Category: Lajme

  • Detaje të reja nga ngjarja që tronditi Tiranën/ 40-vjeçarja që dyshohet se vrau me thikë motrën është mësuese Gjuhë-Letërsie

    Detaje të reja nga ngjarja që tronditi Tiranën/ 40-vjeçarja që dyshohet se vrau me thikë motrën është mësuese Gjuhë-Letërsie

    Marsela Pushani 40-vjeç është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë me thikë motrën e saj Amanda Pushani.

    Ajo ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin.

    40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

    Marsela Pushani ka mbaruar studimet për Gjuhësi në Universitetin e Tiranës dhe aktualisht ishte mësuese Gjuhë Letërsie.

  • Tjetër krim i rëndë brenda familjes në vend, vëllai vret më armë zjarri vëllanë

    Tjetër krim i rëndë brenda familjes në vend, vëllai vret më armë zjarri vëllanë

    Ngjarje e rëndë në Kosovë. Policia ka raportuar se një person në Mitrovicë ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij.

    I plagosuri u transportua në spital. Vëllai tjetër që qëlloi u arrestua. Ende nuk dihen shkaqet.

    “Mitrovicë 02.09.2023 – 12:42.

    Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën –vëllain e tij kishte shkrepur armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës së lartcekur.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak. Arma pistoletë e kal. 6 mm qe dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thotë policia.

  • U vra me thikë nga e motra e saj, Amanda nesër do festonte ditëlindjen

    U vra me thikë nga e motra e saj, Amanda nesër do festonte ditëlindjen

    Amanda Pushani, e cila u vra nga motra e saj, pas një konflikti që nisi në banesë, për të lënë alkoolin, nesër do të festonte ditëlindjen. Fatkeqësisht, ajo humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

    Amanda Pushani u gjet e pajetë ditën e djeshme (2 shtator) në shtëpinë e saj në rrugën “Hajdar Hidri”.

    Çfarë thanë familjarët?

    Ishte nëna e viktimës ajo që telefonoi ambulancën dhe i tha se e bija nuk ndihet mirë. Fillimisht ngjarja u tentua të fshihej nga familjarët duke u raportuar si vdekje natyrale, por pas hetimeve të thelluara u konstatua se Amanda kishte ndërruar jetë nga goditja me thikë.

    Motivi i mundshëm i ngjarjes

    Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën. Shkak i ngjarjes ka qenë një sherr për motive banale, ku motrat fillimisht kanë pasur një përleshje e cila ka degraduar në përdorimin e thikës.

    Çfarë dëshmoi Marsela Pushani në polici

    “Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”

  • Ngacmoi se*sualisht të moshuarën, procedohet 43 vjeçari në Gjirokastër

    Ngacmoi se*sualisht të moshuarën, procedohet 43 vjeçari në Gjirokastër

    Një 43 vjeçar në Gjirokastër është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi është kallëzuar një 74 vjeçare se e ka ngacmuar seksualisht.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 50 vjeç,banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

    – Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Fotot/ “Na kërcënoi se do të na vriste”- Masakroi të motrën me thikë, zbardhet dëshmia e 40-vjeçares: Ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh, i kërkova që të…

    Fotot/ “Na kërcënoi se do të na vriste”- Masakroi të motrën me thikë, zbardhet dëshmia e 40-vjeçares: Ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh, i kërkova që të…

    “Na kërcënoi se do të na vriste”, ka dëshmuar në polici Marsela Pushani, e cila dyshohet se masakroi me thikë të motrën, mesditën e së shtunës (2 shtator) në banesën ku jetonin në kryeqytet.

    Sipas autores së dyshuar e motra ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh dhe problematike.

    Ajo tregoi se në momentin kur ndodhi krimi, viktima Amanda Pushani e kishte kërcënuar me jetë atë dhe nënën e saj, duke theksuar se veproi në kushtet e vetë mbrojtjes.

    “Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga policia, sipas News24.

    Si u tentua të fshihej ngjarja

    Familjarët e viktimës, Armanda Pushani, sipas uniformave blu, e kanë raportuar vdekjen e saj si natyrale, por pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se 37 vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një thikë.

    Pas hetimeve u zbulua se autore e dyshuar ishte e motra, Marsela Pushani. 40-vjeçarja është vendosur në prangat e policisë dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

    Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje dhe praprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre.

  • Familjarët donin të fshihnin krimin/ Kqyrja e trupit zbuloi plagën nga thika, si u zbardh VRASJA 37-vjeçares nga motra

    Familjarët donin të fshihnin krimin/ Kqyrja e trupit zbuloi plagën nga thika, si u zbardh VRASJA 37-vjeçares nga motra

    Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.

    Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

    Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M.P, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • FOTO/ 37-vjeçarja u vra nga motra me thikë, zbulohet motivi i ngjarjes

    FOTO/ 37-vjeçarja u vra nga motra me thikë, zbulohet motivi i ngjarjes

    Tiranë- Amanda Pushani, 37 vjeç u vra me thikë gjatë paradites së djeshme në shtëpinë e saj.

    Autore e dyshuar e krimit është e motra, Marsela Pushani, 40 vjeç, e cila u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë

  • Vrau motrën me thikë, zbardhet dëshmia e autores së dyshuar: Amanda ishte e alkoolizuar…

    Vrau motrën me thikë, zbardhet dëshmia e autores së dyshuar: Amanda ishte e alkoolizuar…

    Marsela Pushani ka dëshmuar se nuk ka dashur ta vrasë të motrën, por ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

    Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.

    Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën.

    Mëngjesin e djeshëm, sipas Marselës, dy motrat kanë pasur debat të vazhdueshëm pasi i kërkonin që të linte alkoolin.

    Fillimisht Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste.

    Marsela ka treguar më tej se situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. E arrestuara është me profesion mësuese.

  • Tronditet opinioni publik, gruaja në Tiranë gjendet e vrarë me thikë në banesën e saj

    Tronditet opinioni publik, gruaja në Tiranë gjendet e vrarë me thikë në banesën e saj

    Një grua në Tiranë është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e ‘Kavajës’. Burime nga policia thonë se gruaja ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj.

    Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës (2 shtator), po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites. Në polici janë shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.

    Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Policia ka arrestuar autoren e dyshuar. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një debati mes të dyjave.

  • Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri! Epiqendra pranë Kukësit, sa ishte magnituda

    Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri! Epiqendra pranë Kukësit, sa ishte magnituda

    Një tjetër termet është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë, teksa këtë herë epiqendra ka qenë në veri.

    Pas lëkundjeve që u ndjenë në juglindje në mëngjes, këtë herë një tërmet i vogël prej 2.5 ballësh ka ndodhur 11 kilometra në jug-perëndim të Kukësit. Thellësia ka qenë 5 kilometra dhe lëkundjet nuk janë ndjerë shumë, për këtë arsye nuk ka pasur pasoja.

    Mengjesin e sotëm një tërmet 4.1 ballë u regjistrua 20 KM larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër.