte që të ndodhte kjo ngjarje.

    Ajo kërkoi para togave të zeza një masë më të lehtë, pasi nuk kishte kush kujdesej për nënën e saj të moshuar.

    “Nuk do të doja kurrë të vrisja motrën time. Dua të më jepni një masë më të lehtë se nuk ka kush të kujdeset për nënën”, tha autorja e dyshuar e krimit.

    Avokati i ka kërkuar gjykatës që të japë masën ‘arrest shtëpie’ dhe ndryshim të kualifikimit të veprës në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

  • Sa prekëse! Pas fundit tragjik, gjyshja gjen në libër të mbesës poezinë dedikuar nënës së saj

    Sa prekëse! Pas fundit tragjik, gjyshja gjen në libër të mbesës poezinë dedikuar nënës së saj

    Gjyshja e 12-vjeçares e cila u vetëvra në një kasolle në Pogradec, ka treguar për “Shqipëria Live”, se pas vdekjes, në mes të një libri ka gjetur një poezi që e mitura i kishte dedikuar të ëmës.

    E mitura kishte nënvizuar një pjesë të poezisë “Mos e bëj nënën të qaj ajo jep jetën për fëmijën e saj”.

    Sipas gjyshes vajza dhe nusja kishin një marrëdhënie të shkëlqyer me njëra tjetrën. I vetmi dyshim që kanë si familje është fakti që ajo se kishte takuar kurrë nënën biologjike pasi ajo u bë e gjallë vetëm një herë pas 7 vitesh.

    Takimi ndodhi para dy muajsh dhe zgjati vetëm pak minuta.

  • Vrau motrën me thikë, Marsela Pushani del para gjykatës: Nuk doja ta vrisja!

    Vrau motrën me thikë, Marsela Pushani del para gjykatës: Nuk doja ta vrisja!

    Marsela Pushani ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës, ku do të mësojë masën e sigurisë, në lidhje me akuzat për vrasjen e motrës së saj, Amanda.

    Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar, ku Marsela e qëlloi me thikë në bark të motrën, pas një konflikti mes të dyjave. Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas këqyrjes së trupit dhe kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra.

    Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

    Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike. Një ditë më parë është marrë në pyetje edhe nëna e viktimës, e cila tha se 37-vjeçarja i dhunonte. Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës.

  • Dhunoi policin dhe vëllain e tij, lihet në burg, Blerim Bulica: Nuk e njoh efektivin, isha në gjumë

    Dhunoi policin dhe vëllain e tij, lihet në burg, Blerim Bulica: Nuk e njoh efektivin, isha në gjumë

    Lihet në burg Blerim Bulica që së bashku me 5 persona të tjerë dhunoi efektin e policisë dhe vëllain e tij. Në gjykatë ai ka deklaruar se: “Kam qenë duke fjetur gjumë kur policia mbërriti në shtëpinë time duke më arrestuar.

    Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk kam qenë i pranishëm, nuk e njoh efektivin që është dhunuar”, ka thënë Blerim Bullica.

  • VIDEO/ Horror në Burrel, burri paguan 37-vjeçarin t’i heqë magjinë gruas, e shpon me kaçavidë për t’i larguar “djallin”

    VIDEO/ Horror në Burrel, burri paguan 37-vjeçarin t’i heqë magjinë gruas, e shpon me kaçavidë për t’i larguar “djallin”

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Burrel. Një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së saj, por historia nuk mbaron me kaq.

    48-vjeçari Dario Bruçi, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një person nga Kosova, i identifikuar si Kujtim Popaj për ta shëruar, pasi pretendonte se gruas së tij i kishin bërë magji.

    Por sikurse duket në pamjet e sjella nga policia e Matit, personi që supozohet se i heq asaj magjinë, e godet atë me kaçavidë në disa pjesë të trupit.

    Policia ka proceduar penalisht 36-vjeçarin që vinte nga Kosova, ndërsa 48-vjeçari është vënë në pranga.

    Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

    Çfarë thotë policia

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe mbante armë zjarri apo municion luftarak në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

    Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë).

    Nga hetimet e kryera, mbështetur dhe në inteligjencë informative ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

    Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33- vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë, i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33- vjeçaren.

    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.B., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/

  • Nga atentati tek frika se mos i rrëmbenin vajzën/ Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos: Si ishte të punoje me ish-kryeministrin

    Nga atentati tek frika se mos i rrëmbenin vajzën/ Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos: Si ishte të punoje me ish-kryeministrin

    Ish truproja i themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, rrëfën sfidat e përjetuara në vitet e vështira të tranzicionit.

    Në emisionin Vizioni i Pasdites, ‘Tori i Nanos’, sikurse ai njihet, tregon se në thuajse fundvitin e 1999-ës, banesës së fqinjit të tij i është vënë tritol.

    Nga shpërthimi dëme pësoi dhe banesa e tij, ndërsa në të ndodheshin dhe vajzat e tij të vogla.

    “Mos gaboj nga tetori i vitit ’99, në banesën tonë, te dera e komshiut tonë kishin vënë tritol, por nuk u zbuluar kurrë. Tritoli, vajzat e vogla, unë një dhomë e kuzhinë kisha. Flinim dy në divan, një në divan të përmbysur, dyer të shpartalluara, një tmerr i vërtetë, mua që më thoshte bashkëshortja, rahmetë pastë, ra tërmet. Nuk është tërmet i thashë, është tritol. Dera ime me derën e komshisë ishte korridor i gjatë, nuk kishte mbetur asgjë”, tha ai, ndërsa thekson se kjo nuk ishte e vetmja sfidë.

  • Shenjtërimi i Nënë Terezës, Basha: Simboli shqiptar i dashurisë për Zotin, na krenon dhe motivon

    Shenjtërimi i Nënë Terezës, Basha: Simboli shqiptar i dashurisë për Zotin, na krenon dhe motivon

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve në kuadër të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës.

    Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha thekson se Nënë Tereza është simboli shqiptar i dashurisë për Zotin që na krenon dhe motivon.

    MESAZHI I BASHËS
    Jemi fatlumë, që gëzojmë sot shenjtërimin e Nënë Terezës, simbolit shqiptar të dashurisë për Zotin, e cila na krenon dhe motivon të veprojmë me dhembshuri në jetët tona, me përkushtim të madh veçanërisht për të varfrin, të pamundurin, të nëpërkëmburin.
    Bekimi i Zotit dhe Shën Nënë Terezës qoftë me shqiptarët dhe familjet e tyre kudo ku janë!

  • Krimi në familje, Marsela Pushani njihet sot me masën e sigurisë

    Krimi në familje, Marsela Pushani njihet sot me masën e sigurisë

    Marsela Pushani, e cila akuzohet për vrasjen e motrës së saj, Amanda Pushani do të dalë sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, më 2 shtator.

    Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amandës si natyrale, por autopsia zbuloi se kishte humbur jetën pas një goditjeje me thikë.

    Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

    Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike.

    Edhe e ëma, njësoj si Marsela deklaroi se Amanda pinte dhe shpesh i dhunonte dhe kërcënonte.

    Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës./