Category: Lajme

  • Aksident në Tiranë, makina përplas vajzën te vizat e bardha

    Aksident në Tiranë, makina përplas vajzën te vizat e bardha

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në Tiranë.

    Mësohet se një makinë ka përplasur një vajzë që ishte me biçikletë.

    Në momentin e aksidentit e reja ishte duke kaluar tek vizat e bardha.

    Siç shihet edhe në foto policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

  • Cili është qyteti i parë në botë që ndalon fëmijët të kenë celular

    Cili është qyteti i parë në botë që ndalon fëmijët të kenë celular

    Me sukses të madh u kurorëzua programi pilot i autoriteteve komunale të qytetit irlandez Greystones, sipas të cilit prindërve u kërkohej që të mos blinin celularë për fëmijët e tyre derisa ata të shkonin në shkollën e mesme.

    Rezultatet e programit pilot ishin befasuese, siç raporton gazeta britanike “The Sun”.

    Shifrat e fundit nga rregullatori i komunikimit Ofcom tregojnë se 20% e tre-vjeçarëve kanë një smartphone. Kjo përqindje rritet në 55%, midis moshës tetë dhe 11 vjeç.

    Së pari, banorët e qytetit bregdetar në Irlandë vendosën se nuk donin që fëmijët e tyre t’i kalonin vitet e tyre më krijuese të ngjitur në një ekran celular. Prandaj nënat e qytetit u mobilizuan menjëherë. Ato bashkuan forcat dhe arritën në përfundimin se janë dakord që fëmijët e tyre të mos kenë smartfonë derisa të kalojnë pragun e shkollës së mesme.

    Kështu, të tetë shkollat ​​fillore në qytetin irlandez, që ndodhet 24 kilometra në jug të Dublinit, u kërkuan nxënësve të mos merrnin pajisje elektronike me vete. Në të njëjtën kohë, shoqatat e prindërve dhe kujdestarëve të shkollës i morën gjërat në duart e tyre duke rënë dakord të ndalonin telefonat celularë në shkolla për të vegjlit dhe fëmijët e shkollave fillore./abcnews.al

  • Plagosi me thikë një 20-vjeçar, arrestohet autori në Kamzë

    Plagosi me thikë një 20-vjeçar, arrestohet autori në Kamzë

    Ilir Mala, 33-vjeç është arrestuar pasditen e sotme në Kamëz, pasi ka goditur një 20-vjeçar me thikë.

    Sakaq mësohet se pas plagosjes është larguar menjëherë nga vendngjarja.

    Bëhet me dije se fatmirësisht i riu 20-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën në spital.

    Policia vendore informon se ‘shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Kodër Kuqe, në Babrru, gjatë të cilit shtetasi I. M., 33 vjeç, kishte goditur me mjet prerës shtetasin A. C., 20 vjeç, kanë organizuar punën dhe kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

    Si rezultat i kontrolleve të pandërprera u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit I. M., 33 vjeç.

    33-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kodër Kuqe, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. C., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.’

  • Bardhi thërret Berishën në mbledhje/ Sfidon Bashën, kërkon takim me të gjithë deputetët e grupit

    Bardhi thërret Berishën në mbledhje/ Sfidon Bashën, kërkon takim me të gjithë deputetët e grupit

    Gazment Bardhi po luan gurin e radhës në lojën e ndarjes pa kthim që ka nisur me Lulzim Bashën, që prej kur ky i fundit u shfaq me synimin e qartë të marrjes së PD-së.

    Pasi e çoi në gjykatë për ta delegjitmuar zgjedhjen e tij, Gazment Bardhi po nuk po kursen asnjë hap, për të forcuar pozitën e tij si kryetar grupi, duke i ofruar bashkëpunim dhe Sali Berishës, më të cilin u nda kur ai u rikthye në selinë blu.

    Por rikthimi kokëfortë i Lulzim Bashës dhe vendimet e këtij të fundit për ta laguar Bardhin, po kthehet në një përplasje të fortë mes tyre.

    Të shtunën Basha hoqi Bardhin nga kreu i grupit parlmentar demokrat, duke e marrë vetë këtë post.

    Por Bardhi po i tregon, se ai është kryetar i grupit, përmes një ftese për mbledhje, që i adresohet të gjithë deputetëve demokratë, të të 3 gjitha grupeve. Pra, përfshirë vetë Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

    “Në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim”, tha Bardhi.

    Sali Berisha të premten nuk la shumë vend për dilema se do të marrë pjesë në këtë takim të thirrur prej gazment bardhit. Ai dhe mbi 20 deputetë që janë me të, pritet të jenë në tryezën e së martës në mesdite, që në focus ka koodinimin e aksionit opozitar në parlament. Nuk ka shumë vend për dyshime dhe për Lulzim Bashën dhe grupin e tij të deputetëve, që nuk do të jenë./abcnews.al

  • “Nga pija vdiq edhe babai i tyre”! Tragjedia në Tiranë, pronari i marketit: Na kërkonte shpesh pije alkoolike pa lekë

    “Nga pija vdiq edhe babai i tyre”! Tragjedia në Tiranë, pronari i marketit: Na kërkonte shpesh pije alkoolike pa lekë

    Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e sotme, u motra vrau motrën pas një sherri në familje.

    37-vjeçaraj Amanda Pushani, u godit me thikë në trup nga mora e saj 40-vjeçare Marsela Pushani. Autorja e krimit deklaroi par oliisë se e bëri për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja kishte kërcënuar atë dhe nënën nën efektin e alkoolit.

    Marsela ka thënë gjithashtu se zënka mes tyre erdhi pasi ajo dhe nëna i kërkuan Amandës të hiqte dorë nga alkooli, por kjo e fundit i ka kërcënuar me thikë në dorë.

    Ndëkrohë nëna e dy vajzave ka deklaruar në polici se e bija e saj 37-vjeçare shpesh kërcënonte dhe pronarët e marketeve duke ju kërkuar pije alkoolike pa lekë, duke ju thënë se nëse nuk ua japjn, atëherë do tu shkatërronte makinat.

    Jashtë kamerave, vetëm një prej shitësve të marketeve të lagjeve ka folur për gazetarët, i cili ka pohuare se viktima kërkonte të merrte pije alkoolike pa lekë, por ka shtuar se nuk e ka kërcënuar asnjëherë.

    Madje ai është shprehur se edhe babi i viktimës sipas tij ka ndërruar jetë nga konsumimi i tepërt i pijeve alkolike.

  • “E gënjeva për moshën”, e mitura në Pogradec pas arrestimit të 27-vjeçarit: Kam kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë

    “E gënjeva për moshën”, e mitura në Pogradec pas arrestimit të 27-vjeçarit: Kam kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë

    Një 27-vjeçar u arrestua ditën e sotme nga policia e Pogradecit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare”, njoftoi policia.

    Por detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë.

    Të dy, 27-vjeçari dhe 13-vjeçarja kanë deklaruar në polici se kanë qenë në një marrëdhënie.

    E mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie me dëshirën e saj.

    Vajza është shprehur se nuk ka treguar për moshën reale, të njëjtën gjë ka pranuar edhe djali para hetuesve.

    Ka qenë babai i 13-vjeçares që ka denoncuar në polici rastin në fjalë ndërsa pretendon se ngjarje ka ndodhur përpara 15 ditëve./Albeu.com/

  • “Temperaturë, diarre, të vjella…”, mjekja apel qytetarëve: Bëni kujdes, viroza prek gjithë familjen

    “Temperaturë, diarre, të vjella…”, mjekja apel qytetarëve: Bëni kujdes, viroza prek gjithë familjen

    Virozat në vendin tonë janë rikthyer edhe një herë tjetër dhe këtë herë po infektohet e gjithë familja. Valbona Shahinaj, mjeke pediatre thotë se ka pasur minimalisht 15 raste me pacientë që janë të prekur nga virozat, një shifër më e lartë se vitet e tjera.

    “Janë shtuar rastet në masë. Kjo periudhë njihet si periudhë virozash por jo kaq shumë sa këtë vit”, thotë Shahinaj e cila shton se përveç temperaturave që sjell viroza, është edhe periudha që njerëzit kthehen nga plazhi dhe kjo ka sjellë gjithmonë më shumë shqetësime por këtë vit në shtimin e rasteve ka ndikuar edhe temperaturat shumë të larta në vendin tonë.

    Më të prekurit janë moshat pedriatike por kanë qenë në masë pacientë të të gjitha moshave.

    “Zakonisht janë moshat pedriatike më të prekura por kanë qenë edhe moshat nga më të ndryshmet që janë prekur shumë. Si virozë ka rënë në familje ku njëri është prekur i pari dhe më pas janë sëmurë e gjithë familja”, thotë mjekja pediatre.

    Shahinaj thotë se simptomat më të zakonshme janë 3: diarre, të vjella, shoqëruar ose jo me temperaturë “por ka dhe pacientë me temperaturë direkte”.

    Simptomat zgjasin rreth 3-4 ditë dhe më pas vijnë në përmirësim. Shahinaj rekomandon që në momentin që zgjasin shumë ose janë të rënda, njerëzit duhet të drejtohen tek mjeku.

