Një grua shtatzënë afro-amerikane është vrarë nga një oficer policie në makinën e saj, pasi refuzoi të dilte nga automjeti. Pamjet e sapo publikuara nga kamerat e policisë tregojnë një oficer duke qëlluar përmes xhamit të përparmë të makinës së gruas shtatzënë.
Një nga oficerët i thotë të dalë nga makina, duke e akuzuar se ka vjedhur diçka, ndërsa 21 vjeçarja refuzon të dalë.
Të dy personat më pas shihen duke debatuar.
Më pas një nga oficerët qëllon. Pas të shtënave, gruaja nuk ndalon dhe makina përplaset me një ndërtesë.
Në Lushnje familjarët dhe njerëzit e afërt i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, mes dhimbjes dhe lotësh 23-vjeçarit Klajdi Bitrit, që u vra të dielën në Ankona të Italisë nga një algjerian duke mbrojtur shokun e tij.
“Do ta ndjekim procesin gjyqësor në Itali që drejtësia të shkojë në vend”, kështu është shprehur ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë vizitës së tij në banesën e të riut.
Ministri i Brendshëm,Taulant Balla është shoqëruar për në shtëpinë e 23-vjeçarit nga kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa.
“Nuk gjej dot fjalë për të thënë atë që po kaloni. Unë jam nënë vetë dhe e di çdo të thotë një fëmijë. Kjo që bëra unë me stafin dhe ministrin është një detyrim moral. Ne do të donim që kjo gjë të mos kishte ndodhur… Bravo që u tregova kaq i fortë”, u shpreh Sefa e ulur pranë vëllait të Klajd Birtit.
“Është një dhimbje që kurrë s’ka për t’u shuar”, iu drejtua Balla familjarëve.
Pas apelit të babait të Klajdi Bitrit, Ministri i Brendshëm, ndërhyri për të nxjerrë pasaportën dhe në këtë mënyrë që Agim Bitri mundi të shkonte në Itali për të kryer procedurat e marrjes së trupit të pajetë të djalit në atdhe.
I riu u vra disa ditë më parë nga një algjerian me shtizën e peshkimit në përpjekje për të shuar një sherr me mikun e tij italian.
Ditën e sotme ka mbërritur në Lushnjë trupi i 23-vjeçarit Klajfi Bitri, i cili u vra pak ditë më parë në Itali, pasi tentoi që të shuante një sherr ku përfshihej miku i tij.
Në ceremoninë e varrimit do të marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Ky i fundit ndërhyri edhe për të sjellë në Shqipëri trupin e të riut, ndërsa shpenzimet u mbuluan nga bashkia e Lushnjes.
Bitriu përpoq të shuante një konflikt të çastit midis shokut të tij italian dhe një algjeriani, por ky i fundit e goditi në gjoks me një shtizë peshkimi.
Pas rezultateve të autopsisë, mediet italiane bëjnë me dije se shtiza i shpoi zemrën dhe mushkëritë.
Një hetim i kryer nga mjekja ligjore Loredana Buscemi, konstaton se shtiza i dëmtoi dy organe vitale të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.
Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.
Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.
Forcat operacionale Shqipnja së bashku me Policinë e Vlorës po bëjnë një aksion policor në Vlorë.
Mësohet se oficerët janë vendosur në disa pika të qytetit të Vlorës dhe kanë ngritur kontroll për makina të dyshimta.
Aksioni po bëhet për të kapur persona të rrezikshëm që mbajnë armë pa leje, por deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar në Polici.
Pritet një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa kujtojmë se ditën e djeshem një operacion i ngjashëm është organziaur edhe në Krujë, ku policia njoftoi se kontrollen u ndërmorën me qëllim për persona që janë të shpallur në kërkim, persona që lëvizin me armë apo edhe me sende të tjera të kundërligjshme.
Në njërin prej automjeteve që drejtohej nga një shtetase, ishin dhe 3 pasagjerë të mitur, të cilët si pasojë e dëmtimeve janë dërguar në spital.