    “Nëse kalon 2-3 ditë situata përkeqësohet ose dhe nëse që ditën e parë situata është e rëndë, duhet të drejtohen tek mjeku. Nëse është një situatë që është tolerante, dmth nuk është agresive, atëherë mund të presin 2-3 ditë që të shikojnë gjendjen. Por duhet të kenë kujdes se nëse kanë të bëjnë me një situatë që duhet të ndiqet nga një profesionist, duhet të drejtohen direkt tek mjeku sepse mund të mendohet si një infeksion viral por mund të jetë bakterial pastaj dhe kërkon një kujdes të shtuar”, shpjegon Shahinaj.

    E pyetur nëse janë më së shumti raste me viroza apo me Covid, Shahinaj thotë se ka pasur dhe raste me Covid por kanë qenë në formë gripi pasi dhe simptomat janë shumë të ngjashme, për më të tepër që Covid-19 nuk ka më ashpërsinë që ka pasur më parë.

    “Edhe kur pacientët janë të prekur nga Covid-19, më shumë duket si grip tashmë”.

    Shahinaj thotë se këto ditë që ka ndryshuar edhe koha, me praninë e shirave dhe rënie të temperaturave, njerëzit duhet të kenë kujdes të shtuar sepse duke qenë se priten përsëri temperatura të larta, njerëzit janë më të predispozuar të sëmuren nëse nuk janë më të vëmendshëm ndaj disa faktorëve.

    “Duhet të kenë kujdes me veshjen sepse moti po ndryshon nga momentin në moment, Gjithashtu të mos përdorin më shumë se c’duhet kondicionerin sepse me daljet nga një ambient me një temperaturë disa gradë më shumë apo më pak se në një ambient tjetër, ka më shumë mundësi për një zhvillim të virozëve. Gjithashtu, njerëzit duhet të kenë kujdes dhe me djersitjen që ndikohet gjithashtu nga ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave dhe “sigurisht duhet të kenë kujdes edhe me ushqimin si gjithmonë pasi është një faktor kyç që ndikon në shëndetin e njerëzve”.

    Shahinaj thotë për Gazetasi.al se një situatë e tillë mund të zgjasë derisa të stabilizohet edhe koha./GazetaSi

  • Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Qytetarët dërgojnë në spital një 50-vjeçare të vdekur. Dyshimet e para. Emri

    Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Qytetarët dërgojnë në spital një 50-vjeçare të vdekur. Dyshimet e para. Emri

    Një grua e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak është dërguar në spital nga qytetarët e Vlorës.

    Bëhet fjalë për Enkelejda Zenelaj, rreth 50 vjeç.

    Lidhur me ngjarjen është lajmëruar edhe policia e cila po heton rastin. Nuk dihet se ku ka ndodhur ngjarja dhe pse 50-vjeçarja është dërguar në spital nga qytetarët dhe jo nga familjarët.

    Pritet njoftimi zyrtar i policisë për të sqaruar rrethanat.

  • I nxehti “harron” të largohet nga Shqipëria, sa do të shënojë termometri javën e ardhshme

    I nxehti “harron” të largohet nga Shqipëria, sa do të shënojë termometri javën e ardhshme

    Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.

    Moti do të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura pjesën më të madhe të ditëve.

    Ditën e Hënë dhe ditën e Martë do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar përgjatë pjesës lindore dhe juglindore të vendit.

    Temperaturat do të pësojnë rënie dhe vlen të theksohet elementi i erës që intensifikohet në drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të arrijë deri 18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë.

    Pas ditës së Mërkurë do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët të pëqëndruara në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra, më së shumti përgjatë relieveve kodrinore malore.

    Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa era pas ditës së Enjte do të jetë me drejtim veriperëndim-juglindje 1-8m/s. Në bregdet e lugina era do të fryjë me shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

  • Foshnja 1 muaj e gjysmë gjendet e vdekur në krevat, kishte djegie dhe mavijosje

    Foshnja 1 muaj e gjysmë gjendet e vdekur në krevat, kishte djegie dhe mavijosje

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë rreth 1 muaj e gjysmë u gjet e pajetë në krevatin e saj.

    Foshnja u gjet nga prindërit të cilët lajmëruan menjëherë ambulancën.

    Por ngjarja është e rrethuar nga misteri pasi në trupin e vogëlushes janë konstatuar të djegura dhe mavijosje të ndryshme.

    Magjistrati i zyrës së prokurorit të Santa Maria Capua Vetere hapi një dosje dhe urdhëroi autopsinë, e cila duhet të mbahet të hënën në spitalin e Caserta.

    Karabinierët e kompanisë Maddaloni dëgjuan edhe prindërit e vogëlushes, dhe versioni i tyre i ngjarjes do t’i nënshtrohet verifikimit.