Për fat të mirë të miturit nuk kanë probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtues një shtetase dhe pasagjerë tre të mitur, me një automjet tjetër që drejtohej nga një shtetas.
Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al
Greqia paralajmëron rritje të gjobave, si dhe burgim të menjëhershëm për ata që shkaktojnë zjarret, qoftë edhe nga pakujdesia.
Kryeministri, Mitsotakis theksoi se shkaku i zjarrit të madh në Evros po hetohet, por është thuajse e sigurt se ai është i krijuar nga njeriu dhe ka shpërthyer në vendkalimet e emigrantëve të paligjshëm.
“Kjo verë ishte më e nxehta, me mbi 500 zjarre në javë. Në Dadia u shkatërruan mbi 800 mijë hektarë pyje”, tha Mitsotakis.
Sipas Mitsotakis Greqia do të shtojë numrin e rojtarëve të pyjeve, dronëve dhe kamerave termike.
Komisioni Evropian do të japë financime për kompensimin e fermerëve dhe blegtorëve si dhe për rikthimin e sipërfaqeve pyjore.
Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano është e stabilizuar, sipas bluzave të bardha.
Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku raporton se mjekët vazhdojnë ta kenë në monitorim, pasi ende nuk e ka kaluar rrezikun.
Kujtojmë që mbrëmjen e së enjtes, gjendja e Nanos u rëndua dhe mjekët i kryen një ndërhyrje kirurgjikale ku i vendosën një tub në trake. Ai ndodhet prej më shumë se një jave i shtruar në reaminacion për shkak të problemit të tij kronik me mushkëritë./abcnews.al
Kjo është ferma e Sazan Sahitajt në vitin 2019, ai u kthyer në Shqipëri pas një emigrimi 20 vjeçar. Të gjitha investimet ai vendosi t’i investonte për ngritjen e një ferme më lopë. Por ndryshe nga fermerët e tjerët, ai lopëve u ka vendosur emra.
U ktheva dhe vendosa të ngrejë këtë fermë që e dua shumë. Dua të them që edhe ime shoqe e ka me pasion dhe më ndihmon shumë.
Qumështin ku e shet? Ma blejnë banorët e zonës dhe jam shumë i kënaqur. Përse u ke vendosur emra lopëve?
Lopët janë si fëmija, u vendos një emër dhe më pas të përgjigjen sa herë u thërret. Fillojmë me prezantimin. Kjo është princesha, dhe e dua më shumë nga të gjitha. Është e dashur, e veçantë, e urtë dhe pranon viçat e lopëve të tjera. Këtë kurrë nuk do heq, do ta lë aq sa frymë do t’i japë Zoti, e dua shumë.
Kjo tjetra është Laramania e Madhe, e praptë shumë , tekanjoze, dhe nuk do njëri as veterinerin nuk e do. Ndërsa kjo është Përtacja, në mëngjes nuk të zgjohet. 50 herë duhet ta thërrasësh, e pastrojmë të parët dhe e mjelim të fundit.
Gabelja e Zezë, është shumë xheloze do të ledhatosh vetëm atë. Kur kam qenë në Itali, qëndrova 2 vjet pa ardh kur erdha në shtëpinë orët e para të mëngjesit sapo më pa lëvizte veshët si fëmijë.
Kalojmë tek Laramanja e Vogël, kur ka qenë e vogël ishte shumë e keqe dhe e pabindur mu mbush mendja ta hiqja, por tani di të them që është tepër punëtore dhe më jep shumë qumësht.
Një automjet i Policisë së Kosovës e ka goditur automjetin e llojin “Poersche Macan”, nën drejtimin e xhudistes kampione të botës, Majlinda Kelmendi në një zonë të Prishtinës.
Sipas “Klan Kosova”, nga dëshmitarët e rastit, mësohet se kjo ngjarje lidhet me një vjedhje që kishte ndodhur në zonën në fjalë vetëm gjysmë ore para përplasjes së makinave.
Si rezultat i gatishmërisë së policisë për të qenë në vendngjarje sa më shpejtë, automjeti i tyre është përplasur me atë të xhudistes, Majlinda Kelmendi. /Klan Kosova